ShowBiz

Një emision i çuditshëm, nis së shpejti në Tv Klan, nuk do ta besoni kush e prezanton

Një emision i ri do të nisë shpejti në Tv Klan. Përveç formatit edhe prezantuesi hyn në kategorinë e të çuditshmëve.

Në fakt ky televizon prej disa kohësh ka paralajmëruar se viti do të jetë plot me surpriza.

“Në kurthin e Piter Pan” apo ‘Në fermën e VIP-ave” do të fillojnë së shpejti. Por askujt nga ju nuk i kishte shkuar në mendje se Robert Aliaj do të kishte një emsion të tijin në Tv Klan. Programi do të titullohet “Vetëm një natë” , lajmin e bëri të ditur Arian Çani mbrëmë në “Zonë e Lirë”.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë saktësisht emisioni dhe përmbajta që ai do ketë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Një emision i çuditshëm, nis së shpejti në Tv Klan, nuk do ta besoni kush e prezanton Read More »

Enca, Bleona, Rosela, Ilda…nuk dinë se ç’është feminizmi

Nga: Dalina BUZI

U zgjova sot si pa alarm dhe thashë po shtyj edhe pak kohë në krevat duke lexuar çfarë nuk kisha patur kohë të kisha lexuar këtë javë. Ç’mu desh, se padashje rizgjova “kuçedrën” brenda meje, nëse do të quaj të gjithë atë zemërim të akumuluar prej kaq kohësh, nga retorika që përdorin në shtyp gratë publike ndaj njëra-tjetrës.

E fundit, ishte një postim i avokates së shtetit Alma Bejte Hicka e cila në reagimin e saj ndaj një shkrimi të koleges sime Mira Kazhani, e ndjeu me patjetër të nevojshme që të theksonte faktin që Mira s’ka nga të kuptojë ca gjëra për barazinë e grave mes burrave, sepse “duket që s’ka sjellë jetë kjo” dhe në fund duke përdorur të njëjtën tendencë, vijon të thotë se s’mund të vazhdojë më gjatë të flasë për detyrimet e një çifti në familje sepse “bukoset Mira a.k.a. gruaja pa fëmijë.”

Unë kam dy fëmijë e personalisht nuk u ndjeva e ofenduar nga shkrimi i Mirës, edhe pse nuk mund të them se ishte shkrimi më i mirë i saj, pasi dukej që i kishte rënë shkurt argumentave.

Por atje nëpër rreshta, dalloja të njëjtin argument që edhe shumë feministe, edhe shumë nga ato “qëniet hibride” që avokatja e shtetit i paska shumë siklet, si e vetë-deklaruara feministja transgjinore Camille Paglia pohojnë: Që po i zhvasim burrat nga maskiliniteti dhe po u kërkojmë më shumë sesa u takon nga natyra.

Por gjithsesi, kjo nuk është arsyeja pse  “kuçedra” brenda meje ka kaq kohë që fryn flakë e unë mundohem t’i hedh ujë, e zhgënjyer nga mungesa e një retorike frymëzuese në diskutime mes grash publike.

Por fatkeqësisht nuk jam e gatuar të hesht për shumë gjatë dhe marr seriozisht çdo sjellje publike nga njerëz publikë pavarësisht se sa “të çmendur”, “budallenj”, “histerikë” “sipërfaqësorë” apo “pa nivel” mund t’u duken të tjerëve.

Aq më tepër kur shoh se si vijon brutalisht një serial diskutimesh sipërfaqësore -diskutim është fjalë e madhe, por nuk dua ta quaj as “sherr” si tituj portalesh –  të cilat qëllimisht ose prej padijes anashkalojnë thelbin dhe përfundojnë në disa përcaktime që na kthejnë në pikën 0, duke i mëshuar (nga vetë këto gra) harbutërisht faktit që një grua matet vetëm me aparencën dhe funksionin e mitrës.

Feminizmi, kjo fjalë që na qarkullon nëpër media e diskutime panelesh, është për këto gra si avokado apo sushi: diçka e huaj, e modës dhe interesante për t’u fotografuar në instagram.

