ShowBiz

Flet Eni Koçi: Unë dhe Genc Prelvukaj…

[sgmb id=”1″]

Eni Koçi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Këngëtarja ka folur rreth gjërave të ndryshme, duke përfshi këtu edhe jetën private.

Ajo sërish është treguar evazive ndaj kësaj pyetje duke thënë se kjo ishte një fryrje e portaleve sa herë dy këngëtarë bëjnë bashkëpunim muzikor.

“Fenomen që ndodh me këngëtarët, unë të them po te them vetëm kaq ditën që do martohem dasmën do ma bësh ti,”-u shpreh Eni Koçi për lidhjen duke mos e pranuar sërish ndonëse janë parë shumë herë bashkë si në publik, ashtu edhe në foto paparaci.

Flet Eni Koçi: Unë dhe Genc Prelvukaj… Read More »

Era Istrefi intervistohet nga “Popdust”, e cilësojnë yll

[sgmb id=”1″]

Nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta shpërndajë muzikën e saj në botë, kështu e ka filluar shkrimin e saj prestigjiozja “Popdust” për Era Istrefin.

Më pas ata vazhdojnë, “Besoj në mrekulli” ka thënë Era tash që hyri në tregun Amerikan. Ata thanë që Era është këngëtarja e parë shqiptare e cila ka arritur që të mbërrijë tregun ndërkombëtar dhe sukses ky që nuk ka ta ndalur, shkruan Indeksonline.

“Fakti që nuk di shumë për industrinë e muzikës këtu është e frikshme,” thotë ajo, “por, nga ana tjetër, është shumë e mahnitshme, sepse po shtrihem në dimensione të reja. Unë jam duke u bërë më shumë një pro çdo ditë – dhe kjo është me të vërtetë emocionuese! ”

Era në tekstet e saj më shumë frymëzohet nga jeta dhe përvojat e saj. “ Unë flas me emocione dhe ndjenja, unë fus energji në këngët e mija” ka thënë Era.

Era për “Popdust” tha se kur kompozitorët , producentët dhe ajo janë në një dhomë dhe e duan dhe e përfundojnë këngën është nja nga momentet e saj të preferuara. “Kënga rrjedh lehtë, kur të gjithë janë në harmoni, në të njëjtën faqe dhe është shumë pasionante”.

Era Istrefi intervistohet nga “Popdust”, e cilësojnë yll Read More »

Playboy thyen tabunë 64-vjeçare, prezanton modelen e parë transgjinore

[sgmb id=”1″]

Ines Rau, francezja do të pushtoj ballinën e “Playboy” për numrin e muajit nëntor të këtij viti.

Ajo në këtë formë modelja e parë transgjinore që do shfaqet në historinë 64-vjeçare të revistës.

“Bukuria e çdo gruaje meriton të festohet”, tha 26-vjeçarja duke shtuar se “Askush nuk meriton të jetë një grua më shumë se ato (gratë trans) të cilët zakonisht vuajnë nga abuzimi dhe trajtohen si asgjë”.

Rau, i cili më parë ka punuar me shtëpinë e modës Balmain dhe Vogue Italia, tha se themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, e kishte zgjedhur personalisht atë që të jetë në numrin e parë të ballinës pasi të ndërron jetë.

Përzgjedhja e revistës ka nxitur reagime të ashpra të lexuesve, duke akuzuar udhëheqësit e tanishëm se po i humbasin vizionin e gazetës.

Por, djali i Hefnerit, Cooper Hefner, përmes një mesazhi në Twitter u ka bërë thirrje lexuesve të jenë më të hapur.

“Ne duhet të luftojmë kolektivisht për një botë më të hapur dhe jo të nxisim urrejtje”, tha ndër të tjerash Cooper.

Kujtojmë se themeluesi dhe pronari i revistës ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në shtator të 2017.

Playboy thyen tabunë 64-vjeçare, prezanton modelen e parë transgjinore Read More »

Gratë e shkurtra: Si të vishen, truke dhe këshilla

[sgmb id=”1″]

Nëse mendoni se takat do t’ju bëjnë punë në rritjen e gjatësisë tuaj, atëherë gaboni rëndë! Ja përse…  ne po ju sjellim disa këshilla se si të dukeni e gjatë, nëse jeni e shkurtër.

Si ta vlerësojmë staturën tonë fizike, kur ajo nuk është në anën tonë? Jeni disi të shkurtra dhe kërkoni me çdo mënyrë që të bini në sy dhe të bëni një figurë të bukur? Një dorë për këtë gjë ju jep mënyra se si visheni, stili juaj në përgjithësi, të cilin duhet ta zgjidhni sa më të thjeshtë. Një stil i drejtë i masës tuaj do t’ju bëjë të mos ndiheni asnjëherë inferiore.

