ShowBiz

Stresi më i emocionuar se kurrë, i drejtohet babait me këto fjalë: Je Bibël, je Kuran, busulla ime drejtuese…

Sot në familjen e Stresit ka festë, babai i tij feston ditëlindjen. Midis shumë urimeve, reperi ka vendosur që disa fjalë dedikuar të atit t’i thotë publikisht dhe t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një statusi të postuar në “Instagram” Stresi midis të tjerave e ka quajtur babin e tij Bibël e Kuran, duke thënë se çdo fjalë e tij i duket si fjala e zotit.

“Happy Birthday i shtrenjt baba, me mirënjohje të thellë më dalin këto fjalë nga shpirti. Je si një idhull për mua, je heroi im, je shembulli më i mirë në rrugën që unë ndjek. Je shoku më i denjë që kam, je mirëkuptuesi më i mirë për mua. Në çdo çast të vështirë që kam kaluar gjithmonë ke qenë si një busull drejtuese për mua. Je kritiku që më ka frenuar që pa hedhur hapin e gabuar, je këshilluesi më i saktë e që më bëre të mos gaboj kurrë në jetë. Je BIBEL, je KURAN, çdo fjalë e jotja tingëllon si fjalët e të madhit ZOT. Të dua shumë shumë sepse kam gjakun tënd, sepse jam djali jot që nuk të zhgënjeu kurrë. Gjithmonë do ndjehem krenar për ty. Ke qenë babai ideal për mua. I tillë do mbetesh deri në fund … edhe në kujtimet e mia. U bëfsh edhe 100 vjeç bab”-ka shkruar Stresi bashkangjitur fotos së babait të tij.

Stresi më i emocionuar se kurrë, i drejtohet babait me këto fjalë: Je Bibël, je Kuran, busulla ime drejtuese… Read More »

Shpallet Miss Shqipëria 2018, ja kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën

Mbrëmjen e sotme u mbajt në Pedonalen e qytetit të Tiranës eventi i bukurisë Miss Shqipëria 2018, i cili mblodhi vajza nga qytete të ndryshme të vendit që garuan për të marrë kurorën.

Pas përzgjedhjes së vajzave, vendin e parë e rrëmbeu bukuroshja Alba Bajrami, të cilës ju vendos në kokë kurora e Miss Shqipërisë 2018.

Nata pati të ftuar specialë dhe plot supriza, pasi u festua përvjetori i 20 viteve organizim.

Shpallet Miss Shqipëria 2018, ja kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën Read More »

Jonida Maliqi shkon me pushime në Turqi, shikoni në krahët e kujt është/Foto

Këngëtarja Jonida Maliqi ka publikuar një video mjaft të ëmbël ku shfaqet me të birin Dan.

I vogli është duke e përqafuar më shumë dashuri të ëmën. Ndonëse në fillim Jonida nuk tregonte shumë nga portreti i Danit, tani publikon shpesh foto dhe video me të. Aktualisht ata ndodhen me pushime në Turqi.

Jonida Maliqi shkon me pushime në Turqi, shikoni në krahët e kujt është/Foto Read More »

Edhe pse shtatzënë, Ajola Xoxa punon 12 orë nën diell, shikoni sa mundohet nusja e kryebashkiakut

Ne shikojmë një klip prej 3:51 minutash dhe nuk mund ta imagjinojmë dot punën kolosale që është bërë pas kamerave. Rreth 12 orë punë dhe xhirimesh i është dashur Alban Skënderaj, Noizy-t dhe Ajola Xoxës, për të realizuar klipin e këngës më të fundit, “Drejt suksesit”.

Artisja, njëherësh bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliajt, zbuloi ditën e sotme se është ajo ideatorja e klipit që përcjell mesazhin se, gjithkush që angazhohet dhe punon merr atë që meriton.

Ajola pozon krah dy këngëtarëve dhe na lë të kutpojmë se pavarësisht shtatzënisë nuk ka hequr dorë nga pasioni dhe profesioni i saj:

“Kjo foto është marrë pas 12 orëve xhirim nën diell. Për videoklipin e këngës “Drejt suksesit”, nga Alban Skënderaj dhe Noizy, një këngë që e vlerësova shumë që prej fillimit, për shkak të mesazhit shumë të rëndësishëm që përcjell për rininë shqiptare: asgjë nuk jepet falas, gjithçka arrihet me punë e sakrificë; asgjë nuk arrihet vetëm, por duke patur besim tek ata me të cilët punojmë, e duke frymëzuar e ndihmuar njëri-tjetrin. Ky është edhe koncepti që kam trajtuar në video.

