ShowBiz

Aurela Gaçe flet për bashkëshortin: Po u nxeh Skerdi… hapi rrugën!

Emisioni “Xing me Ermalin” në Tv Klan ka ardhur ndryshe nga çdo puntatë tjetër sot.

I zhvendosur në Prezë në ambient të hapur, mes lojrash e thashethemesh “Xing” padiskutim do t’iu mbërthejë pas ekranit. Pjesë e emisionit po ashtu janë edhe personazhet me të pathënat e tyre.

OFF Records e “Xing” kanë zbuluar për të gjithë teleshikuesit bisedat pikante të personazheve gjatë regjistrimit të emisionit. Ndër to ishte edhe këngëtarja mjaft e njohur Aurela Gaçe e cila gjatë bisedës në studio me drejtuesin e emisionit Ermal Mamaqi foli edhe për bashkëshortin e saj, Skerdin.

“Skerdi është shumë i qetë, nxehet rrallë. Ama është nga ata që po u nxeh, hapi rrugën. Më mirë unë që e kam 5 minuta dhe kur më kalon të fal. Ai është gjithë kohën sikur të studion”, tha Gaçe.

Aurela Gaçe flet për bashkëshortin: Po u nxeh Skerdi… hapi rrugën! Read More »

Bledi Mane kap skedinën, zbulon ku do i çojë paratë

Gazetari Bledi Mane duke qenë se ka filluar edhe Botërori, vendosi  sot një skedinë rastësore ndeshjen Argjentinë-Islandë duke e kapur atë.

Shumën e fituar nga kjo skedinë, ai vendosi që ta jepte në lëvizjen e Arbër Hajdarit “Fundjavë Ndryshe” për ringritjen e muzeut kombëtar, shtëpisë së vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit.

Postimi i tij i plotë në Facebook

FITUAM LLOTON DHE DO NDIHMOJMË MODESTISHT NË RINGRITJEN E SHTËPISË SË VËLLEZËRVE FRASHËRI!

Parashikim modest por që goditi në shenjë. Bashkë me shokun tim të vjetër, permetarin Elvis Vito, sot luajtem ndeshjen e boterorit Argjentine vs Islandë.

Ishim me fat dhe shumën modeste qe perfituam do ia dhurojme levizjes se Arbër Hajdarit “Fundjavë Ndryshe”, ne ringritjen e muzeumit kombetar, shtepise se vellezerve Frasheri ne Frasher te Permetit.

Vatra e rilindasve te vertete eshte katandisur ne nje ngrehine ku e djeshmja ka mbetur pa gojë, e ardhmja nuk sheh dot te ardhme.

Ndihme modeste per nje nismë fisnike!!!

Bledi Mane kap skedinën, zbulon ku do i çojë paratë Read More »

Miriam Cani nuk e përmban më veten, e tregon hapur në sy të të gjithëve, komenti që i ka bërë ajo Albanit nuk lë vend për dyshime

Duket se vera e ka gjetur me shumë angazhime dhe projekte këngëtarin Alban Skënderaj, i cili nëpërmjet një statusi në “Instagram” ka njoftuar fansat e tij se një këngë e re është duke u përgatitur.

Themi shumë të angazhuar pasi komenti i Miriamit tregon që Albani është marrë  më shumë me projekte muzikore se sa  të pushojë me familjen.

“Gati për këngën e re?”- ka shkruar Albani bashkangjitur fotos së tij.

Por është dikush që mezi po pret që të gjitha angazhimet e Albanit të përfundojnë dhe më në fund të pushojnë. Ajo është Miriami.

Në foton që Albani ka postuar në rrjetet sociale Miriami ka komentuar duke thënë: “Gati për këngën e re dhe pastaj më në fund për pushime”.

Miriam Cani nuk e përmban më veten, e tregon hapur në sy të të gjithëve, komenti që i ka bërë ajo Albanit nuk lë vend për dyshime Read More »

Televizionin Klan ‘rrëmben’ një tjetër talent! Turian Hyskaj jep detaje pse dha dorëheqje nga Vizioni

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Turjan Hysko rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për të gjitha projektet e reja që pret të nisë në shtator në “Klan”.

Ai gjithashtu ka shuar edhe zërat për një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së tij, Orindës. Programi i ri në “Klan”, ndryshimet e “2XL” dhe shumë detaje të tjera të pathëna i zbuloni në intervistën e mëposhtme.

Pas një periudhe të gjatë kohore që keni punuar në “Vizion Plus”, vendosët të nisni një kapitull të ri në TV “Klan”. Pse vendoset të largoheshit?

Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në “Klan”.

