ShowBiz

Cmendi femrat e botës por ai është i lidhur me Miss-in shqiptar njihuni me të

Ata që e kanë ndjekur telenovelën indiane “Sarasvatiçandra”, e mbajnë mend mirë personazhin simpatik me emrin “Kabir”. Aktori Ashish Kapoor është lidhur me një modele shqiptare dhe lajmi ka pushtuar mediat indiane

Modelja quhet Ilda Kroni, ka marrë pjesë në “Miss Universe Albania” dhe është shpallur “Miss Cosmopolitan Albania 2015”. Ajo dhe aktori indian postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin ku nuk mungojnë dedikimet romantike, shkruan “Xing.al”. “Po, jam në një lidhje me Ildën.

Ne filluam të ndjenim për njëritjetrin kur u takuam nëpërmjet një mikeje të përbashkët në New Delhi. Jemi të lidhur prej 6 muajsh. Ilda është vajza më e ëmbël dhe njeri me këmbë në tokë. Ajo gatuan shumë mirë dhe siç thotë një shprehje, ‘Dashuria kalon nga stomaku’, kështu që ajo diti si të ma fitojë zemrën”, ka thënë Ashish Kapoor.

Cmendi femrat e botës por ai është i lidhur me Miss-in shqiptar njihuni me të Read More »

‘Lajthit’ Noizy, publikon biseda private me pullë të kuqe

Noizy është një nga reperat më të pëlqyer dhe më të komentuar në vendin tonë dhe padyshim çdo postim apo diçka që ai bën ka interes.

Këtë herë ai i ka habitur fansat e tij duke publikuar një bisedë në rrjete sociale, nuk dihet nëse ishte e tij apo e marrë diku me fjalor me pullë të kuqe.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tij në Instagram të nisin të komentojnë. Vitin që lamë pas Noizy ka qenë mjaft aktiv sa i përket publikimit të klipeve dhe pjesëmarrjes së tij në koncerte apo edhe evente të ndryshme.

Nuk dihet se çfarë planesh ka rezervuar ai për këtë vit ku sapo kemi hyrë.

‘Lajthit’ Noizy, publikon biseda private me pullë të kuqe Read More »

Akuzoi dhe e kërcënoi yllin e Milanit se e la shtatzënë, gjykata dënon këngëtaren shqiptare

Kishte nisur si një histori dashurie mes dy talenteve të kristalta, por përfundoi shëmtuar në gjykatë.
Në vitin 2014, ylli turk i Milan, Hakan Calhanoglu, asaj kohe pjesë e Bayer Leverkusen, kishte rënë në dashuri me këngëtaren shqiptare, Anita Latifi, që në atë periudhë u shndërrua në personazh publik për shkak të pjesëmarrjes në një shfaqje talentesh në Gjermani.

Por, në të njëjtën periudhë, futbollisti shumë i talentuar ishte i fejuar me Sinem, vajza me të cilën më pas u martua.

Një marrëdhënie ajo e turkut me këngëtaren shqiptare që zgjati disa muaj, por Sinem e fali futbollistin. Me një kusht: Calanoglu duhej të shkëpuste të gjitha marrëdhëniet me dashnoren. U tha, u bë. Hakan la Anitën, që nga ana e saj nuk e mori aspak mirë këtë veprim. Aq sa vetëm pak muaj më vonë u rishfaq në jetën e futbollistit, kësaj here me një akuzë bombastike.

Në fakt, Latifi asaj kohe deklaroi dhe pretendoi nëpërmjet mediave se Calhanoglu e kishte lënë shtatzënë dhe më pas, duke mos dashur të njohë atësinë, e kishte qëlluar dhe detyruar nën presion psikologjik të furishëm, që të abortonte kundër vullnetit të saj.

Me këtë pretendim, shqiptarja Latifi, e ndihmuar edhe nga një mik i saj gazetar, kërkonte një dëmshpërblim prej 250 mijë euro.

Por, tani situata u qartësua. Këngëtarja shqiptare nuk kishte ngelur kurrë shtatzëne në të vërtetë.

Ishte një gënjeshtër ajo e saja, e vënë në lojë vetëm për të kërcënuar futbollistin, me qëllim zhvatjen e shumës së parave, shkruan Tele Sport.

Kjo pavarësisht se gjatë të gjithë procesit, Latifi vazhdonte të insistonte se kishte abortuar. Në përfundim, këngëtarja u dënua me 70 orë shërbim social të detyruar për dëshmi false dhe disinformacion.

Por, jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt do të çelet edhe procesi kundër gazetarit, mikut të shqiptares Latifi. Gjëja më e rëndësishme mbetet fakti që ylli i Milan, Calhanoglu dëshmoi pafajsinë e tij ndaj akuzave të rënda.

Akuzoi dhe e kërcënoi yllin e Milanit se e la shtatzënë, gjykata dënon këngëtaren shqiptare Read More »

Kjo është e vetmja shqiptare që ka avion privat

Emina Çunmulaj, modelja e njohur shqiptare, e martuar me miliarderin Sam Nazarian, ka kënaqësinë që ta përdorë sa herë të dojë edhe avionin e saj privat.

Këtë e ka bërë gjatë ditës së djeshme ku ka postuar një fotografi para këtij avioni.

