ShowBiz

Bëhu i pasur ose vdis duke u përpjekur: Luana zbulon rrogën spektakolare!

Luana Vjollca është kthyer në një prej figurave kryesore të “Top Channel” dhe këtë e vërteton fakti që drejton emisionin prime time të shtunën në mbrëma, që zakonisht i besohet emisioneve më të rëndësishme të një televizioni.
Duke qenë jo vetëm prezantuese por edhe bashkautore e “Shiko kush luan”, mund ta merrni me mend se shpërblimi është i majmë. Ajo thuajse e zbuloi dje, gjatë lojës “Ndaje ose haje”, kur i duhet ose t’i përgjigjet një pyetjeje, ose të hajë ushqimet aspak të ngrënshme mbi tavolinë.
E pyetur nga Bes Kallaku sa ia kanë rritur rrogën tani që është bërë autore, Luana e pa tërë siklet, u mendua ca dhe tha:
“Ok, po them një 5-she, po sa 0 ka mbrapa, nuk po e them.”, dhe meqë s’e zbuloi të tërën piu filxhanin me salcë tabasco.
Që nuk i kanë shtuar 50 mijë të vjetra, nuk ia kane shtuar. Por edhe 500 mijë të vjetra, duke patur parasysh se rroga si drejtuese programi rrotullohet tek mijëshet e eurove, nuk besojmë. Luana e kishte fjalën për një 5 milionësh.?!

Bëhu i pasur ose vdis duke u përpjekur: Luana zbulon rrogën spektakolare! Read More »

A është Arian Çani më i paguari i Klanit? E tregon ai rrogën e tij marramendëse

Arjan Çani është një nga prezantuesit më të paguar në televizionet shqiptare, me një karrierë të gjatë prej disa vitesh.

Mbrëmjen e djeshme Çani i ftuar në emisionin “Why Not” në “Ora News”, ka folur për jetën private, karrierën dhe rrogën marramendëse. Teksa është pyetur sa e ka rrogën, Çani ka thënë se e ka shumë të lartë por s’ka preferuar të japë shifra.

Sakaq gazetari tregon se në fillimet e tij nuk ka qenë materialist, pra nuk bënte diçka vetëm për rrogë, por dëshironte që gjithçka t’i dalë mirë.

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët,” u shpreh ai.

A është Arian Çani më i paguari i Klanit? E tregon ai rrogën e tij marramendëse Read More »

Habit këngëtarja shqiptare: Si e kapa ‘mat’ politikanin e njohur duke vjedhur lekë

Këngëtarja e njohur, e cila konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur për karrierën e saj muzikore si dhe jetën personale.

Ajo tregoi në emision edhe një histori se në kohën kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe dhe një organizator i një koncerti që tashmë është një politikan i njohur në Kosovë është kapur duke vjedhur para.

“Organizatorin e një koncerti kur kam qenë 14 vjeçe, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, e kam zënë me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se mendova mos do vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbë e kam rrëzuar në tokë. Më pas, e kanë rrahur kolegët që ishin aty se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë”, ka thënë këngëtarja.

Habit këngëtarja shqiptare: Si e kapa ‘mat’ politikanin e njohur duke vjedhur lekë Read More »

Shkodra si Afrika dhe India, shkodranja bën për “ujë të ftohtë” miliarderen: Me dy qese bëre…

Një furtunë të vërtetë në rrjet shkaktoi deklarata e modeles shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tha se në Shkodër shumë familje jetojnë si në Afrikë dhe në Indi.

Çunmulaj në gusht të këtij viti ndërmori një aksion për të ndihmuar disa familje në nevojë në Shkodër. Pas këtij aksioni ajo apeloi pak ditë më parë sërish për ndihmë ndaj fëmijëve të varfër të Shkodrës.

Shqiptarët u ndanë gjatë gjithë kësaj jave në dy kampe: Në ata që e mbështetën në këto konkluzione Eminen dhe në të tjerë që e falenderuan për ndihmën e dhënë për familjet në nevojë, por i kërkuan të mos ekzagjerojë.