Gjithashtu me largimin tuaj do të merrni me vete edhe grupin e “2XL” për t’u zhvendosur si emision në “Klan”. Ishte propozim i juaji që në fillim apo… ?

Stafi i “2XL” është pothuaj familje për mua. Sigurisht që vendimi për t’u larguar nuk mund të linte jashtë planit një ‘show’ që e kemi ngritur me shumë mund dhe dashuri, kështu që i gjithë stafi m’u bashkua në “Klan”.

Së shpejti do të jeni drejtor i përgjithshëm në “Klan Plus”, a do ta risillni serish “Oktapod” në televizionin e ri?

Jo! Nuk ka vend në “Klan” për “Oktapod”!

A do t’ju bashkohet edhe bashkëshortja, Orinda, në rrugëtimin e nisur?

Jo, jo!

Televizionin Klan ‘rrëmben’ një tjetër talent! Turian Hyskaj jep detaje pse dha dorëheqje nga Vizioni Read More »

Habit mafiozi i famshëm shqiptar, John Alite: Gjyshi im ishte mik me Enver Hoxhën

Gangsteri i njohur shqiptar, i cili rrëzoi familjen “Gambino” të mafies italiane, është i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, për të rrëfyer të pathënat e jetës së tij.

Në një moment, Çani e ka pyetur atë nëse ishte e vërtetë që gjyshi i tij ka pasur miqësi me Enver Hoxhën dhe vinte sa herë që të donte në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, pasi ai jetonte në Amerikë.

“Po kjo është e vërtetë. Enver Hoxha ishte një kushuri i largët për ne dhe gjyshi im vinte shpeshherë në Shqipëri. Ai mbante syze dhe e pëlqente Partinë Komuniste”, rrëfeu John mbi këtë çështje.

Habit mafiozi i famshëm shqiptar, John Alite: Gjyshi im ishte mik me Enver Hoxhën Read More »

Prezantuesit e “Fiks Fare” nuk përmbahen: I jep valium burrit dhe i …

Dyshja që  prezanton “Fiks Fare” e nisën emisionin në mënyrë të çuditshme duke u puthur në buzë dhe së fundmi kanë kaluar në një hap tjetër duke përdorur një fjalor mjaft banal, të pahijshëm për në televizion për më tepër në një orar që ndiqet nga të gjithë grupmoshat.

E gjithçka ka ndodhur për rastin e një burrë nga Durrësi, i cili tha se gruaja i hidhte valium në gjellë dhe më pas prostituonte.

Në një video që po qarkullon në mediat sociale, moderator i fton të gjithë të shikojnë rastin, mirëpo, gjuha e përdorur lë shumë për të dëshiruar.

Një nga moderatorët shprehet “ Sonte në Fiks Fare kemi një skandal vërtetë shumë të madh” ndërsa tjetri e plotëson me fjalinë banale  “I jep valium burrit, i merr k**** në gojë komshiut”

Sakaq video e publikuar mban logon e emisionit dhe të televizionit që e transmeton atë dhe tregon vërtetësinë e plotë.

Prezantuesit e “Fiks Fare” nuk përmbahen: I jep valium burrit dhe i … Read More »

Incident në emisionin e Çanit, moderatori nxjerr të ftuarën nga studio

Mbesa e Mehmet Derallës, njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit , ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë.

Moderatori i tha se ka vetëm një minutazh të caktuar, për t’ia dedikuar asaj dhe filloi ta pyeste mbi incidentin që ndodhi në Prizren pak ditë më parë.

Ajo u ngrit e paftuar në podium dhe kryeministri Haradinaj i kërkoi të largohej. Mirëpo, edhe sonte duket se ndodhi diçka e ngjashme.

Pasi i mbaruan minutat e caktuara ku ajo tha se nuk e pranon reagimin e Haradinajt, Çani i kërkoi të largohej ndërsa ajo po refuzonte pasi kishte akoma për të treguar mbi të shkuarën e saj.

Moderatori iu afrua dhe filloi t’i thoshte se i kanë mbaruar minutat dhe se tashmë po pret John Alite-n.

Para se të dilte, ajo u shpreh:

Po dal se po ma kërkon me mirësjellje”
Pasi mblodhi librat, ajo doli pa bërë fjalë, ndërsa krijoi atmosferën e incidentit me kryeministrin e Kosovës në Prizren.

