ShowBiz

Deklarata e Lupçes…”Katerina ta shpifte, por ja si dukej ajo para se të bëhej e famshme…’

[sgmb id=”1″]

Ata janë një nga çiftet më të bashkuar dhe më simpatikë të këtij Big Brother.
Katerina dhe Lupçe janë prej vitesh në një lidhje dashurie dhe janë futur në Big Brother si një çift i vërtetë. Lupçe dallon për mënyrën e tij të të shprehurit ‘pa dorashka’.

Ai ka pohuar gjatë ditës së djeshme se para se të bëheshin të famshëm Katerina ishte shumë e dobët, madje ka shtuar se ajo ‘ta shpifte’.

Këto janë disa nga fotot e çiftit para se të bëheshin pjesë e edicionit të 9-të Big Brother.

Deklarata e Lupçes…”Katerina ta shpifte, por ja si dukej ajo para se të bëhej e famshme…’ Read More »

Ky eshte bashkeshorti i Manjola Nallbanit!

[sgmb id=”1″]

Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe duhet thënë se pavarësisht viteve, ajo vijon të mbetet po aq seksi dhe në formë.

Ndonëse një personazh publik, Manjola ka ditur  ta ruajë më së miri jetën private por ky është momenti të zbulojmë pak më shumë mbi të.

Bashkëshorti i këngëtares quhet Sokol Tona dhe është gjyqtar në Tiranë.

Ata janë prindër të dy vajzave.

Ky eshte bashkeshorti i Manjola Nallbanit! Read More »

Pamje nga festa përrallore e djalit të Sinanit dhe Andrrës !

[sgmb id=”1″]

Njëri prej këngëtarëve më të paguar shqiptar, Sinan Hoxha së bashku më bashkëshorten e tij Andrrën sort kanë festuar ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Ansit.

Për ditëlindjen e Ansit, prindërit kishin përgaditur një festë glamuroze me shumë fytyra të njohura.

Në mesin e të ftuarve ishin Kejsi Tola, Olta Boka, Besi dhe Xhensila, Ermali dhe Ami, Irma Libohova e shumë të tjerë.

Ndërsa për dekorin në sallë u përkujdes Ami Event.

Për më tepër shikoni fotot:

Pamje nga festa përrallore e djalit të Sinanit dhe Andrrës ! Read More »

Ish-banorja e “BB9” e pranon hapur që na ka gënjyer.

[sgmb id=”1″]

Thonë që televizioni është një gënjeshtër e madhe, por këtë vit “Big Brother” duket se e ka ekzagjeruar. Shumë nga banorët na kanë gënjyer dhe çdo ditë që kalon zbulohet ndonjë e re.

E fundit është ajo e Gertës, ish-konkurrentes, e cila në shtëpinë më të vëzhguar në vend hyri në çift me Denisin. Ndarja e tyre në studio me Arbanën, menjëherë sapo kishin lënë shtëpinë ngriti natyrisht një pluhur dyshimesh mbi vërtetësinë e raportit, por shfaqja e tyre jashtë sërish bashkë la të kuptohej se lidhja ishte reale.

Por, tashmë Gerta e ka pranuar hapur, që lidhja e saj me Denisin ishte vetëm një gënjeshtër që i takonte lojës dhe asgjë më shumë.

“E vetmja gjë që ai nuk do të kuptojë është që ne nuk ishim kurrë në një lidhje të vërtetë!!! Paska ngel akoma tek loja. Dhe po, e di që nuk isha për ty”, ka shkruar Gerta në Instagram, duke zbuluar kështu edhe të vërtetën.

Ish-banorja e “BB9” e pranon hapur që na ka gënjyer. Read More »

Flirt i hapur mes moderatores shqiptare dhe të ftuarit të saj, ‘Ty të pres që një natë përpara’.

[sgmb id=”1″]

Është një nga moderatoret shqiptare më simpatike e që kohët e fundit po përflitet shumë për projektin që ka ndërmarrë, por edhe për lidhjen e mundshme me një nga miliarderët e Shqipërisë, një lajm të cilin e përgënjeshtroi shumë shpejt. Fatlumi që u përfol se ishte në krahët e moderatores ishte Oni Hysenbelliu, por ajo sqaroi se ata ishin miq familjarisht.

