ShowBiz

Kombinime të veshjeve për femra të guximshme në stil

Sindi Gjoshe është vetëm 18 vjeçe, por pasionin e saj për modelingun e ka nisur rreth katër vite më parë.

Ajo vjen për herë të parë në revistën Living, si përfaqësuese e agjencisë “Grace Models”, ndërkohë që numëron mjaft eksperienca rreth kësaj fushe në Azi dhe në Europë.

Në këtë editorial, Sindi vjen si vajza e arrirë në jetë, që ka gjithçka që i duhet: pasionin, bukurinë dhe dëshirën për të jetuar çdo çast. Por, ajo kërkon të eksplorojë vende të reja, të njihet me njerëz e zakone dhe njëkohësisht, të mbërthejë fort të tashmen.

Më ço larg, kudo… thjesht të largohem diku.

Kombinime të veshjeve për femra të guximshme në stil Read More »

Një tjetër prezantuese ikën nga Top Channel dhe shkon në TV Klan, ja kush

Vala e largimeve nga Top Channel vazhdon. Një tjetër prezantuese e Top Medias shkon në TV Klan.

Tash e disa muaj janë përhapur zëra se një emision i ri do fillojë në “TV Klan” i cili do i kushtohet operacioneve plastike e duket se projekti është konkretizuar dhe është zgjedhur edhe prezantuesja.

“Blitz.al” shkruan se do të jetë Kiara Tito, prezantuesja që dikur e shihnit tek “Top Select në Top Channel”, që do të prezantojë emisionin mbi operacionet plastike në “TV Klan” dhe pjesë e tij do jetë gjithashtu edhe Skerdi Faria i njohur si Doktori i VIP-ave.

Thuhet se xhirimet kanë nisur, por nuk dihet ende data se kur do të nisë transmetimin ky emision ku do të marrin pjesë VIP-a shqiptarë e do të flasin për operacionet që kanë kryer.

Një tjetër prezantuese ikën nga Top Channel dhe shkon në TV Klan, ja kush Read More »

Rishfaqet Fatos Nano, ja përkrah kujt po pi verë dhe shikoni si është transformuar Xhoana

Edhe kanë kaluar shumë vite që kur është zhdukur nga sfera politike, ish-kryeministri Fatos Nano, vazhdon të ngjallë po të njëjtën kureshtje tek publiku.

Por ish-kryeministri ka menduar të qëndrojë gjithnjë në hije, duke mos u shfaqur shumë me media, apo në jetën publike.

Por sa herë që ai shfaqet duket sikur do të ketë një rikthim në politikë, por kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi dhe vet Nano e ka mohuar.

Së fundmi Nano është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij dhe fotografit Tori Pustina, foto e cila është publikuar nga vet Pustina në rrjetet sociale.

Rishfaqet Fatos Nano, ja përkrah kujt po pi verë dhe shikoni si është transformuar Xhoana Read More »

Përfundon ‘C’est la vie’, zbulohet super emisioni që do prezantojë Marina Vjollca

Vetëm dy ditë më parë, programi “C’est la vie” në televizionin ‘Klan” uli siparin me një mbrëmje finale spektakolare, ku fitues u shpall dyshja Kristi Karkanaqe dhe Lind Islami.

Por nëse menduat se do t’ju merrte malli për prezencën e moderatores Marina Vjollca në ekran, atëherë nuk duhet të shqetësoheni.

Burime për “Xing.al” kanë bërë me dije se Vjollca për pak muaj do t’i rikththet sërish moderimit, në një emision që po pritet me padurim.

Bëhet fjalë për emisionin “Ferma”, që siç është bërë e ditur më parë, pritet ët fillojë këtë vit në ekranin e televizionit “Klan”.

Në emisionin në fjalë që do të jetë në formën e reality shoë-t, personazhe VIP do të jetojnë në një femrë dhe në përdishmërinë e tyre, do të kujdesen për kafshët dhe do të bëjnë të gjitha punët që bëjnë femrerët.

