ShowBiz

Maya Alicka : ‘Pabesite e jetes duhet t’i sfidojme ‘

Nje nder kengetaret me te mira te muzikes popullore dhe jo vetem,me nje ze te bukur Maya Alickaj.

Eshte krenaria jone na perfaqeson me se miri kudo.

Te gjithe i duam dhe i kendojme kenget e saj.

Por ajo para se te jete artiste e madhe eshte nje njeri i thjesht si te gjithe ne qe kalon ne jeten e saj veshtiresi,dhimbje,pengesa,pabesi…

Ja se cfare thote ajo ne nje interviste te saj…’Pabesite e jetes duhet t’i sfidojme’

Shume e vertet !

Fotografia e Maya Alickaj

Maya Alicka : ‘Pabesite e jetes duhet t’i sfidojme ‘ Read More »

Kërcënohet keq drejtori i teatrit Çuli, shkoi puna deri tek familja

Hervin Çuli drejtori i teatrit ngjalli shumë debat dhe ngjizi indinjatë me statusin e tij në Facebook ku sulmonte aktorin Mirush Kabashi.

Të gjithë ishin thuajse në bllok kundërÇulit dhe në mbështetje të aktorit Kabashi, mirëpo imitimi si duket ka shkuar edhe më larg, me kërcënime.

Sipas Çulit ai ka marrë kërcënime të shumta dhe për këtë ka postuar një tjetër status, ku shpreh revoltën për çdo ofendim dhe kërcemi që ka marrë.

Statusi i plotë nga Çuli:

Miq! Sot në faqen time në Facebook, por dhe në disa portale dhe ndonjë status prej karagjozi  për përhershëm, jam sharë e kërcënuar nga një lukuni banaliteti.  Nuk kam parë një urrejtje të këtij lloj përveçse në një kulturë tashmë e përcaktuar talebanizmi politik.

Bëra një status ironik për një djalë që foli dhe shau në protestë teatrin, shau me mllef dhe pa asnjë argument, siç ndodh rëndom sot. Kaq! Pas kësaj nuk ka fjalë që përmban arsenali i vulgut të rrugës që nuk jam sharë e kërcënuar familjarisht.

Pastaj turma shpiku gjoja një kontraditë timen me aktorin Robert Ndrenika, që pasi bën like statusit tim, më ngacmon me një batutë dhe unë ia kthej siç ngacmohemi gjithmonë. O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë.

Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai. Si ka mundësi që e mbollëm farën e urrejtjes deri në masakës, o zot, ku jetojmë! O zot me kë bashkëjetojmë!”

Kërcënohet keq drejtori i teatrit Çuli, shkoi puna deri tek familja Read More »

Habit kërkesa e politikanes për femrat ruse: Mos e bëni këtë gabim gjatë Botërorit sepse do ketë pasoja të renda

Një ditë para fillimit të Botërorit, është deputetja ruse Tamara Pletnyova, që i ka bërë një thirrje të fortë femrave ruse.

Ajo i nxit bashkëkombëset e saj të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me tifozë të huaj, që mund të vijnë në Rusi për të ndjekur ndeshjet.

“Nëse kanë vërtetë nevojë, më mirë të gjejnë një partner nga raca e njëjtë. Ndonjë fëmijë i lindur si pasojë e këtyre marrëdhënieve seksuale sjell pasoja të rënda psikologjike, pasi ata nuk vijnë në jetë si pjesë e një dashurie”, shpjegon deputetja ruse.

Habit kërkesa e politikanes për femrat ruse: Mos e bëni këtë gabim gjatë Botërorit sepse do ketë pasoja të renda Read More »

La gruan për një 17 vjet më të re, Devis Xherahu tregon njohjen me të dashurën

Jeta private e Devis Xherahut ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave e sidomos ndarja e tij me bashkëshorten Paola Kondakçi në vitin 2011 pas 20 vitesh bashkë. Pianistja dhe kompozitorja vite më parë u përfshi në një sherr me të dashurën aktuale të Devisit për shkak të klipit “Akoma se besoj”. Aty Devisi dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime.

Devisi dhe Ertemiona ishin sot të ftuar tek “Rudina” ku kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre dhe gjatë intervistës, modelja tregoi se në klipin që kanë realizuar bashkë kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe as nuk e çonte ndërmend të ndjente diçka për Devisin.

“Ishim shumë të ftohtë tek videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin sepse e konsideroja mik”, u shpreh Ertemiona.

