ShowBiz

Kështu komunikojnë në rrjetet sociale Angela Martini dhe bashkëshorti i saj miliarder

Angela Martini duket se ka një jetë të lumtur krahas bashkëshortit të saj rumun- Dragos Savulescu.

Është Savulescu, ai i cili ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Instagram teksai  ka vënë mbishkrimin “Çfarë të bëjmë në këto ditë me diell”.

Kurse, nga ana e saj Martini i ka kthyer përgjigje.

“Të dukësh seksi për gruan tënde”.

Kujtojmë se Martini dhe Savulescu në sytë e publikut duken thjeshtë si çift i përkryer!

Kështu komunikojnë në rrjetet sociale Angela Martini dhe bashkëshorti i saj miliarder Read More »

Axelle Doue – Modelja që nuk del në pension

Plot 60 vitet që mban mbi shpinë nuk e kanë ndaluar Axelle Doue të zbresë në pasarelë.

Ikona franceze e viteve ’80 nuk ka një faqe në Instagram, por është e kënaqur me faktin se njerëzit e mbajnë mend ende, e në Milano sfiloi për “Daks” me një shpjegim shumë të thjeshtë.

“Jam këtu për të treguar se këto veshje janë perfekte për gratë e çdo moshe”, shpjegon ajo.

Axelle e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare thjesht për kuriozitet, por më pas do të kthehej shumë shpejt në një figure të preferuar të firmave të mëdha si Chanel, Armani e Gianfranco Ferré, fustanet e të cilit i adhuron.

Lindja e dy fëmijëve të saj e detyroi të merrte një pushim. “Kur më pyetën nëse doja të rikthehesha, iu përgjigja se kjo më gëzonte shumë, sepse në të vërtetë brenda vetes nuk kisha hequr dorë përfundimisht”.

Në media është folur shumë për të. Ka qenë një prej protagonisteve të projektit të Olivier Saillard “Modelet nuk flasin kurrë”, një performancë që mblodhi 7 ish-top modele, ikona të së shkuarës, për të treguar se nuk janë thjesht “disa manekinë” të cilët mund t’i veshësh, por se kanë një personalitet dhe mënyrë të lëvizjes që mund të përcaktojë suksesin e stilistëve të mëdhenj, falë pozave të tyre apo mënyrave të tjera për të propozuar risinë.

E pyetur se cila ka qenë sfilata më e bukur e jetës së saj, 60-vjeçarja thotë se ka bërë shumë, të gjitha të mrekullueshme dhe e ka të vështirë të zgjedhë një, por shton se ndoshta e tillë mund të jetë pasarela e saj e ardhshme.

Axelle Doue – Modelja që nuk del në pension Read More »

Modelja e njohur ka bërë kërkesen me të cuditshme dëgjuar ndonjëhere

Karrierën si modele e ka nisur që në vitin 1997 dhe në atë kohë ishte vetëm 18 vjeç. Famën do të gjente me pozat e nxehta që realizonte.

Coco Austin, sot 38 vjeç, thotë se është ajo që ka “themeluar fenomenin e të pasmeve” dhe u ka hapur rrugën e suksesit femrave të tjera me të pasme të mëdha. Ajo postoi një foto të hershme në Instagram.

“Të kishe të pasme të mëdha në atë kohë ishte tabu në botën e modës. Unë e theva këtë tabu. Kjo foto është në kohën kur lulëzonin revistat, shumë vite para rrjeteve sociale dhe para KimK dhe Nicky Minaj”, shkruan ajo në diçitirën shoqëruese të fotos provokuese.

Modelja e njohur ka bërë kërkesen me të cuditshme dëgjuar ndonjëhere Read More »

‘Më fal mami, e bëra pa lejen tënde’, Roza i kërkon falje Rita Latit publikisht

Roza dhe Rita Lati janë padyshim mami dhe vajza më “cool” e showbizit shqiptar dhe marrëdhënien e tyre si shoqe të ngushta e kanë treguar shpeshherë. Megjithatë kur vjen puna për disa gjëra që Roza nuk duhet t’i bëjë, Rita nuk është më një shoqe, por një mami që urdhëri i saj nuk duhet të kundërshtohet.

Megjithatë të gjithë e njohin natyrën moskokëçarëse të Rozës dhe sot pa lejen e Ritës ka bërë atë që nuk duhet të bënte.

