Eliona Pitarka është aktorja më e re në kastin e emisionit të humorit ‘Apartamenti 2XL’, ku u bë pjesë nga kërkesa e producentit Turjan Hyska.
Para se të fillonte eksperiencën si aktore, ajo u bë e njohur prej një edicioni lajmesh ku u shfaq topless, me vetëm një xhaketë sipër ku i dukeshin qartë format.
E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar përse Turi iu bë kjo kërkesë.
“Mendoj që ajo që donte Turi ishte pikërisht kjo femra koketë dhe që të provokonte dhe e gjeti tek unë sepse ishte ajo buja që bëra tek lajmet. Mendoj se isha personi pa komplekse dhe që do ta luante më së miri rolin e femrës provokuese në Apartament. Kjo ishte pika ime e fortë,” – tha Eliona.
Prej dy vitesh në kastin e aktorëve, ajo tha se ia ka arritur qëllimin pasi cdo ditë përflitet dhe ndiqet më shumë./Ora News/
Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, që duket se i ka rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, i cili në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi ka rrëfyer fejesën e fshehtë pas tre vitesh lidhje në distancë me partneren 10 vjet më të re, tashmë po planifikon dasmë me të.
Lajmin deri diku e dha vetë Stresi me anë të një statusi në “Instagram”, ku sipër fotos me partneren shkruante “Viti 2018, viti ynë”. Po kush është 21-vjeçarja jashtë botës së showbizit, me forma perfekte, e kuruar deri në detaje, me të cilën Stresi po planifikon ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë? [stresi (1)]
Ajo është një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma ia la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka.
I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi përgjigjet: “Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë.
Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: “Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”. “Po”, më thanë ata, “e ktheu, shikoje dhe ti!”. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. [stresi h]
Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në “Instagram”, ku më falenderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas, lamë një tjetër takim të nesërmen dhe kështu nisi gjithçka”.
Duke qenë se lidhja e tyre është në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai tregon: “Është vetë jeta e artistit që unë bëj, jeta e natës që mund ta bëjë të dashurën time të zemrës të mërzitet, pasi thjesht asaj mund t’i duket ndryshe nga ç’është e vërteta. Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…
Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme është: ”Të lutem, vetëm telefonin mos fik!”, pasi ne edhe pse në distancë fizike (duke qenë se ajo ndjek studimet në Kanada), jemi gjithë kohën në komunikim me njëritjetrin 24 orë në 24.
Për momentin e kontrollojmë njëri-tjetrin me (GPS), me të cilin jemi lidhur nga smartphonet tanë dhe shohim çdo lëvizje tonën, pra, ku shkojmë e çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj për të instaluar GPS-in në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem”, tregon ai.
STRESI: MARTESË PRIVATE NË SANTORINI, GETOARI DHE MARINA I VETMI ÇIFT VIP NË DASMËN TONË
Por kur do t’i japë fund Stresi beqarisë dhe si do të jetë ceremonia martesore me Keisin? “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini.
Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”. Përveç familjarëve, a do të kenë të ftuar kolegë nga muzika? “Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca.
Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre.
Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim”, tha ai. Por gjithmonë një artisti me shpirt të lirë është normale t’i bësh pyetjen: “A të tremb martesa?”
Ai përgjigjet: “Jo, aspak nuk më tremb martesa! Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional”, përfundon ai.
E duket se dashuria ka ndikuar edhe në krijimtarinë e Stresit në muzikë, pasi për dy këngët e fundit mjaft të klikuara ai është frymëzuar nga dashuria për Keisin.
Në “Kënga Magjike 2017” ai mori kupë me këngën me titull “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banën. Ky bashkëpunim erdhi pas atij me titull “Më fal”, që u tha se ia dedikoi Keisit.
“Ia kushtoj këto vargje asaj, sepse pas një periudhe që je në një lidhje dashurie, vjen momenti që duhet të vendosësh disa pika mbi ‘i’ në marrëdhënien e dashurisë”, është shprehur reperi.
