ShowBiz

I zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen Anjeza Branka

Këngëtarja shqiptare Anjeza Branka së fundmi po shijon disa ditë pushimi vërtet të çmendura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin në hotele luksoze e pika turistike të famshme.

Mirëpo, duket se gjatë këtyre pushimeve, Anjezës i është zbuluar një e fshehtë e vogël, siç është i dashuri i saj që e shoqëron kudo.

Sipas portalit “Jeta Osh Qef”, i dashuri i këngëtares është një biznesmen që jeton jashtë vendit dhe të dy po përpiqen ta mbajnë të fshehtë lidhjen.

Megjithatë, pas këtij lajmi, ka reaguar vetë Anjeza, duke e mohuar që të ketë gjë me mashkullin që shihet në të njëjtat vende ku ka qenë dhe ajo.

“Qetësohu karamele… edhe shokët na i bëtë të dashur. Pa merak, kur të kem një të dashur do e publikoj vetë. Flm për mirëkuptimin. Shikim të këndshëm.”-ka shkruar Branka.

I zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen Anjeza Branka Read More »

E mbani mend filmin ‘E bija e Maharaxhait’, ja si është katandisur aktorja bukuroshe sot

Ju kujtohet e famshmja Messua, e bija e Maharaxhait, që i tronditi të gjithë në vitet 90’ me bukurinë e saj marramendëse?

Por me kalimin e kohës, me sa duket ajo paska pasur jo pak komplekse lidhur me pamjen e saj të jashtme.

Hunter Tylo, që njihet gjerësisht edhe për pjesëmarrjen në serialin “Beautiful”, prej vitesh tashmë i është nënshtruar bisturisë dhe injektimeve të botox-it në fytyrën e saj, duke zbehur kështu përfundimisht sharmin që e karakterizonte dhe që i bëri njerëzit mbraë botës ta dashurojnë vite më parë.

Image

E mbani mend filmin ‘E bija e Maharaxhait’, ja si është katandisur aktorja bukuroshe sot Read More »

Caji qe ndjell lumturine perper shpiertin dhe mendjen

Është koha perfekte për ta shijuar. Një çaj fantastik me aromë ndjellëse për shijen, humorin e mirë e mbi të gjitha energjinë pozitive që çliron në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin.

Me përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë, me erëza fantastike dhe një kombinim perfekt i disa prej produkteve të mrekullueshme të natyrës.

Një filxhan çaj magjepsës që qetëson të gjithë muskujt, shtendos nervat dhe sjell qetësinë në mendje e shpirt.

Është pikërisht magjik nga kombinimi perfekt i erëzave më të mira në shije dhe aromë, si xhenxhefili, kanella dhe karafili, të përzjera me shijen unike të kakaos e qumështit dhe ëmbëlsuar me mjaltë.

Ideal për t’u përgatitur gjatë mbrëmjeve për një gjumë të qetë dhe relaksues gjatë natës.  Por sigurisht, ky çaj mund të përgatitet dhe konsumohet në çdo kohë të ditës, madje edhe për mëngjes.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me biskota të ndryshme por edhe ëmbëlsira të lehta gjithashtu.

 

Çaji i Lumturisë Krejt Lehtë në Shtëpi 

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për dy filxhanë çaji)

1 gotë e gjysmë qumësht

Gjysmë gote ujë

3 lugë të vogla kakao

Një degë çaj mali

4 feta të holla xhenxhefil

5 karafila

Pak kanellë

2-3 lugë të vogla sheqer ose mjaltë

Përgatitja e Çajit  

Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin dhe ujin në nxehtësi të ulët derisa të ngrohet.

Bëni kujdes që të mos e ngrohni në nxehtësi të lartë.

Sapo të ngrohet shtoni pluhurin e kakaos derisa të tretet tërësisht.

Më pas shtoni, çajin e malit, xhenxhefilin, karafilat, kanellën dhe lërini të marrin një valë për maksimumi 10 minuta.

Largojeni nga zjarri dhe shtoni dy lugë sheqeri ose mjaltë sipas preferencës.

Nëse preferoni edhe më shumë aromë ndjellëse mund të shtoni edhe pak vanilje.

Çajin e përgatitur hidheni në filxhan dhe pijeni ngadalë sa është i ngrohtë.

Caji qe ndjell lumturine perper shpiertin dhe mendjen Read More »

Brenda shtëpisë së djalit të Ardit Gjebreas dhe Merlinit, ja si duket foleja e re e çiftit

Jon Gjebrea dhe e fejuara e tij Merlin Haxhiymerin, zyrtarizuan lidhjen e tyre disa vjeçare pak ditë më parë .

Pas fejesës familjare të shumë përfolur në media, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka filluar bashkëjetesën me partneren e tij.

Pasi u kthyen nga udhëtimi i tyre në Romë, të dy duket se janë sistemuar në një shtëpi të tyren.

Joni ka postuar në rrjetet sociale dy foto, të cilat tregojnë qartë se ata kanë hedhur hapin e madh drejt krijimit të një familje dhe shtëpie të vërtetë. Në njërën prej tyre duken dy inicialet e emrave të tyre në mur.

“Këtu te ne vazhdojnë zbukurimet. Merlin nuk i ndahet shpirti”. mbishkruhej në postimin e rradhës, që ka konfirmonte edhe një herë faktin se çifti filloi bashkjetesën.

Brenda shtëpisë së djalit të Ardit Gjebreas dhe Merlinit, ja si duket foleja e re e çiftit Read More »

Kush është gruaja e biznesmenit shqiptar që ha me pirun të florinjtë

Tashmë Instagrami është bërë një media në të cilën personazhe të njohur shqiptarë dhe të huaj reklamojnë jetën e tyre.

