ShowBiz

Shikoni ndryshimin drastik të këngëtares Aurela Gaçe ndër vite

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret që është prej shumë vitesh në skenë dhe vazhdon të ketë po aq shumë fansa.

Por si ka ndryshuar këngëtarja ndër vite dhe a ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë?!
Këtë na e ka treguar vetë Aurela e cila ka bërë publike disa foto ndër vite duke dëshmuar se nuk ka ndryshuar aspak. Ajo shihet me të njëjtat tipare si kur ishte fare në moshë të re e deri tani që është nënë e dy vajzave.

E vetmja ndërhyrje që Gaçe ka, dhe që e ka pohuar edhe vetë, janë vetullat të cilat i ka bërë tatuazh.

Shikoni ndryshimin drastik të këngëtares Aurela Gaçe ndër vite Read More »

Njihuni me pasaniket e Tiranes, jete luksi e shfrenime

Janë vajza që bëjnë jetë luksoze, krahasuar me vajzat e tjera të vendit, pasi blejnë edhe përdorin brand-et më të fundit të veshjeve. Bëhet fjalë për 15 bukuroshet më të pasura në Tiranë, të cilat e ndajnë jetën e tyre mes kryeqytetit shqiptar dhe atyre të botës.

Me pasuri të trashëguar ose jo, ato kanë të ardhura kolosale dhe kanë treguar se kur vjen puna për të drejtuar, arrijnë ta bëjnë këtë më mirë se meshkujt.

Sipas një klasifikimi nga In Tv, kjo është lista e detajuar e vajzave te pasura të Tiranës, dhe përkatësisht pasuritë që ato zotërojnë:

1- Lori Hoxha, Sara Hoxha: Dy motrat simpatike të cilat lakmohen nga të gjithë për stilin në të veshur dhe jetën që bëjnë, janë edhe shumë të zonjat në mbarëvajtjen e bizneseve që babai i ndjerë i ka lënë trashëgimi. Lori Hoxha ka provuar se ka mundur të vazhdojë rrugën e babait të saj me shumë rigorozitet. Tashmë ajo nuk njihet thjesht si vajza e Dritan Hoxhës, poor si një ikonë mode dhe producente në rritje. Familja Hoxha ka burim të ardhurash nga biznese të shumta

2- Shoqja e Lorit, Adela Sollaku: Vajza e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, është një tjetër figurë interesante. E kuruar në detaj dhe gjithnjë në super formë fizike. Gjithashtu e njohur edhe si ish e dashura e zemrës e reperit Ledri Vula.

3- Kristina Neranxi: Një tjetër bjonde simpatike, gjithnjë e krahasuar me Paris Hilton për nga ngjashmëria fizike. Kristina është menaxherja e firmës së babait të saj dhe ka një nga baret më të frekuentuara në bllok të cilën e punon me produktet e saj.

4- Sindi Xhillari: Sindi është vajza e pronarit të një prej clubeve më të pëlqyera të natës në Tirnë, Alban Xhillarit dhe gjithashtu edhe të një kompanie të kinemave. Bukuroshja është 21 vjeç.

5- Adela Masha, Freda Doçi: Adela dhe Freda janë dy bjonde të cilat shpesh krahasohen me Wilson Sisters tek filmi Ëhite Chicks por janë shoqe të ngushta. Gjithnjë të kuruara, sexy dhe gati për party të fuqishme. Familja e Adelës ka një shkollë të njohur ku Adela është edhe presidente. Prindërit e Fredës kanë kompani ndërtimi dhe një prej komplekseve luksoze në Gjirin e Lalzit.

6- Jonida Maliqi: Këngëtarja e njohur ka rënë në sy për stilin dhe pamjen e jashtme që në moshë shumë të re. Jonida zotëron një butik luksoz me këpucë dhe veshje të cilat kanë çmime pak të kripura duke qenë se janë ekskluzivitete nga firma prestigjoze, por duket se mjaftojnë për ta bërë bukuroshen të ketë një jetë mjaft vanitoze.

7- Elena dhe Erisa Male: Vajzat e biznesmenit Behar Male i cili zotëron një shkollë dhe një prej hoteleve më të mëdhenj në Tiranë. Të dyja bukuroshet janë menaxhere tek bizneset e familjes.

8- Era Xhabafti: Vajza simpatike e familjes Xhabafti njihet për hijeshinë që ka kur shfaqet në jetën e Tiranës. Era nuk është vetëm e bukur por edhe shumë e zënë me punë. Ajo ka një kompani të madhe që merret me prodhimin e disa produkteve të njohura të bulmetit, menaxhon një prj butikëve më të njohur dhe gjithashtu punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë.