Përfundon ‘C’est la vie’, zbulohet super emisioni që do prezantojë Marina Vjollca Read More »

Bleona tërësisht nudo, le të shpërthejnë tani me komente

Ajo ka guxuar sërish!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti nuk heziton të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram foto ku shfaqet edhe e zhveshur ose me të brëndshme.

Në foton e fundit që ka publikuar të hënën, ajo shfaqet në një plazh,.
“Nuk e pranoj dietën e fotoshopin, dhe e urrej edhe më shumë të jem falso në çfarëdo kuptimi. Për të qenë e sinqertë, kjo edhe drita ishte perfekte dhe foto e kapur me iPhone. Le të hapet kazani i thashethemeve”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e saj Bleona Qereti.

Bleona tërësisht nudo, le të shpërthejnë tani me komente Read More »

Martohet ‘Noçe’, ish-banorja e Big Brother! Shikoni kush është bashkëshorti i saj

Ndonëse në Big Brother bëri shumë bujë, prej disa kohësh Noçja nuk është komentuar shumë në media duke shijuar jetën personale në privatësi.

Madje muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se ajo ishte martuar, por partneri mbeti enigmë.

Megjithatë ditën e sotme Noçja i ka shuar kuriozitetin të gjithëve duke prezantuar bashkëshortin e saj me një foto ku shfaqet pranë tij.

“Marrëdhënia ideale ka të bëjë me dy gjëra, e para të gjesh ngjashmërinë, e dyta, të respektosh ndryshimet’”, shkruan Noçja.

Kujtojmë që lajmi se ish-banorja ishte martuar u zbulua nga bio e saj në Instagram ku shkruante “E martuar” dhe një emoji unazë.

Martohet ‘Noçe’, ish-banorja e Big Brother! Shikoni kush është bashkëshorti i saj Read More »

‘Kam ardhur se ‘vdes’ për ty’, Eni Çobani: Jam e shokuar, nuk më kishte ndodhur kurrë me pare

“E diela shqiptare” ne rubriken the best zgjodhi për të ritransmetuar rastin e Englantinës dhe Nikut në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
Englantina ftoi mikun e saj Nikun, më 24 Shtator të këtij viti, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për ta bindur që ta ndihmojë në rrugën e saj për të fituar mëmësinë ndaj vajzës, të cilën ishte detyruar ta braktiste në vitin 1991.

Por duket se Niku është bezdisur nga disa veprime të Englantinës dhe shprehet se nuk është më shoku i saj. Ai deklaroi se kishte pranuar pjesëmarrjen në këtë seancë ndërmjetësimi vetëm falë “debulesës” që kishte ndaj juristes Eni Çobani.

Zonja Eni ka shumë adhurues në të gjithë vendin, falë popullaritetit të madh që ka fituar nga paraqitjet në “Shihemi në Gjyq”, por duket se edhe ajo është zënë e papërgatitur nga deklarata e Nikut.

‘Kam ardhur se ‘vdes’ për ty’, Eni Çobani: Jam e shokuar, nuk më kishte ndodhur kurrë me pare Read More »

Me ritme të këngës shqipe, Taulant Xhaka dhe e fejuara e tij e “kallin” atmosferën

Futbollisti Taulant Xhaka sot është fejuar me të dashurën e tij Arbnora Nuredini.

Çifti ceremoninë e kanë mbajtur në privatësi mes miqve e familjarëve, ndërsa kanë postuar edhe fotografi, në momentin e ndërrimit të unazave.

Por, ata kanë festuar sonte deri në orët e vona. Nën ritmet e këngëve shqipe ata i janë gëzuar kësaj dite të rëndësishme për ta./Indeksonline/

Me ritme të këngës shqipe, Taulant Xhaka dhe e fejuara e tij e “kallin” atmosferën Read More »