ShowBiz

Do habiteni sa kushton një orë e Noizyt, zbulohet shifra marramendëse

Noizy është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai njihet po ashtu edhe për jetën luksoze që bën dhe për makinat super të shtrenjta që blen.

ora-e-noizit

Nuk është hera e parë që flitet për pasurinë e tij, pasi tashmë dihet se është një ndër më të pasurit e showbizit. Së fundmi një faqe në Instagram e cila “zbulon” çmimin e veshjeve apo aksesorëve të vipave shqiptar, ka treguar sa i kushton një nga orët reperit.

Në një foto ai shihet duke mbajtur në dorë një orë “Royal Oak Chronograph Watch”, e cila kap shifrën e “frikshme” prej plot 113,475€.

Do habiteni sa kushton një orë e Noizyt, zbulohet shifra marramendëse Read More »

Aktori Gentian Zenalej flet hapur: Në Shqipëri ka pasur ngacmime seksuale tek artistët

Aktori i humorit dhe drejtuesi i emisionit Stop, Gentian Zenalaj, ka qenë i ftuar dje  në programin “Chaud Patate” në NRG radio, ku preku një temë shumë të nxehtë.

I pyetur nëse ka pasur ngacmime seksuale tek aktorët në Shqipëri Genti u përgjigj pa hezitim’po’.

Një ndër temat më të nxehta të kinematografisë botërore në këto momente është pikërisht ngacmimi seksual, ku rasti i fundit ishte ai i aktores shqiptare Eliza Dushkut, e cila në moshën 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.

Lidhur me këtë temë Genti u shpreh pak skeptik duke mos toleruar këto vajza që u kujtuan pas 10-20 vitesh për të denoncuar këtë fenomen.

“Bota jonë ka shumë ngjarje të tilla. Të gjithë ne e kemi dëgjuar. Ne artistët që jemi brenda botës tonë e dëgjojmë akoma më shumë. E vetmja gjë që unë nuk toleroj është se pse këto kanë folur pas 10 vjetëve! Pra dhe këto raste që shpërthyen në Amerikë nuk mund të pretendojnë që i ka ndodhur në vitin 2001 dhe kujtohen pikërisht në 2018-ën dhe do gjejnë zgjidhje. Kjo do të thotë që ti ke bërë një kompromis me veten tënde, por njerzit nuk duhet të bëjnë kompromise të tilla dhe nuk duhet ta mbyllin gojën.”,- u shpreh Genti.

I pyetur nëse ai njëh ndonjë rast që i ka thënë se e kanë ngacmuar seksualisht, Genti u përgjigj me sigurinë më të madhe: Sigurisht që po, por unë nuk mund ta bëj publik sepse vetë personi ka zgjedhur të mos e bëjë publik rastin. Ndodh që ne të gjithë po luftojmë për korrupsionin apo raste të tilla me emisionet që bëjmë, por duhet të bashkëpunosh dhe ti me mua. Duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët!

Aktori Gentian Zenalej flet hapur: Në Shqipëri ka pasur ngacmime seksuale tek artistët Read More »

Nusja e Jozefinës ndez rrjetin, publikon foton ”hot”

Moderatorja Eva Murati, e dashura e Genar Topallit, djalit të deputetes Jozefina Topalli është kthyer një nga figurat më të komentuara të ekranit shqiptar për shkak të emisioneve që drejton, angazhimit në aktrim dhe shpesh për bukurinë e saj.

Ambiciet dhe dëshira e madhe  e Evës për të qenë e përfshirë në shumë fusha të botës së ekranit, kanë kaluar kufinjtë.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka ditur ta tërheqë vëmendjen drejt saj. Eva është shfaqur mjaft e nxehtë, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjithnjë ashtu të ëmbël dhe të thjeshtë.

Në foton e publikuar pak më parë në Instagram, Murati shfaqet artistike me make up të rënduar dhe në pjesën e sipërme të trupit pa veshje.

evaaa.PNG

Nusja e Jozefinës ndez rrjetin, publikon foton ”hot” Read More »

Divorci i Eneda Tarifës, zbulohet konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare

Pak dite me pare, mediat roze raportuan se burime te sigurta prane ciftit kishin konfirmuaar tashme ndarjen nga martesa 18 vjecare e kengetares Eneda Tarifa dhe burrit te saj Erjon Zaloshnja.

Muzikanti Zaloshnja, në fillimet e njohjes, në ndonjë intervistë, kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.

Ishte janari i vitit të kaluar 2017, kur Eneda u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” për të kënduar në një tjetër club në Durrës, e pavarur nga ai, kësaj here në bashkëpunim me Sidrit Bejlerinm shkruan Panorama.trarifa-eneda-tarifa

 

 

 

Që nga ajo periudhë, ajo nuk është parë më pranë partnerit të saj, bashkëjetesë nga e cila ka një vajzë, Arian. Sipas mediave, çifti nuk shihen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet, edhe si ortakë, pasi dihej, që prej vitesh ishin bashkëpronarë të club-it të njohur në Tiranë, por as këtë sezon, Eneda Tarifa nuk këndoi në këtë lokal. Lajmi për ndarjen e tyre u ngacmua nga fakti që të shtunën, Erjon Zaloshnja organizoi mbrëmjen inaguruese të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u pa fare në club.

