ShowBiz

Hidhni një sy , Luana Vjollces …

Kazhani e ftuar në ‘Wake Up’  ka treguar se Luana nuk është në ekranin e Top për shkak të aftësisë por pasi hiret e saj mbajnë gjallë vëmendjen e audiencës.

“Luana ka 1 milion ndjekës në Instagram. Ajo rrëzon qeverinë, asnjë parti nuk i ka aq votues. Unë nuk besoj se e ndjekin se është e suksesshme.

Padyshim për hiret e saj. Me thënë të drejtën, edhe unë e çoj ndonjëherë në Top për të parë se çfarë ka veshur Luana, pavarësisht se preferoj të dëgjoj Arbana Osmanin.”- tha ajo.

Menjëherë pas kësaj deklarate Luana ka befasuar me publikimin e saj indiferent ku ka nxjerrë në pah linjat e saj tunduese.

Image

Hidhni një sy , Luana Vjollces … Read More »

Nuk meriton një grua të shëndoshë : Por bashkëshorti seksi , u mbyll gojën të gjithëve me një fjali

Pak ditë më parë Jenna Kutcher, një fotografe dhe sipërmarrëse në profesion, është “sulmuar” virtualisht se përse bashkëshorti i saj është më i bukur se ajo vetë ! Absurde !! Komentet në fotografitë që ajo ka postuar në rrjetin e saj social janë bërë virale, për shkak të mendësisë së prapambetur: Një mashkull i pashëm dhe me muskuj nuk ka sesi të shoqërohet me një “ të shëndoshë” ! Living postoi dje letrën që Jenna u kishte shkruar të gjithë atyre që i thonin : Ti nuk e meriton bashkëshortin që ke në krahë, por sot ai vetë ka një përgjigjie për ta.

Disa njerëz përdorin anonimitetin e internetit për t’u treguar të pamëshirshëm, pa menduar se fjalët lëndojnë! Asaj i është dashur të mbrojë veten, por bashkëshorti i saj nuk e ka lënë vetëm. Por ndryshe nga bashkëshortja, e cila u ka dedikuar një shkrim të gjatë njerëzve që e kanë lënduar, i dashuri i saj thjesht ka shprehur habinë e tij sesi një foto në plazh mund të bëhet material për lajme në rrjetet sociale. “Nuk e kuptoj pse bota është kaq e interesuar të dijë se pse unë të dua. U zotova të të dua dhe se si t’i dukesh nuk ka të bëjë fare me këtë. THE INDEPENDENT

Nuk meriton një grua të shëndoshë : Por bashkëshorti seksi , u mbyll gojën të gjithëve me një fjali Read More »

“Më thanë bëj kujdes me Rita Orën”, këngëtarja shqiptare tregon çfarë ndodhi në dasmën private

Prej vitesh, Denisa këndon në club-e e në festa private në kryeqytet, por është edhe pjesëmarrëse në gara muzikore e më pak në klipe të reja.

Pasditen e djeshme, Denisa ishte e ftuar në “Rudina” për të rrëfyer për projektet e reja, për jetën artistike, por edhe për atë familjare.

Duke kujtuar disa prej eventeve të saj më të rëndësishme artistike, Denisa kujtoi edhe mbrëmjen me këngëtaren e famshme Rita Ora, takimi me të cilën i ka lënë mbresa e, më shumë, komplimenti i saj i veçantë.

Së bashku me Sidrit Bejlerin e Eranda Libohovën, Denisa u bë pjesë e dasmës private që vajza e tezes së Rita Orës oganizoi në Tiranë. Fakti që ishte Rita, të gjithë organizatorët i kishte vënë në lëvizje, madje edhe këngëtarët ishin porositur të kishin kujdes: “Para dasmës, na e bënë gogol, na thanë ‘kini kujdes, është Rita Ora, mos i flisni, mos kërkoni foto’”, – tregon Denisa, por nuk ishte fare kështu, shkruan Revista Class.

Jo vetëm që bëri foto me Denisën, por këngëtarja me origjinë shqiptare edhe këndoi këngë popullore me të gjithë. Denisa, madje, mori edhe një komliment të veçantë nga Rita: “Your voice is amazing” (ke zë të mrekullueshëm)” i tha ajo pasi e dëgjoi Denisën të performonte live.

“Më thanë bëj kujdes me Rita Orën”, këngëtarja shqiptare tregon çfarë ndodhi në dasmën private Read More »

Pas kurimit të djalit të tyre nga kanceri, çifti i famshëm janë gati për një tjetër fëmijë

Në nëntor të vitit 2016 këngëtari i famshëm Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato njoftuan ndërprerjen e punëve të tyre pasi djaloshi Noah u diagnostikua me kancer.

Përreth 2 vite familja e tyre është shpërngulur në Argjentinë ku i vogli mori trajtimin e nevojshëm për kancerin në mëlçi ndërkohë që për familjen Buble jeta mori një kthesë tjetër.

Muaj më parë ata rrëfyen për publikun gjatë një interviste se 3-vjeçari Noah e mposhti këtë sëmundje dhe se gjthçka do i kthehej normalitetit, ai gëzon shëndet të plotë dhe është rikthyer në shkollë.

Së fundmi duket se familja e tyre do të zgjerohet pasi një tjetër fëmijë pritet të vijë në jetë. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Daily Mail” se Luisana është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.

Pas fitores së betejës me djalin e tyre ata donin një fillim të ri dhe ku ka më mirë sesa të bekohesh me një tjetër fëmijë. Edhe në intervista të mëparëshme Luisana është shprehur se do të bënte edhe 20 fëmijë nëse trupi do i’a lejonte. Të qenit prind është titulli më i bukur që dikush mund të ketë.

