Ia dolën ta mbajnë të gjithë publikun në ankth, të krijojnë pikëpyetje njëra pas tjetrës, ia dolën që ta mbajnë të fshehtë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Jo pak, por më shumë se 5 muaj. Derisa u dorëzuan.
Vetëm një ditë më parë, Xhensila dhe Besi konfirmuan lajmin e shtatzënisë së këngëtares, e cila, mbrëmjen e sotme ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
E ftuar natën e parë të programit “Në kurthin e Piter Panit”, ne tv Klan Xhensila kishte zgjedhur një fustan pink, pas të cilit askush nuk dyshoi më se së shpejti do të vijë në jetë një vajzë.
Por, zyrtarisht e konfirmoi pas një pakoje të madhe që kishte ardhur surprizë, pas së cilës fshiheshin tullumbacet ngjyrë rozë.
Nuk kishte mbetur më asgjë për të thënë. Endrra e këngëtares u bë realitet.
Gazetarja Dasara Karaiskaj njihet për thumbat e shpesha që u bën personazheve të njohur të ekranuit, e kete here ne gojen e Dsaraes ka rene gazetarja e Digitalb e cila sot ishte e ftuar ne Wake up.
Ne postimin e fundit të saj në Instagram, Dasara shkruan se të gjithë që po merren me Ilda Bejlerin kohët e fundit, në fakt duhet të shohin një gazetare tjetër.
“Merren me Ilda Bejlerin. Kjo gaze…arja e re qenka ç’qenka. E vura sfondin Lejla se kështu e paska emrin”, shkruan Dasara duke lënë të kuptohet se i referohet Leila Krajës.
Ky status i Dasarës vjen fill pas deklaratës së Leilës e cila tha sot në “Wake up” se nuk ka futur kurrë dorën në xhep pasi djemtë shqiptarë paguajnë gjithmonë.
Moderatorja Ilda Bejleri duket se do ta zgjidhë me gjyq debatin e madh të krijuar së fundi mes saj dhe analistit Mustafa Nano për çështjen e veshjes. Këtë ajo e ka bërë me dije në një postim në Instastory ku shkruan:
Vetëm pak ditë më parë, Mustafa Nano në emisionin e Arian Canit i kërkoi falje Ilda Bejlerit, pas kritikave për veshjen që i bëri në emisionin e tij “Provokacija”.
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Nano sqaroi se nuk ka asgjë personalisht me moderatoren, por me fenomenin e veshjes.
“Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”, tha Nano.
Çfarë tha Nano për Ilda Bejlerin
“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”.
Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive.
Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit.
Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.
Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mendjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajnë myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive.
Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë.
Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, mbyll monologun e tij gazetari Mustafa Nano
Pas shumë thashethemeve, aludimeve e spekulimeve mediatike (të cilat asnjëherë nuk u mohuan dhe as u konfirmuan nga çifti), nga këngëtarja dhe aktori i njohur sekreti mori fund. Ata do të bëhen prindër dhe nuk kanë pse të mos e ndajnë këtë me të gjithë.
Edhe pse kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, prej disa muajsh gati ‘të përndjekur’ për të zbuluar shtatzëninë, si Xhensila, ashtu edhe Besi nuk e kanë prishur terezinë për lajmet dhe titujt nëpër portale. Të dy, me sa duket, kanë gjetur kohën më të mirë për ta ndarë me të gjithë, ndonëse të gjithë nuk kishin më asnjë dyshim në rrumbullakësinë e barkut të Xhensilës.
Po pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë? Arsyet mund të jenë disa:
E para (ndoshta edhe më e rëndësishmja) ka të bëjë me Xhensilën, natyrisht. Këngëtarja e ka thënë shpeshherë edhe publikisht – ajo është natyrë supesticioze dhe meqenëse është kështu, s’mund ta ndante menjëherë lajmin e shtatzënisë.Të njëjtën gjë, këngëtarja bëri edhe me datën e martesës. Pas shumë aludimeve për data të ndryshme gjatë gjithë verës, vetëm kur dasma u afrua, mësuam se nuk ishte vera, por fillimi i vjeshtës koha kur ata kurorëzuan dashurinë.
Një arsye e dytë pse Xhensila nuk preferoi ta publikonte që në fillim, me siguri, është edhe shëndetësore. Pas disa analizave, kontrolleve, vajtje – ardhjeve në Itali, gjendja shëndetësore e psikologjike (edhe sipas shkencës) e nënës në pritje duhet të jetë në nivele të kënaqshme për të përballuar emocionin. Le të mos harrojmë se Besi, në këtë rast, është një ndihmë ‘aspak e mirë’ për emocionet. Ai gjithmonë ndihmon për t’i shtuar ato.Pas dasmës së çiftit, madje vetëm pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktoi ajo, Xhensila ka nisur menjëherë turet muzikore dhe, që nga vjeshta e vitit të kaluar e deri më sot, kalendari muzikor ka qenë i tejmbushur. Lajmi që këngëtarja i ka anuluar koncertet sepse ishte e sëmurë me grip nuk u konfirmua nga Xhensila. Ndoshta ato ishin problemet e para të shtatzënisë. Edhe projektet muzikore gjatë kësaj kohe, mund ta ‘kenë penguar” Xhenin për ta ndarë pritjen e ëmbël.
