Oriola Marashi është prurja më e re e grupit OTR, që pas largimit të Encës.
Ajo është modele e njohur dhe ka pozuar për disa firma të famshme.
Si një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë, Oriola është bërë sërish kryefjala e ditës së sotme për një foto të postuar në Instagram.
E veshur me çizme të gjata blu mbi gju dhe një fustan të zi të ngjitur pas trupit, modelja ka shokuar fansat e saj me përshkrimin që i ka bërë fotos.
Ajo ka pozuar në “Fontana di Trevi, Romë” dhe e ka shoqëruar foton me një shprehje:
Q*hu me mua dhe bëj lekë.
Përkthehet fjalë për fjalë shprehja, e cila ka marrë shumë reagime nga ndjekësit e saj.
Është vetëm 18-vjeçe, por si vajzë deputeteje e ka luksin të ketë një jetë të shtrenjtë.Mirëpo, Ada Deda, vajza e deputetes së PD Albina Deda, ka thënë se është edhe vetë shumë e shtrenjtë.
Vetëm 18-vjeçe, Ada është një prej vajzave më të bukura nga modelingu, ama qenka shumë e shtrenjtë dhe “çmimin” me sa duket ia ka rritur ndryshimi i pamjes së jashtme.
Ndonëse është treguar gjithnjë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, Alketa Vejsiu duket se dalëngadalë po fillon të ndryshojë politikë.
Si rrallëherë moderatorja e njohur përgjatë këtij viti ka nisur të postojë foto nga pushimet e saj jashtë Shqipërisë e për çudinë e të gjithëve, nuk kanë munguar edhe fotot me bikini.
Vejsiu momentalisht po shijin pushimet dimërore nën diellin e Miami-t, nga ku së fundmi, ka postuar një foto që i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Moderatorja e njohur ka ekspozuar këmbët e saj të tonifikuara e tepër joshëse, duke dëshmuar se ndonëse është një femër me një jetë profesionale tepër të ngarkuar, nuk harron të kujdeset edhe për linjat trupore. Gjithashtu, Vejsiu ka postuar edhe një tjetër foto ku shihet pa makeup, por tepër e freskët.
Pasi u zbulua kush ishte partneri i Adelina Tahirit, dolën lajmet se këngëtarja është martuar. Dhe siç po shihet kjo ka ndodhur vërtet pasi Adelina ka zbuluar sot se çifti ka kryer celebrimin në gjendjen civile.
Këngëtarja ka publikuar një foto gjatë momentit të firmosjes teksa në krah ndodhet bashkëshorti i saj, milioneri maqedonas Serjozha Markov. “Jam zyrtarisht e martuar”, shkruan Adelina krah fotos ku shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur.
Adelina shihet me të njëjtën veshje që pati publikuar pak ditë më parë, ç’ka do të thotë se këngëtarja është e martuar që prej të enjtes.
Sipas “Prive”, këngëtarja do të mbajë edhe dasmën në prill të vitit të ardhshëm dhe ka të ftuar 120 persona.
Mungesa e tij në këngën festive të fundvitit ra në sy kur Top Channel publikoi në datën 24 dhjetor, këngën ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut.
Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.
Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si Drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .
Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-Drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.
Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.
Ditëlindja e 50-të e Samir Manes ka qenë një ditëlindje VIP-i është pak të thuhet. Një festë e argëtim madhështor, me bosat dhe me luksin që e karakterizon më së miri këtë pjesë të shoqërisë shqiptare.
I ftuar në ditëlindjen e njeriut të cilësuar si më i pasuri në Shqipëri, ka qenë edhe një ndër bosat më të mëdhenj, praktikisht njeriu i dytë më i pasur në vend, Shefqet Kastrati. Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së karburanteve “Kastrati”, njëkohësisht edhe pronar i “Autostar Albania”, e shumë kompanive të tjera që janë në emrin e tij.
Kastrati është një ndër të pasurit shqiptarë që shfaqen rrallë në media dhe daljet e tij në publik janë shumë të pakta, për të mos thënë që janë thuajse zero.
Ai nuk kishte si të mungonte në këtë ditëlindje madhështore, ndërsa në foton që po qarkullon gjerësisht në rrjet, shihet përkrah dy moderatorëve të televizionit “Klan”, Blendi Fevziu i “Opinion” dhe Ermal Mamaqi i “Xing me Ermalin”.
Të shumtë kanë qenë VIP-at e ftuar në këtë ditëlindje jashtë vendit, mes të cilëve edhe trashëgimtaret e familjes Hoxha, Vjollca dhe dy vajzat e mëdha, Sara dhe Lori.
Aktori Drilon Hoxha, pjesë e kastit të “Dance With Me” ka zhvilluar një bisedë shumë interesante me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Përgjatë gjithë spektaklit ai e ka imituar me batutat e tij deputetin e Partisë Demokratike dhe në finalen e madhe, Driloni e ka takuar “sozinë” në zyrën e tij.
Ish-Kryeministri ka uruar të gjitha shqiptarët për festa, si dhe të gjithë publikun e “Dance With Me”.
“Në radhë të parë doja të uroja të gjithë spektatorët e “Dance With Me” si dhe të gjithë shqiptarët. Dyshe si kjo s’ka parë bota, u shpreh lideri historik i së djathtës.