ShowBiz

Pas fotove lakuriq, ja ç’ka bërë tjetër Klaudia Pepa

Balerina e njohur shqiptare është në qendër të vëmendjes së medias rozë, pasi ajo nuk ndalet së provokuari me fotot e saj.

Nëse i hedh një sy Instagramit të Klaudias dominohet nga publikimet ekstravagante.  Rrallë herë mund të gjesh ndonjë foto ‘normale’ si kjo e postuar së fundmi.

Pasi ekspozoi trupin e saj ku pozonte topless, Kaludia më në fund ka publikuar një foto e veshur.

Pavarësisht sulmeve, nuk mund të mohohet fakti, se ajo duket super sensuale.

Pas fotove lakuriq, ja ç’ka bërë tjetër Klaudia Pepa Read More »

Fituesja e “Këngës Magjike”, i lë të gjithë me gojëhapur në emision

Si asnjëherë tjetër, Anxhela Peristeri është shfaqur sot në “C’est la vie” me një veshje tepër seksi duke i lënë të gjithë gojë hapur.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të shkurtër, në ngjyrë metali i cili i tregonte hiret dhe e bënte të vezullonte në mes të skenës.

Nga ana tjetër, kolegia e saj, Ori ishte veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë metali duke bërë kontrast me veshjen e Anxhelës.

Dyshja kënduan “Rolling on the river” një performancë që u duartrokit shumë nga publiku.

Fituesja e “Këngës Magjike”, i lë të gjithë me gojëhapur në emision Read More »

Genc Prelvukaj në çdo hap me Eni Koçin! Ja çfarë bën për të

“Shie bie në Tiranë” është bashkëpunimi i dytë më radhë i çiftit më të përfolur të estradës, Genc Prelvukaj e Eni Koçit. Ata tashmë janë bërë të pandashëm, madje edhe në koncerte e evente të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Ata mbrëmë performuan në Tiranë, nga i cili koncert edhe shkëputen disa pamje. Është Genci ai që në rrjetin e tij social Instagram ka postuar një video ku shihet Eni duke kënduar pjesën e saj në këngën e fundit të tyre, ndërsa ka shkruar: Ska ndjenje me te mire kur publiku ta kendon cdo fjale te kenges.

Ndryshe dyshja ende nuk kanë pranuar për media lidhjen e tyre, por as nuk e kanë pohuar.

Genc Prelvukaj në çdo hap me Eni Koçin! Ja çfarë bën për të Read More »

Modelja shqiptare në mesin e 12-të vajzave më të bukura të Francës

Modelja shqiptare Kleofina Pnishi mbrëmë është radhitur në mesin e 12-të vajzave më të mira të Francës.

Në një spektakël madhështor, Miss Franca mbrëmë është zgjedhur Maeva Coucke – Miss Nord Pas Calais.

Nga gjithsej 30-të kandidate, secila Miss i një krahine apo qyteti, Kleofina Pnishi është radhitur në dymbëdhjetëshen më të mirë. Pnishi, disa muaj më parë është zgjedhur Miss Provence.

Eva Colas është përzgjedhur si përcjellësja e parë e Missit ndërsa Lison di Martino përcjellja e dytë.

Në jurinë e spektaklit të madh ka qenë edhe dizajneri i njohur Jean Paul Gaultier dhe këngëtarja Nolwenn Leroy, shkruan KultPlus.

Gjatë natës vajzat me një pikë interesante e kanë kujtuar këngëtarin e madh francez Johnny Hallyday i cili ndërroi jetë me datë 6 dhjetor, dhe mbetet ndër legjendat e muzikës në Francë.

Modelja shqiptare në mesin e 12-të vajzave më të bukura të Francës Read More »

Flori Binaj: Familjarët nuk e besonin se po imitoja Ramën, deri kur gjyshja tha…

Asnjë nga familja s’ka besuar se Florjan Binaj që sot njihet si ‘Polici i Portokallisë’, mund të bëhej një ndër aktorët më të talentuar të humorit.

I ftuar në “Pop Culture” me moderatoren Dojna Mema ata kanë kujtuar ditët e studimeve në Liceun Artistik, kur studionte për pikturë. Ndonëse gjithnjë ka spikatur për batutat dhe sensin e humorit, Flori tregoi se prindërve nuk ua merrte mendja se do ishte pikërisht ai që do të bënte shkëlqyer figurën e kryeministrit Edi Rama.

“As e besonin kurrë. Thoshin ç’ne ky për pikturë në aktrim. Dhe unë si thash gjë fare për Portokallinë. Në orën që filloi, i thash hajde ta shohim.”- tregon Flori.

Aktori tha se edhe pasi i mblodhi të gjithë pranë tryezës për të parë familjarisht Portokallinë, asnjë prej tyre se kuptoi që ishte ai që imitonte Edi Ramën.

“As nuk e kuptuan fare. Vetëm gjyshja më tha: “more bir, ky e paska zërin si ty”.  Pastaj ua tregova.”- vazhdoi ai, duke zbuluar se talentin e ka të trashëguar nga babai i tij.

Flori Binaj: Familjarët nuk e besonin se po imitoja Ramën, deri kur gjyshja tha… Read More »

Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin në mes të lokalit

Ndoshta disa vajza mund ta gjenjë vetën në këtë histori sa komike po aq edhe të çuditshme të këngëtares së njohur.

Era Rusi, e cila aktualisht nuk është e lidhur, ka rrëfyer se si ishte keqkuptuar me ish-të dashurin e saj, teksa dyshoi se ky i fundit e tradhtoi “sy për sy”.

E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo ka rrëfyer:

Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete. Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”.
E pyetur nga moderatoret nëse kishte rrahur ndonjë djalë, këngëtarja u shpreh:

E kam rrahur një ish-të dashur, e meritonte”.

Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin në mes të lokalit Read More »

Nuk ndalet MarinaFara.Dhe ne dite te ftohta shfaqet provokuese

Marina Fara është modelja e njohur shqiptare e cila shquhet për pamjen e saj të bukur dhe shumë në formë.

Ajo së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën shfaqet shumë provokuese teksa ekspozon të pasmet e saj bombastike.

Duket se Marina nuk i do ditët e ftohta dhe ka ‘rikujtuar’ vetën e nxehtë dhe plazhin.

Ndryshe, Marina është vajza e këngëtares se njohur Eli Fara.

Nuk ndalet MarinaFara.Dhe ne dite te ftohta shfaqet provokuese Read More »