9- Ersi Ngjela: Një personazh kontrovers, gjithnjë e zhurmshme dhe me stil të veçantë. Vajza e biznesmenes Shefikat Ngjela, Ersi, njihet për veshjet dhe lifestyle-in e saj të shtrenjtë. Të gjitha këto, bukuroshja i ka si pasojë e bizneseve familjare që përfshijnë emra të njohur kompanish.

Njihuni me pasaniket e Tiranes, jete luksi e shfrenime Read More »

Në Belgjikë për studime.E bija poston foto në “party”, do iu habisë si reagon Majlinda Bregu

Kejda Ajazi, vajza e ish deputetes së PD-së Majlinda Bregu ndodhet në Belgjikë me studime, sikundër na ka njohur nga fotot e postuara në Instagramin e saj. Ajo publikon herë pas here fotografi duke na njohur me aktivitetet e saj atje, por edhe me vende turistike që shëtit.

Ditën e sotme ajo ka postuar një fotografi mjaft të bukur, ku mesa duket është një ‘’party’’. Sigurisht që në këtë fotografi kaq interesante nuk mungon as komenti i Bregut e cila i shkruan: ‘’Konceptimi im i bukur i të mahnitshmes’’.

Në Belgjikë për studime.E bija poston foto në “party”, do iu habisë si reagon Majlinda Bregu Read More »

Pas sherrit ,TCH gati të paguajë shumën marramendëse për Bleonën, përgjigja e këngëtares ju lë pa fjalë

Bleona dhe sherri me Gent Hazizin ishte kryefjala e ditës së djeshme në showbizin shqiptar. “Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”, ishin disa nga fjalët me të cilat Bleona i drejtohej aktorit. Pak orë më vonë Hazizi kërkoi falje Bleonës me një postim ku e ftonte të shihte shfaqjen e tij. Por nuk mbaron me kaq!

Sot gazetarja e “Shiko kush luan” ka kontaktuar Bleonën dhe i shkruan se autorja dhe drejtuesja e programit, Luana Vjollca propozon që ajo të vijë për puntatën festive të 1 janarit për të inskensuar një skenë sikur martohet me Flori Mumajesin.

“Atëherë meqë u bë tërkuzë të vazhdojmë historinë… Luana Vjollca, autorja dhe drejtuesja e programit propozon që për puntatën festive të 1 janarit të vish ti dhe Flori në program dhe të inskenojmë martesën. Puntata regjistrohet përpara, biletën mund ta paguajë Top-i. Mendoje dhe më thuaj”, i shkruan gazetarja.

Pasi Bleona i ka kërkuar shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh, gazetarja i shkruan: “Ok”.

Bleona më pas ka publikuar mesazhet në Instagram duke bërë të ditur se e refuzon ofertën pasi është në “post production” të filmit të ri që ka xhiruar me Nicolas Cage.

“Per te gjithe kategorine e  aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj i fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!!

Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shum e fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”, shkruan Bleona.

Pas sherrit ,TCH gati të paguajë shumën marramendëse për Bleonën, përgjigja e këngëtares ju lë pa fjalë Read More »

Modelja në pozicion të nxehtë e gjysmë e zhveshur në dhomën e hotelit

Pak javë më parë modelja Oriola Marashi u bë pjesë e grupit muzikor “OTR”, grup ky me në krye reperin Noizy.

Por para se të përflitej si “e preferuara” e Noizy-t dhe Varrosit, Oriola është komentuar shpesh për format e saj fizike si dhe fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi brunia seksi duke se e “ka tepruar” me një foto tejet të nxehtë, teksa shihet duke “shërbyer” darkën në një dhomë hoteli, e veshur vetëm me të brendshme.

Modelja në pozicion të nxehtë e gjysmë e zhveshur në dhomën e hotelit Read More »

Stilisti i njohur reagon i indinjuar: Mjaft më, nuk jam gay, jam njeri

Stefano Gabbana një nga bashkëthemeluesit e brendit ndërkombëtar Dolce&Gabanna në një intervistë të fundit ka thënë se nuk dëshiron që ta etiketojnë më si gay. Edhe pse ka vite që e ka pranuar orientimin e tij seksual ai thotë se ndjehet i lodhur që e etiketojnë si të tillë.