Të njejtën gjë bën edhe pedagogia e Univesitetit të Arteve, njëkohësisht bashkëshortja e biznesmenit shqiptar Hajdin Sejdia.

Riselda Sejdia, ka publikuar në profilin e saj një video në të cilan tregon një vakt që e ka gatuar vetë, por më tepër se vakti ajo që të bie në sy është piruni i florinjtë të cilin ajo përdor. Riselda është komentuar dhe dalluar gjithmonë për jetën luksoze që bën dhe që s’nguron ta tregojë edhe në median sociale.

Kush është gruaja e biznesmenit shqiptar që ha me pirun të florinjtë Read More »

Shpërthen partneri i Egla Harxhit: Myslimanët kanë 5 gra, ju flisni për marrëdhënien tonë

Egla Harxhi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë për marrëdhënien treshe me partnerin e saj, Ale de Basseville dhe partneren tjetër Alesia. Fotografi i famshëm së fundmi në një intervistë për “Panorama plus” është shprehur se mediat e kanë përdorur historinë e tij me Eglën dhe vajzën tjetër sipas interesit, sepse mes tyre nuk ka marrëdhënie treshe.

“Nuk ka marrëdhënie treshe, ndoshta për popullin quhet kështu sot. Që prej 1500 vjetësh, ne kemi drejtuar botën, ne mbretër, princa, dukë dhe kontë të Europës jemi martuar gjithmonë dhe kemi pasur konkubina (ekstra) për shumë arsye.

Te ne, barazia e mashkullit dhe femrës, siç ju duhet ta kishit mësuar në histori në shkollë, ka prodhuar mbretër dhe mbretëresha që kishin të njëjtin pushtet dhe për t’u kënaqur, kishin të drejtën në atë që ne e quajmë e drejta e “prima notte” (në latinisht)”.

Më shumë ju mund t’i referoheni poetit të madh, që ka shkruar librin e famshëm “Një mijë e një virgjëresha” dhe ju e shikoni vetë se si seksualiteti ka qenë në çdo kohë pjesë e humanitetit.

Është e rëndësishme që komunizmi i Stalinit i rezervoi të drejtën seksuale për vetë atë dhe jo për njerëzit e vegjël, të gjithë e dinë që Mao ishte një pedofil dhe që shkonte vetëm me femra të virgjëra, ndërkohë që mbartte sifilizin. A duhet të flas për myslimanët në vendin tuaj që praktikojnë poligaminë dhe që ju nuk thoni asgjë? Me sa gra ata jetojnë, tre, katër, pesë dhe jeni ju që më flisni për marrëdhënien treshe?”, është shprehur Ale.

Gjithashtu fotografi ka thënë se ajo që e bashkon me Egla Harxhin është vetëm vizioni i përbashkët që kanë për krijmin e pushtetit, Principatën e Libofshës dhe se nuk mund të flasë për dashuri.

“Ne nuk flasim për dashuri, por për detyra, siç thoshte gjyshi im, kjo gjeneratë e degjeneruar ngatërron dashurinë me pasionin. Pasioni mund të zgjasë 3 ose 6 muaj dhe pastaj shuhet shumë shpejt, prandaj shohim kaq shumë gra në “Instagram” sot. Në të kundërt, dashuria është diçka që mësohet dhe zhvillohet me kohën dhe nga puna, përveç të gjithave në familjen tonë, ku vetëm detyra kristalizon protokollin dhe obligimet tona janë të rëndësishme. Ajo, që ne na bashkon, është vizioni i përbashkët i pushtetit”, ka thënë Ale.

Shpërthen partneri i Egla Harxhit: Myslimanët kanë 5 gra, ju flisni për marrëdhënien tonë Read More »

Obama uron bashkëshorten e tij, tregon se çfarë adhuron tek ajo

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama njihet si një ndër presidentët më të afërt me pothuajse secilin njeri në Amerikë.

Ai në gjithë udhëheqjen e tij ishte shumë I veçantë. Këtë herë ai ka zgjedhur që të urojë me fjalët më të mira, gruan e tij, Michelle Obama, e cila në shumë raste u emëruar si frymëzim për femrat në përgjithësi në gjithë botën, transmeton Indeksonline.

Obama ka shkruar se ajo është nuk është vetëm gruaja e tij dhe nëna e fëmijëve  por që është edhe mikja e tij më e mirë.

“E dashuroj forcën tënde,hirin tënd dhe vendosmërinë tënde. Të dua çdo ditë e më shumë. Urime ditëlindja”, ka përfunduar ai.

Me një fotografi shumë të këndshme, Obama e ka uruar atë në rrjetin social, Instagram.

Obama uron bashkëshorten e tij, tregon se çfarë adhuron tek ajo Read More »

Në pritje të fëmijës së dytë, Ermal Mamaqi i bën dedikimin e mrekullueshëm Amit

Katër vite pasi u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Joel, çifti Ermal Mamaqi e Amarda Toska tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Siç ka deklaruar Toska pak kohë më parë, ata do të bëhen prindër të një vajze.

Dhe teksa bashkëshortja e tij po shijon pritjen e ëmbël, Mamaqi ka vendosur t’i bëjë asaj një dedikim plot dashuri në rrjetet sociale.

“Lumturi, Dashuri, Gëzim, Bekim, Mrekulli, Pasion…@amardatoska”-ka shkruar Ermali, ndërsa çifti shihet duke shkrepur së bashku një foto në Kolashin.

Në pritje të fëmijës së dytë, Ermal Mamaqi i bën dedikimin e mrekullueshëm Amit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com