ShowBiz

6 tendencat më IN të vitit 2018 dhe 6 trendet që do të zhduken pa lënë gjurmë

A do të ishte shumë herët të flisnim për trended e vitit 2018? Të flasësh për modën nuk është asnjëherë keq, ndaj Living do të ndajë me ju fotogalerinë e mëposhtme e cila përmbledh tendencat In të vitit 2018 dhe tendencat që do të zhduken pa lënë gjurmë !

IN

1.Xixat (Duke filluar nga këmbët e deri tek makeup-i i fytyrës)

2.Kostumet një ngjyrëshe të qepura

zimcwrt

3.Aksesorët e bardhë

4.Xhaketat me vata për të theksuar këtë pjesë të trupit

inf
5.Pardesytë klasike

6.Ngjyrat pastel

OUT
1.Pantallonat e gjera MAxiSize

2.Bluzat me shpatullat zbuluar

veshjetette
3.Choker (varëset e faqes)

4.Stili Boho Chic nuk do të jetë protagonist në vitin 2018

gjeratout

5.Çantat në stilin e kovës

6.Xhaketat Bomber (të fryra)

bomertt

6 tendencat më IN të vitit 2018 dhe 6 trendet që do të zhduken pa lënë gjurmë Read More »

‘Ti nuk din as më ma lyp’Ja kujt i dedikohet kënga e Bleones

Me një karrierë prej më shumë se dy dekadash në skenën shqiptare, Bleona Qerreti numëron këngë të shumta në repertorin e saj. Mirëpo, një ndër këngët më të famshme të saj që vijon të përflitet ndonëse kanë kaluar vite të shumta nga publikimi, është pikërisht kënga “Ti nuk din as me ma lyp”.

Kënga asokohe bëri bujë për shkak të titullit mjaft provokues, mirëpo bujën e vërtetë e ka bërë sot, më shuëm se 10 vite më pas, pasi në studion e “Xing me Ermalin”, Bleona Qerreti zbuloi se ajo në fakt i dedikohet dikujt. “Realisht unë atë këngën ia kam bërë dikujt. Domethënë është një histori e vërtetë pas këngës.”- u shpreh Bleona.

Deklarata e saj surprizoi publikun dhe drejtuesin e emisionit Ermal Mamaqi, i cili këmbënguli që këngëtarja të zbulonte identitetin e personit të cilit i dedikohet kënga. “Nuk është me rëndësi të merremi me emra. Ai është shumë i madh tani dhe ka qenë i madh edhe atëherë. Unë dhe Agim Doçi e kishim fjalën për fenomenin.”- u shpreh Bleona Qerreti, duke refuzuar të zbulojë emrin.

Megjithatë, referuar tekstit në të cilin thuhet “hiq kravatën që ke në fyt”, ajo me siguri i dedikohet një zyrtari dhe siç la të kuptohej Bleona në shakatë e saj me Mamaqin, bëhet fjalë për një politikan.

‘Ti nuk din as më ma lyp’Ja kujt i dedikohet kënga e Bleones Read More »

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje, ja kush ia paguan pushimet luksoze

[sgmb id=”1″]

Teksa shumë të tjerë bëjnë pushime 1 herë në vit, Aurela Hoxha ka luksin të pushojë e të bëjë udhëtimë disa herë në vit. Maldive, Ibiza, Tajlandë janë disa nga vendet ku Aurelën e shohim thuajse çdo vit. Por kush ja paguan modeles këto udhëtime?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Aurela zbuloi se pushimet ja paguan një sponsor. Ndërsa moderatori Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë: “Kaq koprac e paske të dashurin…”. “Si ka mundësi që të gjitha vajzat e famshme nuk thonë asnjëherë që pushimet ja paguan i dashuri”, e pyeti Ermali Aurelën.

“Mendoj që kur ti udhëton me të dashurin, nuk ka vend për të thënë se kush i pagon sepse ai nuk është sponsor. Është logjike që i dashur të të paguajë udhëtimin. Nëse udhëton për punë dhe mbulon shpenzimet e tua nuk ka asgjë të keqe, nuk do të thotë që i dashuri jot është koprac. ,”, u shpreh Aurela. 

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje, ja kush ia paguan pushimet luksoze Read More »

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës

[sgmb id=”1″]

Avon, kompania për femra, është lider në botën e kozmetikës, me afro 11 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Si një nga kompanitë më të mëdha të shitjeve direkte, Avon prezantohet nga më tepër se 6 milionë Klientë të Privilegjuar Aktiv.

Produktet Avon ofrohen në 140 vende të botës dhe linja e produkteve të saj përfshin produkte makiazhi, përkujdesi për trupin, aroma, modë, dhe produkte për shtëpi, ndërsa spikat me linjat e njohura si Avon Color, ANEW, Skin-So-Soft, Advance Techniques dhe Avon Naturals.

Avon është kompani globale e listuar në Bursën e New York (simboli AVP) Si një kompani për femra , ofron mundësi të shumta që ato të ndjehen të pavarura ekonomikisht duke përfituar nga benefitet e të qenit pjesë e Avon.

Mund ta gjeni lehtësisht në: VLORE . Zona 02 – Rruga ”Veledin Kollozi”, Lagja 28 Nentori, Pallati 2, Kati i 2-te Menaxher zone: Ermelinda Miraka Cel: 0697051739; e-mail: [email protected]

Produkte kozmetike, Make up-falas, Muzikë, Argëtim, Mundësi punësimi .

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës!

Të shtunën, Avon në Vlorë! 28.10.2014 Në Pedonale (pranë Tv Led)

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës Read More »

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu

[sgmb id=”1″]

Rona Nishliu është këngëtarja e njohur shqiptare e cila shquhet për vokalin e saj.

Ajo nuk është shumë aktive me projekte dhe në këtë mënyrë edhe paraqitjet e saj televizive janë më të rralla, shkruan Indeksonline.

Së fundi Rona ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën shfaqet shumë më ndryshe se që e kemi parë më herët.

Në këtë fotografi ajo shfaqet me flokët e shkurta, me veshjen e thjeshtë. Për më tepër shikoni fotografinë.

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu Read More »

Kush e bënë të qesh me mëngjes Arbana Osmanin?

[sgmb id=”1″]

Arbana Osmani, prezantuesja e njohur shqiptare së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ajo duket se po qesh shumë, kjo sepse në krah e ka aktorin e Portokallisë, Florjan Binaj apo siç njihet në publik si polici.

“Morning” apo mirëmengjes ka qenë shkrimi në këtë foto./Indeksonline/

Kush e bënë të qesh me mëngjes Arbana Osmanin? Read More »