Nga ana tjetër, po të shohësh profilin në “Instagram” të Enedës, ku duket që është aktive, sheh vetëm foto të saj dhe të vajzës, por asnjë me partnerin. Vetë ajo i parapriu lajmit me anë të një statusi në “Facebook”, të cilin e postoi më 1 Janar, ku shfaqet e vetme në foton ku shijon një gotë verë dhe ku flet për dështime e fitore. “E piva për 2017-ën, me të këqijat e të mirat që mbarti.

eneda-tarifa-350x350

E çuditshme, se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lart, me forcë, më përgatitje shpirtërore e profesionale. Keep it up people! 365 ditë të reja, 365 shanse të tjera vajzë”, shkruante vetë Eneda, ku lë të kuptohet se, tashmë, është beqare.

Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por, burime të afërta, tregojnë se Eneda është larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë, për të nisur një jetë të re me vajzën. Ndërkohë, në “Facebook”-n e Erjon Zaloshnjës, gjenden ende foto me Enedën, të para dy viteve ku ata shfaqeshin shumë romantikë dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit, pasi, mesa duket, kanë qenë në ditët e tyre më të mira si çift.

Çifti që s’u martua kurrë dhe fundi i lidhjes si bashkëpunëtorë biznesi

Në mars të këtij viti, Eneda Tarifa feston 35-vjetorin, por ishte vetëm 17 vjeçe kur nisi historinë e dashurisë me kompozitorin e këngëve të saj të para, që ishte disa vite më i madh se ajo. Për këngëtaren e rrymave, pop, r&b e rock dhe njëkohësisht prezantuesen televizive, karriera do të ecte paralelisht me historinë e saj të dashurisë, që nga vitet 2000.

Edhe pse kanë pasur disa ndarje të vogla, nuk dihet pse kjo ndarje e madhe erdhi pikërisht në momentin që u bënë bashkëpunëtorë të një clubi të njohur në Tiranë, të cilin e hapën bashkë me Elton Dedën. Erjoni njihet për profil të ulët në publik, kështu që për historinë e tyre të gjatë ka folur ndonjëherë Eneda, e cila, pyetjes se kur do të martohen, i është përgjigjur se kishin dëshirë që maksimumi të bënin ndonjë festë për qejf me miqtë e tyre. Nuk dihet, nëse pas lindjes së vajzës kanë organizuar ndonjë ceremoni private, duke u nisur nga fakti që në rrjetet sociale nuk është publikuar asnjë foto apo video.eneda

Edhe pse ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë, prej kohësh përflitej se historisë së dashurisë mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës i ka ardhur fundi. Bashkë prej gati dy dekadash, duket se çifti shqiptar nuk do të shfaqet tani më si çift në sytë e publikut. Prej vitesh bashkëpronarë të klub-it në kryeqytet, çelja e sezonit të ri e ka gjetur Enedën larg këtij biznesi, ndërsa Erjoni ka vazhduar punën njësoj si më parë. Tarifa u pa në fillim të këtij viti duke kënduar në një nga lokalet konkurrente, gjë që tregon më shumë për ndarjen mes tyre. Dashuria e muzikantëve u duk se u përforcua më shumë me lindjen e vajzës, Aria, por duket se gjithçka tashmë ka shkuar drejt fundit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjë prej personazheve, por mosprania e tyre si çift në evente të ndryshme apo dhe thjesht në përditshmëri, ka bërë që të mos ketë më vend për dyshime.

Çifti që ndahet dhe ribashkohet, ja ç’rrëfeu Eneda Tarifa para disa vitesh

Përveçse një kompozitor i njohur, Erjon Zaloshnja i cili njihet, së fundmi, edhe si producent i suksesshëm klipesh, ka shoqëruar karrierën e Eneda Tarifës si këngëtare. Ndonëse çifti nuk u martua ndonjëherë, lidhja e tyre komentohej si më e gjata në historinë e showbiz-it shqiptar. Në fakt, lidhja e tyre ka pasur jo vetëm uljet dhe ngritjet e saj, por edhe ndarjet e herëpashershme, të cilat i kanë tejkaluar për t’u ribashkuar sërish.