Por nga e gjithë eksperienca ime në debate dhe ajo çfarë lexoj, kuptoj që diskutimet feministe as nuk na kanë hyrë në lëkurë, për ne feminizmi është ende mish i huaj, përderisa në rastin më të parë, përdorim ndaj njëra-tjetrës armët që historia e feja ka përdorur për të na mbajtur inferiore ndaj gjinisë mashkull.

Trishtimi im më i madh është se sa herë përfshihem në një debat publik, asnjëherë nuk marr në kthim një replikë që do të më interesonte ta zhvilloja në një diskutim konstruktiv dhe frytsjellës jo vetëm për të dyja palët e përfshira, por edhe për lexuesit.

Më kanë sharë publikisht e nëpër telefona gra të njohura se s’kam gjini, se s’duhet të dalë e të tregojë fytyrën time në ekrane, se s’jam model i mirë për gratë, se s‘jam nënë shembullore, se shaj me fjalë të pista, se nuk e dua burrin, se jam shtrigë, se kam pasur puçrra, se jam depresive dhe fatkeqësia në të gjithë këto “sulme” qëndron në faktin se “akuzuesja” pa dallim niveli intelektual apo klasor, ka qënë e paaftë të kuptojë faktin që këto nuk janë sulme ndaj meje, por ndaj vetes së saj. Logjika e përdorur për t’u larguar nga thelbi i debatit, të çon automatikisht në një vend të errët brenda këtyre vajzave e grave, ku vlerën e vetes si femër e masin me standarte sipërfaqësore, duke refuzuar të kuptojnë që përtej një fytyre, një mitre, një gjendjeje civile, zien një eksperiencë jetësore e mbushur me opinione, njohuri, pasione, zhgënjime, emocione, gabime, të cilat formojnë individin dhe bëjnë që ofendimet standarte fizike apo biologjike, të mos përbëjnë sens.

Nuk jam përgjigjur kurrë këtyre sulmeve sepse nuk kam ditur se si dhe as nuk ja kam ndjerë nevojën, për aq kohë sa thelbi i argumenteve të mia nuk kishte asnjë lloj pikë-takimi me përcaktimet e tyre ndaj meje.  E nisa me veten, por siç thashë pak më sipër, kam gjithë këto kohë që përpiqem të gjej një debat të rafinuar, të lexoj një retorikë interesante midis dy grave publike, që mbështetet tërësisht në argumente të cilat rrotullohen rreth një argumenti kryesor të parashtruar.

Mira Kazhani sjell një argument në mbrojtje të burrave, avokatja e shtetit ja kthen “Ti s’di gjë se s’ke fëmijë” a thua se ato që kanë fëmijë, dinë absolutisht gjithçka mbi sjelljet tona shoqërore.

Këngëtarja Rosela Gjylbegu shprehet se nuk i pëlqen Enca dhe Enca ja kthen se Rosela i duket si gjyshe, a thua se mosha na përcakton suksesin! Por nga ana tjetër, nuk mund ta mbrojë deri në fund Roselën, kur një kritikë ndaj gjykimit të Olti Currit e banalizon në një përcaktim fizik “balenë”, a thua se të shëndoshët nuk duhet të flasin.

Ilda Beljeri kishte të gjithë mundësinë e një retorike interesante ndaj sulmit të Mustafa Nanos për veshjen e saj, por u trishtova kur postoi komentin e një anonimi që përmendte të kaluarën “fshatare” të Muç Nanos, a thua se të lindurit jashtë kryeqytetit, nuk kanë opinion mbi pamjen femërore. Që natyrisht më shtyu të pyes veten: “Çfarë parametrash socialë duhet të ketë një njeri që të gjykojë veshjen e dikujt tjetër?” Pra, sërish përgjigja nuk qëndronte tek thelbi, por tek sipërfaqja.

Nuk guxon të thuash diçka për pamjen e Bleona Qeretit, e cila dukshmërisht në karrierën e saj i jep prioritet veshjeve tejet ekspozuese dhe del në televizionin kombëtar Klan (Zonë e Lirë) vetëm për të vërtetuar që ka vithe natyrale, sepse përgjigja e saj më shumë se fyese, është e dëshpëruar, pasi u kthen reston e akuzave për “dashnorë” -që ajo ka mbajtur mbi supe përgjatë shumë viteve- dhe të cilat në vend që t’i luftojë, i përforcon duke i përdorur si armë ndaj vajzave të tjera.