Lajmi për shtatzëninë nuk mund të ndahej me të gjithë pa krijuar në fillim zhurmën e madhe. Duket se VIP-ave shqiptarë u pëlqen zhurma para se të shpërthejë tullumbacja. Një pjesë e mirë e tyre e preferojnë zhurmën mediatike dhe zgjedhin ta kalojnë në heshtje kur lajmi është i vërtetë. Nëse ju kujtohet, edhe Tuna bëri të njëjtën gjë rreth dy vjet më parë.
Kur të gjithë flisnin për pritjen e saj të ëmbël, ajo nuk foli, madje edhe u mbyll për tre muaj në shtëpi, derisa publikisht, kur prezantoi këngën “Duam” në Këngën Magjike, tha se në barkun e saj kishte një fëmijë.
Nëse mund të renditet si një arsye e pestë, tjetra dhe më konkrete për Xhensilën është përballja me fëmijët këtë të hënë “Në kurthin e Piter Panit”.
Duhet të jetë gati për të pritur çdo lloj pyetje nga ata. Po si mund ta fshihte barkun para syve kritikë të tyre? A mund t’i gënjejë fëmijët? Nesër, me siguri, Xhensila do të zbulojë gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë, ndoshta edhe sa muajshe është…Apo edhe këto të dyja i dimë tashmë? Kush tha që është 5 muajshe dhe po pret një vajzë? Siç e ka ëndërruar veten gjithmonë, në fund të fundit: nënë të një vajze.
Deklarata e Mustafa Nanos për Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin ku i kritikonte për veshjet e tyre në emision prej disa ditësh vazhdon të komentohet. Së fundmi Nano ishte i ftuar në “Zonë e lirë” ku foli mbi deklaratën e bërë teksa e quajti Ildën “qenien më vulgare që ka parë”. Ilda nuk ka duruar më dhe sot i është kthyer Mustafa Nanos me një postim në Instagram ku e quan “policin e minifundit dhe dekoltesë”.
Moderatorja ka postuar një video të një emisioni italian ku shihet se prezantuesja e “Sportitalia”, Jolanda De Rienzome fustan të shkurtër dhe me dekolte, dhe shkruan me ironi se Mustafa Nano duhet çuar në Itali që të gjejë paqe.
“Ndjese, qe nuk kam reaguar me pare por kam qene e impenjuar ne nje projekt shume domethenes per shqiptaret! “Rikthimi i Dallendysheve”, qe kishte per qellim rikthimin e talenteve qe na bejne krenare jashte Shqiperise dhe nuk doja te njollosja kte super event, me “llumin” e opinionisteve qe na rrethojne. Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet qe “dallendyshet” kane vendosur te shtegtojne larg.. sepse vlerat ne kete vend nuk perfillen dhe te eturit per vemendje bejne gjithcka per te dale ne siperfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, per me teper duke dale dhe kunder nje ish-studenteje qe eshte diplomuar per gazetari!
Mendoj qe “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dergojme dhe ne Itali:) se mbase aty gjen paqe..tani qe po qendroj ne dhomen time pyes veten: Imagjino te kishte gjoks vete ky polici? Cfare do ishte valle🤨 dhe cfare do bente per 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Ne cfare ore dhe ku transmetohet”, shkruan Ilda.
Moderatori i njohur i emisionit ‘Zonë e Lirë’ ka marrë një vendim të papritur.
Arian Çani është një nga njerëzit më të lakuar e më të komentuar gjithandej, por për çudinë e të gjithëve ai ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg rrjetetve sociale.
Ama mesa duket diçka e ka bërë të ndryshojë mendie dhe tashmë Çani është në ‘një hap me kohën’. Për të gjithë fansat e tij të çmendur ‘Sophie’ e emisionit ju ka treguar se tashmë Çanin mund ta ndiqni në Instagram.
Ishte Xheni Brahaj e cila në një foto krah moderatorit ju tregon profilin e tij të vetëm zyrtar.
Kjo me të vërtetë që nuk pritej prej moderatorit, pasi ai edhe profilin e vetëm në Twitter vendosi ta mbyllte para pak.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, dy nga personazhet më të komentuar në show biz-in shqiptar kanë konfirmuar se janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.
Të dy kanë konfirmuar ditën e sotme në llogaritë e tyre në Instagram se presin të bëhen prindër.
E me foton e realizuar nga Italia, të dy e kanë shoqëruar dhe me postime përkatëse.
Xhensila ka shkruar: Kur dy, bëhen tre!”
Ndërsa Besi shkruan:Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijn edhe mbi të gjitha ata që t’i sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit!”
Tre ditë më parë u bekuan me një vajzë dhe lajmin e bëri të ditur vetë Ermali në llogarinë e tij në Isntagram. Në foton e publikuar, bashkë me Amin dukej edhe vogëlushja e porsalindur.
Por ajo foto e shndërroi vajzën e Ermalit në “Mbretëreshën e re të Instagramit”. Brenda disa orësh fotoja ka marrë 168 mijë pëlqime, duke u bërë fotoja më e pëlqyer shqiptare në rrjetet sociale.
Deri para disa ditësh, fotoja më e pëlqyer ishte ajo e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut gjatë ceremonisë së dasmës.