ShowBiz

Shokon Robert Aliaj: Kisha qejf kur më gjuanin mamin, më kujtohen gjokset e saj…

Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të pazakontë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, transmetuar këtë mbrëmjen, kur tha se i kanë ngelur fiksim gjokset e së ëmës.

Ishin të buta, ishte vendi ku më zinte gjumi, tha ai teksa fliste për fëmijërinë.

Më tej, shtoi “nuk ka asgjë të keqe nëse dikush të komplimentin motrën apo nënën”.

“Do doja ta gjuanin, kisha qejf kur e gjuanin”, u tha, duke iu referuar së ëmës.

Teksa tregoi se model femre për të është mamaja e tij, u shpreh: Unë dua një model femre me forma të kolme, amvisë, t’i ngjajë pak mamit tim, të jetë e butë.

Shokon Robert Aliaj: Kisha qejf kur më gjuanin mamin, më kujtohen gjokset e saj… Read More »

Grimieri i Kim Kardashian: E shaj shqip kur më mërzit

Eventi “ODA” i organizuar disa ditë më parë në Pallatin Presidencial bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë.

300 të ftuar të përzgjedhur mes politikës, artit, televizionit dhe biznesit ishin aty për tu njohur nga afër dhe për të krijuar kontakte, me qëllim promovimin e traditave të të gjitha trevave shqiptare. Shqiptarët u bënë bashkë nën petkun e sharmit dhe elegancës.

Të ftuarit shoqëroheshin nga zonjushat e veshura me motive tradicionale.
Pjesë e këtij eventi ku nuk mongoi kamera e “Jo vetëm modë” ishte edhe grimieri i famshëm i Kim Kardiashian, Mario. Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi.

Vetëm pas pak ditësh ai do të jetë edhe në emisionin “Xing me Ermalin” ku në një pjesë ekskluzive për “Jo vetëm modë” Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.

E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri.

Grimieri i Kim Kardashian: E shaj shqip kur më mërzit Read More »

3 çastet kur modelja nga Peja ju lë pa mend

Modelet janë ato që komentohen më së shumti në shoubizin shqiptar. Puna e tyre bënë që ato të jenë pjesë e pandashme e shtypit rozë.

E këtu bënë pjesë edhe modelja nga Peja, Kaltrina Lulaj e cila shquhet për format trupore bombastike për të cilat nuk ndalet së punuari edhe në palestër. Për publikun, modelja u bë e njohur që nga intervista e saj e dhënë për një emision, ku tregoi historinë e dhimbshme për të dashurin e saj që tashmë nuk jetonte, e që gjatë intervistimit filloi edhe të qante.

Megjithatë, Kaltrina tashmë njihet edhe për jetën luksoze që ka dhe brendet e njohura që posedon. Më poshtë ju sjellin 3 imazhet me të cilat provokon keq.

3 çastet kur modelja nga Peja ju lë pa mend Read More »

Valbona Mema akuza Artjola Toskës: Nuk të lejoj të më heqësh bukën e gojës

Shtëpia e IN “Një kat më lart” është kthyer shumë shpejt në vendin ku artistët rrëfejnë jo vetëm të pathënat e jetës artistike por edhe asaj personale. Në një intervistë të rrallë, dominuar i gjithi nga sinqeriteti , këngëtarja Valbona Mema tregoi shqetësimin e saj prej shumë kohësh.

Përballë moderatorit Ermal Peçi ajo tha se Artjola Toska është duke e luftuar. Sipas saj, ajo i ka ndërhyre aty ku nuk duron dot më, tek fëmijet e saj!

“Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes por nësë vazhdon me këtë ritem duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”- tha e emocionuar Valbona Mema.

I vendosur përballë këtij rrëfimi Ermali tha se fton edhe Artjolën në studio n.q.s dëshiron të sqaroj këtë situatë, teksa pyet Valbonën nesë janë konfliktuar nga afër me njëra-tjetrën, nëse vet ajo e ka ofenduar apo diçka e ngjashme.

“Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat do t’ja them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tëndë. Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullësisë te vazhdoj punën e tij” – vijoi Valbona. Këngetarja shtoi se e ka mbajtur për vete këtë shqetësim prej vitesh, por edhe durimi ka kufi. Ajo falenderon Ermalin për çiltërsinë, siç thotë, që e bëri të fliste për herë të parë.

