ShowBiz

Dhunoi nënën, këngëtarja Eda Zari thyen heshtjen!

[sgmb id=”1″]

Pas publikimit të lajmit se Eda Zari është ndëshkuar me burg pasi ushtroi dhunë mbi të ëmën, këngëtarja është kundërpërgjigjur me një ese të gjatë ku shpreh hapur mllefin ndaj gazetarisë shqiptare.

Në shkrimin e botuar tek “Peizazhe të fjalës”, Zari thotë se nuk ka dëshirë të mohojë apo të replikojë për vërtetësinë e lajmit, megjithatë revolta e saj mund të kuptohet si një kundërpërgjigje e ashpër karshi një lajmi të pavërtetë. Gjatë esesë, Eda Zari tregon se e ëma vuan nga sëmundja e Azheimer-it dhe thekson se, sikur vërtet njerëzit të ndienin keqardhje për të, do të ishin krijuar kushtet që të mos i duhej ta trajtonte jashtë, në mungesë të kurave këtu.

Më 6 maj, mediat publikuan një dokument i cili sipas “Gazetës Shqiptare” vërtetonte dënimin e Eda Zarit me 6 muaj burgim pas dhunës ushtruar ndaj mamasë. Këngëtarja argumenton se publikimi i një dokumenti të tillë është krejtësisht i panevojshëm, duke qenë se nuk i shërben asnjë kauze sociale apo politike. Eda Zari e trajton rastin e lajmit të saj në një kuptim më të përgjithshëm, duke e parë mungesën e etikës së gazetarëve si një problem që ka zënë rrënjë në keqfunksionimin e gjithë medias shqiptare, që me pretekstin e “fjalës së lirë” ndërhyn pa të drejtë ligjore edhe në të dhënat private të individëve.

“Ajo që ndiej me dhembje është angazhimi dhe gatishmëria e mediave për thepe lajmesh, për skupe, ku Kodi i Etikës zëvendësohet me Kodin e Xhunglës, kurse ligjet e vendit zbatohen me dy standarde. […]”, shkruan Eda Zari. “Kthehem dhe pyes gazetarët, punonjësit e mediave në Shqipëri, a e njohin moralin e fabulës: “Mos fajëso karrocierin, kur pranon të bëhesh kalë?” Kësisoj, në fund të muajit, mos pyesni më: Si ndodhi që u bënë tre muaj pa marrë rrogat? Ky është rezultati i fjalës së lirë në Shqipëri, për të cilën duhet trumbetuar me kujë, si dhe të solidarizoheni me kolegët tuaj që pushohen nga vendi i punës, nga drejtimi i emisioneve televizive apo çfarëdo pozicioni tjetër, thjesht sepse duan të jenë profesionistë, të jenë shembull i një gazetarie të shëndoshë! Kur gazetari punon në kushtet e pasigurisë ekonomike, pa kontratë pune, gjëja e fundit që i shkon në mendje është profesionalizmi apo Kodi i Etikës!”

Më tej, flet për reagimin e njerëzve në rrjetet sociale për lajmin, duke thënë se nuk i intereson të ndiejë “dhembshurinë apo empatinë sipërfaqësore të askujt”. Eda Zari thotë se shoqëritë që kujdesen për “hallet e huaja” janë ato me njerëz që nuk arrijnë të merren me “nevojat, hallet dhe kujdesin ndaj vetes.”. Këtë “akt raportimi”, Zari e dënon sepse dhunon dinjitetin dhe privatësinë e mamasë së saj. Sa për ata që shprehën keqardhje për të ëmën, Zari u kujton se asnjëri prej tyre nuk deshi t’ia dinte kur i biri, Ilirian Zari, u vra në kufi në shkurt të vitit 1990.

“Për ndjeshmërinë kolektive dhe atë mediatike kam ca pyetje: Kush i doli për zot nënës sime dhe tim eti kur ua vranë djalin në kufi në shkurt 1990 dhe ata pësuan traumë psikologjike deri në rrënim? Pse shteti nuk u ktheu asnjë përgjigje 70 letrave nga Amnesty International, dërguar nga 35 vende të botës për të kërkuar transparencë për vrasjen e tim vëllai, Ilirian Zari, në kufi? Vallë, kush i doli për zot nënës sime kur kërkonte kufomën e të birit në kufirin shqiptaro-grek në rrethinat e Ersekës […]?