Eliza Dushku, aktorja e famshme me origjinë shqiptare ka tronditur Hollivudin teksa ka treguar se e kanë përdhunuar kur ishte vetëm 12-vjeç.
Ashtu si edhe kolegë të tjerë kanë ndarë eksperiencat e hidhura të jetës së tyre, teksa në këtë vit kanë bërë thirrje të forta kundër abuzimeve seksuale, Dushku është shprehur se edhe ajo ka qenë viktimë e seksit nga njerëzit e fuqishëm të Hollivudit.
Ai ka treguar se kur ishte vetëm 12-vjeç derisa po xhironte filmin “True Lies”, ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatoret kryesor të skenave të rrezikshme në Hollivud.
Eliza thotë se që nga ajo kohë ka luftuar me veten e saj duke u munduar ta gjej mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur deri tani. Edhe pse për këtë ngjarje të tmerrshme ajo u kishte treguar prindërve të saj, vëllait dhe dy miqve me të vjetër, asnjëri prej tyre nuk e kishte ndihmuar.
Ajo ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë.
Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo i kishte thënë të mos e bënte. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36. Ajo tani i ka inkurajuar aktoret e reja që të flasin nëse dikush tenton të abuzoj me to dhe mos të bëjnë gabimin e saj.
Pas sherrit me Noizyn, Enca duket se i ka shumë keq punët edhe me djemtë e tjerë të “OTR”.
I vogli i grupit, Klesti ka postuar së fundmi në Instastory një foto ku i fton ndjekësit e tij të ndjekin një faqe në Instagram për të parë foto nudo të Encës.
Nuk dihet ende pse ai vendosi të bëjë këtë gjest, por duke parë postmin e tij, mund të themi se Klesti e ka marrë shumë seriozisht sfidën me këngëtaren.
“Zbulohet foto nudo e Encës”, shkruan ai.
Edhe pse i vogël, Noizy e ka prezantuar Klestin para publikut si pjesëtar të grupit.
Tanimë na mbetet vetëm të presim kundërpërgjgijën e Encës.
Vajza e ish-deputetës së PD-së Majlinda Bregu, nuk u ka shpëtuar për asnjë moment syrit mediatik, duke u komentuat vazhdimisht pas çdo hapi që ndërmerr.
Por ky fakt, duket se ka acaruar tej mase Bregun, e cila ka tentuar t’ia ndalojë të bijës, pothuajse të gjitha daljet publike.
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ajo ka komentuar raportin e saj me vajzën Kejdën, dhe përplasjet me të.
Ish-deputetja rrëfen se në një moment ka bërë sherr me të bijën, për një lajm që kishte përfunduar në portale.
Bregu deklaroi se:
Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping.
Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?
Po aty e kapa që thashë një budallallëk.
Ndërsa Kejda më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë.
Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve.
Theksojmë se Kejda vazhdon studimet në Bruksel, por vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave shqiptare.
Violinisti i njohur shqiptar Olen Cezari surprizon me një performancë fantastike nga Statuja e Krishtit në Brazil. Nën tingujt magjepsës të violinës, artisti shqiptar shfaqet në krahun e statujës së famshme duke performuar “Ave Maria”.
Përmes videos së kësaj perfomance, violinisti përcjell nota mbresëlënëse për artdashësit dhe të pasionuarit pas muzikës.
Padyshim një vëmendje të madhe merr edhe panorama magjepsëse teksa sheh nga lart Rio de Zhaneiron.
Një sipërmarrje të tillë e ka prezantuar edhe vetë Olen Cezari përmes postimeve në rrjetin social “Facebook”.
Në nëntor të 2017, Cezari përmes një postimi në Fb, shkruante se ndodhej një Brazil për të promovuar këtë video.
Dhe vetëm një muaj më pas, violinisti i njohur ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij në FB për Krishtlindjen me një foto nga Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro.
Vetë Olen Cezari thotë se kjo performancë i dedikohet dashurisë së pastër të nënës për fëmijën.