Një feministe si Sevim Arbana, zbuti tonet e saj në Top Show ndaj përcaktimit “buzëviçe” që ajo kishte bërë ndaj vajzave që dalin me buzë të mbledhura në foto, për të shpjeguar atë që ajo duhet ta shpjegonte me elokuencën e një intelektualeje në Facebook-un e saj, e jo të turbullonte edhe më, ujërat tashmë të ndotura të mllefit e ofendimeve që femrat bëjnë ndaj njëra-tjetrës.

Dhe së fundmi, edhe unë (për të disatën herë) u zura ngushtë, kur një shkrim i imi për memorjen e shkurtër të këtij populli që i jepte “mijëra likes” një fotoje të të vesë së një udhëheqësi mercenar si Enver Hoxha, postuar në instagramin e nuses së familjes Hoxha, Rezarta Shkurta, u pasua nga një replikë që niste me martesën time dhe faktin që unë nuk doja burrin. Si mund të replikoja ndaj një komenti për jetën time private pa kurrfarë lidhjeje me historinë e 3 milionë shqiptarëve?

Dietologia Blerina Bombaj krijoi një kaos të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale pas publikimit të regjimit të ri ushqimor nëpër kopshte, të hartuar nga vetë ajo, por ajo që më neveriti, ishin komente grash të cilat vlerësonin punën e Bombaj si dietologe, në bazë të parametrave të saj fizikë. Më gjeni ju lutem lidhjen mes një tipari të fytyrës (që këtyre grave nuk u pëlqente) dhe tërshërës!

Debati mes grave publike është aq i mjerë, saqë kur shoh ndonjë replikë interesante si ajo e Ema Andreas ndaj regjisorit Genti Kame që e shau “kurvë e Edi Ramës” entuziasmohem dhe madje, dëshpërimisht, fantazoj që të përfshihem edhe unë në një debat me Emën, nëse ajo do t’i qëndronte asaj lloj replike që përmbahej tek diskutimi thelbësor .

Nuk kanë faj mediat që klasifikojnë çdo “përplasje” mendimesh mes grave publike si “sherre” sepse fatkeqësisht në mos të dyja, një palë do ta çoj diskutimin në llojin e lajmeve të JOQ “Shikoni si zihen gocat gjimnaziste në rrugë!”

Në këtë aspekt, unë sërish argumentoj që në Shqipëri nuk ka feminizëm, nuk ka asnjë lloj qasjeje ndaj feminizmit, nuk ka asnjë lloj përpjekjeje dhe dëshire për t’u vetë-identifikuar si Grua dhe jo si Objekt dhe për t’iu kthyer feministes anti-feministe time të preferuar, Camille Paglia, edhe unë besoj se gratë publike në këtë vend (por edhe gratë jo-publike) duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të kuptojnë që janë mendimet dhe përcaktimet që kanë për veten, shkaku dhe pasoja dhe nuk është faji i burrave.

Nëse një grua ankohet se gjykohet për veshjen, trupin, zgjedhjet e saj seksuale, se në këtë vend mungojnë gra të mençura apo debati konstruktiv dhe me të njëjtën armë paragjykimi sulmon të tjerat, atëherë ajo meriton përshtypjen që të tjerët kanë për të dhe shoqërinë së cilës i përket.

Unë e para nuk dua të asociohem me këto lloj grash, nuk dua të dalë në mbrojtje të tyre dhe nuk dua të përfaqësohem nga to. Më mjaftojnë të gjitha ato vajza e gra të panjohura që më frymëzojnë çdo ditë me mendimet e tyre brilante dhe lirinë e tyre individuale.

Enca, Bleona, Rosela, Ilda…nuk dinë se ç’është feminizmi Read More »

Shokon me pergjigjen kengetarja Shqiptare ‘Jam e virgjer ne…’

Këngëtarja e hitit “Zemrën maje”, Samanta Karavella është ndër më të komentuarat e showbizit, jo vetëm për anën profesionale, por edhe për atë private. Është përfolur për lidhje të mundshme, por ajo i ka mohuar duke u deklaruar gjithnjë single.

