ShowBiz

Të gjithë në Klan! Ja dyshja e famshme që do t’i bashkohet televizionit.

[sgmb id=”1″]

Merkatoja e televizionit duket se nuk ka përfunduar ende ndërkohë që sezoni i ri televiziv është fare pranë. Lëvizja më e re është bërë nga televizioni “Klan”, që pas rekrutimit të Marina Vjollcës e disa emrave të tjerë, ka bërë pjesë të këtij televizioni edhe dy emra të tjerë.

 Bëhet fjalë për shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela që siç bën me dije “Anabel.al”, do të zhvendosen në “Klan” për një  emision të ri gatimi, që do të mbajë vulën e producentëve Pandi dhe Bledi Laço.

Alfio dhe Indriti morën famë që prej spektaklit “MasterChef” në “Top Channel”, ndërsa më pas u transferuan në “In Tv” për emisionin e përjavshëm “Kripë dhe Piper”.

Të gjithë në Klan! Ja dyshja e famshme që do t’i bashkohet televizionit. Read More »

U padit se rrihet burrin, këngëtarja shqiptare nis një tjetër histori dashurie me biznesmenin.

[sgmb id=”1″]

Divorci i Suela Kalasë dhe Saimir Çilit u trajtua gjatë në media për shkak se konflikti i tyre nuk mbeti një çështje brenda çiftit.

 Ndoshta ata nuk e kanë fshirë nga jeta e tyre atë ngjarje traumatike, megjithatë Suela duket se zemrës i ka gjetur shërim.

Në faqen e saj, ajo ka postuar një foto me një mashkull dhe të gjithë të njohurit e urojnë, që tregon që kjo foto është një shpallje publike e historisë së re të dashurisë.

Revista Who ka shkruar që mashkulli në foto është një sipërmarrës me aktivitetin e tij në Itali. Nuk dihet sesi iu janë kryqëzuar rrugët, por e rëndësishme është që Suela dhe partneri i ri ndihen mirë.

Suela jeton në Tiranë me vajzën e saj, Isea. Pas divorcit me Saimir Çilin, gjykata ka vendosur që Suela do të mbante vajzën e tyre të vetme. Tashmë duket se nga psikologia që e kemi dëgjuar edhe të këndojë në skenë, do të kemi edhe lajme të bukura me entuziazmin që  fal një dashuri e re.

U padit se rrihet burrin, këngëtarja shqiptare nis një tjetër histori dashurie me biznesmenin. Read More »

“Kurrë nuk kam menduar se do të më ofendonit”,Adrola Dushi indinjohet me fansat, merr një vendim!

[sgmb id=”1″]

Së fundmi modelja e njohur Ardiola Dushi është indinjuar nga fansat e saj.  Madje kjo situatë e ka prekur shumë atë. 

Ajo kishte postuar një foto me të birin ku e puthte në buzë por më pas e ka hequr nga rrjetet sociale. Ky vendim erdhi pasi  komentuesit shpërthyen në kritika. Adrola e ka fshirë foton por ka lënë dhe një shënim në statusin më pas për të gjitha ata që e ofenduan për përgjegjshmërinë e saj si nënë. 

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mia dhe mos të merresha me komentet ofenduese por e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatinë tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj, të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë.
Kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si unë ia transmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera.
Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vetëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktor, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo, aq më pak të më ofendoni.”, u shpreh modelja e njohur.

“Kurrë nuk kam menduar se do të më ofendonit”,Adrola Dushi indinjohet me fansat, merr një vendim! Read More »

Klaudia Pepa konfliktohet me komentuesen: Burri të solli në Itali dhe ti shkon dhe më merr poza.

[sgmb id=”1″]

Divorci i çifitit Klaudia-Albi ishte diçka e papritur nga të gjithë. Shkak sipas tyre, ishte largësia nga njëri tjetri duke qenë se Albi jetonte në Shqipëri ndërsa Klaudia kishte vazhduar një karrierë të suksesshme në Itali si dhe ka hapur shkollën e saj të baletit atje.

Por ndarja e tyre i ka ndarë edhe ndjekësit e çiftit në dy klane të ndryshme. Madje me njërën prej tyre Klaudia është konfliktuar në komente.

“Boll me këto poza. Sa u ndave me burrin, del në shesh. Nuk ma kishte marrë mendja që do të ndaheshe me burrin që të solli në Itali”-shkruan komentuesja. “Zemër në Itali erdha me avion dhe direkt në Mediaset. Cdo histori ka një fillim e një fund, nuk ëhstë fundi i botës. Në një raport, në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”- iu përgjigj komentueses Pepa.

Klaudia Pepa konfliktohet me komentuesen: Burri të solli në Itali dhe ti shkon dhe më merr poza. Read More »

Alban Skënderaj flet për herë të parë pas vdekjes së mamasë .

[sgmb id=”1″]

Këngëtari i famshëm Alban Skënderaj pak kohë më parë ka humbur nënën.

