ShowBiz

Grida Duma flet për herë të parë për mesazhet erotike me Evin Salianjin: Më kanë zili si pasojë e jetës së keqe/Video

Përpara disa muajsh në media u përhap me shpejtësi një video ku deputeti Ervin Salianji, i ndodhur në Kuvend ishte duke shkëmbyer mesazhe me përmbajtje erotike me një person që inicialet ja kishte shënuar ‘GD’. Në media kjo gjë bëri shumë bujë dhe u diskua gjatë se pas këtyre inicialeve fshihej ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma.

Mirëpo edhe pse këto mesazhe u komentuan gjatë nga portalet, Grida nuk reagoi asnjëherë mbi to. Ditën e sotme ish deputetja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur për karrierën e saj, rolin si nënë, por edhe për baltosjen që mediat i bënë emrit të saj.

“Janë momente të vogla ato dhe besoj se çdo njeri i ka ato reflektime. Them se e kam ndjekur thirrjen që kam brenda vetes time: Po unë dua të përçoj një mesazh. Por a është politika aura më e mirë? Duket se në Shqipëri politika ka privatizuar çdo gjë dhe media gjithashtu. Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë.”

 

“Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan. Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe. Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush” ,  ka treguar Grida Duma duke mos dashur të flas më konkretisht për ato mesazhe.

Grida Duma flet për herë të parë për mesazhet erotike me Evin Salianjin: Më kanë zili si pasojë e jetës së keqe/Video Read More »

Na ka lënë pa fjalë! Kaq e vogël dhe vogëlushja shqiptare e ka rrogën me kaq shumë shifra

Një vajzë 4 vjeçare me prejardhje nga Kosova, e lindur në Suedi, duket te jetë shumë me fat. Vogëlushja në moshë kaq të re ka nisur punën me një profesion mjaft të bukur, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për Suna Beka, që ka filluar të punojë si modele e nivelit të fëmijëve në shtetin e Suedisë.

Paga që ajo merr është mahnitëse. Për 8 orë në ditë Beka paguhet me një shumë prej 500 euro, transmeton Indeksonline.

Kështu të paktën thuhet në kontratë. Më poshtë mund të shihni disa foto të modeles se vogël me prejardhje nga Kosova:

Na ka lënë pa fjalë! Kaq e vogël dhe vogëlushja shqiptare e ka rrogën me kaq shumë shifra Read More »

Aktorët italianë ofendojnë rëndë Ermal Metën prej origjinës shqiptare, por ai ju kthen përgjigjen që meritojnë pa iu “dridhur qerpiku”

“Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para!”

Një batutë që kushdo mund ta quante raciste, nga dy aktorët italianë Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, të ftuar në finalen e spektaklit “Amici” të Maria De Filipi, përkundër këngëtarit Ermal Meta.

Por ajo që mund të cilësohej si një slogan i pastër diskriminimi, sot përdoret me ironi në Itali.

Gjatë transmetimit të së hënës mbrëma në ‘Canale 5’, Pio dhe Amedeo bën edhe një apel për ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini.

“E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë”, thanë ata duke iu referuar shqiptarëve, shkruan noa.al.

Ndërkohë duket se Ermal Meta u argëtua me qëndrimin e tyre, ku një ditë më vonë reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Pio dhe Amedeo, gjithsesi duhet të më ktheni gomonen!”, shkroi Ermali me të qeshur.

Aktorët italianë ofendojnë rëndë Ermal Metën prej origjinës shqiptare, por ai ju kthen përgjigjen që meritojnë pa iu “dridhur qerpiku” Read More »

Një lajm i hidhur: Ndahet nga jeta artisti i grupit të famshëm shqiptar/Foto

Kitaristi i famshëm i grupit shqiptar të rock-ut “Jericho”, Suad Jamini ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Kanë qënë miqtë e familjarët ata që kanë bërë me dije lajmin e hidhur në rrjetet sociale.

Kitaristi i njohur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndonëse nuk ka asgjë zyrtare nga ana e mjekëve, dyshimet flasin për një helmim i cili ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të Jaminit.

Ndërkohë kujtojmë që Suadi ishte i martuar me Aida Jaminin dhe ishte baba i dy djemve.

 

Një lajm i hidhur: Ndahet nga jeta artisti i grupit të famshëm shqiptar/Foto Read More »

Nuk ka mundësi! Kjo që u bënka Rudina Magjistari veshjeve qënka e paparë

Një detaj megjithatë ka rënë shumë në sy në disa prej paraqitjeve të saj publike. Bëhet fjalë për trendin e veshjeve që lejojnë supet të duken. Rudina nuk ka guxuar shpesh me këtë lloj stili, por të gjitha rastet kur i ka veshur veçse kanë nxjerrë në pah hijeshinë e saj.

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Me emisionin e saj të pasdites ka ditur prej kohësh si t’i mbajë njerëzit të gozhduar pas ekranit.

Shpesh është parë si një shembull për të gjitha zonjat që duan të vishen me stil dhe të ndjekin modën. Prandaj çdo paraqitje e saj nuk kalon pa u komentuar. Kombinimet që ajo zgjedh shpesh janë plot ngjyra, ndërsa prerjet i shkojnë shumë për shtat fizikut të moderatores.