Privilegjoni prerjet e shkurtra

Duhet të zgjidhni xhaketa ose kapota të shkurtra. Fustanin nuk duhet ta mbani të madh, ai nuk duhet të jetë i rënduar, të ketë prerje të çrregullta apo cepa. Nëse vishni një kostum shmangni kontrastet e proporcioneve të gjatësisë, që do të thotë se xhaketa duhet të arrijë deri lart vitheve, ndërsa fundi deri te gjunjët.

Mos përdorni taka shumë të larta

“Jemi të shkurtra, atëherë të zgjatemi me taka të larta”! Ky mendim i shumicës së femrave që janë të shkurtra, është i gabuar. Takat kanë tendencë ta prishin lartësinë dhe të krijojnë një disharmoni dhe një lloj çrregullimi në proporcion. E njëjta gjë vlen edhe për këpucët apo sandalet ortopedike.

Thojuni “Po” këmishave dhe bluzave të buta dhe të rehatshme

Bluzat duhet të jenë të buta dhe të rehatshme. Bëni mirë të zgjidhni ato të cilat janë të punuara me fije të holla dhe nuk kanë volum, me pantallona të gjata. Por mund të zgjidhni edhe një këmishë me ndonjë rrip në bel, e cila është e rehatshme dhe e masës tuaj.

Nxirrni në pah gjatësinë tuaj

Për të nxjerrë në pah gjatësinë, mjafton të vishni një veshje me pulla, një shall të gjatë, i cili duhet t’ju rrijë lirshëm, flokët duhet t’i mbani të lidhur në mënyrë që pjesa e sipërme e trupit tuaj të vihet në pah. Mos i ndryshoni ngjyrat, por preferoni gjërat njëngjyrëshe. Ndryshueshmëria e ngjyrave thyen në dysh siluetën tuaj. Çdo femër ka një pjesë të trupit të saj me të cilën mburret. P.sh., nëse keni këmbë të gjata dhe të holla por trup të shkurtër, në këtë rast vishni pantallona me ngjyrë të ndezur dhe këmishë me ngjyrë të errët, në mënyrë që këmbët tuaja të bien në sy, që do të bëjnë trupin tuaj të duket shumë më i gjatë. Nëse keni barkun dhe belin e hollë dhe ju pëlqen ajo pjesë e trupit tuaj, në këtë rast përqendrohuni tek ajo pjesë dhe theksojeni atë pjesë me ngjyrë të ndezur në mënyrë që të bjerë në sy. Ndërkohë mos përdorni fantazi shumë të mëdha, edhe aksesorët duhet të jenë të vegjël. Pra si përfundim, fjala e cila i përmbledh të gjitha këto këshilla është: “masa e duhur”.

Këshilla mbi atë çka duhet të vishni dhe shmangni kur ju jeni të shkurtra:

Vishni:

– Rroba të madhësisë tuaj

– Pantallona me bel të lartë

– Një xhaketë të shkurtër në qoftë se ju nuk keni gjoks të madh

– Çizme me taka dhe një fustan

– Një fustan të shkurtër

– Këpucë me takë jo më të lartë se 5 cm

– Bluza me motive, mundësisht vertikale

– Një rrip me të njëjtën ngjyrë si pantallonat

Shmangni:

– Fustanet e gjata që vijnë nën gju

– Pantallonat shumë të gjata që bien mbi këpucë

– Çizmet mbi gju

– Vathët dhe syzet e mëdha

– Vija horizontale.

Gratë e shkurtra: Si të vishen, truke dhe këshilla Read More »

Angelina Jolie më në fund duket e lumtur

[sgmb id=”1″]

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie duket se ka lënë anash përjetimet e këqija të deritanishme, pasi ato dukeshin larg mendjes së saj kur ajo doli në një mbrëmje  në Los Angelos.

Jolie, u pa mahnitëse kur nxitoi për një premierë filmi.

Angelina u pa tejet rrezatuese derisa po mbante të veshur një kep të madh madje dukej tejet e lumtur sa që vërehet dhe buzëqeshja e saj të cilën e ofron shumë rrallë!

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie duket se ka lënë anash përjetimet e këqija të deritanishme, pasi ato dukeshin larg mendjes së saj kur ajo doli në një mbrëmje  në Los Angelos.

Jolie, u pa mahnitëse kur nxitoi për një premierë filmi.

Angelina u pa tejet rrezatuese derisa po mbante të veshur një kep të madh madje dukej tejet e lumtur sa që vërehet dhe buzëqeshja e saj të cilën e ofron shumë rrallë!

Angelina Jolie më në fund duket e lumtur Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com