Sot ai ka postuar një foto me nënën e tij më shkrimin:

Mendoja se isha i afte me fjalet por me dridhet zeri sa here qe mendoj per ty. Gjuha e zemres nuk ka nevoje per fjale!
TE DUA PERJETESISHT ENGJELLI IM ❤

Alban Skënderaj flet për herë të parë pas vdekjes së mamasë . Read More »

Ja kush janë partneret e moderatorëve më të njohur shqiptarë…

[sgmb id=”1″]

Ata janë ndër personazhet më të përfolur në mediat shqiptare por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për partneret e tyre.

Të gjithë e dinë se Arian Çani, Blendi Fevziu, Adi Krasta, Ardit Gjebrea, Agron Llakaj kanë përkrah të njëjtin partnere prej vitesh tashmë, por pak e dinë cilat janë ato: si quhen, si duken apo çfarë profesioni kanë. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani në INTv ju prezanton me parteneret e moderatorëve më të njohur shqiptarë.

Brikena Krasta

Bashkëshortja e moderatorit të njohur Adi Krasta, deri pak vite më parë, ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës. Ajo është mbështetësja e tij më e madhe ne karrierë.

Anila Gjebrea

Bashkëshortja e producentit dhe moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, përmendet shpesh, por nuk shfaqet pothuajse kurrë me imazh. Ajo punon pranë Arditit. Bashkë janë prindër të dy fëmijëve.

Ines Fevziu (Ajdini)

Ai është një nga moderatorët më të njohur të televizioneve shqiptare, Blendi Fevziut por të paktë janë ata që e njohin partneren e tij dhe nënën e dy fëmijëve, Ines Ajdini. Ajo shfaqet rrallë, vetëm në evente. Ka një agjenci udhëtimi

Kostandina Llakaj

Agron Llakaj ka folur shpesh për gruan e tij. Ai e përmend thuajse në çdo intervistë dhe ajo shkon çdo javë dhe si publik shijon shfaqjen e bashkëshortit. Kostandina është një mbështetëse e fuqishme e punës së tij dhe karrierës. Pavarësisht të gjithave shumë pak mund ta njohin atë.

Enida Petro

Enida Petro eshte bashkëshortja e moderatorit Arjan Çanit, dhe ai e thërret “Pufi”. Ajo ka mbaruar studimet për Stomatologji dhe sot punoni si stomatologe. Dhe me Çanin janë njohur në Klanin e natës dhe ajo e mbështet gjithmonë për çdo gjë, shkruan “Intv.al”

Ja kush janë partneret e moderatorëve më të njohur shqiptarë… Read More »

Këto janë këngëtaret që guxuan shumë me “look”-un në klipet e tyre.

[sgmb id=”1″]

Edhe pse ndonjëherë të “frikshme”, këto janë këngëtaret që të gjithë ju i doni…

Të jesh një këngëtare e suksesshme në ditët e sotme, nuk do të thotë vetëm të kesh zë shumë të mirë, por duhet kujdes i veçantë për pamjen dhe stilin në veshje.

Këngëtaret femra janë ato të cilat i duhet të kujdesen më së shumti për të qenë në koherencë me modën dhe tendencat më të fundit.

Por disa nga këngëtaret shqiptare janë më të guximshme dhe gjithmonë eksperimentojnë me ‘look’-un e tyre. Videoklipet e tyre pëlqehen shumë dhe kjo pasi ato nuk dinë të jenë njësoj gjithmonë por ato dinë se çfarë do publiku dhe kështu kanë bërë.

Duke ekperimentuar ato kanë guxuar shumë dhe kanë ardhur në videoklipet e tyre ndryshe dhe paksa me një look ‘crazy’.

Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv foli për këto 5 këngëtare shqiptare që guxuan shumë në klipet e tyre.

1) Aurela Gace dhe MC.Kresha-Cash

2) Dafina Zeqiri ft Ledri Vula – Pom Pëlqen

3) Nora Istrefi – Nora nuk o njësoj

4) Tuna – I Asaj

5) Ronela Hajati -Mos ik

Këto janë këngëtaret që guxuan shumë me “look”-un në klipet e tyre. Read More »

Habit Eni Çobani: “Ju rrëfej amanetin që i kam lënë djalit para se të vdes…”

[sgmb id=”1″]

Juristja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eni Çobani gjatë një interviste në emisionin “Thumb” ka shprehur amanetin që i ka lënë ajo djalit të saj në momentin kur do të ndahet nga jeta.

“Nuk duhet lënë pas dore vetja, gruaja duhet të jetë gjithnjë e mirëmbajtur. I kam lënë edhe ca porosi djalit, kur të iki nga kjo botë se si dua të jem në momentin që iki. Unë dua të iki kështu siç njerëzit më njohin, në këtë formë, estetikisht mirë, e kuruar mirë sepse ky është një respekt ndaj vetes dhe ndaj atyre që të rrethojnë”, – tregon Eni Çobani.

Kjo deklaratë sigurisht që ka habitur personat që e simpatizojnë atë por padyshim që ky nuk është një nga amanetet më të çuditshme që kemi dëgjuar.

 

Habit Eni Çobani: “Ju rrëfej amanetin që i kam lënë djalit para se të vdes…” Read More »