Gjatë një intervistë për “Pop Culture”, Samanta u pyet nëse është e virgjër duke qenë se asnjëherë nuk ka deklaruar ndonjë lidhje.

“Në vesh…”, u përgjigj këngëtarja duke habitur me përgjigjen teksa më pas filloi të qeshte.“Unë i fsheh të dashurit. Privatësinë e ruaj me fanatizëm.

 

Duke qenë person publik është e pamundur ta shmangësh, por jeta ime është jeta ime dhe nuk dua ta ndaj me të tjerët”, shtoi Samanta.

Shokon me pergjigjen kengetarja Shqiptare ‘Jam e virgjer ne…’ Read More »

Lori Hoxha martohet këtë verë, ja vendi përrallor ku do bëjë dasmën

Trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha prej kohësh dihet se është në një marrëdhënie me milionerin Vis Bajraktari.

Ndonëse çifti është munduar ta ruajë marrëdhënien e tyre si shumë private, mediat rozë kanë publikuar foto të të dyve dhe tek tuk me ndonjë dedikim që i kanë bërë njëri-tjetrit në raste përvjetoresh apo ditëlindjesh.

Mirëpo, edhe pse ata të dy janë munduar që të qëndrojnë larg syrit të medias, duket se planet për të ardhmen nuk kanë qendruar aq të fshehta.

Kjo pasi çifit do të kurorëzojë shumë shpejt dashurinë e tyre në martesë.

Burime shumë të sigurta janë shprehur për Dita-n se në fund të Korrikut Lori Hoxha do t’i thotë “Po” të dashurit të saj, në Liqenin e Komos në Itali, një nga vendet më luksoze dhe më ekskluzive në Europë.

Atmosfera festive sipas tyre do të zgjasë pothuajse një javë, dhe nuk do të mungojnë as të ftuarit nga sfera publike.

Ndërkohë motra më e vogël e Lorit, Sara ende nuk ka bërë dasmë me partnerin e saj Ledion Liço.

Ka qenë vetë Sara në fakt që ka thënë në “Shiko kush luan” se do të martohen këtë verë.

Tani na mbetet vetëm të presim se cila nga motrat Hoxha do të bëjë dasmën më shpejt.

Lori Hoxha martohet këtë verë, ja vendi përrallor ku do bëjë dasmën Read More »

Pas Ledionit, heq dorë nga The Voice edhe …

Vetëm dy javë më parë, moderatori i njohur i “The Voice Kids” në Top Channel, tha publikisht se e kishte të vështirë të përballonte edhe një “The Voice” tjetër, kështu që kishte vendosur të hiqte dorë. Shkak për këtë ishin emocionet e forta që Ledioni, bashkë me të gjithë stafin, merrnin javë pas jave nga fëmijët. Edhe pse ka plot 8 vjet që e bën këtë dhe duket e vështirë për t’u besuar, Ledioni po heq dorë, sepse nuk mund t’i përballojë dot më emocionet .

Dhe jo më pak e emocionuar se ai ndihet edhe Miriam Cani, e cila gjithashtu, mbrëmjen e kësaj të premteje, ka kërkuar të heqë dorë nga “The Voice”.

Gjithçka që në pamje të parë të duket një detaj spektakli, në fakt nuk është kështu. Jo vetëm produksioni që merret me muaj të tërë me fëmijët, por edhe trajnerët kalojnë me konkurrentët orë të tëra në prova, ndajnë me ta copëza nga jeta e tyre private dhe, dashje pa dashje, krijojnë një miqësi që vështirë të zhbëhet nga një skualifikim.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa Miriamit i duhet të zgjidhte në betejat e fundit, njërin nga tre konkurrentët e saj në garë, Arseldi, Hana dhe Martina, këngëtarja e pati të vështirë të vendosë, aq sa i kërkoi produksionit të skualifikohet ajo nga “The Voice” dhe fëmijët të vijojnë garën. Më herët, tre konkurrentët e Miriamit kishin përgatitur për të edhe një surprizë me ëmbëlsira duke ia bërë asaj edhe më të vështirë vendimin.