Pas kurimit të djalit të tyre nga kanceri, çifti i famshëm janë gati për një tjetër fëmijë Read More »

”Digitalb”: Ildën e veshim ne, Muç Nano surrogato i vjetëruar

Prej javësh ka “shpërthyer” një debat në media mes gazetares së “SuperSport”, Ilda Bejleri dhe opinionistit Mustafa Nano, lidhur me zhveshjen e tepruar, sipas tij, të moderatores. ”Telenovela” në distancë mes Bejlerit dhe Nanos, ka nxitur reagimin e platformës ‘’Digitalb”.

Në deklaratën e ”Digitalb”, thuhet se ky debat ka mangësi që në zanafillë, sa kohë që nuk është shtruar nga ana e profesionistëve. Sipas tyre përgjegjësinë e plotë për veshjen e moderatoreve e mbajne vetë ata, dhe jo Ilda në rastin konkret. Sipas tyre Bejleri nuk është vetëm moderatore, por edhe imazh, dhe gjykimi vetëm në një pikë të së gjithës është i gabuar.

Më tej në deklaratë thuhet se televizioni shqiptar vuan nga gjithologët, duke iu referuar rastit të Nanos dhe se mendimet e tij janë të vjetëruara.

DEKLARATA E PLOTË:

DigitAlb ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. DigitAlb vëren me keqardhje, që debati ka mangësi që në zanafillë.

Së pari, ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një profesionisti e një televizioni.

Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzish, ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, Znjsh. Ilda Bejleri është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive, ajo i sjell të trija këto cilësi në ekran, sepse të trija janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti, DigitAlb, në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standardet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor, e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Së fundi, televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio, e së fundmi edhe si moderatorë programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis”.

”Digitalb”: Ildën e veshim ne, Muç Nano surrogato i vjetëruar Read More »

Katër divat e muzikës shqiptare në një koncert së bashku

Ato janë këngëtaret më të dashura shqiptare! Të gjithë jemi rritur me hitet e tyre ndër vite, sepse ato nuk janë vetëm artistet e vërteta të skenave tona, por edhe figura të plotësuara publike me mjaft kredibilitet në media e shoqëri.

Sot, ka ardhur koha që t’i shohim së bashku në një koncert recital të jashtëzakonshëm ku secila syresh prej tyre do të interpretojë këngët më të mira të repertorit personal. Po flasim për Rovena Dilon, Irma Libohovën, Eneda Tarifën dhe Besa Kokodhimën. A nuk janë diva të vërteta të muzikës shqiptare? Nuk kemi pikë dyshimi që po, ndaj ato kanë zgjedhur që si një “dhuratë” të veçantë për të gjithë fansat e tyre të vijnë në një koncert recital.

Këtë gjë e bëri me dije fillimisht Rovena Dilo, e cila gjatë një interviste në “Vizion Plus” u shpreh se do të realizonte një koncert muzikor së bashku me disa kolege të tjera. Një katërshe fantastike artistesh që do të jenë protagonistet e recitalit që kanë vendosur ta quajnë “Divat”, ku do të interpretojnë hitet e tyre më të suksesshme.

Image

Katër divat e muzikës shqiptare në një koncert së bashku Read More »

Olta Gixhari çmend shqiptarët, e zhveshur pa sutjena në mes të dëborës në Dardhë

E konsideruar nga të gjithë si aktorja më seksi e momentit në Shqipëri, bukuroshja Olta Gixhari rikthehet të provokojë shqiptarët me fotografi, të cilat zakonisht tërheqim vëmendjen e publikut të gjerë dhe komentohen pafund.

Këtë herë biondina tejet simpatike e aktrimit shqiptar është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit në mes të dëborës në këto temperatura të ftohta. Ajo thjeshtë me një pallto të hedhur krahëve, e cila është e hapur dhe lejon të duket qartë një pjese e mirë e gjoksit të saj, shkruan Syri.net.

Sikurse ka bërë të ditur vetë Olta, kjo fotografi është shkrepur në fshatin turistik të Korçës, pikërisht në Dardhë, ku duket se po bën edhe një set fotografik të saj. Aktorja seksi ka paralaijmëruar se së shpejti këto fotografi do të hidhen në treg.

Image

Olta Gixhari çmend shqiptarët, e zhveshur pa sutjena në mes të dëborës në Dardhë Read More »

Atalanta, Miss-i shqiptar me pesë kurora që po mahnit me bukurinë dhe linjat bombastike

Modelja dhe prezantuesja e njohur, Atalanta Kërçyku, pa dyshim se do të jetë prej emrave kryesorë të së ardhmes në botën mediatike dhe shoubizit….

Bukuroshja shqiptare gjithnjë mahnit me linjat e saj dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë rritur në mënyrë të shpejtë.

Kësaj radhe bukuroshja është shfaqur vetëm sutjena, e shtrirë në bregdet, duke treguar gjoksin bombastik dhe linjat fenomenale trupore.

Atalanta kështu vë në pah asetet e saj dhe pse mund të konsiderohet prej femrave më seksi shqiptare.

Ajo ka marrë pjesë me sukses në disa konkurse të bukurisë.

Bukuroshja në vitin 2016 u shpall Miss Elbasani, teksa më pas vazhduan sukseset e saj në sferën e bukurisë.

Nga mediat në Shqipëri, ajo vlerësohet edhe si seks bomba shqiptare.

 

Atalanta, Miss-i shqiptar me pesë kurora që po mahnit me bukurinë dhe linjat bombastike Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com