“Vallë, a i doli kush për zot nënës sime kur sëmundjet e saj kërkonin dhe kërkojnë ende mijëra euro për t’u kuruar jashtë vendit, sepse sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ofronte dhe ende nuk ofron asnjë mjekim bashkëkohor anti-tumoral, asnjë terapi për pre-Alzheimer apo Alzheimer të avancuar, por ofron higjienë zero, pamundësi të mbulojë kostot përmes sigurimit të shëndetit dhe metoda mjekimi kasapçe, ku literalisht çnjerëzorja dhe dhuna janë martuar prej kohësh?” Lajmin dhe bujën që bëri, Zari e quan “fletërrufe morale”, një relikë të mbetur nga sistemi totalitar. E mbyll duke u thënë medias dhe “gazetave betonierësh” se çfarëdo të shkruajnë, nuk mund t’ia cënojnë paqen e brendshme dhe dashurinë për familjen dhe artin.

 

Dhunoi nënën, këngëtarja Eda Zari thyen heshtjen! Read More »

Mos i shiko nëse jeni shtatzënë! Modelja shqiptare publikon fotot gjatë lindjes.

[sgmb id=”1″]

Ditën e djeshme, që përkonte me Ditën e Nënave, modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ndau disa nga momentet e saj intime, gjatë lindjes së vajzës.

Emina kujton eksperiencën e saj të mrekullueshme dhe të dhimbshme njëkohësisht.

Krah saj në momentet e dhimbjes së lindjes qëndron i shoqi dhe motra, të cilët i falënderoi për mbështetjen që i dhanë gjatë sjelljes në jetë të vajzës./360grade.al/

 

Mos i shiko nëse jeni shtatzënë! Modelja shqiptare publikon fotot gjatë lindjes. Read More »

Shtohen dyshimet:Bosi shqiptar kapet mat në hotel me Pamela Andërson !

[sgmb id=”1″]

Me sa duket lidhja e tyre nuk mbetet vetëm në kuadrin e marrëdhënies socilale.
Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu po hedh hapa më shumë në raportin e tij me sex-simbolin Pamela Andërson.

Lidhaj e tyre u përfol para pak javësh kur Pamela dhe Fatmiri u panë së bashku në të njëjtin event, shumë pranë njëri tjetrit. Zërat filluan të shtohen kur diva 49 vjeçare komtentonte në publikimet e dajlit të makinave luksoze dhe dukej gati e magjesur prej të riut.

Nuk ka më dyshime pas këtyre fotove të publikuara së fundmi. Pamela dhe Fatmiri 25 vjeçar janë parë së bashku të dalin nga i njëjti hotel luksoz në Maiami. Këto pamje janë publikuar nga Daily Mail.

Shtohen dyshimet:Bosi shqiptar kapet mat në hotel me Pamela Andërson ! Read More »

Plas sherri, Donjeta kërcënon Damianon.

[sgmb id=”1″]

Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të preferuara të publikut, qëndrimi i tyre bashkë nuk zgjati shumë pasi Donjeta pa filluar mirë spektakli kërkoi largimin. Vendim që u respektua dhe nga Damiano. Të dy qëndruan të izoluar, aty ku ka ndodhur edhe thyerja e rregullave nga Damiano duke komunikuar me shokët nëpërmjet celularit. Kjo gjë u zbulua fillimisht nga Donjeta e më pas dolën edhe mesazhet e shkëmbyera nga Damiano me shokët.

Pas përjashtimit nga shtëpia, Damiano dhe Donjeta u duk sikur nuk i mbajtën inate njëri tjetrit. Madje u panë të shoqëroheshin bashkë e të dilnin nëpër foto si miq. Por mesa duket kjo ka qenë thjesht sa ‘për sy e faqe’. Mbrëmjen e djeshme ka plasur sherri virtual mes tyre i cili ka pasuar edhe me kërcënime nga Donjeta.

Në një postim të tij Damiano shkruante se e kishte mbrojtur Donjetën dhe i ka qëndruar gjithmonë pranë edhe kur banorët e tjerë i kanë thënë se dukej si mashkull. “Loja ishte lojë, normal që do më mbroje se e kishe të detyruar. Vazhdo shih ëndrra me sy hapur”-ja kthen Donjeta me ironi. 

E sulmuar edhe nga fansat e Damianos, Donjeta ka bërë më pas një postim tjetër ku kërcënon Damianon se ka prova që ai ka folur në telefon gjatë kohës së izolimit dhe që di edhe gjëra të tjera.