Por, duke lënë pas Festivalin e Kanës, ku Albana Osmani shkëlqeu me pamjen dhe u drejtua atje për të prezantuar ndërkombëtarisht projektin bamirës ‘Ti je një luledielli’, diçka ka ndodhur në studion e ‘Top Show’ ku ajo bashkëmoderon me Alban Dudushin dhe Ervin Kurtin.

Trimi Jetullahu, këngëtari që duhet t’ju ketë rënë në sy në bashkëpunimin e Çiljetës për këngën ‘BUBU’, ka qënë një ndër të ftuarit në panel, por flirti i tij i hapur me Osmanin e sidomos mendimet e tij në lidhje me marrëdhënien femër-mashkull kanë habitur jo pak.

Gjatë diskutimin, Trimi thotë: “Kam qejf të shkoj, jo të pres. Ti të jesh e para, unë i dyti”, një frazë që ka nxitur një reagim disi serioz nga moderatorja simpatike. “Çfarë ishte kjo?”, ka replikuar ajo.

“Ti po qaje hallin që vajza bëhet gati me vonëse sepse duhet të bëjë tualetin, por do që të jetë ajo që të të presë?”

“Jo, vajza nuk duhet të lyhet, unë nuk puth grim”, ka vazhduar Trimi duke shkaktuar të qeshura, e më pas ka vazhduar me një mendim tjetër paksa të ndryshëm nga Albana Osmani, “Jo kafe në takim, kafe pihet në shtëpi, ambjent i ngrohtë, vetëm unë dhe ajo”.

Ndërkohë që ajo mbylli dikutimin me të qeshura, Alban Dudushi ka ngacmuar të ftuarin duke i thënë, “Qëpar e gjuajte Albanën’.

“Jo, në fakt ishte zhgënjyes në gjuajtje, sidomos me pjesën që duhet ta presi femra në takim” , ka thënë Osmani.

“Unë i thashë Albanës që atë e pres që një natë përpara” ka replikuar Trimi duke sikletosur moderatoren.

Flirt i hapur mes moderatores shqiptare dhe të ftuarit të saj, ‘Ty të pres që një natë përpara’. Read More »

Videoja erotike e 2004-ës, Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim!

[sgmb id=”1″]

Regjisorja Inis Gjoni do të ketë një përballje të re me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Gjykatën e Lartë për videon intime të saj me Arjan Selimin, që u bë publike vite më parë.

Regjisorja Inis Gjoni do të ketë një përballje të re me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Gjykatën e Lartë për videon intime të saj me Arjan Selimin, që u bë publike vite më parë

Kjo betejë ligjore, për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, ka në thelb padinë e Gjonit kundër Prokurorisë, ku kërkon 200 mijë dollarë amerikanë dëmshpërblim për publikimin e një videoje intime të saj në vitin 2004.

Në këtë video, ajo shfaqej me partnerin e saj të ndjerë, Arjan Selimi, i vrarë në vitin 2011. Materiali filmik me përmbajtje erotike i regjistruar nga Selimi në një ambient privat u përhap masivisht përmes teknologjisë dixhitale ndër përdoruesit e aparateve celularë përmes teknologjisë së kohës “bluetooth”, “infrared”, si dhe e-mail.

Publikimi i videos ndodhi kur telefoni i tij ishte i sekuestruar si provë materiale nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”. Për shkak të profilit publik të Gjonit në atë kohë, si ish-balerinë dhe moderatore e suksesshme, ngjarja u trajtua gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike.

REKURSI

Kërkesa e regjisores Gjoni për dëmshpërblim ka mbërritur së fundmi në Gjykatën e Lartë si një rekurs i bërë nga ana e regjisores ndaj një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo e fundit, në korrik të vitit 2015, rrëzoi pretendimet e regjisores.

