ShowBiz

Blendi Fevziu në lot, letra e së bijës zbulon anën e panjohur të gazetarit

Përveç surprizës së bukur që i bëri minatorit, Blendi Fevziu mori edhe vetë një surprizë shumë të bukur në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që erdhi në formën e një letre.

Kjo ishte letra e parë që Misheli i shkruante babait të saj, në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen. “Familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo vetëm falë teje”, ishin fjalët me të cilat Misheli i drejtohej Blendit. Por fjalia që e emocionoi dhe e përloti ishte “Të dua babi, ti je idhulli im”.

Ai tregoi edhe marrëdhënien e veçantë me vajzën dhe se ajo dëshironte që t’i merrte vetë vendimet dhe në këtë pjesë Blendi na rrëfeu se ata janë të ngjashëm. Blendi ishte detyruar që në moshë të re t’i merrte vetë vendimet për jetën e tij. Ashtu siç instikti e kishte ndihmuar atë të merrte vendimet, po i njëjti instikt, sipas Blendit, do të udhëhiqte dhe vajzën e tij.

Në fund, Blendi tha: “Nuk ka rëndësi se sa njeri i fuqishëm dhe me pushtet ke qenë, nuk ka rëndësi nëse ke qenë një njeri i famshëm me një karrierë të arrirë. Mund të kesh bërë gjithçka, por nëse nuk ke rrritur një fëmijë të mirë, dije se nuk ke bërë asgjë”.

Më poshtë do të mund të lexoni letrën e plotë të Mishel Fevziu, për të atin.

Babi,

Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.

Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.

Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.

Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.
Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.

Të dua babi, Ti je idhulli im.

Blendi Fevziu në lot, letra e së bijës zbulon anën e panjohur të gazetarit Read More »

Pasi u rrëzua në skenë, shpërthen keq Eneda Tarifa kundër mediave

Me një gjuhë gati gati të ngjashme me atë të kryeministrit Edi Rama, kur flet për mediat, Eneda i quan portalet në vend “kazan”. e ka reaguar keq në Instastory.

“Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zjen e zjen e nuk ka të sosur… Po plaçi që vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë” – është shprehur Eneda, e cila vazhdon – “Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe por të paktën jini koherent se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu… Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP.”

Çfarë e ka nxehur kaq shumë Enedën? Mos ndoshta ajo i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në skenën e “The Voice Kids” e për të cilën shkruan të gjitha mediat?

Pasi u rrëzua në skenë, shpërthen keq Eneda Tarifa kundër mediave Read More »

Sonte kemi dasmë VIP! Pas 12 vitesh lidhje martohet këngëtarja e njohur shqiptare

Një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar është në një lidhje prej më shumë se 12 vitesh me biznesmenin nga Durrësi Klodian Asllani.

Të cilin vetëm së fundmi Zaimina e ka prezantuar me publikun dhe thuajse 2 muaj më parë, ata u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes Khloe, pas një propozimi përrallor për martesë në festën e Shën Valentinit në Maldive.

Sonte kemi dasmë VIP! Pas 12 vitesh lidhje martohet këngëtarja e njohur shqiptare Read More »

Eneda Tarifës i ndodh e papritura në mes të spektaklit

Gjatë një spektakli live ndodhin edhe të papritura, madje edhe aspak të këndshme!

E një e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme në spektaklin “The Voice Kids” me këngëtaren Eneda Tarifa. Por pas performancës se Denisit, i vetmi djalë në skuadrën e saj, Eneda u ngri për ta përqafuar, por nuk ia doli.

Eneda u rrëzua në skenë para se t’i afrohej Denisit. Por këngëtarja më pas u ngrit duke e kaluar shpejt situatën si dhe duke thënë që ishte syri i keq.

Fatmirësisht këngëtarja Tarifa nuk u lëndua gjatë rrëzimit.

ImageImage

Eneda Tarifës i ndodh e papritura në mes të spektaklit Read More »

Ja sesi dukeshin VIP-at shqiptarë fëmijë

Fëmijëria në përgjithësi është një periudhë e bukur e jetës. Të gjithë ne kur kthehemi pas në kohë kujtojmë me nostalgji ato ditë të bukura dhe të qeta kur “problemi” më i madh që kishim, ishte “çfarë loje do të luajmë sot”. Tashmë që gjërat kanë ndryshuar, dhe ne jemi rritur na duket shumë e largët dita që kemi qenë fëmijë.

