ShowBiz

Ish-autorja e Big Brother: ‘Adela të mos prehet në Kavajë, ajo donte të ikte me me çdo kusht’

[sgmb id=”1″]

Ish – autorja e “Big Brother Albania”, Zefina Hasani ka reaguar për vdekjen që shokoi sot opinionin publik, atë të gazetares Adelajda Xhamani.

Përkrah ngushëllimit të ndjerë Hasani shkruan se Adelajda nuk duhej të kthehej në varrezat e Kavajë, në atë qytet që ajo donte me çdo kusht të largohej.

“Te me ndjeje dhe Adela nese po flas me shume se ç’ duhet ne emer te saj, por me aq sa e kam pare ta deshiroje Tiranen dhe jeten qe po bente ketu, me zor te madh e kam te besoj se ajo do te donte te kthehej sot ne Kavaje,” shkruan Hasani.

Postimi i plotë:

Adela nuk duhej te kthehej sot ne Kavaje!

Te me ndjejne familjaret e fisi i saj nese po guxoj shume, e po lajthis me kete qe po them, duke shkelur aty ku s’duhet, sidomos ne nje dite te tille, kur vdekja duhet respektuar siç e do zakoni i diktuar nga familjaret e te paret tane. Por kam gjithe diten, qe po aq sa vdekja e Adeles, po me dhemb rikthimi i saj ne qytetin prej te cilit, ne te gjalle te vet, ajo donte te largohej me çdo kusht.

Adela, vajza me e guximshme qe ka njohur deri me sot Big Brother, qe u perball me çdo paragjykim e gjykim, vetem pse donte te ndryshonte jeten e saj, vajza qe ia doli te vije e te qendroje ne Tirane vetem fale guximit, vendosmerise e mencurise se saj, gazetarja e re qe i beri vend vetes vetem duke punuar, pa e shitur aspak bukurine me te cilen mrekulloi nje Shqiperi te tere, mendoj se duhej te qendronte pergjithmone ketu ne Tirane.

Vdekja e mori kaq pabesisht sa s’pati kohe ta thoshte se ku do te donte te prehej.

Te me ndjeje dhe Adela nese po flas me shume se ç’ duhet ne emer te saj, por me aq sa e kam pare ta deshiroje Tiranen dhe jeten qe po bente ketu, me zor te madh e kam te besoj se ajo do te donte te kthehej sot ne Kavaje.

Ajo duhej te respektohej te mbetej ketu ne Tiranen qe vete e zgjodhi, pse jo dhe si simbolizimi i vajzes pa njohje e perkrahje, qe sfidon gjithçka e vetme, pa u dorezuar ne asnje rast.

Te me ndjejne dhe miqte e ngushte qe kane qendruar çdo dite me te e qe sigurisht e dijne me sakte se ç eshte me e mire per Adelen tani qe ajo s eshte me. Qofsha gabim por nuk ndenjta dot pa e thene kete qe po me dhemb fort, sot, ne diten e vdekjes qe na lendoi pa e ditur se e paskam dashur kaq fort ate vajze.

Prinderit kane te drejten absolute ta kene prane vetes por Adela i perket Tiranes, qe diten kur mori rrugen drejt Big Brother, ku do te gjente porten e vetme per te hyre ne kete qytet te madh.

Ish-autorja e Big Brother: ‘Adela të mos prehet në Kavajë, ajo donte të ikte me me çdo kusht’ Read More »

Vdekja e Adelës përlot Vip-at shqiptarë, fjalët e ndjera për moderatoren e njohur

[sgmb id=”1″]

Ndarja e parakohshme nga jeta në moshën 31-vjeçare e moderatores së njohur Adelaida Xhamani si pasojë e një ataku kardiak, ka prekur edhe personazhet e njohur shqiptarë.

Në profilet e tyre përkatëse ata shkruajnë fjalët më të mira për Adelën dhe ndihen mëse të prekur nga vdekja e saj në moshë kaq të re.

Disa prej personazheve të njohur që shkruajnë për ndarjen nga jeta të Adelës janë : aktori Julian Deda, këngëtarja Irma Libohova, moderatorja Roza Lati, gazetarja Iva Tiço, këngëtarja Rozana Radi, këngëtarja Poni etj.

Ja çfarë shkruajnë ata për mikeshën e tyre që vdiq në një moshë tepër të re.

Vdekja e Adelës përlot Vip-at shqiptarë, fjalët e ndjera për moderatoren e njohur Read More »

Zbulohet sëmundja e rëndë që i mori jetën Adelajdës së Big Brother

[sgmb id=”1″]

Policia e Tiranës ka reaguar për mediat pas lajmit që gazetarja Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se ish-konkurrentja e Big Brother vuante nga epilepsia, sëmundje e cila i mori edhe jetën mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.

Pritet vendimi i mjekut ligjor.

Po kush ishte Adela Xhamani

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Adela ndërroi jetë sot në orën 04:00 të mëngjesit në moshë 31-vjeçare. Me profesion gazetare, Adela pritej të niste emisionin e saj më 15 nëntor në Fax News.

