Jonida Maliqi sot ka një arsye madhore për të festuar! Këngëtarja e njohur ka ditëlindjen! Njoftimin e ka dhënë vet ajo mëngjesin e sotëm, teksa ka shpërndarë në profilin e saj në instagram një foto me një gjetje pikante. “Speed limit 35” ose e thënë ndryshe “Limiti i shpejtësisë 35”.
Pra, siç kuptohet edhe nga shënimi, ajo do të fikë sot në tortën e ditëlindjes plot 35 qirinjë. Ndërsa, vetëm pak minuta më parë në instastory ajo ka postuar një tjetër deklaratë, ku ndër të tjera shkruan.
“Prej pesë vitesh kam ndarë me ju disa nga momentet më jetësore të përditshmërisë sime duke ju pasur më pranë dhe duke më frymëzuar dita ditës me mbështetjen tuaj ndaj sot dua t’ju falënderoj nga zemra. Mars 2013. Postimi im i parë në instagram 350k ndjekës real. Dhe sot bëj 35 vjet që marrë frymë falë Zotit! Urimet tuaja më shtojnë jetën”!
Sezoni i ri ka ardhur zyrtarisht dhe veshjet tona kanë nevojë për një freskim të vogël për të mbajtur ritmin me tendencat e modës të Pranverës 2018.
Por mos u frikësoni! Nuk ka nevojë për trazira të mëdha për të treguar një stil të freskët dhe të përditësuar. Pyetja është shumë më e thjeshtë se sa imagjinoni. Vetëm pak prekje dhe rregullime stili për të rinovuar veshjet tuaja në sezon me dozën e duhur të modës. Ne kemi zgjedhur për ju 5 artikujt thelbësorë të cilët do të japin freskinë në sezonin e ardhshëm. 5 veshje passepartout … dhe ja! Veshjet e reja pranverore janë tashmë këtu!
Fustan me lule
Një ndër veshjet must have të kësaj pranvere (dhe gjithë të tjerave). Fustani me lule është absoluti i sezonit dhe modeli më i lakmuar është ai i Gucci me një aromë retro. Me printime me lulëkuqe dhe në linjën boho është ideal për të gjitha ceremonitë e ardhshme, por gjithashtu mund të jetë i shumëllojshëm dhe urban nëse vishet me stil të pazakontë siç e pamë në pasarelat e sfilatave të pranverë -verë 2018 i kombinuar me xhaketë shkruan Atsh.
Xhinset me bel të lartë
Rregulli i parë i dietës së modës këtë pranverë tashmë e njihni: xhinse për mëngjes, drekë dhe darkë, që duhet të vishen me konsistencë dhe rregullsi.
Garderoba juaj do të jetë e mbushur me xhinse boyfriend, të ngushta dhe me pesë xhepa të ndryshëm.
Por nëse ka një model xhinsesh për të shtuar gamën, pantallonat me bel të lartë me një zinxhir qendror (si i do trendi i momentit): janë të firmës Diesel dhe vendosmërish revolucionare. Bëhet fjalë për joggjeans apo pantallona që kanë në të gjitha aspektet pamjen e xhinsit por konsistencën, praktikën dhe komoditetin e një palë tutave.
Këto xhinse do të jenë në modë këtë sezon por ndoshta edhe sezonet e tjera sepse mundësisht nuk do të doni të hiqni dorë dhe mos ti vishni ato,
Këpucët slingback
Në mesin e të gjithë këpucëve dhe sandaleve të mundshme, këto janë chic dhe elegante, modeli i referimit të sezonit nuk mund të mos ishte nën firmën e Chanel. Të sheshta dhe me thembrën jashtë këto këpucë elegante janë të përjetshme dhe një passepartout për ata që meritojnë një investim. Ju gjithmonë do t’i vishni me gjithçka.
Xhaketat
Po, xhaketat janë klasike, por kjo pranverë do të jetë më femërore dhe elegante se kurrë. Modeli must have është ai i dizenjuar nga Max Mara, i gatshëm për të përcaktuar trendin e ri të sezonit, për të ndikuar në stilin dhe për të rinovuar me mirësi veshjet tuaja pa e revolucionuar atë.
Ajo vishet me pantallonat e saj, për një kostum elegante dhe të sofistikuar, por gjithashtu kombinohet me xhinse dhe një bluzë të bardhë për një stil të freskët dhe të shpejtë.
