“Ne dore te fatit”, komedia shume shpejt ne skenen e teatrit “Petro Marko”
Regjisori Kumbaro – ” Kam gjetur nje trupe bashkepunuese” . Komedia percjell mesazhe aktuale, interpretojne 7 aktore te Petro Markos.
“Luftë” mes dy portaleve “Ekspress” dhe “Tirana Post” për një shkrim referuar Ledion Liços dhe djalit të tij.
Ledion Liço ka paditur gazetaren e njohur Mira Kazhani, për një shkrim të botuar në portalin që ajo drejton prej disa muajsh, “Tirana Post”. Lico, moderator i njohur ne Top Channel, njëherësh bashkëshort i Sara Hoxhës, vajzës së bashkëpronares së Top Channel Vjollca Hoxha, kërkon vetëm ndjesë publike nga Kazhani dhe jo dëmshpërblim në vlerë por tashmë lufta nuk është vetëm mes tij e gazetares por edhe portalit “Express”.
Sipas këtij të fundit, Kazhani, për “t’i shpëtuar” padisë, lajmin që vinte theksin tek kritikat ndaj Ledionit si prind, dhe se si një foshnje e vogël nuk duhet kurrsesi të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër , ia ka “faturuar” gazetës Express.
Sipas këtij portali, Kazhani pas padisë e ka modifikuar lajmin duke shkruar se këtë lajm të publikuar në TiranaPost, në fakt e shkruante gazeta Express por kjo e fundit pretendon se lajmi i saj nuk ka asnjë lidhje me lajmin e publikuar në TiranaPost.
“Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin dhe portalin që drejton që ta konsiderojë të fituar ‘betejën’ me Ledion Liçon pasi ai e ka kërkuar ndjesë publike pikërisht për shkrimin në versionin e parë të botuar në “Tirana Post” dhe jo atë të dytë që ky portal mesa duket e ka zgjedhur që ta zëvendësojë duke shfrytëzuar emrin e Gazetës Express dhe duke abuzuar me përmbajtjen në emër të portalit Express. Nëse padia do të ishte bazuar mbi këtë shkrim në versionin e dytë atëherë e njëjta do të kishte mbërritur edhe në redaksinë tonë, gjë që nuk ka ndodhur.
Veç ndjesës publike ndaj Liços, të cilës Mira Kazhani është mundur t’i shpëtojë përmes një “marifeti” aspak profesional, një e tillë duhet të drejtohet edhe ndaj portalit “Gazeta Express.
Express kontaktoi edhe me moderatorin e njohur Ledion Lico i cili konfirmoi padine por nuk dha me shume detaje per shkak se ja ka lene gjithcka avokatit te tij”, shkruan Express në kundërpërgjigje të Mira Kazhanit.
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka dhe moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra që prej shtatorit kanë nisur një “luftë” që sot ka përfunduar në gjyqe.
Në fillim Joleza Koka e akuzoi Saimir Kodrën për thyerje të etikës televizive, duke publikuar një video ku moderatoratorët e emisionit “Stop” i drejtoheshin velinave me batuta fyese.
Pak ditë më vonë “Stop” publikoi një skandal me përmasa më të mëdha, duke denoncuar se Joleza në qendrën e saj të punës, pra në Ministrinë e Mirëqenies, kishte dy vjet pa shkelur, ndërkohë që vijonte të merrte pagë.
Pas kësaj Joleza postoi një status, ku përgënjeshtronte supozimin se nuk ishte paraqitur në punë, duke futur në valle edhe bashkëshorten e Saimirit, duke sugjeruar se kjo mund të verifikohej, pasi bashkëshortja e moderatorit është e punësuar në sektorin e burimeve njerëzore.
Radhën për t’u kundërpërgjigjur sot e ka pasur Saimir Kodra, i cili i ftuar në “Thumb” u shpreh se Joleza po gënjen pasi nuk është paraqitur as edhe një ditë në punë.
“Ajo kishte bërë një shkrim dhe kishte përmendur gruan time. Ajo është një e pafytyrë. Gruaja ime ka fituar me konkurs atje. Por Joleza s’di ça të thotë për atë që ka bërë. Ajo ka nisur një betejë të fortë ligjore me gruan time. Shpëtove nga Saimiri, po tani ç’të gjeti”, u shpreh Saimiri.
Rrjetet sociale kanë bërë “boom” sot nga fotografi të shëmtuara, ndërsa vet të famshmit siç po shihet e kanë shijuar më të vërtetë festën e Halloween-it. E gara për të shëmtuarin sa vjen e shtohet. Pamë çfarë pamë brenda 24 orëve, por më të vërtetë është këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe, ajo që po del të “frikësoj” më së shumti me pamjen e saj.
Këngëtarja për “Natën e Shtrigave” zgjodhi të duket më shumë si një vampir sesa si ylli tashmë i ndjerë Michael Jackson, të cilin edhe ishte munduar ta imitoj. Por fatkeqësisht Aurela ka dështuar kësaj radhe.