Vetë Eneda e ka komentuar marrëdhënien e tyre, dashuri të vërtetë dhe që, me kalimin e kohës, ata kanë kuptuar se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Lidhja e tyre u përforcua pak vite më parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, në kohën kur Eneda ishte prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”.66408831-fbd6-414a-8b3b-4732447af154---0-

Në një intervistë për gazetën “Panorama” disa vite më parë, pyetjes për Erjonin, ajo i është përgjigjur: “Kur një shoqja ime e gjimnazit, që jeton jashtë, më pyeti pas 15 vitesh nëse unë dhe Erjoni vazhdojmë ende dhe mori përgjigjen “po”, ajo më tha: “Nëse do të mësoja se historia jote me Erjonin ka mbaruar, do të vërtetoja që nuk kishte dashuri. Shoqet e mia të klasës, miqtë e mi e kanë si etalon lidhjen tonë, e lakmojnë në kuptimin e mirë të fjalës. Është fat të përjetosh një lidhje të tillë, pra, të jesh kaq gjatë me një person. E vërteta është se ne jemi ndarë disa herë dhe kemi kaluar ato krizat e një lidhjeje, por përsëri i kemi tejkaluar. Me kalimin e viteve, kemi kuptuar se ne nuk rrimë dot pa njëritjetrin.

Është një ndjenjë që e kemi mbajtur gjallë me shumë kujdes duke larguar tundimet që na rrethojnë, ndërkohë që nuk kemi pasur ndonjë kërcënim real. Lidhja jonë është vendim, edhe pse vazhdimin nuk mund ta parashikoj”, citohet të jetë shprehur ajo në këtë intervistë. Po, si ka qenë jeta e saj në televizion dhe si reagonte Erjoni? “Unë kam qenë gjithmonë në televizion dhe ai ka dashur që unë të jem.

eneda-tarifa-jahjaja

Erjonin e bezdis vetëm fakti që nuk ka dëshirë të bëhet objekt ,nëpërmjet meje, pasi ka një jetë të tijën dhe e ka zgjedhur kështu. Gjithsesi, në çdo rast ai më drejton mirë, më qëndron pranë për të gjitha problemet që kam në punë si një i rritur”, përfundon intervista e para disa viteve. Duke u nisur nga historiku i marrëdhënies së tyre, nuk është çudi që një ditë t’i shohim bashkë sërish

Divorci i Eneda Tarifës, zbulohet konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare Read More »

Këngetarja, nuk do ta besoni ku e ka marrë fustanin e fejesës

Këngëtarja Orgeza Zaimi njihet per stilin e saj te veshjes dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pasditja ime” në RTSH1-HD me Eraldo Rexhon, ajo kishte shkuar bashkë me disa nga veshjet e saj, ndërsa zbuloi edhe detaje të veçanta rreth vetes që ne nuk i dinim me pare.

Mes shumë të tillave ishte edhe fakti se Orgesa kishte zgjedhur që fustanin e fejesës ta blinte tek “Gabi”.

“Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose, siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – tha Zaimi, ndërsa tregonte fustanin e kuq.

Këngetarja, nuk do ta besoni ku e ka marrë fustanin e fejesës Read More »

Ardit Gjebrea habit me përgjigjen

Ardit Gjebrea ishte i ftuari i parë i emisionit “Why not”, ku në një intervistë me Roza Latin, Arditi u tregua shumë i shpenguar duke iu përgjigjur edhe një pyetjeje për seksin.

”A të del koha të bësh seks”, e pyeti Roza Lati Arditin.

Dhe Arditi nuk ngurroi të përgjigjej.

”Do habitesh, por më del.

Përtej humorit, unë besoj se me pak organizim kushdo i bën të gjitha”, u shpreh Arditi ndërsa më pas shtoi:

“Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund.

Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jem më të dobishëm”

Ardit Gjebrea habit me përgjigjen Read More »

Zbulimi tronditës, këngëtarja dhe familja e saj kërcënohen me vdekje

Zbulohet e verteta e frikshme, pasi nje nga fansat e Taylor Swift ka derguar disa email-e ku ai kërcënonte këngëtaren e famshme dhe familjen se saj se do ti vriste.

Sipas TMZ, babai i Taylor Swift mori një email kërcënues nga Frank Andreë Hoover, nga maji i vitit 2015 deri në tetor 2016.

Në email, Hoover kërcënoi të vriste Swift dhe familjen e saj.

Në secilin prej email-eve ai i referohej këngëtares dhe familjes së saj si ‘familja e demonëve’.

Në vitin 2016 është arrestuar për shkak të shkeljes së urdhërit për ti qëndruar të paktën 500 metra Taylor.

Pas koncertit të Swfit në garën Formula 1, 39-vjeçari thuhet se e ndoqi makinën e saj nga pista deri në aeroport ku një avion privat po priste për këngëtaren dhe familjen e saj.

Atje Hoover po qëndronte në një distancë nga 25 deri në 50 metra nga makina e Swift, kur truprojat morën në telefon policinë.

Hoover u arrestua nga policia e Austin për shkelje të përsëritur të urdhrit mbrojtës.

Por vështirësitë e Swift-it nuk përfunduan atje. Vetëm këtë të hënë, një 59-vjeçar në New Hampshire pretendonte të ishte i dashuri i Swift dhe i tha policisë se kishte nevojë për një armë për ta mbrojtur atë.

Njeriu u mor në pyetje nga autoritetet lokale, por nuk u ndalua.

Zbulimi tronditës, këngëtarja dhe familja e saj kërcënohen me vdekje Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com