Nuk ka mundësi! Kjo që u bënka Rudina Magjistari veshjeve qënka e paparë Read More »

Një lajm që duhet ta marrin vesh të gjithë, këngëtarja super e famshmshe vjen për koncert në Tiranë

Ayo, artistja e njohur e fillim viteve 2000, vjen për herë të parë në Tiranë mbrëmjen e 28 qershorit në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës, duke dhënë një frymëmarrje më shumë në jetën artistike të kryeqytetit të shqiptarëve.

Ayo ka spikatur për talentin e saj në muzikë si instrumentiste që në moshë të vogël, madje ka shkruar këngën e saj të parë në moshën 15-vjeçare, kushtuar nënës së saj, ndërsa përsa i përket shijeve muzikore është ndikuar nga Pink Floyd, Felw Kuti , Donny Hathaway, Jimmy Cliff, Bob Marley.

Albumi i saj i parë “Joyful” u regjistrua në 2006 dhe prej 2007 turnetë e saj anembanë botës nuk kanë ndalur. Albumi i dytë ‘Gravity At Last’  erdhi suksesshëm në 2008 duke qenë për një kohë të gjatë në top listen franceze dhe në ato gjermane.

Albumi i tretë Billie Eve  ishte sërish një sukses për Ayo-n kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat si Craig Ross (kitarist i Lenny Kravitz), reperi Saul Williams, Matthieu Chedid dhe Gail Ann Dorsey.

E njohur dhe e pëlqyer për stilin reggae dhe soul, Ayo do të performojë përpara publikut shqiptar  sukseset e saj si: “Life Is Real” (2006),  “Down on My Knees” (2006), “And It’s Supposed to Be Love” (2007) (2008, US), “Help is Coming” (2007), “Slow Slow (Run Run)” (2008), “On aime, on aide” (2009), “Lonely” (2009), “I’m Gonna Dance” (2011), “I Want You Back” (2011), “Fire” (2013), “Fire” featuring Youssoupha(2013), “Who” (2014), “I’m a Fool” (2017), “Paname” (2017).

Një lajm që duhet ta marrin vesh të gjithë, këngëtarja super e famshmshe vjen për koncert në Tiranë Read More »

Pronar hotelesh në Londër, bossi shqiptar “ndez” Tiranën me “bishat e tij luksoze”/Foto

Mjetet e tij luksoze bien gjithnjë në sy jo vetëm në rrugët e Shkodrës por edhe kur është i pranishëm për të mbyllur marrëveshje biznesi në Tiranë. Bëhet fjalë për Ylber Bajzanin, biznesmenin shkodran i cili është pronar i disa “bishave” me vlerë të lartë dhe i disa prej hoteleve dhe pub-eve më luksoze në Londër.

I ru shkodran është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku reklamon jetesën e luksit, makinave të shtrenjta dhe jahtet që ka në pronësi. Gjithnjë i gjendur në zonat VIP të vendeve më luksoze në Londër, Bajzani reklamon në Instastoryt që poston veshjet e shtrenjta dhe orat disa mijë paundëshe.

Boss-i shkodran zotëron disa automjete të firmave më të njohura si Lamborghini, Rolls Royce, BMW, Porsche etj. Ai punon si real-estate agent në Londër, me shit-blerje vilash luksoze.

Shkodrani është parë shpesh në shoqërinë e disa personazheve publikë të njohur në fusha të ndryshme si këngëtari Sabri Fejzullahu. Bajzani është parë edhe në shoqërinë e futbollistëve të njohur Alvaro Morata apo Eden Hazard, por edhe atyre shqiptarë, futbollistit të suksesshëm Shkodran Mustafi.

*Materialet siguruar nga @RichKidsTirana

Pronar hotelesh në Londër, bossi shqiptar “ndez” Tiranën me “bishat e tij luksoze”/Foto Read More »

I propozoi nga ‘kafazi i hekurt’, vjen përgjigja nga e dashura e Izet Haxhisë

Nga kafazi i hekurt ku doli sot për të kërkuar sërish hapjen e dosjes së shekullit, Izet Haxhia i ka befasuar të gjithë. Ndërsa kërkoi të përballet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Haxhia i bëri një propozim të hapur të dashurës së tij, Franca.

Propozim ky i cili eshte pranuar nga e dashura e tij. Ne faqen ne FB të Izet Haxhise eshte publikuar kete pasdite nje postim nga vajza e cila i menaxhon tani profilin ne rrjetet sociale, e cila shkruan:

Sot , jemi vetem une e ti!

Dhe dashuria!

Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!

Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy😀) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:

Ne emer te pasionit: PO!

Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!

Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!

Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!

Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!

Ne emer te te gjitha dashurive:PO!

NE emer te lumturise: PO!

Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!

Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!

Ne emer te arsyes magjike : PO!

Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!

Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!

Ne emer te beses se dhéne: PO!

Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!

Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!

Do martohem me ty!

Kudo e sido qofte!

T a jap besen e shpirtit e te gjakut!

Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!

Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!

Kokashta jote!

I propozoi nga ‘kafazi i hekurt’, vjen përgjigja nga e dashura e Izet Haxhisë Read More »