Gjithsesi, sot nuk do të flasim për fëmijërinë, por do t’ju tregojmë si dukeshin disa nga figurat më të njohura të ekranit fëmijë. Të gjithë ne kemi kuriozitet për të parë sesi kanë qenë personazhet e njohur bebe. Sot përmes këtij artikulli, do ju tregojmë disa foto të vjetra, dhe me siguri do të çuditeni për shembull kur të shikoni sesi ishte, Luana, Dafina, Samanta, Ledri, etj fëmijë.

(Dafina Zeqiri)

(Samanta Karavello)

(Luana Vjollca)

(Elvana Gjata)

(Bleona Qereti)

(Çiljeta Xhilaga)

(Miriam Cani)

(Dojna Mema)

(Ledri Vula)

(Dhurata Dora)

Ja sesi dukeshin VIP-at shqiptarë fëmijë Read More »

Këngëtarja e muzikës popullore që në heshtje po kthehet në ikonë mode

Herë pas here shohim postime të saj në rrjetet sociale dhe është vështirë ta dallosh nga vajzat që pozojnë përpara aparatit dhe të qenin “fashion” e kanë kthyer në punë. Bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Poni, e cila çdo ditë e më shumë po vjen me një imazh totalisht të ndryshuar, e kuruar në çdo detaj dhe një stil veshjeje që mund ta lakmojnë edhe ndjekëset më të mira të trendeve të fundit.

Pas lindjes së djalit këngëtarja u shkëput për një periudhë të gjatë nga muzika për t’u rikthyer më ndryshe se kurrë. Nga postimet e herë pas hershme Poni tregon se prej kohësh ndjek me rigorozitet stërvitjen në palestër dhe ruan një rregjim të shëndetshëm ushqimor.

E veshur me ngjyra, trendy, moderne, glamur, sportive apo një kombinim midis njëra-tjetrës, këngëtarja vlonjate në heshtje apo pa qëllim në vetvete mund të quhet një inspirim për të gjithë ata që dashurojnë artin dhe dukjen bukur.
Ne ju sjellim disa nga fotot që tregojnë pasionin e këngëtares për të pozuar përpara aparatit fotogra×k dhe imazhin e pakrahasueshëm të saj me Ponin që mbajmë mend të gjithë në daljet e saj të para.

Këngëtarja e muzikës popullore që në heshtje po kthehet në ikonë mode Read More »

A tha këtë Erjona Sulejmani: Gratë e futbollistëve nuk kënaqen nga burrat e tyre?!

E ftuar e mbrëmjes së të mërkurës në “Top Show Magazine” ka qenë ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili. Për herë të parë ajo ka rrëfyer përse është ndarë prej tij. Ajo është shprehur se gjatë viteve që ka qenë me të ndihej si “në kafazin e artë”.

“Sigurisht që Kampionati Europian më dha një bum, por edhe para kësaj unë kam qenë e njohur dhe kam marrë oferta për modeling. Kur isha e martuar, nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një “kafaz të artë”. Kisha lekë por, nuk isha e lumtur, atëherë bëra zgjidhjen time. Nuk dua asgjë prej tij.

Kam thënë se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat? Unë nuk kam njohur një grua futbollisti që është e kënaqur me partnerin e saj. Janë të mirë për t’i rënë topit në fushë. Deklarata ime ka qenë “nuk kam njohur gra futbollistësh të kënaqura”. Nuk kishte kjo lidhje me krizën tonë.

Nuk ka rëndësi kush e la njëri tjetrin. Ai bëri shumë deklarata dhe unë thashë që “e lashë unë”. Tani jam e kënaqur me jetën time. Jam e lirë. Liria nuk ka çmim. Edhe lumturia nuk blihet me lek. Do të botoj një libër ku do të them shumë gjëra nga bota e futbollistëve. Unë kam jetuar me gra futbollistësh” – tha Erjona Sulejmani

A tha këtë Erjona Sulejmani: Gratë e futbollistëve nuk kënaqen nga burrat e tyre?! Read More »

Do të çuditeni sa vjeçe bëri dje Vera Grabocka

E djeshmja ishte një ditë e shënuar për të!

Regjisorja e njohur Vera Grabocka festoi dje ditëlindjen.

E në rrjetet sociale nuk kanë munguar urimet dhe dedikimet nga personazhe të njohur dhe miq.

A jeni kureshtarë të mësoni moshën e zonjës së televizionit që nuk di të plaket?

Vera Grabocka dje bëri plot 69 vjeçe dhe pse duket si një vajzë e re.

Regjizorja e njohur është gruaja e aktorit të njohur Timo Flloko, nga martesa me të cilin kanë një vajzë të vetme, Lindën.

Do të çuditeni sa vjeçe bëri dje Vera Grabocka Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com