ShowBiz

“E ndjej që sot do më japë unazën”, Rozana Radi jep deklaratën e rëndësishme

nga B.Marku (06/02/2018 ora 02:12)

Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura në tregun muzikor, pr përsa I përket jetës së saj personale, Rozi është munduar ta mbajë gjithmonë larg kamerave. Kështu që nuk jemi të sigurt për asgjë dhe nuk mund të themi nëse ka apo jo martesë në horizont.

Ajo që dimë është që aktorja, këngëtarja dhe moderatorja i ka qejf batutat.

“Me ka ftuar @fioridardha per darke! Pas kaq shume vitesh e ndjej qe do me japi unazen sot. waw cfare emocioni ,”- shkruan Rozi në foton me Fiori Dardhën.

Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme, por e bërë në këtë forme mërret thjesht si shaka.

Mbase Rozi po jep një mesazh me nënkuptim për dikë tjetër, asnjëherë nuk i dihet.

“E ndjej që sot do më japë unazën”, Rozana Radi jep deklaratën e rëndësishme Read More »

’20 orë udhëtim me anije drejt Italisë, vidhnim djathë dhe mish për mbijetesë’, Klejdi Kadiu bën rrëfimin shokues për BBC

Pata fatin që të kisha shtëpinë pikërisht përpara shkollës së artit në Tiranë. Kështu fillon Klejdi Kadiu rrëfimin e tij për BBC, një rrëfim i gjatë për ecejaket e deri në të qenurit e tij i famshëm në Itali.

“Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babain nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallzimi dhe teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndricuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garnatuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.

Jeta në akademi ishte pabesueshmërisht e vështirë. Gjatë ditës duhet të shkonim në shkollë, të studionim për provimet dhe mbi të gjitha duhet të kërcenim me orë të tëra çdo ditë. Hoqa dorë nga fëmijëria ime për tu bërë një kërcimtar baleti. Dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Studiova aty për tetë vite me radhë. Kur dola për herë të parë në skenë isha I emocionuar. Por bashkova emocionin me pasionin dhe më pas u kërkova që tu bashkoja trupës së baletit.

Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të jgithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalistë. Doja të isha I lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim.

Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku cdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja camcakiz dhe të pija koka kola. Por s’kishte asnjë mundësi të iknim nga vendi. Qeveria kishte dërguar ushtrinë që të patrullonte portet dhe kufijtë.

Në gusht 1991 isha me pushime në Durrës, duke marrë rreze në plazh me miqtë e mi. Në një moment dëgjuam të tjerët që njerëzit në port kishin marrë kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S;kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as cellular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjendem veten te “Vlora”, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt “Anija e Embel”. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas. Nëse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur që aq shumë njerëz të hynin në atë anije. Kishte aq shumë njerëz sa ne as nuk arrinim të lëviznim. Ne po shkonim në Itali, dhe ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Isha i frikësuar dhe gjithashtu i keqardhur që nuk pata mundësi të lajmëroja familjen. Por isha gjithashtu kurioz, dhe doja të shikoja nëse ajo jetë për të cilën kisha fantazuar aq shumë, ishte reale. Kurioziteti më mbajti gjatë gjith atij udhëtimi të gjatë. Anija ecte aq ngadalë san a u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorret me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për paisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma.

Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme. Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrant ishte rrugës drejt italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se cfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se cpo ndodhte, atëherë I hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë.

U ndamë në disa grupe dhe na dërguan në qendra të përkohshme. Duke përfshirë edhe një stadium të madh që e kishin kthyer në një qendër për emigrantët. Kemi ndenjur aty nën diellin përvëlues me ditë të tëra, por unë isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpresë dhe e mendova që do të na lëviznin për një akomodim më të mirë. Por nuk ishte ky rasti.

Që kur Shqipëria, të paktën në teori konsiderohej si një vend demokratik ne nuk kishim të drejtë të aplikonim për azil politik. Kështu që 10 ditë më vonë, u kthyem në Shqipëri. Mua më hypën në një traget drejt e në durrës. Ishte një udhëtim shumë I trishtueshëm. Endrrat e mia morën fund, pashë vetëm fare pak Itali, madje nuk pata shancin për të shijuar coca cola edhe pse gjeta një shishe bosh në rrugë dhe mbaj mend se e mbajta gjatë gjith udhëtimit tim të kthimit. Kur isha në Itali nuk pata asnjë shanc që të kontaktoja me familjen time kështu që kur shkova në shtëpi, mamaja dhe gjyshja shpërthyen nga gëzimi ndërsa më shihnin. Por babai ishte aq I nxehur sa nuk më foli për tre javë.

