ShowBiz

Shpërthen Neda e BB: Çfarë burrë je ti që motrën tënde e ruan si xhandar dhe me motrën e tjetrit tall b*then

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Nga Neda Bulku

Si t’ja dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por fjala?

Që burrnia nuk është dhuna, por mençuria për të shuar koniktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?

Si t’ja dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të etur për përplasje të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Po ça burrash mban ky dheu ynë, qe nuk duan gratë e tyre që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin ‘se dajaku ka dalë prej xheneti’, vajzat e tyre që i lënë pa shkollë, e i martojnë që 15 vjeç, që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse, larg qoftë! nuk ja dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvllëkun” e tyre të pafajshëm?

Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan grate, po që s’duan as burrat? Që burri me burrin ka armiqësi e jo vllazëri? Që burri me burrin ka sedër e jo miqësi? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?

Po ça burri je o plak! O dak! O shok! O Njish! O Trap! O trap kaluar trapi! Që lë lesht në lloto, në bixhoz, në cigare! Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata, bythë plakash, rrugë me pështymet që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr, kur ecni rrugëve e kruani hallatet për qejf të hallateve, edhe para vajzave e grave, vetem sepse mundeni, sepse jeni burra. Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?!

Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?! Po kush trapin je ti, o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit? Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurt te vetja, saqë nga mëngjesi në darkë duhet të japin prova burrnie?

Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa heq akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pa i thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë ‘më fal’! Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o trap!

Shpërthen Neda e BB: Çfarë burrë je ti që motrën tënde e ruan si xhandar dhe me motrën e tjetrit tall b*then Read More »

Alketa i bën “gropën” Marinës. Ja cfarë i ka bërë

Dje bëri bujë lajmi se Marina Vjollca do të prezantonte emisionin më të ri që do të nisë në Tv Klan “Ferma”. Ama siç duket kjo çështje ka marrë një rrjedhë tjetër.

Është Revista Class ajo që shkruan se programi ‘’Ferma’’ do të vijë në drejtimin e Alketa Vejsiut.

“Ferma” do të jetë në format ku personazhe të njohur, do provojnë veten duke jetuar si në një fermë, do të nisë në prill dhe do të shfaqet të dielave në mbrëmje.

Po Marina Vjollca?

Alketa i bën “gropën” Marinës. Ja cfarë i ka bërë Read More »

Ija e Bes Kallakut hap Instagram, dhe pse nuk di ta përdorë, komentet e saj do iu shkrijnë së qeshuri

Duket se gjyshja e Bes Kallakut e ka çuar famën e saj në “një tjetër stad” pasi vetëm pak orë më parë ka hapur një llogari në Instagram.ija ‘
Këtë e ka njoftuar Besi dhe Xhensila të cilët shkruajnë se Ija ka hapur një llogari të sajën në këtë rrjet sociale. Në këtë faqe deri më tani janë postuar disa foto të saj, ndërsa komente janë komike.svhghsa

Ndoshta kjo ka qenë një ide e Besit, pasi nga sa kuptohet duket se nuk është Ija ajo që shkruan në të vërtetë, megjithatë kjo faqe ka tërhequr mjaft “fansa”, duke e çuar numrin e ndjekësve në 19 mijë për vetëm 4 orë.

Ija e Bes Kallakut hap Instagram, dhe pse nuk di ta përdorë, komentet e saj do iu shkrijnë së qeshuri Read More »

“Betim Spërdhima” gjen dashurinë në Gjermani, kjo është brunia që i ka rrëmbyer zemrën

Aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja është më i lumtur se kurrë tani që po jeton një histori të bukur dashurie. Këtë herë ai na ka prezantuar në rrjete sociale me një vajzë brune në krahë , ndërsa shkruan: ‘’Dashuria ime S’’, duke lënë kështu enigmë emrin dhe identitetin e saj.Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi me të njëjtën vajzë dhe me mbishkrime dashurie.

Si këtë herë , ashtu sikundër herën e kaluar çifti shihet në Gjermani , çka tregon se e dashura e tij jeton pikërisht në shtetin verior. Aktori në pranverën e vitit të kaluar u nda nga ish nga e fejuara e tij, grimierja Pranvera Metolli, një lajm që përfshiu faqet e gazetave.

“Betim Spërdhima” gjen dashurinë në Gjermani, kjo është brunia që i ka rrëmbyer zemrën Read More »

Ua bëri reklamën, tani po i bën ‘gjëmën’, Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburanteve

Aktori Gazmend Paja ka hedhur në gjyq kompaninë e karburanteve BOLV Oil, duke u kërkuar atyre një dëmshpërblim në shumën e 46 mijë eurove, si pasojë e mosrealizimit të kushteve të kontratës dhe detyrimeve kontraktuale të nënshkruara me këtë kompani.

Gjithçka ka nisur pas mospagimit të një shume prej 1100 euro nga ana e kompanisë BOLV Oil për një reklamë të realizuar nga Paja, i cili ishte imazh kryesor.

Në çështjen e regjistruar në gjykatë, Bolv Oil, sipas Pajës, ka detyrim për pagimin e shumës 1100 euro, rrjedhur nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë, deri në diten e ekzekutimit të vendimit.

Detyrim për pagimin e shumës 46.000 euro, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatatë ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.

Çështja është regjistruar në gjykatë ditën e djeshme, më 9 janar 2018 dhe pala akuzuese ka konstatuar mospërmbushjen e kontratës së shërbimit, datë 13.06.2014 të nënshkruar midis palëve ndërgjyqëse nga ana e sipërmarrësit të kundërpaditur dhe zgjidhjen në rrugë gjyqësore të pasojave të mos përmbushjes së kontratës nga sipërmarrësi.

Ua bëri reklamën, tani po i bën ‘gjëmën’, Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburanteve Read More »

Fifi bën deklaratën e pabesueshme, kuj do ja merte mendja

Këngëtarja Fifi e ruan me shumë fanatizëm jetën e saj private dhe kujdeset te mos jape detaje.

Megjithatë me sinqeritetin që e karakterizon, në një intervistë 60-sekondëshe për “Prive”, ajo e ka thënë hapur se është e virgjër, kur i kanë bërë një pyetje lidhur me seksin.

“Deri sa herë ke mundur të bësh seks brenda natës?”, ishte pyetja e gazetares ndërsa Fiti mbuloi fytyrën me flokë e më pas u përgjigj: “E virgjër jam”

Fifi bën deklaratën e pabesueshme, kuj do ja merte mendja Read More »