Xhamani ka qenë pjesë e “Big Brother Albania 2” duke qënë një ndër figurat më të pëlqyera nga publiku në atë kohë.

Ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit “Bluetooth” në “Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës “Who”.

Zbulohet sëmundja e rëndë që i mori jetën Adelajdës së Big Brother Read More »

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje, ja kush ia paguan pushimet luksoze

[sgmb id=”1″]

Teksa shumë të tjerë bëjnë pushime 1 herë në vit, Aurela Hoxha ka luksin të pushojë e të bëjë udhëtimë disa herë në vit. Maldive, Ibiza, Tajlandë janë disa nga vendet ku Aurelën e shohim thuajse çdo vit. Por kush ja paguan modeles këto udhëtime?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Aurela zbuloi se pushimet ja paguan një sponsor. Ndërsa moderatori Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë: “Kaq koprac e paske të dashurin…”. “Si ka mundësi që të gjitha vajzat e famshme nuk thonë asnjëherë që pushimet ja paguan i dashuri”, e pyeti Ermali Aurelën.

“Mendoj që kur ti udhëton me të dashurin, nuk ka vend për të thënë se kush i pagon sepse ai nuk është sponsor. Është logjike që i dashur të të paguajë udhëtimin. Nëse udhëton për punë dhe mbulon shpenzimet e tua nuk ka asgjë të keqe, nuk do të thotë që i dashuri jot është koprac. ,”, u shpreh Aurela. 

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje, ja kush ia paguan pushimet luksoze Read More »

Rama: dilema ime para se të largoja Tahirin nga posti i Ministrit

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Zonë e Lirë’, ka folur dhe për largimini e Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani, nëse Rama ka qenë në dilemë për largimin e Tahirit para apo pas akuzave për drogë ndaj ish-ministrit, Rama tha se të vetmen dilemë kishte që të largonte të gjithë ministrat apo jo për ti çuar në fushatë.

‘S’kam pas asnjëherë dilemë që ta heq tani ta heq pastaj, në detyrën si ministër. Kam pas dilemën vetëm nëse duhen larguar për të shkuar në fushën e betejës apo jo’, deklaroi Rama.

Rama: dilema ime para se të largoja Tahirin nga posti i Ministrit Read More »

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës

[sgmb id=”1″]

Avon, kompania për femra, është lider në botën e kozmetikës, me afro 11 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Si një nga kompanitë më të mëdha të shitjeve direkte, Avon prezantohet nga më tepër se 6 milionë Klientë të Privilegjuar Aktiv.

Produktet Avon ofrohen në 140 vende të botës dhe linja e produkteve të saj përfshin produkte makiazhi, përkujdesi për trupin, aroma, modë, dhe produkte për shtëpi, ndërsa spikat me linjat e njohura si Avon Color, ANEW, Skin-So-Soft, Advance Techniques dhe Avon Naturals.

Avon është kompani globale e listuar në Bursën e New York (simboli AVP) Si një kompani për femra , ofron mundësi të shumta që ato të ndjehen të pavarura ekonomikisht duke përfituar nga benefitet e të qenit pjesë e Avon.

Mund ta gjeni lehtësisht në: VLORE . Zona 02 – Rruga ”Veledin Kollozi”, Lagja 28 Nentori, Pallati 2, Kati i 2-te Menaxher zone: Ermelinda Miraka Cel: 0697051739; e-mail: [email protected]

Produkte kozmetike, Make up-falas, Muzikë, Argëtim, Mundësi punësimi .

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës!

Të shtunën, Avon në Vlorë! 28.10.2014 Në Pedonale (pranë Tv Led)

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës Read More »

E papritur/ Rama ja cili emision në Shqipëri nuk bën pjesë në kazanin mediatik

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit u shfaq për herë të parë pas shumë vitesh mungesë dhe përplasjesh mes tij dhe moderatorit Arjan Çani në studion e këtij të fundit “Zonë e Lirë”.

Por sot ai pritet të jetë përsëri i ftuar në këtë program të cilin e quan të vetmin kazan pa mbetje toksike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri me anë të një postimi në Facebook.

“Sonte në 9 tek Zona e Lirë e Arian Çanit që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”, shkruan kryeministri.

Besohet se në qendër të ftesës së këtij programi do të jetë çështja “Tahiri” e përfolur kohët e fundit gjerësisht në media si edhe konflikti i Ramës me gazetarët.

Një gjë është e sigurt, që Show i mbrëmjes së sotme do të jetë i garantuar për të gjithë adhuruesit e ekranit.

E papritur/ Rama ja cili emision në Shqipëri nuk bën pjesë në kazanin mediatik Read More »

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu

[sgmb id=”1″]

Rona Nishliu është këngëtarja e njohur shqiptare e cila shquhet për vokalin e saj.

Ajo nuk është shumë aktive me projekte dhe në këtë mënyrë edhe paraqitjet e saj televizive janë më të rralla, shkruan Indeksonline.

Së fundi Rona ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën shfaqet shumë më ndryshe se që e kemi parë më herët.

Në këtë fotografi ajo shfaqet me flokët e shkurta, me veshjen e thjeshtë. Për më tepër shikoni fotografinë.

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com