ShowBiz

E kuqja, ngjyra e thonjve më shik për këtë vjeshtë!

[sgmb id=”1″]

Jemi në stinën që duhet të tregoni sa më shumë kujdes me duart e t’i keni gjithmonë të kuruara! Kur të vijë momenti i shumëpritur që ju duhet të ndryshoni ngjyrën e thonjve, për këtë vjeshtë përgjigja është e kuqe!

Me ngjyrën e kuqe do të jeni gjithmonë të pagabueshme! Nëse preferoni manikyr apo xhel, ja tonalitet mbizotëruese të së kuqës të stinës:

E kuqja bordo, është një zgjedhje perfekte për periudhën vjeshtë-dimër!

E kuqja e sfumuar, është një trend që vijon nga sezoni kaluar ku ngjyra e kuqe sfumohet bukur me një nuancë më të errët.

E kuqja e shoqëruar me dekor, ju jep një pamje më shik e këshillohet për raste me rëndësi të veçantë e tepër speciale.

Forma e thonjve tendencë janë thonjtë e shkurtër praktikë ose me rrumbullakësinë e bajames. Si ju duken këto tendenca? Propozojani estetistes suaj!

E kuqja, ngjyra e thonjve më shik për këtë vjeshtë! Read More »

Sidrit Bejleri ka dy fjalë për vajzën e tij të ndjerë.

[sgmb id=”1″]

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sidrit Bejleri ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë.

Sot, Sofia do të mbushte 10 vite jetë por që u nda nga jetë kur ishte vetëm 19 muajshe- shkruan Indeksonline.

Bejleri, thotë se duhet ta dijmë që askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.

Shkrimi i plotë i tij:

Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.  Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha… Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!

Sidrit Bejleri ka dy fjalë për vajzën e tij të ndjerë. Read More »

Ndodhë edhe kjo, Bleona mbulohet sot .

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja Bleona Qereti e ka nisur ditën sot me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ajo ka uruar festën e Kurban Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në këtë fotografi, këngëtarja shfaqet e mbuluar kokë e këmbë përpara xhamisë së sheik Zajedit, në Arabinë Saudite.

“Të gjithë besimtarëve Musliman gëzuar nga zemra kurban bajramin. Zoti ju bekoftë!”(sic.), ka shkruar Bleona përbri fotografisë.

Ndryshe nga çdo paraqitje e saj e ekspozuar në rrjetet sociale, kësaj here ajo befason fansat me një dukje më ndryshe, nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Sigurisht që komplimentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar nga ndjekësit e saj të shumtë.

Ndodhë edhe kjo, Bleona mbulohet sot . Read More »

Xhensila dhe Besi e mbajtën të fshehtë, thanë për 1 shtatorin, por martohen sot.

[sgmb id=”1″]

Dasma e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut ka qenë kryefjala e mediave rozë. Fustani, ftesat, të ftuarit kanë qenë detajet që kanë kuriozuar publikun deri më tani. 

 Pak ditë më parë u zbulua që çifti do martohen më datë 1 shtator. Megjithatë burime të Tabloid.al bëjnë me dije se dasma do të mbahet sot. 

Dasma e sotme do të mbledhë familjarët e të afërmit e tyre. Ndërsa në dasmën e 1 shtatorit janë të ftuar vetëm personazhet VIP.

Xhensila dhe Besi e mbajtën të fshehtë, thanë për 1 shtatorin, por martohen sot. Read More »

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe

[sgmb id=”1″]

Këngëtari dhe kantautori i njohur i skenës shqiptare, Flori Mumajesi ka një lajm të keq për të gjithë ne.

Prej kohësh po përjeton dhimbje të shumta si shkak i një problemi shëndetësor në pjesën e krahërorit. Për këtë arsye, Flori është detyruar të tërhiqet nga të gjitha koncertet e parashikuara për këtë sezon vere dhe t’i dedikohet tërësisht rikuperimit të shëndetit.

Lajmin e ka bërë publik disa orë më parë në rrjetet sociale dhe tregon se dhimbjet e mëdha me të cilat përballet kohët e fundit e kanë detyruar artistin të marrë këtë vendin të vështirë dhe të heqë dorë përkohësisht nga angazhimet muzikore.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert.Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive. Ju dua”, shkruan Mumajesi.

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe Read More »

50 mijë ndjekës në Instagram të Ponit, ky është mesazhi i saj.

[sgmb id=”1″]

Falë zërit të saj dhe linjave të saja, Poni ka arritur që të mbledhë rreth vetes një numër të madh të fansave.

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.

Këtë gjë e dëshmon edhe numri i folloëers që ajo ka tashmë në Instagram.

Në 50 mijë, ka arritur numri i atyre që tashmë i ndjekin të gjitha aktivitete e Ponit me këtë rast edhe këngëtarja ka shfrytëzuar rasti  t’i falenderojë ata. /Indeksonline/

50 mijë ndjekës në Instagram të Ponit, ky është mesazhi i saj. Read More »