Damiano më pas është detyruar të fshijë postimin pas komenteve të shumta në profilin e tij ku ofendonin Donjetën. Ndërsa Donjeta e ironizon duke postuar një fjali të shkruar nga Damiano ku thotë se nuk i intereson çfarë thonë të tjerët për të dhe se ai akoma e respekton dhe e do. “Nuk i intereson se çfarë kam thënë, prapë se prapë më do. Sa i mirë O Zot vdiqa”-shkruan Donjeta me ironi.

Plas sherri, Donjeta kërcënon Damianon. Read More »

Mbesa e Presidentit foto të nxehta në Amsterdam!

[sgmb id=”1″]

Beniada Nishani (Jakic), mbesa e Presidentit Bujar Nishani ka tërhequr edhe këtë herë vëmendjen për shkak të fotove të nxehta që publikon.

Këtë radhë ajo ka vizituar Amsterdamin për një tjetër set fotografik që ka i ka ndezur dritat e kuqe qytetit “të qejfit”.

Ka kohë që ajo është e targetuar nga mediat rozë, por në foton më të fundit ka dalë gjysmë nudo.

Beniada ka lindur në Durrës (1991), ndërsa në Itali njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv. 25-vjeçarja po korr sukses në fushën e modës më Itali, ku krahas karrierës si modele, bën edhe punën e prezantueses atje. Për më shumë është një vajzë shqiptare që komenton edhe futbollin në Itali.

Biondja bukuroshe është mbesa e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili është kushëriri i babait të saj.

Mbesa e Presidentit foto të nxehta në Amsterdam! Read More »

Këngëtarja shqiptare hodhi bombën në dasmë: Jam e vetmja që këtu kam dhe burrin dhe dashnorin.

[sgmb id=”1″]

Aurela Gaçe, këngëtarja e njohur shqiptare njihet për humorin e saj dhe gjithmonë i pëlqen që gjithçka ta marrë me humor.

Këtë herë, e ftuar në emisionin e moderatorit nga Kosova, Labit, Aurela ka rrëfyer shakanë që ka bërë në dasmën e saj, kur ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka deklaruar se është e vetmja që në dasmë ka dhe burrin dhe dashnorin.

Mirëpo, vetëm pak minuta më vonë ajo ka treguar se e ka patur për këngëtarin dhe kolegun e saj Dashnor Dikon, që ishte prezent. Mund të merret me mend se çfarë “kaosi” dhe konfuziteti mund të ketë shkaktuar.

 

Këngëtarja shqiptare hodhi bombën në dasmë: Jam e vetmja që këtu kam dhe burrin dhe dashnorin. Read More »

Belona Qereti feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush !

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja e njohur BleonaQereti sot feston ditëlindjen.

Sipas biografisë së publikuar në internet, Bleona ka lindur më 14 maj të vitit 1979, pra ajo sot mbush 38 vjeç.

Sigurisht kjo është vetëm një shifër pasi Bleona Qereti duket jo më shumë se20 vjeç. Gezuar ditëlindjen Bleona!

Belona Qereti feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ! Read More »

Valbona Mema tregon arsyen se pse s’ka pasur asnjë mashkull tjetër që pas humbjes së bashkëshortit!

[sgmb id=”1″]

Humbja e personit të zemrës është padyshim një nga gjërat që lë gjurmë gjithë jetën, sidomos kur ai është bashkëshort dhe babai i fëmijëve. Ama, bilbili i këngës popullore, Valbona Mema, ka arritur ta kthejë dhimbjen në forcë dhe të kthehet në një nga artistet më të kërkuara kudo ku ka shqiptarë.

Ashtu si rrallëherë, Valbona Mema është rrëfyer për jetën e saj personale.

Fillimisht, ajo ka treguar arsyen pse ka zgjedhur të bëjë portretin e të shoqit tatuazh në krah: “Zgjodha ta bëj tatuazh tani, pas 15 vjetësh, sepse tani më mungon më shumë se kurrë”.

Nga ana tjetër, Valbona ka rrëfyer edhe arsyen se pse ka zgjedhur të mos dashurojë asnjë mashkull tjetër.

“Kam zgjedhur të mos kem njeri tjetër për shkak të betimit që i kam bërë bashkëshortit tim. I jam dedikuar familjes sime dhe kam akoma shumë për t’i dhënë”, – është shprehur këngëtarja e “Tate du fuston”.

Po në të ardhmen, a ka ndonjë mundësi që Memën ta shohim çift? Epo, këtë e mësoni në videon e mëposhtme.

Valbona Mema tregon arsyen se pse s’ka pasur asnjë mashkull tjetër që pas humbjes së bashkëshortit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com