ShowBiz

Pak para martesës, çifti i showbizit shqiptar i japin fund lidhjes

Këngëtari i hitit “Kthehu ti”, Blero prej disa vitesh po jeton historinë e dashurisë me Afrona Dikën të cilët siç kanë shkruar mediat kosovare së fundmi pritej të martoheshin.

Mirëpo pikërisht kur gjërat mes tyre po shkonin mirë, çifti duket se po i jep fund.

Edhe Blero, edhe Afrona me postimet e tyre kanë lënë të kuptohet se lidhja e tyre është në krizë.

Fillimisht Blero ka postuar foton e vajzës së tij, Tara dhe shkruan se në jetën e tij nuk do asnjë tjetër përveç saj.

Ndërsa pak më vonë edhe Afrona ka postuar një foto në Instastory ku shkruan: “Nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem”.

Siç bën të ditur “Prive”, dyshja as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një krizë e shkurtër dhe Bleron e Afronën do i shohim sërish bashkë apo diçka serioze.

Pak para martesës, çifti i showbizit shqiptar i japin fund lidhjes Read More »

Juristja shqiptare tërbon rrjetin, e zhveshur duke ngrënë makarona në shtrat

Ajo është e njohur si juristja me seksi në Shqipëri, e cila herë pas here provokon shumë me fotot që bën publike, ku shihet thuajse e zhveshur.

Por kësaj here, Redona Koçi ka postuar dy foto të reja, teksa shihet duke ngrënë makarona në shtrat.. por më provokuese se kurrë.

Juristja shqiptare tërbon rrjetin, e zhveshur duke ngrënë makarona në shtrat Read More »

Fiton 30 mijë euro në javë, këngëtarja shqiptare më e pasur se Obama

Është një nga shqiptaret më të dashura në botë, por askush s’do ta kishte menduar se Rita Ora mund të jetë më e pasur se ish-presidenti amerikan, Barack Obama.
Të dhënat janë bërë publike nga “Celebrity NetWorth”, e cila raporton se pasuria e 27-vjeçares vlerësohet të jetë rreth 16 milionë dollarë (13 milionë euro).

Nga ana tjetër, Barack Obama gjatë kohës kur ishte president, fitoi 12 milionë dollarë neto.

Edhe pse në vitin 2016 ishte viktimë e një mashtrimi dhe humbi 3.2 milionë dollarë, Rita vazhdon të jetë e pasur.

Burimi kryesor i të ardhurave janë padyshim hitet dhe albumet muzikore, të cilat e kanë çuar këngëtaren shqiptare në majat e klasifikimeve.

Në fund të vitit 2017, ylli i muzikës pop paralajmëroi turneun e ri muzikor që do ta zhvillojë gjatë këtij viti dhe ka lidhur gjithashtu kontrata me brende të njohura.

Vetëm nga marrëveshja me Adidasin, ajo ka përfituar 1.5 milion funte (1.68 milion euro). Nga viti 2016, këngëtarja bashkëpunon edhe me Tezenis, në koleksionet e të brendshmeve

Rita është gjithashtu një sipërmarrëse e suksesshme.

Edhe pse nuk kishte publikuar asnjë material të ri muzikor për një periudhë njëvjeçare (deri në prill 2017), ajo kishte fituar mbi 30 mijë euro në javë, duke përfituar 1.4 milion funte (1.57 milion euro) në atë periudhë 12 mujore.

Krahas këngëve, Ora është angazhuar edhe në aktrim dhe në gara konkurrimi, si ‘The Voice UK’, ‘The X Factor’ dhe ‘America’s Next Top Model’.

Fiton 30 mijë euro në javë, këngëtarja shqiptare më e pasur se Obama Read More »

I tha se zhvishet në ekran, Ilda Bejleri ka dy fjalë therëse për Muç Nanon

Para disa ditësh, moderatori i emisionit “Provokacija” Mustafa Nano, në monologun e tij ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Duke qenë se të dyja janë moderatorë sportive, Nano foli për veshjet e tyre duke i quajtur të papërshtatshme dhe shumë vulgare për emisionet që ato prezantojnë.

Teksa Zemani nuk ka reaguar në lidhje me këto deklarata, Bejleri është shprehur se “fjalët e Mustafa Nanos nuk i ka dhënë asnjë ndjesi, pasi ai s’është as Chanel as Karl Lagerfeld”.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ku do fliste edhe për emisionin e saj më të ri, “Rikthimi i dallëndysheve”, moderatorja bukuroshe nuk ngurroi të thoshte ca fjalë për këtë çështje.

“Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë…Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh.

Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e showbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë. Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë ë sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit. Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje”, është shprehur moderatorja e njohur.