Me natyrën emotive që e karakterizon gjithmonë dhe me emocionet e gjalla që i falin fëmijët, Miriami tha se gjithçka për të po bëhet më e vështirë: “A mund të skualifikohem unë dhe të tre të vazhdojnë garën?” – pyeti ajo Ledionin, i cili e miratoi vështirësinë e saj për të vënë gishtin vetëm te njëri konkurrent.

Po t’u shtojmë këtyre momenteve të spektaklit edhe faktin që si Ledioni, ashtu edhe Miriami janë prindër për herë të parë, doza më e lartë e emocionit mund të justifikohet…

Nga e premtja e ardhshme, The Voice Kids fillon me netët live. Po pastaj si do t’ia bëjë Miriami?

Pas Ledionit, heq dorë nga The Voice edhe … Read More »

Nano: Ilda Bejleri, është më vulgare se veshjet

Monologu i analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij, “Provokacija”, për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.

Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit, e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Sot në emisionin “Zonë e Lirë”, Nano tha se qëllimi i tij ka qenë të merret me fenomenin dhe jo pikërisht me veshjen e moderatores Bejleri.

”Mua nuk më eksiton mishi, mua më eksiton finesa, eleganca gjëja e bërë në momentin e duhur. Eksitimi im është i ndërlikuar, nuk është aq e thjeshtë. Mua nudoja nuk më bezdis, dhoma e gjumit nuk është i vetmi vend ku nudoja është e natyrshme. Mua nudoja nuk më bezdis në atë aktivitetin ku gratë dalin pa pantallona, më duket sportive, as në garat me biçikleta nuk më bezdis, sepse duan të përcjellin një mesazh. Mua më bezdis vulgariteti. Unë mendoj se një studioje të atillë televizive nuk i shkon ajo veshje. Duket sikur ka patur një polemikë mes meje dhe asaj, por unë e kam me fenomenin. Harrojeni emrin e Ilda Bejlerit, tani është më vulgar se sa veshja që kishte. Të flasim për fenomenin. Mos më bëj të iki fare. Vetëm përgjigja që ka dhënë ajo, ne s’duhet t’i përmendim as emrin. Mua e fundit gjë që më shkon në mendje është të polemizoj me një qenie të atillë. Unë nuk isha përgatitur për këto gjëra. Unë jam marrë me dukurinë”.

Nano: Ilda Bejleri, është më vulgare se veshjet Read More »

Noizy bën një tjetër gjest madhështor, ja çfarë ka ndodhur sot me reperin shqiptar

Ditën e tij ia ka dedikuar një pjesë shumë të ndjeshme të shoqërisë.

Reperi i famshëm Noizy në llogarinë e tij në Instastory ka publikuar disa fotografi, ku shihet se kaloi kohë me fëmijët, të cilët janë të prekur nga sindromi Down

Sipas imazheve, këta fëmijë ishin të lumtur, që kanë arritur ta shohin një nga reperët që e duan shumë.

Në fakt kjo nuk është hera e parë, që emri i Noizyt përmendet për gjeste të tilla dhe vepra bamirësie që i bën.

Noizy bën një tjetër gjest madhështor, ja çfarë ka ndodhur sot me reperin shqiptar Read More »

48 vite diferencë, kompozitori kapet mat me të dashurën

Plot 48 vite është diferenca mes tyre, por duket se po jetojnë një romancë të bukur.

Bëhet fjalë për kompozitori amerikan, Don McLean, i cili  është fotografuar duke dalë nga hoteli në Londër me të dashurën Paris Dylan, 24 vjeçe.

Ai dukej shumë i qetë duke ecur, ndërsa pranë tij qëndronte bukuroshja, e veshur me një fustan ku kishte ekspozuar linjat e saj trupore.

Romanca e tyre u bë publike vitin e kaluar, ku të gjithë filluan dyshimet se shumë shpejt do shpallej fejesa mes tyre.

Gjatë një interviste, 24-vjecarja e quajti veten superfanse të këngëtarit të muzikës folk duke thënë: “Unë duhet të shoh këngët e tij të paktën tre herë në ditë.”

Modelja më parë ka qenë shpesh herë imazh i revistave të njohura si Maxim dhe Playboy.

Image

48 vite diferencë, kompozitori kapet mat me të dashurën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com