“E kam admiruar gjithmonë mikun tim Alban Skënderaj për seriozitetin e madh me të cilin ai punon, duke dëshmuar sërish se suksesi i vazhduar në kohë nuk arrihet nga frymezime momentale dhe është pasojë jo vetëm e talentit, por mbi të gjitha e përkushtimit serioz dhe pjekurisë profesionale që arrihet vetëm dhe vetëm prej punës së madhe. Albani nuk është rastësisht një artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai është një profesionist që nuk vetëkënaqet asnjëherë prej suksesit të radhës dhe që të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar në sajë të punës. Ashtu edhe Noizy, asgjë nuk i është falur, ai është një njeri i palodhur në punën e tij dhe me një korrektesë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj të gjithë atyre që punojnë me të”, shkruan Ajola.

Edhe pse shtatzënë, Ajola Xoxa punon 12 orë nën diell, shikoni sa mundohet nusja e kryebashkiakut Read More »

Deputetja joshëse shqiptare: Dua të më vlerësonin për zgjuarsinë, jo për bukurinë/Foto

Duda Balje është bërë e famshme në media, jo vetëm për shkak se është deputete në Parlamentin e Kosovës, por edhe sepse është konsideruar si deputetja më seksi.

Ajo ka qenë e ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, ku është shprehur se i pëlqen ta mbajë veten dhe ndjek modën.

Megjithatë, Duda thotë se do t’i pëlqente ta vlerësonin për zgjuarsinë dhe jo për bukurinë e saj.

Deputetja joshëse shqiptare: Dua të më vlerësonin për zgjuarsinë, jo për bukurinë/Foto Read More »

Një zjarr i vërtetë, Eleni Foureira çmend plazhin me format e saj bombastike/Foto

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira elektrizoi gjithë sallën e Eurovizion  me këngën e saj ‘Fuego’ dhe arriti që të renditej e dyta. Suksesi i saj vazhdoi për shumë gjatë pasi këngëtarja e njohur u komentua gjatë nga mediat e jashtme dhe vendase.

Përpara disa ditësh ajo mori dhe një medalje mirënjohje nga presidenti Qipros, Nicos Anastasiadis, për përfaqësimin dinjitoz që bëri në Portugali.

Mirëpo pas gjithë këtij suksesi Eleni ka vendosur që të marr disa ditë pushimi dhe është shfaqur së fundmi duke pushuar në plazh. Eleni ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ku shihet e veshur me bikini. Siç shihet dhe nga fotot ajo është në formë mjaft të mirë dhe bie në sy trupi i saj i palestruar dhe format bombastike.

Një zjarr i vërtetë, Eleni Foureira çmend plazhin me format e saj bombastike/Foto Read More »

Gjithmonë i rezervuar, Aldo prezanton për herë të parë familjen e tij/Foto

Moderatori i emisionit të mëngjesit ‘Aldo Morning Show’, Aldon Lipe, është një prej personazheve më të njohur për shqiptarët, i cili na shoqëron çdo mëngjes në ekran.

Megjithëse moderon një emision, Aldo ka preferuar ta fshehë fytyrën e tij nga kamerat dhe rrallëherë ka dalë publikisht ose ka ndarë me të tjerët detaje për jetën e tij.

Mirëpo së fundmi, në profilin e tij në Instagram, ai ka vendosur për herë të parë një foto me bashkëshorten. Aldo shfaqet krahë saj në një foto bardhë e zi, teksa e ka përqafuar atë nga pas.

Gjithmonë i rezervuar, Aldo prezanton për herë të parë familjen e tij/Foto Read More »

Lori Hoxha bëhet për spital: Gënjeva për arsyen, por të gjithë e dinë se çfarë ndodhi/Foto

Nga të gjitha fotot që Lori Hoxha publikon në rrjetet sociale, të gjithë biem dakort se ato përkrah nipit të saj London Noor janë më të ëmblat. Së fundmi, Lori ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, një foto gjatë pushimeve ku shfaqet teksa mban në krah vogëlushin London, teksa ky i fundi zgjat dorën për të prekur akulloren.

Mesa kuptohet nga përshkrimi i fotos,  vogëlushi kërkon të qëndrojë gjithë kohës në krahët e Lorit tërë kohës, duke i shkaktuar dhimbjet e shpinës.

“Kam kuptuar se më dhemb shpina dhe kur më pyetën se çfarë ndodhi, unë gënjeva, duke thënë se nuk e dija, por në fakt të gjithë e dimë çfarë ndodhi, apo jo London?” – shkruan me humor Lori Hoxha.

Lori Hoxha bëhet për spital: Gënjeva për arsyen, por të gjithë e dinë se çfarë ndodhi/Foto Read More »