Nuk ngeli aktore që nuk ishte ngacmuar seksualisht apo qoftë edhe abuzuar nga kolegët meshkuj. Të paktën kështu dhanë deklaratat e tyre shumë prej femrave që tashmë janë pjesë e Hollywood.
Një sërë skandalesh që përfshinë emra të rëndësishëm nga industria e kinematografisë më të madhe në botë.
Së fundmi edhe aktorja shqiptare, Eliza Dushku rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare.
Por, sipas aktorit Liam Neeson këto skandale që janë duke e dridhur Hollywoodin prej disa muajsh janë gjueti shtrigash.
Liam Neeson thotë:
Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar”.
Ylli i “Taken” nuk i ka besuar aspak aktoreve që kanë rrëfyer abuzimet dhe ngacmimet seksuale duke i cilësuar ato si një nismë që po përdoret kundër disa figurave.
Njëri prej aktorëve të akuzuar për abuzime seksuale është edhe Dustin Hoffman, të cilin e kanë paditur gjashtë femra.
Gjyshja e Bes Kallakut, Ija, ka hapur llogari të sajën në Instagram dhe aktori thotë se e menaxhon vetë ajo.
Në fare pak ditë Ija mblodhi më shumë se 78 mijë followers, pasi tashmë ajo është një personazh që krijon ilaritet në publik.
Por, me sa duket Ija e Besit ka mësuar edhe të komentojë dhe një ndër këngëtaret që ka “follow” qenka edhe super ylli Dua Lipa, të cilës i ka komentuar.
Ija i shkruan Dua Lipës:
Ngele me llap jashtë o t’keqen nona.”
Ta dinte Dua se kush është Ija me siguri që do i kthente një përgjigje.
Megjithatë, Besi e pa postuar këtë koment në InstaStory-in e tij duke shkruar:
Pasha Zotin nuk kam gisht fare un, o Ije je dashuri.”
Reperi i njohur Gjiko është në lidhje dashurie me prezantuesen Elida Rudi, prej një kohe të gjatë tashmë.
Kohët e fundit çifti ka dalë hapur edhe në publik, ndërsa nga postimet në Instagram ata janë duke shijuar pushimet në Maldive.
Ylli i hitit “Papuce Gucci”, duket se i plotëson çdo dëshirë moderatores bukuroshe e cila nuk lë pa publikuar momentet nga pushimet luksoze.
Por një foto e publikuar sot në Instagram, ka ngjallur reagimin e e fansave të cilët e akuzojnë Elitën për fotoshop.
Ajo ka nxjerrë barkun në një foto ku format trupore i duken perfekte.
Mirëpo një ndjekës i shkruan:
E paske vdek fotoshopin te barku oj loçk, çfarë dallimi në mes kësaj foto edhe asaj me bikini të zeza tmerr.”
E ndërsa një tjetër i kujton se live është shumë ndryshe:
Hahah po ti ske aspak forma trupore moj t’kam pa live 100 herë.”
Por moderatorja njihet si personazh i rezervuar në përgjigje, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe kësaj here, kur është treguar mjaft moskokëçarëse duke mos i kthyer askujt përgjigje.
Menduat se “C’est la vie” mbaroi? Spektakli shumë i ndjekur u rikthye sot me një “Post C’est la vie”, ku ishin mbledhur të gjithë artistët duke komentuar performancat e tyre, prapaskenat, si janë bërë pjesë e spektaklit etj.
Si çdo mbrëmje, edhe sot sytë ishin tek Marina e cila kishte zgjedhur të vishet me një kostum, pantallona të zeza dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, por me figura të kuqe.
Është kjo xhaketë Philipp Plein ajo që tërheq më shumë vëmendjen në veshjen e Marinës dhe që kushton plot 1242 euro. Një look skenik dhe komod.
Dy moderatorët që duket se i kanë hapur luftë njëri tjetrit janë Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca. Ata prej kohësh kanë nxjerrë armët për të kapur shikueshmërinë më të lartë në dy televizionet që drejtojnë emisionin e tyre.
Mirëpo, duket se tashmë po flasin hapur për xhelozinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.
Në foton e publikuar së fundmi nga moderatorja Luana Vjollca, ka qenë ironik në komentin e tij Ermal Mamaqi.