I tha se zhvishet në ekran, Ilda Bejleri ka dy fjalë therëse për Muç Nanon Read More »

Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë

Artistë të sërës së tyre, na bëjnë të ndihemi krenar që jemi shqiptarë, dhe diçka të  tillë ata e dëshmojnë përmes punës profesionale, talentit dhe dëshirës për të shkëlqyer në çdo kohë e vend. Dhe Ermonela Jaho është vetëm një prej tyre! Sopranoja e famshme shqiptare, ka interpretuar në skenat më të mëdha të botës, me performanca virtuoze që kanë ngritur në këmbë sallat e teatrove më prestigjiozë, ku i është dashur të interpretojë ndër vite.

Pikërisht, ka qenë opera “Madama Butterfly” në “Met Opera” në New York, ku Ermonela ka sjell rolin e “Ço Ço Sanit” dhe kaq ka mjaftuar që për të të shkruajnë mediat dhe gazetat më të njohura amerikane, por jo vetëm. Zëri brilant, emocionet e forta e ngritën peshë publikun artdashës, ndërsa këtë performancë të shkëlqyer të artistes e ka vlerësuar edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Për nder të sopranos, ajo ka organizuar një mbrëmje të veçantë, ku morën pjesë edhe figura të tjera shqiptare, të njohura për kontributin e tyre profesional në Amerikë, e gjetkë në botë. Mes tyre ishte fotografi Fadil Berisha, çifti i artistëve Mira dhe Shpëtim Saraçi, etj. Vet, Ermonela nuk i ka kursyer vlerësimet, përmes një statusi në instagram.

Të tillë figura plot vlera artistike dhe shoqërore, na e mbushin zemrën plot. Shumë suksese për ta!/Class

Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë Read More »

E dinim të vogël, por reperi shqiptar paska grua dhe fëmijë

Ai është bërë i famshëm në showbiz-in shqiptar falë bashkëpunimit të fundit me reperin Getinjo me titull “Flex” dhe këngës së tij me titull “Hala”.

Por ndonëse në foto e video duket fare i vogël në moshë, reperi me nofkën Fuego, Ensar Elshani, i ka habitur të gjithë së fundmi pasi është zbuluar se ai ka grua dhe një fëmijë.

Në rrjet së fundmi kanë qarkulluar disa foto ku Fuego shihet duke pozuar përkrah partneres së tij dhe djalit të tyre, që duket të jetë më pak se 1 vjeç.

 

E dinim të vogël, por reperi shqiptar paska grua dhe fëmijë Read More »

“S’e dija që Muç spiuni është bërë analist…”/ Ilda Bejleri befason me reagimin e saj

Në emisionin e tij, analisti Mustafa Nano komentoi veshjet e moderatoreve sportive duke nxitur debate në media.

Por nuk ka vonuar shumë dhe Ilda Bejleri e ka një përgjigje për gazetarin. Ajo ka postuar në Instastory reagimin e një komentuesi i cili i përgjigjet Nanos.

‘O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin.

Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, shkruahet në komentin që ka zgjedhur të publikojë Ilda.

“S’e dija që Muç spiuni është bërë analist…”/ Ilda Bejleri befason me reagimin e saj Read More »

Super event në Durrës, artistët dhe boksierët më të mirë shqiptarë japin shfaqjen spektakolare në ndihmë të jetimëve

Me 9 Mars organizohet një super event me ndeshje boksi dhe spektakli në qytetin e Durresit.
Eventi me super artistë shqiptarë dhe boksierë shqiptarë dhe të huaj është një nisëm bamirësie për fëmijët jetimë në Durrës.

Marrin pjesë të ftuar këngëtarët: Noizy, Stine, tenori Kastriot Tusha dhe humoristët Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Këtë event e organizojnë shoqata TITANS FIGHT
Organizatoret:
Presidenti:Federik shoshi
Tranjeret:Enton Kkrri
Tranjeret:Jani Nano

Ku event ka gjithsej 10 ndeshje boksi të zgjedhura.
Jane 7 shtete pjesmares:
Shqipëri
Kosova
Italia
Greqia
Mali i Zi
Hollanda
Bosnje Hercegovina

Janë më të mirët në Ring.
Boksieret më të spikatur nv ringjet shqiptare
Ardit Murja
Arjon Kajoshi
Emiljano Xhediku
Bekim Vjerdha
etj
Jane gjithsej 7 ndeshje boksi
dhe 3 kickboki

Dhe mdeshja e mbremjes mes boksierit më të mirë në zonën e Ballkanit Armend Xhoxhaj kundër Mirnes Denadic, ku Armend Xhoxhaj do te debutojë për herë të parë në boksin profesionist në Shqipëri në Durres.

E gjithë shfaqja do të transmetohet live në faqen Shqipëria Ime.

Super event në Durrës, artistët dhe boksierët më të mirë shqiptarë japin shfaqjen spektakolare në ndihmë të jetimëve Read More »