Me këtë vendim nuk ka qenë dakord regjisorja Gjoni, e cila kërkon prishjen e vendimit të Apelit dhe pranimin e padisë së saj. Rekursi i saj në Gjykatën e Lartë është regjistruar më 22 maj 2017, ku palë paditëse është Inis Gjoni, palë e paditur Prokuroria për Krimet e Rënda dhe palë e tretë Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave, Dega e Thesarit.

“Shpërblim i dëmit, nga ana e palës së paditur për shkak të shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve që cenojnë jetën private të paditëses dhe njëkohësisht fyejnë nderin dhe dinjitetin e saj në shumën 200.000 USD”, thuhej në objektin e padisë. Shorti i hedhur në këtë gjykatë ka përcaktuar gjyqtarin Medi Bici si relator i Kolegjit Penal të kësaj çështjeje. Burime zyrtare pranë Gjykatës pohuan se ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e këtij shqyrtimi gjyqësor.

“KALVARI” GJYQESOR

Në më shumë se një dekadë përballjesh gjyqësore për këtë çështje, regjisorja Gjoni ka qenë të paktën tri herë palë e humbur, ku dy nga këto vendime kanë qenë të formës së prerë. Referuar të dhënave zyrtare më 20 prill 2007, Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e regjisores Gjoni si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Ky vendim është lënë në fuqi më pas nga Apeli i Tiranës një vit më vonë, në prill 2008. Duke pretenduar të kundërtën, regjisorja e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila në shkurt 2014 prishi vendimin e Apelit dhe e ktheu dosjen po në atë gjykatë për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore.

Në përfundim të rigjykimit, në korrik 2015, Apeli la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për rrëzimin e padisë. Është pikërisht ky vendim, për të cilin Gjoni ka depozituar tashmë rekurs, për të dytën herë radhazi në Gjykatën e Lartë.

Videoja erotike e 2004-ës, Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim! Read More »

Mbani frymën, moderatorja shqiptare sapo takoi kriminelin më të pashëm në botë!

[sgmb id=”1″]

Para afro 3 vitesh, Jeremy Meeks u cilësua në rrjetet sociale si ‘krimineli më i pashëm në botë’, pas fotove të tij të bëra në komisariat e të publikuara në rrjet duke ‘çmendur’ miliona vajza. Pasi mbaroi dënimin, Meeks nënshkroi kontrata me disa nga markat më prestigjoze të modës duke lënë pas të shkuarën dhe sjelljen prej ‘djali të keq’.

Ai vazhdon të jetë pjesë e spoteve dhe pasarelave të ndryshme dhe ishte prezent në festivalin e Kanës ku është takuar me moderatoren e njohur shqiptare Albana Osmani, e cila është gjithashtu në eventin e rëndësishëm.

“Një minutë heshtje mi gra’, shkruan nën foto moderatorja e cila duket tejet e emocionuar.

E kush nuk do të ishte?

Mbani frymën, moderatorja shqiptare sapo takoi kriminelin më të pashëm në botë! Read More »

Këto fjalë plot dhimbje të Rozana Radit i prekin të gjithë!

[sgmb id=”1″]

Artistja Rozana Radi njihet për talentin e saj në të shkruar përvecse si këngëtare, aktore dhe moderatore. Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa vargje të ndjera të cilat i kanë prekur të gjithë. Këngëtarja para disa vitesh ka humbur prindërit, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë humbi edhe xhaxhain, kantautorin e njohur Françesk Radin.

Trishtim e kam shume te shenjte
Trishtimi rrugen vet ma di
Trishtimi sa here me rremben 
ne rruge ne pune dhe ne shtepi.
Eh sa trishtimet i kalova
Sa do kaloj as vete se di
Trishtimet kurre si numerova
ashtu sic nuk i numeroje ti.
( Vetem per ata te dy Babi dhe Mami)

Pas këtij statusi kanë vërshuar komente ndaj saj, nga fansa dhe artistë të cilët e ngushëllojnë, por edhe e komplimentojnë për vargjet.

Këto fjalë plot dhimbje të Rozana Radit i prekin të gjithë! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com