Duke kapur detajin e dosjes në foto, Ermali i shkruan Luanës:
Po po pa merak. Bukur dosja lal”.
Nuk ka munguar dhe përgjigjia e Luanës, e cila i shkruan se audienca është edhe më e madhe në emisionin e saj kur vetë Ermali e ndjek.
Pas viteve të tëra në spektaklin e humorit “Portokalli”, Florian Binaj është shndërruar në një prej personazheve identifikues të spektaklit, falë roleve të tij të paharrueshme si polici Kolë Frakusha, Edi Rama, atentatori etj.
Por nëse mendoni se Binaj është mjaftuar me suksesin e tij në aktrim, e keni gabim. Kohë më parë ai ka zbuluar se ka studiuar për pikturë, ndërsa së fundmi, në emisionin “Chic” në “News 24”, aktori ka zbuluar se është në përfundim të një tjetër shkolle.
“Edhe pse unë jam i mendimit që çdo vit mbjell një gjë që të çeli vitin tjetër. Shpresoj që ky vit të jetë frytdhënës dhe të mbaroj atë shkollë. E kam mbaruar në 2017-ën si shkollë por siç janë punët që këtu s’të del koha 24 orë janë pak. Kështu që nuk më ka dalë koha të mbyll tre provime dhe më vonë të diplomohem. Shpresoj ta mbyll para se vajza të shkojë në klasë të parë (qesh). Që mos të dalim njësoj me diplomë nga shkolla ajo me të parën dhe unë me arkitekturën.”-është shprehur Binaj.
Ka luajtur për krah aktorëve të mëdhenj si Vin Diesel, Charlize Theron, Jason Statha, por aktorja shqiptare Erigerta Deda ka treguar për herë të parë eksperiencën e saj në filmin më të shikuar “Fast & Furious”
Ajo iu bashkuar sërisë së tetë, “The Fast of the Furious”, së bashku me dy aktorët shqiptarë Erand Hoxha, Marko Caka.
Në një rrëfim për Report Tv, Erigerta ka treguar disa të dhëna pikante për filmin, prapaskenat, dhe pagesën që ka marrë.
Ajo madje është shprehur se me pagesën që mori për një muaj, ka jetuar një vit.
Intervista e plotë:
-Sa e vështirë është për një shqiptare të bëhet pjesë e kinematografisë amerikane?
Nuk mund të them se është e lehtë por as nuk mund të them se është e pamundur, edhe unë vetë jam e re dhe do shumë punë dhe profesionalizëm.
-Si ishte dita jote e parë e punës?
Dita e parë e punës ka qenë shumë e bukur të gjithë ishin aty me mua, kishte shumë kamera, makina. Ishte një ndër projektet më të mëdha në Hollywood. Ne kemi darkuar bashkë. Unë dua t’ju flas për Shqipërinë por ata nuk e njohin shumë mirë, ata thonë nuk e dimë ku është në hartë. Unë ju them që ndodhet afër Greqisë, Maqedonisë.
-Kanë interes të mësojnë rreth kulturës shqiptare?
Po kanë interes sa herë flas më thonë na trego më shumë, më thonë si thuhet kjo në shqip. Mundohen ta përsërisin dhe është shumë e bukur respekti dhe dashuria që kanë për të tjerët.
-Mban mend ndonjë incident të ndodhur gjatë ditëve të provave?
Kanë qenë shumë makina luksoze që janë hedhur nga kati i shtatë, dhe aty kam qenë prezente. Aty ne po vrapojmë dhe janë rreth treqind që po hidhen ato po tërhiqen me vinç sepse nuk kanë njerëz brenda. Ajo ka qenë gjëja më interesante që kam parë.
-Si e përjetove gjithë këtë?
E përjetova me një ndjesi shumë të madhe, sepse ishte atmosfera një flakë e paparë, ishte shumë interesante.
-Cili është synimi jot për të ardhmen?
Unë sapo kam mbaruar Bachelor për aktrim. Kam ardhur në Shqipëri të shikoj familjen përpara se të nisem për një projekt të madh atje. Do jetoj në Atlanta sepse është aktualisht vendi i parë në botë për filma dhe televizion.
-Mund të ndalemi pak tek fëmijëria jote si ka qenë Erigerta para se të largohej nga Shqipëria dhe a ka ndryshuar ajo?