Me anë të një postimi në Instastory, Roza tregon se ka prerë flokët dhe i kërkon të falur Ritës për këtë.

“Më fal mami, preva flokët pa lejen tënde”, shkruan Roza e cila duhet thënë se me flokët e shkurtra duket shumë bukur.

‘Më fal mami, e bëra pa lejen tënde’, Roza i kërkon falje Rita Latit publikisht Read More »

Edhe një këngëtare tjetër shqiptare i jep fund martesës disa vjeçare

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe muzikanti Erjon Zaloshnja duket se e kanë dhënë fund martesës së tyre. Mediat shkruajnë se çifti është ndarë dhe kanë shumë kohë që nuk shihen më në prezencën e njëri-tjetrit.

Sipas mediave shkruhet se edhe në mbrëmjen hapëse të club-it që menaxhonte çifti së bashku, këngëtarja Tarifa nuk ka qenë prezente, por ka preferuar të këndojë në një lokal tjetër.

Nga ana tjetër nuk thuhet se mes tyre të ketë ndodhur ndonjë konflikt madhor, por duket të jetë një ndarje me mirëkuptim nga të dyja palët. Çifti kishte 18 vite së bashku, dhe në vitin 2013 janë bërë prindër të një vajze.

Edhe një këngëtare tjetër shqiptare i jep fund martesës disa vjeçare Read More »

Rita Ora tregon se kush është politikani i saj i preferuar

Rita Ora është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të pëlqyera të momentit në botë. Sukseset e saj çdo ditë e më shumë po shtohen, ndërsa është edhe imazh i shumë firmave prestigjioze.

Rita përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ka treguar që përcjellë politikën, ndërsa bën të ditur se ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama është i preferuari i saj.

“E dua shumë atë”, është mbishkrimi i këngëtares shqiptare në fotografinë e postuar.

Rita Ora tregon se kush është politikani i saj i preferuar Read More »

Shqiptarja deklaroi se e kanë përdhunuar, aktori nxjerr sheshit atë që po ndodh në Hollywood

Nuk ngeli aktore që nuk ishte ngacmuar seksualisht apo qoftë edhe abuzuar nga kolegët meshkuj. Të paktën kështu dhanë deklaratat e tyre shumë prej femrave që tashmë janë pjesë e Hollywood.
Një sërë skandalesh që përfshinë emra të rëndësishëm nga industria e kinematografisë më të madhe në botë.

Së fundmi edhe aktorja shqiptare, Eliza Dushku rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare.

Por, sipas aktorit Liam Neeson këto skandale që janë duke e dridhur Hollywoodin prej disa muajsh janë gjueti shtrigash.
Liam Neeson thotë:

Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar”.
Ylli i “Taken” nuk i ka besuar aspak aktoreve që kanë rrëfyer abuzimet dhe ngacmimet seksuale duke i cilësuar ato si një nismë që po përdoret kundër disa figurave.
Njëri prej aktorëve të akuzuar për abuzime seksuale është edhe Dustin Hoffman, të cilin e kanë paditur gjashtë femra.

Shqiptarja deklaroi se e kanë përdhunuar, aktori nxjerr sheshit atë që po ndodh në Hollywood Read More »

“Ngele me llap jashtë o tkeqen nona”, Ija i komenton këngëtares shqiptare por Besi betohet që ska gisht

Gjyshja e Bes Kallakut, Ija, ka hapur llogari të sajën në Instagram dhe aktori thotë se e menaxhon vetë ajo.

Në fare pak ditë Ija mblodhi më shumë se 78 mijë followers, pasi tashmë ajo është një personazh që krijon ilaritet në publik.

Por, me sa duket Ija e Besit ka mësuar edhe të komentojë dhe një ndër këngëtaret që ka “follow” qenka edhe super ylli Dua Lipa, të cilës i ka komentuar.

Ija i shkruan Dua Lipës:

Ngele me llap jashtë o t’keqen nona.”

Ta dinte Dua se kush është Ija me siguri që do i kthente një përgjigje.

Megjithatë, Besi e pa postuar këtë koment në InstaStory-in e tij duke shkruar:

Pasha Zotin nuk kam gisht fare un, o Ije je dashuri.”

“Ngele me llap jashtë o tkeqen nona”, Ija i komenton këngëtares shqiptare por Besi betohet që ska gisht Read More »