“Nuk dua të më quajnë gay sepse jam thjesht një njeri. Pikë.  Fjala ‘gay’ është shpikur nga ata që duan të etiketojnë njerëzit dhe unë nuk dua të identifikohem nga prirjet e mia seksuale.’’- u shpreh ai. Ai ka thënë se të gjithë janë njerëz para se të jenë homoseksualë, gay apo biseksual dhe duhet tu respektohen të drejtat si njerëz.

Stilisti i njohur reagon i indinjuar: Mjaft më, nuk jam gay, jam njeri Read More »

Fobitë e çuditshme të VIP-ave shqiptarë, nga vendet e mbyllura tek…

Të gjithë kemi nje fobi, duam apo s’duam ta pranojmë. Shpesh herë na ndodh të përballemi me frikërat tona dhe vështirë se mund t’i mposhtim. Por cilat janë fobitë e VIP-ave?  Frikërat më të mëdha të personazheve publike janë njësoj edhe si në disa ‘tmerrohen’ nga insekte, vende të mbyllura, lartësi, etj… Më poshtë do mund të lexoni disa nga fobitë e personazheve VIP shqiptare.

Aurela Gaçe – Ajo është aq e dashur për të gjithë dhe aq pranë fansave, sa shpesh na duket sikur dimë çdo gjë për të. Por kohët e fundit kemi mësuar edhe diçka të re për të. Aurela Gaçe i ka shumë frikë qentë, sidomos nëse ata lehin. Këtë detaj artistja e dhjetëra çmimeve e ka zbuluar për teleshikuesit kur ishte e ftuar në programin e Gjebreas.

Eranda Libohova – Në fakt një këngëtare aq e kërkuar sa Eranda, është e vështirë të mendosh se ka fobi avionin dhe nuk udhëton me të. Por është e vërtetë. Ka shumë kohë që këngëtarja ka frikë të udhëtojë me avion, që prej një incidenti të hershëm që i ka ndodhur.

Olti Curri – Gazetari i njohur ka fobi nga lartësitë. Dhe sigurisht kur kërkojmë një përgjigje nga Olti, nuk mund të mungojë edhe ironia: “Kam frikë edhe nga idiotët, shumë fare”, – thotë Curri.

Manjola Nallbani – Këngëtarja e dashur nga të gjithë duket se ka fobi insektet, veçanërisht merimangat. Në fakt nuk është aspak e çuditshme pasi shumë njerëz kanë frikë nga insektet.

Sonila Meço – Gazetarja e njohur ka frikë nga errësira, madje më parë është shprehur se edhe pse natën është më produktive, preferon të punojë me të gjitha dritat e ndezura.

Albana Osmani – “Kam fobi karkalecat. I kam aq fobi, sa më bie të fikët nëse ndonjëri prej tyre më hidhet, sidomos ata me ngjyrë jeshile… bahh tmerrr!”, – ka thënë Osmani në një prej intervistave dhënë vite më parë. Prezantuesja bukuroshe ka vështirësi gjatë sezonit të verës, kur karkalecat pushtojnë vendin.

Dafina Zeqiri – Frika më e madhe për të është të humbasë zërin, duke kujtuar shpesh se çfarë i ndodhi këngëtares britanike Adele disa vite më parë, që pati probleme me zërin. Shpresojmë që kjo të mos i ndodhë asnjëherë Duffy-t, pasi është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara dhe më me stil, shkruan revistawho.com.

Almeda Abazi – Ish-Miss-i shqiptar është shprehur më parë se ka fobi insektet në përgjithësi, e sidomos merimangat.

Rovena Dilo – Këngëtarja e njohur ka fobi nga vendet e mbyllura. Madje shpesh i ndodh të zgjohet plot ankth, pas një ëndrre të tmerrshme sikur ndodhet e mbyllur në një varr. Vërtet e frikshme!

Genta Ismajli – “Lartësitë dhe insektet më ngjallin shumë frikë”. Kështu është shprehur disa vite më parë një nga këngëtaret më energjike të skenës sonë.

Alketa Vejsiu – E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, moderatorja e suksesshme Alketa Vejsiu është shprehur se ka fobi ashensorët. Shumë vite më parë Alketa ka mbetur brenda në ashensor. “Prej asaj kohe jam gati të bëj dhe 20 kate në këmbë, vetëm që mos të hipi në ashensor”, – shtoi ajo.

Arian Çani – “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, – kështu ka thënë për ‘Mapo’-n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin.

Fobitë e çuditshme të VIP-ave shqiptarë, nga vendet e mbyllura tek… Read More »