Emina Çunmulaj, modelja e njohur shqiptare, e martuar me miliarderin Sam Nazarian, ka kënaqësinë që ta përdorë sa herë të dojë edhe avionin e saj privat.
Këtë e ka bërë gjatë ditës së djeshme ku ka postuar një fotografi para këtij avioni.
Emina ka më shumë se një vit e martuar me Sam, ky fryt i dashurisë së tyre është edhe një vajzë. Emina deri me tani është treguar një nënë e përkushtuar për rritjen e fëmijës së saj.
Goar Avetisyan është artiste e njohur në botën e grimit.Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, imazhe të shumta ku ka treguar transformimet që i ka bërë modeleve të cilat i ka ndryshuar përtej njohjes.
Ndonjëherë gratë që kanë nevojë për diçka më shumë se vetëm kozmetikë përdorin shërbimet e saj.
Ato nuk kanë besim të mjaftueshëm në vetvete për të kapërcyer disa sfida, dhe Goar, si një mjek e mirë, i ndihmon ato të mbajnë shpatullat e tyre dhe të pranojnë se kush janë me të vërtetë.
Kjo është rruga drejt suksesit. Nëse jeni akoma pak skeptik, përgjigjja është në fotot më poshtë.
Vajza e aktores Rita Lati, Roza është e njohur për lidhjen e saj me kantautorin Stine.
Por ndërsa Stine është bërë që prej dy vitesh baba i një vajze, Roza nuk ka publikuar ende asnjë lidhje.
Megjithatë e ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …”, dhe e pyetur nga Hermes Nikaj, Roza ka treguar se në jetën e saj është një djalë dhe është shumë e lumtur më të.
Ajo tha:
Jam e lumtur. Në lidhje jo sepse nuk më pëlqejnë termat lidhje, i dashur, e dashur, i fejuari, e fejuar, jo. E kam një shok.”
Roza ka treguar se çfarë mban në çantën e saj, ndër të cilat kishte parfum, deodorant, krem, libër etj. Gjithashtu ka thënë që nuk ka kursyer asgjë më tepër se sa për pushimet.
Gjithashtu prezantuesja u pyet nëse mashkulli i saj duhet “me pas shumë lek, për me pas një Roze”, dhe nga përgjigjja që dha nënkuptohet se i dashuri nuk ka më pak pasuri se sa ajo.
Roza tha:
Unë jam një vajzë e pavarur që punoj vetë, kam lekun, makinën, shtëpinë time dhe nuk mund të rrij me një djalë që nuk i ka këto gjëra për jetën e tij siç i kam unë. Tenxherja gjen kapakun. Unë jam një femër që ia plotësoj vetes të gjitha kushtet dhe mashkulli im nuk duhet të jetë më poshtë.”
Pas largimit të Big Bastës disa muaj më parë drejt Zelandës së Re, erdhi momenti që familja të bashkohej. Pak kohë më parë drejt Zelandës udhëtoi edhe bashkëshortja e tij, Vesa Luma, së bashku me djalin e çiftit, Lianin.
Këngëtarja vazhdimisht mban të përditësuar ndjekësit e saj në Instagram me atë çka ata bëjnë në vendin e largët dhe së fundmi, ka treguar se ajo dhe Big Basta nuk kanë hequr dorë nga muzika.
Në disa postime të reja, çifti i artistëve shihet në një studio muzikore, duke treguar kështu se ndonëse në emigrim, ata vijojnë profesionet e tyre të mëparshme.
“Vit i ri, fillim i ri!”-ka shkruar Vesa, duke lënë të kuptohet se me shumë gjasa mund të sjellë ndonjë këngë të re.
Shumëkush mund të mendojë se moderatori i njohur Ledion Liço është një njeri me fat, përderisa edhe ka hyrë dhëndër në një familje aq të pasur sa ajo e partneres së tij.
Por dikur edhe Ledioni është përballur me të njëjtat vështirësi si të gjithë të rinjtë që vijnë nga rrethet në Tiranë.
Madje ai ka treguar në emisionin “Pop Culture” se kur ishte në fillore ka vuajtur nga bullizmi.
Moderatori ka ardhur në Tiranë kur ka qënë në klasë të pestë dhe se ka hasur shumë probleme në fillim, ku ishte përballur me probleme për shkak të dialektit nga Erseka.
Ai tha:
Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mun dtë flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.”
ledion
Gjithashtu Ledioni Liço ka treguar edhe për një sherr të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Por moderatori i kishte ngrënë gishtin e vogël, pasi sipas tij nuk kishte forcë tjetër.
Moderatori i njohur Turjan Hyska përmes një postimi në rrjetet sociale, duket se ka reaguar për lëvizjen e bujshme të Sokol Ballës nga Top Channel në Vizion Plus.
Hyska i fundit ka shkruar “Ku ka lëvizje, ka zhvillim!” që më tepër se një status i zakonshëm në rrjetet sociale, postimi i moderatorit të emisionit “ Oktapod” në Vizion Plus duket si një urim mirëseardhje për drejtorin e ri, Sokol Balla.
Balla, natën e ndërrimit të viteve konfirmoi zyrtarisht largimin e tij nga Top Channel dhe sipas burimeve sapo ka filluar punën si drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.
Sot Marina dhe Luana Vjollca janë dy moderatoret më të komentuara dhe po ashtu edhe mjaft të dashura për publikun shqiptar.Të dyja motrat janë në ekrane të rëndësishme me emisione që kanë audiencë, ndërsa vetë ato tërheqin vëmendjen me daljet e tyre dhe me format fizike.Edhe pse të dyja janë shprehur se nuk kanë asnjë operacion plastik, këto foto të bëra para disa vitesh tregojnë një ndryshim aq të madh sa zor të besohet se janë plotësisht natyrale.
Fakti qe dy prezantues te rinj u kane shkuar ne studio Besit dhe Dajanes qe prezantojne emisionin Dite e re ne Ora news dhe kane dasur tu zene vendin, ka acaruar shume keq situaten aq a ne fund ka pasur edhe te qara.
Por sigurisht qe ishte nje kamera e fshehtë qe u ishte bere dy moderatorëve te ‘Ditë e Re’.