Pas kësaj aventure, iu riktheva jetës normale: kërcimit në teatër. Por nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Pak muaj më vonë kishte audicion për një kompani italiane. E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Çdo gjë. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e showt për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të cuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.

Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive mora pjesë ne reality shoë shumë të famshëm në Itali. Madje luajta edhe ne disa filma. Por teatri ishte gjithmonë i pari në listë. Isha kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në shoë që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të dansit dhe përpiqem t’u shpjegoj studentëve të mi vlerat e dancit që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç’kam kaluar.

Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot”.

’20 orë udhëtim me anije drejt Italisë, vidhnim djathë dhe mish për mbijetesë’, Klejdi Kadiu bën rrëfimin shokues për BBC Read More »

Aktori amerikan që ka ndihmuar refugjatët e Kosovës me 250 mijë dollarë

Paul Newman kishte ndihmuar refugjatët e Kosovës me 250 mijë dollarë në kohën e luftës dhe pikërisht për anën humane të këtij aktori të njohur botëror, tashmë është propozuar që një rrugë e Prishtinës të emërtohet me emrin e tij, shkruan KultPlus.

Një propozim i tillë ka ardhë nga Lirak Çelaj, i cili këtë propozim e ka adresuar për Komunën e Prishtinës.

“Propozoj qe ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves, Komuna e Prishtines ta emertoje nje rruge me emrin e aktorit te njohur Amerikan Paul Newman i cili gjate luftes ne Kosove ka dhene ndihma per refugjatet Shqiptar nga Kosova, ne vlere prej 250000 dollaresh”, ka shkruar Çelaj.

Aktori amerikan që ka ndihmuar refugjatët e Kosovës me 250 mijë dollarë Read More »

Biznesmeni shqiptar lidh kontratë me CNN, së shpejti televizioni që pritet të ‘shkatërrojë’ konkurrencën

Një tjetër biznesmen i fuqishëm ka hyrë në tregun mediatik shqiptar. Bëhet fjalë për Bashkim Ulajn i cili do të hapë televizionin e ri “A2”, në bashkëpunim me gjigantin amerikan, ‘CNN’.

Lajmi e ka bërë sot të ditur kompania ‘Gener 2’ dhe raportohet se televizioni i ri do të jetë informativ me seli në Tiranë.
Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit Me këtë televizion, Ulaj do të sfidojë televizionet informative ekzistuese në Shqipëri, News 24, Ora News, Report Tv, Abc News dhe Fax News, që zotërohen nga Irfan Hysenbelliu, Ylli Ndroqi, Carlo Bolino, Aleksandër Frangaj dhe Kasem Hysenbelliu.

Bashkim Ulaj klasifikohet në 20 njerëzit më të pasur në Shqipëri, me të ardhura disa qindra milionë euro.
CNN International Commercial (CNNIC), që do të bashkëpunojë me ‘A2’, është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit.

Biznesmeni shqiptar lidh kontratë me CNN, së shpejti televizioni që pritet të ‘shkatërrojë’ konkurrencën Read More »

Plasi sherri: Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun

Mbrëmjen e sotme ka plasur sherri mes dy këngëtareve Enca Haxhia dhe Rosela Gjylbegut, për shkak të një deklarate të kësaj të fundit.

E ftuar në “Shiko kush luan”, Rosela u pyet gjatë një rubrike se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe përgjigja e saj ishte “Enca”.

Pas kësaj deklarate Enca ka reaguar menjëherë me disa postime në Instastory. “Hahaha as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyoncen”, shkruan ajo.

Ndërsa në postimin tjetër Enca e ironizon Roselën duke shkruar: “Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë” dhe më pas e thërret “Gjyshe”.

“Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty”, shkruan Enca

Plasi sherri: Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun Read More »

Kategoria Superiore luan aktin e fundit të fazës së dytë, epiqendra në Kukës

Kategoria Superiore do të luajë nesër ndeshjet e javës së fundit të fazës së dytë, teksa spektakli është i garantuar. Nga Kukësi në Korçë, Pakult dhe Daja po bëjnë llogaritë e fundit për skuadrën që do të hedhin në fushën e lojës.