Ditën e djeshme u nda nga jeta gazetarja dhe moderatorja e njohur Adelajda Xhamani. Reagimet për vdekjen e papritur të bukuroshes si pasojë e një ataku kardiak kanë qenë të shumta, madje të shumtë ishin edhe ata që kanë shprehur ngushëllimet e tyre pikërisht në profilin e Adelajdës.
Në këto kushte, edhe facebook ka “reaguar” duke e kthyer faqen e moderatores së ndjerë në remembering.
Adela ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës në banesën e saj ku jetonte e vetme. Shumë personazhe të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të Adelës në rrjetet sociale, ndërsa pritet që homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit të kryhen sot në Kavajë, në qytetin e saj të lindjes.
“Ti e di se sa te veshtire e kam kete pjese, sepse jam natyre cinike, dhe jam e tille pikerisht per te mos u perballur me momente si ky. Ti e di qe nuk me pelqen te flas publikisht, sidomos kur behet fjale per cfar ndjej, por ne fund te fundit kur filluam aventuren tone sebashku e kemi bere perball te gjithve ndaj dhe per kete arsye perball te gjitheve me duhet te them se cfar ndjej.
Dhe pse kunder natyres time po i shkruaj kto fjale per ty, per respekt te te gjithe atyre qe te kan dashur, te gjith atyre qe nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell ne zemer sa asnjeri me pare nuk e ka bere. Ne kto momente nuk di cfare te mendoj e nga tja nis, koka me mbushet me kujtime dhe syte me lot.Adel me vjen shume inat.
Me vjen inat sepse je personi me I fort qe kam njohur.Nuk e kam kuptuar kurre se ku e gjeje forcen te perballoje cfar ke perballuar gjate gjithe jetes tende.Me vjen inat sepse ke luftuar, gjithmone, dhe kjo jo ne menyre figurative, ti ke luftuar vertet per cdo gje qe arrite ne jete dhe sikur mos te mjaftonte, arrite te frymezoje nje gjenerate te tere me forcen tende.Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjonuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.
Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire.Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje”.
Vdekja e parakohshme e Adelajda Xhamanit, moderatorja dhe ish-konkurrente e Big Brother Albania 2 ka prekur zemrat e të gjithëve.
Lajmi për vdekjen e saj pushtoi të gjitha mediat dhe rrjetete sociale, duke prekur zemrat e të gjithëve, Gazetarja e njohur e Top Channel, Beti Njuma tregon si e ka përjetuar ditën e djeshme dhe ashpërsisë së rrjeteve sociale për të dhënë një lajm të trishtë, siç është vdekja në moshë të re e Adelajda Xhamanit.
SHKRIMI I BETI NJUMA
Pas një dite të kaluar në mal, në paqe me veten dhe natyrën, e ku telefonin e kisha hapur veçse për ndonjë mesazh, buzë mbrëmjes hap facebookun, dhe lexoj atë që mund të cilësohet ngjarja e ditës, vdekjen e parakohshme e të hidhur të Adelajdës. Përveç empatisë së zakonshme për humbjen e një vajze të re, një kolegeje dhe në fund të fundit një qenieje njerezore, befas u përballa me një dhimbje që vërshonte nga të katër anët. Mesazhe pa fund trishtimi, brenge, lamtumire e keqardhjeje më rrëmbyen duke më pushtuar me një ndjesi me të cilën s’kisha asnjë lidhje. Adela nuk ishte as shoqja e as e njohura ime, por ja që uragani facebook më mbërtheu padashur në një vorbull dhimbjeje ndaj së cilës nuk mund të jesh indiferente e domosdo solidarizohesh.
E urreva facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndjehem e brishtë dhe e pambrojtur në këtë dhimbje të shumëfishuar.
E urreva facebookun për pushtetin e pakufishëm që ka fituar mbi të gjithë ne duke përhapur të mirën apo të keqen me një lehtësi të papërballueshme edhe kur të dyja këto duhet t’u përkasin veç të zotëve të tyre.
E urreva facebookun sepse e ka mekanizuar dhe artificializuar dhimbjen me përjetime që fabrikohen sa hap e mbyll sytë me një klik e bëhen dhunshëm edhe personale ndonëse mund të jesh krejt i huaj ndaj ngjarjes.
Dhe si të gjitha gjërat që urrehen, mendova se nuk do të jetë e largët dita kur do ta braktis perandorinë e dhimbjes komunitare.
Them se ka ardhur koha që gëzimet të jenë vetëm të miat, dhimbjet gjithashtu, vetëm të miat, jeta vetëm e imja!
Siç shkruante para do kohe prof Gilman Bakalli, facebooku është tundimi permanent i humbjes së kontrollit. Tinëzisht, por në mënyrë efikase ama! Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë kontrollin e humbur. E po qemë të zotët edhe ta rifitojmë atë!