Por a mendon këngëtarja se e gjithë kjo situatë është tejet e shëmtuar, që dy artiste të kënë këtë konflikt? Për të shkrirë pak akujt, Ermali e pyet me humor nëse do të ftontë Artjolën në dasmën e një prej fëmijvë të saj, teksa Valbona e ka përgjigjen e saj (shiko videon pas minutes 23)

Ndiqni për më shumë intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hlnVJ-MtFjA]

Valbona Mema akuza Artjola Toskës: Nuk të lejoj të më heqësh bukën e gojës Read More »

Stresi: Do të këndoja një këngë të Noizyt nëse…

Në “Shiko Kush LUAN”, mes të ftuarve të kësaj të shtune ishte edhe rreperi Stresi.Ai njihet për rivalitetin, që hera-herës ka tejkaluar konkurrencën thjesht muzikore me Noizyn.

Në njërën nga lojërat, Stresi u vendos përballë një pyetjeje të vështirë: Do të zgjidhje të këndoje një këngë të Noizyt apo të mos dëgjohej më asnjë këngë e jotja?

Kjo ishte pyetja që Stresi iu përgjigj duke thënë se po i surprizon të gjithë.

“Po ju surprizoj! Po them që “Po”, ishte përgjigjja e tij.

Një tjetër pyetje e vështirë ishte edhe ajo nëse do të kishte mundësi të shpëtonte vetëm një njeri, kë do të zgjidhte, mamanë apo të dashurën. Stresi u përgjigj duke zgjedhur “mamanë”.

Stresi: Do të këndoja një këngë të Noizyt nëse… Read More »

Olti Curri dhe Olta Gixhari mesazhe të ‘koduara’ mes tyre në Instagram!

Është aktualisht një nga aktoret më seksi dhe më të ndjekura të showbizit shqiptar.

Ndonëse kohët e fundit bukuroshen seksi Olta Gixhari nuk e kemi parë në ndonjë shfaqje të re në teatër, sërish ajo bën të flasë për të përmes postimeve në rrjete sociale.

Në fotot e saj më të të fundit përveçse bie në sy se duket mjaft seksi, dallohen edhe disa komente të shkëmbyera me blogerin Olti Curri. Fillimisht ai i shkruan: “Si ta kuptoj? Apo hi there, siç e lexoj?.”

Më pas Olta ka vijuar duke i thënë Oltit që ta marrë personale. Duket se pas këtij komenti blogeri e ka kuptuar mesazhin pasi i ka shkruar aktores: “Ja kshu dua te me flasesh , hapur,”-përfundon blogeri.

Duket se dy miqtë e mirë kanë përdorur disa mesazhe të koduara për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin.

ImageImageImageImage

Olti Curri dhe Olta Gixhari mesazhe të ‘koduara’ mes tyre në Instagram! Read More »

Diçka nuk shkon me këtë FOTO të Greta Koçit

Greta Koci është këngëtare shumë e dashur për publikun. Greta është një prej emrave të estradës që është shumë aktive në rrjete sociale.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të zi, i cili i vinte në pah asetet e këngëtares.

Edhe pse dukej tejet tërheqëse në këtë veshje dhe pranoi komente pozitive nga ndjekësit, ishte një detaj që të binte në sy në këtë imazh.

Detaji tek të pasmet e Gretës të shton dyshimet se në foto është përdorur fotoshopi, për ndryshe këngëtarja dukej shumë seksi.

Image

Diçka nuk shkon me këtë FOTO të Greta Koçit Read More »

I vinte zor të thoshte që jam shqiptare, këngëtarja që po çmend Greqinë, shkon në Eurovizion me shtetin që se prisnim

Bëri lëmsh mediat greke duke u prezantuar si këngëtare latine, por pas një sërë mohimesh, këngëtarja e njohur pranoi se ishte shqiptare.
Edhe pse refuzon origjinën e saj nga Fieri, identiteti i vërtetë i Eleni Foureira është Entela Fureraj.

Ajo është një nga këngëtaret më të sukseshme në Greqi dhe tashmë duket se ka arritur majën e vlerësimeve.

Në prag të Festivalit Evropian shumë presin që ajo të prezantoj Greqine në këtë garë, por jo, Entela sërish surprizon.

Ajo dhe kompozitori Alex Papaconstantinou jane duke regjistruar këngën e Qipros për në Eurovision 2018.

Lajmi vjen pasi shtëpia diskografike e Eleni Foureira-s konfirmoi që enti publik televiziv qiprioit i ka propozuar zyrtarisht këngëtares për të përfaqësuar shtetin ishullor në Lisbone.

I vinte zor të thoshte që jam shqiptare, këngëtarja që po çmend Greqinë, shkon në Eurovizion me shtetin që se prisnim Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com