ShowBiz

Kështu dukeshin para operacioneve të famshmit nga Alketa te pronarja e Top Channel

Sigurisht, koha iken dhe le gjurme per kedo, por ka nga ata njerez qe luften me kohen e bejne me bisturi apo te tjera nderhyrje estetike.

Shume vajza te njohura te showbizit shqiptar, kane nderhyre ne pamjen e tyre te jashtme.

Madje per disa prej tyre ndryshimi eshte aq i madh sa sot nuk njihen nese i krahasojme me pamjen qe kane patur dikur.

Shikoni fotot më poshtë:

Kështu dukeshin para operacioneve të famshmit nga Alketa te pronarja e Top Channel Read More »

Më në fund Luana Vjollca e ndan mendjen për Krenarin

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj prej rreth dy vitesh janë në një lidhje dashurie edhe pse kanë preferuar që deri tani të mos e pranojnë publikisht.

Ata janë fotografuar disa herë bashkë teksa kanë drekuar apo edhe kanë udhëtuar drejt shteteve të tjera. Por duket se çifti ka plane të mëdha në horizont. Sipas “Panorama Plus”, thuhet se burime pranë çiftit kanë treguar se në verën e vitit 2018 ata pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Duket se dasma e Marinës dhe e Getoarit ka qenë një ogur i mirë për të vazhduar sërish me martesa për familjen Vjollca.

Më në fund Luana Vjollca e ndan mendjen për Krenarin Read More »

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini kurorëzon dashurinë e saj me martesë

E njëjta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet pranë bashkëshortit, teksa kumton lajmin e martesës.

“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur” (sic.), ka shkruar Angela.

Modelja shqiptare është martuar përndryshe me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ata kanë qenë në lidhje prej kohësh, dhe së bashku janë shpërnguluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të jetuar.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Las Vegas.

Angela ka ndarë me fansat disa imazhe nga ceremonia, ku duket se dyshja kanë kaluar çaste romantike në prani të njëri-tjetrit, gjersa edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Martini nuk kishte nguruar të shfaqej provokuese

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini kurorëzon dashurinë e saj me martesë Read More »

Këngëtari shqiptar luan kumar në Las Vegas, por merr një surprizë të madhe

Pas Bleona Qeretit e cila fitoi plot 23 mijë dollarë në kazino, një tjetër këngëtar shqiptar ka pasur të njëjtin fat.
I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Devis Xherahu ka ndarë një histori personale pikërisht lidhur me lojërat e fatit.

Ai u shpreh kështu:

Fati i fillestarit përmbys gjithçka. Këtë mos e harroni. Sepse njëherë që provova kumarin më ka ecur në Las Vegas. Me 20 dollarë fitova 4000 dollarë. Kështu që fati i fillestarit gjithmonë të buzëqesh.”

Këngëtari shqiptar luan kumar në Las Vegas, por merr një surprizë të madhe Read More »

Anxhela Peristeri nuk pyet për turpin dhe tregon përgjigjen e pyetjes:Sa kohë mund të qëndrosh pa…

Anxhela Peristeri është padyshim një nga personazhet më të përfolur të momentit. Këngëtarja ka qënë e ftuar në emisionin “Prive” dhe nuk ka shpëtuar dot pa iu përgjigjur edhe pyetjeve ngacmuese.

E pyetur se sa kohë mund të qëndronte pa kryer marrëdhënie seksuale, këngëtarja ka habitur me përgjigjen e saj.

“Uh shumë kohë.Sa të duash. Unë mundem shumë. Ku di, një vit dy ose edhe tre.”- ka thënë Anxhela.

Këngëtarja sapo është shpallur fituese e festivalit “Kënga Magjike”, duke triumfuar me baladën e saj “E çmendur”. Shumë e emocionuar për fitoren Anxhela rrëfeu se kishte kohë që e dëshironte fitoren në këtë festival.

Anxhela Peristeri nuk pyet për turpin dhe tregon përgjigjen e pyetjes:Sa kohë mund të qëndrosh pa… Read More »

Ja kush eshte kegetarja e njohur Shqiptare qe punon ne Post

Ajo ka më shumë se 20 vite që i mungon skenës shqiptare. Sot, Burbuqe Rada, ka një tjetër profesion, shumë larg muzikës. Olti Curri ka shkruar në Facebook se këngëtarja e njohur sot është një punonjëse e Postës Shqiptare.  “Sot në zyrat e Postës Shqiptare takova këtë këngëtare që mësova se punonte aty…

A dini të më thoni si quhet?”- ka shkruar në postim Curri, ndërkohë që ndjekësit e tij kanë komentuar menjëherë se bëhet fjalë për Burbuqe Radën, këngëtaren e “Mes dritash”, “Ngremë dollinë” etj.

Ja kush eshte kegetarja e njohur Shqiptare qe punon ne Post Read More »

‘Zakonisht rri lakuriq’, por Berti ia kthen: ‘Vetëm budallenjtë na ndjekin’

Pak para nisjes së spektaklit “Dance with me”, Robert Aliaj dhe Drilon Hoxha kanë qenë duke biseduar në korridoret e televizionit, ndërsa i ka ndërprerë Ana Lika.
Ajo ka kaluar para tyre ndërsa të pasmet i kishte ekspozuar “ca si shumë”.

Berti nuk e ka lënë pa komentuar, teksa i është kthyer Drilniot dhe i ka thënë:

Ja ja.. shihe çik.. kape çik”.
Ndërkohë Ana me batutë i është kthyer:

Pse s’jam class? Biles u mbulova shume së në përgjithësi jam lakuriq fare”.

‘Zakonisht rri lakuriq’, por Berti ia kthen: ‘Vetëm budallenjtë na ndjekin’ Read More »

Ja si ja qan hallin krushkut që i ka marrë vajzën për djalin Ardit Gjebrea

Këtë të dielë, gjatë rubrikës “Ka një mesazh për ty”, Ardit Gjebrea ka zbuluar një sekret të familjes së tij. Në këtë rubrikë ishte i ftuar një gjysh, i cili ndau me publikun eksperiencën si baba vajzash. E pasi mori mesazhin nga e bija ai u emocionua shumë dhe u përlot.

“E shikon, ta prishi rehatinë goca. Ah, ç’të bëjnë gocat… lëre”, i tha Arditi duke e ngacmuar. Krejt papritur gjatë kësaj bisede Arditi ndau me publikun një lajm nga jeta private.

“Sa mirë e kuptoj unë atë krushkun tim për gocën që i ka dhënë çunit tim, por të paktën e kam çunin e mirë…”, u shpreh ai, shkruan “Story”. Kjo deklaratë na lë të nënkuptojmë se djali i tij Jon dhepartnerja Merlin Haxhiymeri e paskan zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë, derisa dy familjet janë bërë krushq?!

Ja si ja qan hallin krushkut që i ka marrë vajzën për djalin Ardit Gjebrea Read More »