“Kemi 7 vite bashkë që në dhjetor 2011. Kam qenë në një koncert në Korçë dhe kur po largohesha takova një shok që ishte në tavolinë me Ertemionën. Kisha në plan një këngë dhe i thashë Ertemionës të ishte pjesë.Pas këtij klipi unë dola shumë i kënaqur dhe e ftova edhe në një klip tjetër, më pas jemi lidhur”, u shpreh Devisi. “Edhe pse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë diferencën”, tha Ertemiona.

Çifti foli edhe për planet për dasmë. “10-20 veta, një kurorëzim në kishë dhe pastaj avionit për muaj mjalti, kaq dua”, u shpreh Devisi./Xing.al

 

 

La gruan për një 17 vjet më të re, Devis Xherahu tregon njohjen me të dashurën Read More »

Florian Binaj largohet nga Top Channel, ja ku do ta shihni si moderator

Florian Binaj është një prej aktorëve më të njohur të humorit në Shqipëri dhe një prej figurave më të komentuara të showbizit. Rolet e tij kanë rrëmbyer gjithmonë zemrat e publikut dhe kanë mbajtur shikuesit të gozhduar përpara ekranit.

Mirëpo së fundmi, Floriani ka vendosur që përveç aktrimit, të merret edhe me diçka tjetër. Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit, burime për Blitz kanë zbuluar se Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH.

Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili. Mësohet se Floriani nuk e ka lënë Top Channel, mirëpo po largohet prej tij vetëm për një periudhë të caktuar kohore, për tu marrë me emisionin sportiv.

 

Florian Binaj largohet nga Top Channel, ja ku do ta shihni si moderator Read More »

Armina na tregon sekretin e suksesit te saj: “Vendos qëllime dhe bota do të jetë e jotja”

Ajo është një nga vajzat më të hijshme shqiptare dhe një nga blogeret e modës më të ndjekura në Instagram. Mund të themi që është dhe një nga vajzat më me fat.

Madje, Armina është kthyer në një influencuese në rrjete sociale dhe së fundmi ka ndarë edhe sekretin e suksesit të saj në jetë dhe karrierë.

Në një postim të fundit në Instagram, Armina tregon se vendosja e një qëllimi dhe ndjekja e tij është rruga drejt suksesit.

“Vendos qëllime dhe bota do të jetë e jotja”, shkruan Armina një një foto që ka publikuar në faqen e saj në Instagram.

Armina është prej vitesh në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Flitet se shumë shpejt çifti do të shkojë në altar.

Armina na tregon sekretin e suksesit te saj: “Vendos qëllime dhe bota do të jetë e jotja”

Armina na tregon sekretin e suksesit te saj: “Vendos qëllime dhe bota do të jetë e jotja” Read More »

Hervin Çuli sulmon Mirush Kabashin: Mashtrues ordiner, mori rrogën kot për 15 vite/Foto

Drejtori i Teatrit kombëtar, Hervin Çuli ka shpërthyer në ofendime ndaj aktorit Mirush Kabashi pas akuzave të këtij të fundit. I ftuar në “Studio e Hapur”, Kabashi ka folur për çensurë në këtë institucion duke u shprehur: “Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin”.

Menjëherë ka reaguar Çuli i cili në një postim në Facebook shkruan se Kabashi ka marrë rrogën kot për 15 vjet.

“Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se. Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket”, shkruan Hervin Çuli.

Hervin Çuli sulmon Mirush Kabashin: Mashtrues ordiner, mori rrogën kot për 15 vite/Foto Read More »

Robert Ndrenika i fyer: Rama më bëri atë që s’ma ka bërë njeri, më turpëroi para kolegëve

Robert Ndrenika thotë se është ndier shumë i lënduar nga kryeministri Rama, kur nuk pranoi t’i jepte fjalën gjatë një takimi me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në Ndrenika tha se kreu i qeverisë “e turpëroi para kolegëve”.

“Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.” – u shpreh Robert Ndrenika në emisionin “Studio e Hapur”.

Pyetjes nëse është i dëshpëruar për shembjen e teatrit, Ndrenika pohon, ndërsa thotë se aty është krijuar gjithë kultura e Tiranës.

“Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.”

Robert Ndrenika zbulon edhe pse Edi Rama nuk i dëgjon zërin aktorëve për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.”

Robert Ndrenika i fyer: Rama më bëri atë që s’ma ka bërë njeri, më turpëroi para kolegëve Read More »