“Université de Lorraine (France), sot me akordoi titullin Doktor i shkencave’.
Keshtu shkruan ne rrjetet sociale vajza e Jozefina Topallit, Megi per te cilen padyshim ka qene nje dite mjaft e gezuar dje, po ashtu edhe per familjen e saj.
Ai njihet për postimet tij të guximshme dhe me nota të larta humori që bën në rrjetet sociale. E kemi flalën për aktorin e njohur të humorit ka Eglein Laknori.
Ai ka postuar një foto, ku shfaqet thuajse nudo. Humoristi i spektaklit ‘2XL’ shfaqet duke pozuar në rrugët e bregdetit jugor shqiptar vetëm më mbathje, të cilat i ka kthyer në versionin tanga.
‘Drejt Europës miq’, shkruan aktori krah fotos. Kjo foto ‘hot’ e aktorit është shoqëruar edhe me komente të shumta nga ndjekësit e tij.
Ish banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere, e ftuar në emision PopCulture në Top Channel ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.
Bukuroshja theksoi se aktualisht është single por që preferon që meshkujt në jetën e saj ti ketë më të vegjël se vetja.
E pyetur nga moderatorët e emisionit PopCulture për projektet e saj të ardhshme, Xhensila theksoi se dëshiron të eksperimentojë edhe botën e kinematografisë, dhe pse jo të luajë edhe filmin e parë porno në Shqipëri, nëse pagesa do të ishte e mirë: “Aktrimi është një fushë që unë ende nuk e kam eksperimentuar por më pëlqen të luaj me zjarrin. Nëse do më jepej mundësia për të luajtur një film porno me shumë para atëherë do të pranoja. Por duhet që shuma të jetë e lartë, ndoshta një miliardë euro”.
Xhensila në intervistat e saj të mëparshme ka deklaruar se i kanë ofruar 250 mijë euro për të kaluar një natë me të, ndërkohë që në PopCulture zbuloi se personi që ia ka ofruar është një shqiptar nga Kosova.
Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show” ishin Silva Gunbardhi dhe Defri, dy këngëtarët shumë të njohur që kanë realizuar edhe këngën “Marak”, të publikuar pak ditë më parë e që ka arritur mijëra klikime.
I pyetur nga gazetari se çfarë punonte përpara se të bëhej këngëtar, Defri tha: “Kam jetuar në Itali, kam familjen, kemi një biznes familjar”.
“Po ti më përpara me çfarë merreshe?”, e pyeti sërish Ervin Kurti Defrin. “Atje”, u përgjigj këngëtari si për të mos zbuluar çfarë punonte ndërsa Alban Dudushi i tha: “Po çfarë pune ke bërë pra?”
Këtu ndërhyri Silva e cila u shpreh: “Po thuaje troç o vëlla ka punuar në ndërtim”.
“S’kemi të gjithë fatin që ta kemi mami dhe babin artist që ta kemi rrugën e shtruar. Nuk është e thjeshtë”, tha Silva.
“Atje ku punoja gjithë ditën vetëm këndoja dhe më thonin të gjithë të vija në Shqipëri t’i futesha muzikës. Më ndihmuan vllezërit që realizova klipin dhe prej 6 vitesh nuk punoj në ndërtim, jetoj vetëm me muzikë”, tregoi Defri.
“Kejsi është gocë me shumë vlera dhe meriton çdo gjë të mirë,” tha Shpresa, nëna e Stresit e ftuar bashkë me Stresin në emisionin e pasdites në Klan, tek “Rudina”.
Pasi folën për bëmat famëkeqe të të birit, erdhi momenti të diskutonin pak vajzën krah reperit. S’do të ishte Rudina pa një dedikim dhe pikërisht kjo ndodhi. Kejsi tha se s’i pëlqente të ishte person publik, se ndihet në siklet, por dy fjalë vjehrrës ia tha:
“Në fillim ty do të të drejtohem Mimi. Ti për mua je shumë e rëndësishme jo se je nëna e Kejdit, por edhe se ke një zemër shumë të madhe. Ke qenë gjithmonë një mbështetje shumë e madhe për ne.[…]”
Fjalët emocionuan dhe përlotën Shpresën, e cila tregoi momentin e takimit të parë me nusen e ardhshme dhe fjalët që i tha:
“Ajo ka bërë një xhest për mua që nuk harrohet asnjëherë. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet, diku për Vitin e Ri. Për mua ka shumë rëndësi impakti i parë me njerëzit. Më ngjiti menjëherë. Në bisedë e sipër me Kejsin, teksa po pinim kafe, më thotë ‘dëgjo Mimi’. Mimi më thërrasin mbesat dhe Kejsi. Unë e di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kam menduar që kur të kurorëzohemi dhe Stresin të vijë për Kanada, të të bëj një dhomë gati. Sa herë që Stresin ta marri malli për ty, ti të vish dhe ta kesh dhomën e mbyllur. Në momentin që të vish, të hapësh derën tënde. Ishte një emocion i paparë. Është e rrallë që një vajzë që rritet në perëndim të të thotë ato llafe.”
Momentalisht, Stresi dhe Kejsi po jetojnë në Tiranë derisa reperi të publikojë albumin e tij të tretë dhe të përfundojë angazhimet artistike. Më pas s’i dihet.
Data 17 shkurt është duke ofruar dhe pas konfirmimit, që për këtë datë do të këndojë edhe Rita Ora, kanë filluar edhe të përfliten, se cilët këngëtarë shqiptarë do të këndojnë në koncertin e saj
Rita Ora do të jetë ajo që pritet të këndojë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.
Deri me tani ishte thënë se ajo nuk do të vije, sot është konfirmuar zyrtarisht, që Rita do të këndojë për 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Prishtinë.
Këngëtarja pritet që të vijë për këtë ditë në Prishtinë.
Më herët Express kishte raportuar se në manifestimin për 10 vjetorin e pavarësisë organizatorët kishin kontaktuar me dy këngëtarët kosovare, Rita Orën dhe Dua Lipën.
Sipas burimeve Rita Ora kishte pranuar të vijë dhe të këndojë pa para, por Dua Lipa jo, pasi mësohet se ajo ka kërkuar të paguhet 200 mijë euro për të kënduar në këtë koncert.
Ndërsa së fundmi ëstë mësuar, se i pari që është kontaktuar për të kënduar në këtë manifestim nga këngëtarët vendas është reperi Ledri Vula.
Ledri pritet që të jetë njëri prej këngëtarëve, që do të dalë në skenë para ngjitjes së Ritës në skenë.
Të tjera të dhënë në lidhje me këtë aktivitet pritet të zbulohen në ditët e ardhshme.
Është një nga këngëtaret shqiptare më të pëlqyera. Këtë herë këngëtarja Poni ka vendosur të ndryshojë pamjen e saj, dhe e ka nisur këtë ndryshim pikërisht me flokët.
Nga të zeza pis, Poni ka vendosur t’i çelë më shumë dhe këtë ndryshim e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Ndoshta këngëtarja është duke përgatitur ndonjë produksion të ri muzikor.
“Vrava një burrë, telefononi dikë”, këto janë fjalët e thënë në panik nga këngëtarja Enca Haxhia, ndërsa para makinës së saj shihet një trup që nuk lëviz.
Videon këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Snapchat, ndërsa siç shkruan Express, ajo dëgjohet duke ulëritur.
Edhe pse në mbishkrimin e videos duket sikur ka ndodhur diçka e rëndë, në fund ajo zbulon se ishte thjeshtë një shaka që kishte menduar me mikun e saj.