Kukësi-Flamurtari: Kampionët e Shqipërisë vijnë me një bilanc shumë pozitiv në këtë ndeshje. “Zeqir Ymeri” është një mallkim,  pasi Flamurtari nuk ka fituar asnjëherë që nga viti 2012 kur Kukësi u ngjit në Kategorinë Superiore, statistikë vërtet sugjestionuese për skuadrën vlonjate. Kukësi mund të konsiderohet pa frikë si “macja e zezë” për skuadrën që drejtohet nga Shpëtim Duro. Flamurtari nuk fiton prej Kukësit prej plot 15 takimesh. Gjithsesi vlonjatet mund të shpresojnë nga fakti se kanë në përbërje shumë futbollistë cilësor të afruar në muajin janar, dhe për momentin janë ën vendin e dytë, një pozicion që duhet ta ruajnë.

Laçi-Teuta: Vendasit synojnë që të reagojnë pas humbjes 3-1 ndaj Kamzës. Pushimet dimërore duket i kanë prishur punë ekipit të Mezanit, që duket se ka humbur ritmin e javëve të fundit. Përballë është Teuta, që është në krizë totale si në kampionat edhe në Kupë. Kurbinasit në këtë ndeshje janë dukshëm të favorizuar, por Kategoria Superiore na ka mësuar me surpriza.

Lushnja-Luftëtari: Gjirokastritët vijnë nga një fitore spektakolare në kampionat ndaj Skënderbeut, por në Kupë treguan se nuk janë aq brilant ndaj kundërshtarëve të niveleve më të dobëta. Ekipi i Dedjas duket i pashpresë në këtë kampionat për të mbijetuar, pasi kanë pasur një merkato të varfër në janar. Në krahun tjetër Lika do të provojë që të rikthejë entuziazmin te futbollistët e tij për të tentuar fitoren e radhës në kampionat, dhe pse jo në javët në vijim të provohet që të arrihet në zonën evropiane.

Skënderbeu-Vllaznia: Skuadra korçare kërkon të kthehet në rrugën e fitoreve në kampionat pas humbjes ndaj Luftëtarit. Trajneri Ilir Daja ka rikuperuar disa nga titullarët, dhe pritet që të zbresë në fushë me formacionin më të mirë. Muzaka është rikuperuar plotësisht ndërkohë që stafi do ketë në dispozicion dhe Marko Radas i cili ka shlyer me gjobë gjysmën e dënimit të vendosur nga Disiplina. Skuadra shkodrane ndodhet në një moment delikat pas humbjes me Kukësin, por ekipi ka shfaqur sinjale pozitive.

Partizani-Kamza: Ky duel mund të cilësohet si një mini derbi. Të kuqtë nuk vijnë në kulmin e ekstazës pas dy disfatave kundër Flamurtarit në kampionat e Kupë. Miqtë mund të përfitojnë si në fazën e parë, kur falë forcës së karakterit skuadra e Ndreut uli në gjunjë demat dhe i preu biletën e avionit për në Itali, Mark Iulianos. Një tjetër triumf ndaj 15 herë kampionëve do të ishte historik për klubin nga periferia e kryeqytetit, dhe ëndrra europiane do të shfaqej sërish në horizont. Të kuqtë do të jenë në stol pa Starovën, i cili është dënuar 8 javë, ndërkohë që vendin e tij do ta zërë Dalipi për këto ndeshje.

Kategoria Superiore luan aktin e fundit të fazës së dytë, epiqendra në Kukës Read More »

Pornostarja shqiptare poston foton me flamurin Kuq e Zi në gjoks, ndjekësit i bëjnë namin

Alby Rydes është aktore e filmave porno, e cila njihet dhe për origjinën e saj shqiptare.

Rydes e pranon me krenari këtë fakt, dhe herë pas here publikon fotot teksa mban simbolet e flamurit tonë kombëtar.

Aktorja seksi shfaqet në një set fotografik me një bluzë në të cilën është stampuar flamuri kuq e zi, dhe mbulon pjesën e saj intime. “Më shumë ka vlerë mungesa ime se prezenca jote”- shkruan pornostarja në shqip.

Por ndjekësve të saj mesa duket nuk u ka pëlqyer shumë fakti që ka realizuar fotografi të nxehta, me flamurin kombëtar.

Të shumë kanë që ata që kanë komentuar negativisht për aktoren e filmave porno.

Pornostarja shqiptare poston foton me flamurin Kuq e Zi në gjoks, ndjekësit i bëjnë namin Read More »