Emina ka më shumë se një vit e martuar me Sam, ky fryt i dashurisë së tyre është edhe një vajzë. Emina deri me tani është treguar një nënë e përkushtuar për rritjen e fëmijës së saj.

Kjo është e vetmja shqiptare që ka avion privat Read More »

Transformimet më të pabesueshme që keni parë në jetë

Goar Avetisyan është artiste e njohur në botën e grimit.Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, imazhe të shumta ku ka treguar transformimet që i ka bërë modeleve të cilat i ka ndryshuar përtej njohjes.

Ndonjëherë gratë që kanë nevojë për diçka më shumë se vetëm kozmetikë përdorin shërbimet e saj.

Ato nuk kanë besim të mjaftueshëm në vetvete për të kapërcyer disa sfida, dhe Goar, si një mjek e mirë, i ndihmon ato të mbajnë shpatullat e tyre dhe të pranojnë se kush janë me të vërtetë.

Kjo është rruga drejt suksesit. Nëse jeni akoma pak skeptik, përgjigjja është në fotot më poshtë.

Transformimet më të pabesueshme që keni parë në jetë Read More »

A e ke të dashurin “me lekë”, përgjigjja e Roza Latit do t’ju befasojë

Vajza e aktores Rita Lati, Roza është e njohur për lidhjen e saj me kantautorin Stine.

Por ndërsa Stine është bërë që prej dy vitesh baba i një vajze, Roza nuk ka publikuar ende asnjë lidhje.

Megjithatë e ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …”, dhe e pyetur nga Hermes Nikaj, Roza ka treguar se në jetën e saj është një djalë dhe është shumë e lumtur më të.

Ajo tha:

Jam e lumtur. Në lidhje jo sepse nuk më pëlqejnë termat lidhje, i dashur, e dashur, i fejuari, e fejuar, jo. E kam një shok.”
Roza ka treguar se çfarë mban në çantën e saj, ndër të cilat kishte parfum, deodorant, krem, libër etj. Gjithashtu ka thënë që nuk ka kursyer asgjë më tepër se sa për pushimet.

Gjithashtu prezantuesja u pyet nëse mashkulli i saj duhet “me pas shumë lek, për me pas një Roze”, dhe nga përgjigjja që dha nënkuptohet se i dashuri nuk ka më pak pasuri se sa ajo.

Roza tha:

Unë jam një vajzë e pavarur që punoj vetë, kam lekun, makinën, shtëpinë time dhe nuk mund të rrij me një djalë që nuk i ka këto gjëra për jetën e tij siç i kam unë. Tenxherja gjen kapakun. Unë jam një femër që ia plotësoj vetes të gjitha kushtet dhe mashkulli im nuk duhet të jetë më poshtë.”

A e ke të dashurin “me lekë”, përgjigjja e Roza Latit do t’ju befasojë Read More »

Braktisën Shqipërinë dhe emigruan në Zelandën e Re: Ja çfarë punojnë tani Vesa dhe Big Basta

Pas largimit të Big Bastës disa muaj më parë drejt Zelandës së Re, erdhi momenti që familja të bashkohej. Pak kohë më parë drejt Zelandës udhëtoi edhe bashkëshortja e tij, Vesa Luma, së bashku me djalin e çiftit, Lianin.

Këngëtarja vazhdimisht mban të përditësuar ndjekësit e saj në Instagram me atë çka ata bëjnë në vendin e largët dhe së fundmi, ka treguar se ajo dhe Big Basta nuk kanë hequr dorë nga muzika.

Në disa postime të reja, çifti i artistëve shihet në një studio muzikore, duke treguar kështu se ndonëse në emigrim, ata vijojnë profesionet e tyre të mëparshme.

“Vit i ri, fillim i ri!”-ka shkruar Vesa, duke lënë të kuptohet se me shumë gjasa mund të sjellë ndonjë këngë të re.

Braktisën Shqipërinë dhe emigruan në Zelandën e Re: Ja çfarë punojnë tani Vesa dhe Big Basta Read More »

Dhëndër tek pronaret e Top Channel, Ledion Liço: Mbyllesha në dhomë dhe qaja…

Shumëkush mund të mendojë se moderatori i njohur Ledion Liço është një njeri me fat, përderisa edhe ka hyrë dhëndër në një familje aq të pasur sa ajo e partneres së tij.
Por dikur edhe Ledioni është përballur me të njëjtat vështirësi si të gjithë të rinjtë që vijnë nga rrethet në Tiranë.

Madje ai ka treguar në emisionin “Pop Culture” se kur ishte në fillore ka vuajtur nga bullizmi.

Moderatori ka ardhur në Tiranë kur ka qënë në klasë të pestë dhe se ka hasur shumë probleme në fillim, ku ishte përballur me probleme për shkak të dialektit nga Erseka.

Ai tha:

Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mun dtë flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.”
ledion

Gjithashtu Ledioni Liço ka treguar edhe për një sherr të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Por moderatori i kishte ngrënë gishtin e vogël, pasi sipas tij nuk kishte forcë tjetër.

Dhëndër tek pronaret e Top Channel, Ledion Liço: Mbyllesha në dhomë dhe qaja… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com