Unë kam lindur dhe jam rritur disa vite në Rrëshen, jam edukuar me kulturën mirditore shqiptare. Unë u largova në Angli ku jetova gati tre vjet. Më pas më doli lotaria amerikane ika me familjen në Cleaven Ohajo ku kam jetuar mbi njëmbëdhjetë vite. Unë e kam ruajtur traditën shqiptare, mamaja ime ende gatuan ushqime shqiptare të cilat janë shumë të mira. Unë jam munduar ta mbaj traditën shqiptare por është edhe vendi që të bën të ndjehesh edhe amerikane sepse unë kam pasaportë Amerikane edhe atje kam jetuar shumë vite.
-Si të duket Shqipëria pas rikthimit?
Kjo është hera e dytë qe vij. Jam kënaqur shumë ka shumë gjelbërim dhe bukuri. Njerëzit janë shumë interesant.
-A je rritur me shembujt e kinematografisë shqiptare, apo asaj të huaj?
Unë jam rritur me të dyja, Amerika ka lloje të ndryshme filmash, ndërsa Shqipëria duhet të ketë edhe më shumë komedi pasi nuk jemi një popull shumë serioz por jemi të buzëqeshur.
-Ke synim të bëhesh pjesë e stafit të aktorëve shqiptarë?
Po më pëlqen të jem pjesëmarrës në kinematografinë shqiptare pasi e njoh mirë gjuhën shqipe e cila më ndihmon shumë të komunikoj dhe të shkruaj. Jam shumë e kënaqur që dikush të më thërasi për një film shqiptar.
-Përveç Fast and Fourios 8 keni realizuar edhe projekte të tjetra?
Po kam realizuar edhe projekte të tjera ku kam takuar shumë aktorë të mëdhenj.
-Më trego edhe për atmosferën si është në punë a ndryshon nga shqipëria, pasoi është një vend i vogël dhe Hollywoodin kush nuk do e ëndërronte?
Në Amerikë puna është shumë profesionale dhe strikte, ka shumë rregulla që duhen zbatuar. Këtu në Shqipëri po shikoj që njerëzit janë shumë të afërt pasi është një vend shumë i vogël. Kjo është shumë interesante pasi këtë gjë nuk mund ta gjesh në çdo vend të botës.
-Ndërkohë teksa punoje mund të krijoje miqësi kollaj?
Po patjetër njerëzit janë shumë të afërt, janë të dashur të respektueshëm. Unë ndihem shumë afër me ata pasi hamë bashkë, flasim bashkë, jemi shumë të lirshëm.
-Mund të ndalemi pak edhe tek pagesa?
Në projektet që unë kam marrë pjesë normalisht që nuk kam pasur ndonjë pagë shumë të lartë pasi nuk jam ndonjë aktore që kam arritur shumë lart por sa më shumë eksperiencë të kesh aq më shumë do paguhesh.
-Po tek filmi Fast and Fourios?
Jam kënaqur pasi kam pasur kontratën për një muaj dhe nuk kam pasur nevojë të punoj më për një vit.
-Erigerta sa kohë të është dashur të studiosh? Çfarë studimesh ke mbaruar?
Unë sapo jam diplomuar për aktrim. Unë kam studiuar si të shkruaj një skenar. Tani që kam krijuar edhe lidhjet kam njohur njerëz të rinj. Më pëlqen të jem pjesëmarrëse në të tilla projekte. Unë kam qenë një studente shumë e mirë kam studiuar në universiteti i Ohajos.
-Sa ndryshon kinematografia e vërtetë reale, përjetimi, roli i të qenurit aktore nga studimet, a ka ndryshime?
Po ka shumë ndryshime kur je në një set profesional i ke yjet botërore aty.
-Erigerta për ta mbyllur do doja të jepje një mesazh për të rinjtë shqiptar, për ëndrrat e tyre?
Do të thoja që ëndrra amerikane është jashtëzakonisht shumë e vështirë por si shqiptare unë e kam në gjak artin. Dua t’ju them të rinjve shqiptar që ta marrin punën me seriozitet edhe duhet të kenë shumë ambicie sepse kjo industri është shumë e vështirë dhe jo të gjithë kanë sukses.