“Nuk ke pse e krahason Shqiperin me Afriken as me Indine dhe me asnji vend tjeter.. Me ato dy qese ndihma qe ju çove ti nuk i bane rehat as nuk i shpetove se çdo gja po e bani veç me marre fame si njerez human , nuk e levizni kamen pa mediat .. Jep me zemer e dashur ske pse i ban publike dhe falendero Zotin qe fmijes tan nuk i mungojne buka lodrat e as luksi qe shume e shume femi te tjere veçse i anderrojne.

Shkodra si Afrika dhe India, shkodranja bën për “ujë të ftohtë” miliarderen: Me dy qese bëre… Read More »

Kjo është supriza që do realizojë me të bijën Ardit Gjebrea…

Anna Gjebrea ka treguar se është duke ecur në hapat e të atit.

Talentin në muzikë, por dhe në moderim, ajo nuk e ka fshehur asnjëherë. Madje moderatori Gjebrea e ka motivuar dhe e ka promovuar sa herë ka mundur.

Për vite i dedikuar moderimit në ekranin e TV Klan, Ardit Gjebrea ka lënë pas dore muzikën. Dashuria e tij e parë dukej se ishte lënë në harresë prej kohësh.

Dhe tashmë Arditi na dha lajmin që të gjithë donim ta dëgjonim. Ai po rrikthehet dhe në një duet me të bijën e tij.

‘Në studion e @darkodimitrov …sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea #kengamagjike2017 #PerTy Lyrics @olticurri’ ka dhënë të gjitha detajet moderatori i njohur.

Ashtu siç la të kuptohet kënga do të prezantohet në festivalin që po afron ‘Kënga Magjike’.

Kjo është supriza që do realizojë me të bijën Ardit Gjebrea… Read More »

Kush është “sheiku” nga Durrësi që u martua me helikopter dhe makina luksoze?

Një dasmë superluksoze ku nusja merret me helikopter, rrallë ndodh në vendin tonë.

Është pikërisht dita e shënuar e “sheikut” të Durrësit Ernand Dauti, i cili ka kurorëzuar dashurinë me vajzën e ëndrrave të tij.

Ngjyra e kuqe e “Audit” dhe makinave të tjera luksoze të tij mbizotëronte në dasmë.

I gjithë spektakli i automjeteve luksoze ka rënë shumë në sy.

Nuk kishte si të kalonte pa u vënë re parada e “përbindëshave” shumë të kushtueshëm.

Mënyrë e veçantë kjo për të marrë nusen dhe padyshim që qershia mbi tortë ishte helikopteri që dallonte në “artilerinë e rëndë” të Ernandit.

Kush është “sheiku” nga Durrësi që u martua me helikopter dhe makina luksoze? Read More »

Gaz Paja flet hapur për vajzën që i ka marrë zemrën

Aktori i humorit Gazmend Paja njihet si i rezervuar për sa i përket jetës së tij private.

I njohur me emrat e personazheve që luan në spektaklin “Portokalli”, Gazi nuk ka bërë asnjëherë publike lidhjet e tij.

Por gjatë një interviste në dasmën e aktorit Bes Kallaku, ai u pa nën shoqërinë e një vajze simpatike.

Pas publikimit të këtij lajmi nuk munguan thashethemet se çifti ishte parë duke pushuar në plazhet e vendit.

Por kush është biondja e ëmbël që i ka marrë zemrën aktorit të dashur?

“Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin!”-kanë thënë sot drejtuesit e Wake Up.

I ftuar ditën e sotme në këtë emision Gaz Paja u shpreh:

Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë… Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”.

Gaz Paja flet hapur për vajzën që i ka marrë zemrën Read More »

Del foto e Bleona Qeretit e shumë viteve më parë, kush është mashkulli në krah?

Një yll i vërtetë! Kjo foto e rrallë e Bleona Qeretit, e shumë vite më parë po “çmend” internetin. Bleona Qereti duket aq e hijshme dhe e buzëqeshur, krejtësisht bio.

Ndërkohë ajo shfaqet në krah të këngëtarit të shquar ngë Kosova, Ramadan Krasniqit, i cili po ashtu është shumë i ri në këtë imazh.

Fansat kanë vërshuar në lumë komentesh duke komplimentuar Bleonën për pamjen e saj aq të thjeshtë dhe të hijshme

Del foto e Bleona Qeretit e shumë viteve më parë, kush është mashkulli në krah? Read More »