Incident në emisionin e Çanit, moderatori nxjerr të ftuarën nga studio Read More »

Flasin Eva, Hygerta dhe Viola: Nuk ka rroba plazhi, vetëm Kamponat! Si ndihen vajzat e ekranit për këtë fakt?/Foto

Ndërkohë që gjithë koleget e tjera ose i kanë mbyllur emisionet ose po bëhen gati të thonë mirupafshim për këtë sezon dhe të bëjnë ca javë pushime të mira, vajzat e sportit sot fillojnë punën fuqishëm. Kampionati Botëror i Futbollit po i ngujon nëpër tv, ku diellin e vetëm do kenë veç projektorët e dritat e studiove dhe shumë pudër në lëkurë në vend të solarit. Pas çdo ndeshjeje ekranet kanë rezervuar emisionet në studio, ndryshe ç’shije do kishte kampionati pa ca komente, pa ca personazhe të nxehur, pa ca specialistë futbolli, parashikime e sidomos pa ca vajza kinge në studio? Dhe për të thënë atë që është, gazetaret e sportit i kemi njërën më të mirë se tjetrën. Dhe janë aq shumë: Bora Zemani, Enkeleida Zeko, Vilma Masha, Hygerta Sako, Eva Murati, Viola Spiro, Erjona Sulejmani, Ilda Bejleri dhe së fundmi një tjetër bjonde simpatike u shtohet studiove sportive këtë verë, Fjoralba Ponari, që do ti bashkohet Edi Manushit në Top Channel. Të gjitha vajzat do ti shohim në ekran, mos i prisni me rroba banje në Instagram.

Kampionati këtë verë do t’i lërë pa plazh. Por nëse po mendoni se kushedi sa të mërzitura janë, e keni gabim. Të paktën tre prej tyre, nuk po e qajnë fare pikun e verës në kulm të punës:

“U përgatita për një muaj shumë të fuqishëm, por para dy ditësh e ndryshuam planin dhe do jem dy herë në javë. U përgatita shpirtërisht për më të madhen e mundshme se nuk është që e kam edhe problem, nuk më bën përshtypje. Thuajse çdo verë kam pasur edhe projekte të tjera, të filmave, kështu që vera në punë nuk është hera e parë”, na tha Eva Murati.

Ndryshe nga Eva Murati, Viola Spiro do të jetë intensivisht në ekran.

“Unë do jem katër orë para dhe pas ndeshjes çdo ditë, sepse vetëm RTSH i ka ndeshjet, kurse vajzat e tjera do bëjnë emision vetëm në darkë, por ne kemi ekskluzivitetin e ndeshjeve”. Po që nuk do shkojë dot në Dhërmi ndërkohë që do shkulet gjithë Tirana? Po që do ngelet pa plazh? “Po ç`plazh? Do prishet koha nuk do shkoni as juve”, na e kthen dhëmb për dhemb e këndshmja Violë.

“Nuk është aq tragjike. Ky është Botërori i dytë që bëj. Kam qenë dhe në Europian. Nuk ka asnjëlloj sakrifice sidomos kur bëhet fjalë për kompeticione kaq të rëndësishme. S`e kam fare problem, madje vetëm dy javët e para janë intensive se është faza e grupeve, pastaj kemi një ditë apo dy ditë pushim që na qetësojnë”. Pra, edhe Viola duket krejt komode. Gazetaret e sportit janë mësuar njëherë në katër vjet po aq sa janë mësuar edhe ato të politikës kur ka zgjedhje. Për Hygerta Sakon, për shembull do ketë akoma më pak pushime, po ja që as ajo s’ka ndër mend as të shfryjë e as të ankohet.

“Nuk më shqetëson fare fakti që do punoj intensivisht sepse nuk është hera e parë. Kemi punuar dhe me Europianin, Kupën e Konfederatave vjet. Ky është viti i tretë që vera është përsëri punë intensive. Mua më pëlqen puna, emocionet, ndaj jam shumë e kënaqur që do punoj. Pushimet janë planikuar pasi të mbarojë Kampionati. Do mundohem ti shfrytëzoj në maksimum sepse edhe sezoni rillon
shumë shpejt, në 12 gusht. Ndaj më mbeten rreth 3 javë pushime. Unë gjithë ditët mundohem t
i shfrytëzoj për plazh. Në mos plazh, pishinë këtej afër. Mundohem që verën ta shijoj në maksimum. Po më e rëndësishmja është që nuk e kam problem që do jem në punë, madje më emocionon më shumë kjo se sa të të qenurit në një shezlong buzë detit”, na sqaroi Hygerta, e cila bashkë me skuadrën e gazetareve të tjera të shpërndara në çdo ekran, nuk e kanë mendjen te pushimet: I thonë Kampionat!

Ilda Bejleri

Fjoralba Ponari

Erjona Sulejmani

Vilma Masha

Enkeleida Zeko

Flasin Eva, Hygerta dhe Viola: Nuk ka rroba plazhi, vetëm Kamponat! Si ndihen vajzat e ekranit për këtë fakt?/Foto Read More »