Këmishat me vija
Një klasik i përjetshëm që do të ripërtërihet sezon pas sezoni me variacione të vogla në temë dhe një siguri dogmatike: këmisha me vija është veshja që gjithmonë do të japë kthesën e duhur për të shikuar pranverën. Modeli në puplinë i Piazza Sempione me detaje të stampuara të stilit klasik dhe bashkëkohor. E përsosur me xhinse, kostum, fund elegant. Vishet në zyrë, në kohën e lirë por edhe gjatë verës në det.
E ftuara e radhës në intervistën 60 sekondëshe ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Eneida Tarifa.
Përballë pyetjeve provokative ajo u gjend duke dhënë përgjigjet më të sinqerta.
Eneda madje ka treguar edhe kur e ka humbur virgjërinë, e që kishte ndodhur në moshë shumë të re, kur ka qenë vetë 16 vjeçe, shkruan lajmi.net.
Ndryshe ajo është një këngëtare shumë e suksesshme në karrierën e saj muzikore dhe në bagazhin artistik posedon një numër të madh projektesh të realizuara me shumë profesionalizëm ku ka fituar edhe shumë çmime.
Këngëtarja e muzikës popullore me një zë mjaft të veçantë ka befasuar fansat me publikimin e fundit.
Poni gjatë gjithë kohës është në një hap me modën më të fundit dhe vështirë të gjesh në profilin e Instagramit një foto ku pamja e saj të ketë diçka që nuk shkon.
Por këtë herë këngëtarja ka befasuar duke postuar një foto pa grim e sapo dalë nga pishina.
Ka suprizuar me deklaratën e saj prezantuesja e emisionin “Thumb”, Aulona Musta teksa ka thënë se do ta falte bashkëshortin në rast se do ta tradhtonte.
Aulona ka qenë një nga të ftuarat e kësaj puntate në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku ka folur hapur për tema të ndryshme.
Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse do e falte tradhtinë, përfshirë dhe ‘One Night Stand’.
“Do e pranoja. Tradhtia është gjë që mund të ndodhë, varet nga lloji. Nëse bëhet fjalë për një lidhje të gjatë paralele, atëherë ka diçka që nuk shkon tek marrëdhënia dhe është më mirë të ndahesh”.
Pyetje: Po One Night Stand?
Aulona Musta: Po. Tradhtinë e shikoj si gjënë më të vogël që është shumë e vështirë. Njeriu nuk është qenie monogome. Në këtë pikë ti mërzitesh me një çantë, me një palë këpucë dhe jo me tjetrin që do kalosh jetën.
Dihet se Aulona gëzon një romancë prej disa vitesh me bashkëshortin e saj, nga e cila kanë patur fatin të kenë një vajzë të vogël.
Përveç surprizës së bukur që i bëri minatorit, Blendi Fevziu mori edhe vetë një surprizë shumë të bukur në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që erdhi në formën e një letre.
Kjo ishte letra e parë që Misheli i shkruante babait të saj, në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen. “Familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo vetëm falë teje”, ishin fjalët me të cilat Misheli i drejtohej Blendit. Por fjalia që e emocionoi dhe e përloti ishte “Të dua babi, ti je idhulli im”.
Ai tregoi edhe marrëdhënien e veçantë me vajzën dhe se ajo dëshironte që t’i merrte vetë vendimet dhe në këtë pjesë Blendi na rrëfeu se ata janë të ngjashëm. Blendi ishte detyruar që në moshë të re t’i merrte vetë vendimet për jetën e tij. Ashtu siç instikti e kishte ndihmuar atë të merrte vendimet, po i njëjti instikt, sipas Blendit, do të udhëhiqte dhe vajzën e tij.
Në fund, Blendi tha: “Nuk ka rëndësi se sa njeri i fuqishëm dhe me pushtet ke qenë, nuk ka rëndësi nëse ke qenë një njeri i famshëm me një karrierë të arrirë. Mund të kesh bërë gjithçka, por nëse nuk ke rrritur një fëmijë të mirë, dije se nuk ke bërë asgjë”.
Më poshtë do të mund të lexoni letrën e plotë të Mishel Fevziu, për të atin.
Babi,
Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.
Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.
Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.
Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.
Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.