ShowBiz

Do ngeleni pa fjalë! Njihuni me shqiptarin që dhuron 200 mijë euro çdo vit për bamirësi/Video

Biznesmeni nga qyteti i Vushtrrisë, Naser Imeri, çdo vit dhuron nga 200 mijë euro për bamirësi. Ai këtë javë ishte i ftuar në emisionin N’Kosovë Show ku ka treguar më shumë për punën e tij.

Imeri tha se kishte një fëmijëri të vështirë për shkak të financave të pakta. Kështu ai kishte dalë jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë. Atje ai arriti të ndërtonte një kompani me vlerë milionëshe por nuk e harroi vendin e tij.

Kompania e tij çdo vit ndanë një shumë të madhe nga të ardhurat për bamirësi. Deri më tani shpjegon se punën e tij humanitare nuk e ka bërë publike.

Do ngeleni pa fjalë! Njihuni me shqiptarin që dhuron 200 mijë euro çdo vit për bamirësi/Video Read More »

Gazetari : Më akuzuan për vjedhje parash, ja pse e humba punën në Top Channel

Gazetari i lajmeve rozë Flavio Qarri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi.

Në intervistën e tij, gazetari ka treguar një moment të vëshirtë që ka kaluar në jetën e tij, duke iu prekur edhe karreria në televizionin ‘Top Channel’.

Ai ka rrëfyer se është akuzuar për garbitjen e 200 mijë lekë të vjetra, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Një ngjarje kjo e cila ka ndodhur rreth 2 vite më parë në kryeqytet.

Qarri ka treguar çdo detaj të ngjarjes: “Më ngritën peshe tre autoblinda, në orën 5 të mëngjesit. Ajo për të cilën më vjen keq për arrestimin tim është se  ishte ditëlindja e tim eti, u lëndua shumë. Qëndrova tre ditë i izoluar, humba 6 kile edhe 2 vjet gjyqe, për…. 20. 000 lekë.

Ngjarja ndodhi ekzaktësisht kështu. Unë shkoj të tërheq lekë në bankomat, dalin 20 mijë lekë pasi unë kisha kryer veprimet, futjen e kodit etj. Dhe unë i bindur që ishin paratë e miai tërhoqa dhe vazhdova jetën time.

Pas 6 muajsh më telefonojnë dhe më thonë s’ishin paratë e tua. Unë i ktheva, para se të më hapeshin probleme. Por kjo banka në bashkëpunim me këtë prokurorin e çuditshëm që të mos pranonin se ishte faji i bankomatit më denoncoi.

Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse humba punën në TCH. Unë isha me shumë miq, me shumë të ardhura dhe nuk kisha asgjë në dorë që të vërtetoja të drejtën time.”

Flavio tregon se ngjarja kishte ndodhur më një bankat e kryqytetit teksa prezantuesi i tha se historia e tij, e trishtë, ngjan me skenaret e filmave të Hollywood-it.

Gazetari : Më akuzuan për vjedhje parash, ja pse e humba punën në Top Channel Read More »

Reagon zonja Tefta: Nuk ja fal Fevzos që lajmëroi gjithë botën dhe mua jo

Më në fund dilema e madhe u zgjidh.

Pas takimit të zgjatur mes Sandrit dhe Fevzos, u vendos që Fevzo të mos iki nga Klani.

Në një deklaratë sqaruese për opinionin, ata hedhin poshtë zërat për ikjen e Fevzos.

Në deklaratë thuhet se “i gjithë lajmi është sajuar nga mediat kundërshtare të Klanit dhe gjithë debati ka qenë i paqartë, pasi Fevzo nuk ishte njoftuar që kishte dalë lajmi se ai do të ikte në Top Channel.

Edhe me Blushin që ishte takuar disa herë, ai nuk i kishte treguar.

Fevzo nuk mban përgjegjësi për lajmet që hapen rreth tij.

Kjo ndodh me çdo personaitet në botë.

Nga ana tjetër, Fevzo kërkon t’u bëjë të ditur gjithë personaliteteve ndërkombëtare që janë shqetësuar për këtë çështje, si kancelarja Merkel, presidenti i KE, Dalai Lama, presidenti Macron etj, si dhe njerëz të afërt të presidentit Trump, se ai nuk do të iki nga Klani dhe se negociatat me Shqipërinë mund të hapen lirisht.

Pas kësaj deklarate, reagoi e zemëruar “Zonja Tefta”:

“Jam shumë e indinjuar që zoti Fevzo lajmëron në deklaratën e tij gjithë personalitetet botërore dhe më injoron mua, e cila jam personaliteti i parë publik në Shqipëri, që i bëra thirrje të largohej nga Klani dhe të qarkullonte si kuadër.

Vendimi i Fevzos për të qëndruar në TV Klan, tregon se atij i ka humbur shpirti reformator dhe dashuria për profesionin.

Emisioni i tij me Edi Ramën dhe dy bamirës tregon se ai do të punojë tani e tutje si bamirës i Sandrit dhe jo si gazetar.

Unë nga ana ime, edhe pse më e thyer në moshë, ndjehem e re në profesion dhe do të vazhdoj betejën për të vendosur në vend personalitetin tim televiziv.

Ankesat e zotit Fevzi për televizon mediokër dhe nivel banal të njerëzve që punojnë në TV Klan, si dhe kërkesa e tij për një rrogë sa të Ermalit dhe Çanit, tregon se Fevzo ka pas kërkesë kryesore barazimin e rrogës me Çanin dhe Ermalin, dhe jo ngritjen e nivelit të Çanit dhe Ermalit në nivelin e Fevzos.

Pas kësaj, i bëj thirrje presidentit Sandër, që të jetë i ekuilibruar në vendimin që do marrë.

Meqë ai nuk ngre dot nivelin e Çanit dhe Ermalit në nivelin e Fevzos, të ulë rrogat e tyre në nivein e Fevzos dhe kështu të paktën janë me rroga të barabarta, dhe Fevzo e fiton një betejë.

Me respekt

“Zonja Tefta””!(tema)

Reagon zonja Tefta: Nuk ja fal Fevzos që lajmëroi gjithë botën dhe mua jo Read More »

“Je si gomar”, Për herë të parë Luana Vjollca revoltohet aq shumë dhe i kthen përgjigje komentit

Shpesh herë Luana Vjollca bie pre e faqeve te meme-ve ne Instagram, por ne te shumtat e rasteve ajo qëndron mospërfillëse. Madje në shumë fotot e saja mes shumë komenteve të bukura, mund të shohim edhe shumë komente negative.

Nëse ka një personazh që rri më indiferente ajo është Luana dhe ndryshe nga shumë personazhe ajo zgjedh të mos ju japë rëndësi këtyre komenteve. Por këtë herë nuk duroi dhe i dha një “thumb”, komentueses e cila është femër.

“Na e shpife, si gomari i Shrekut”, shkruan komentuesja ndërkohë Luana ja kthen kështu:

“Sa gjynah me vjen kur shoh sa shume mllef e urrejtje hedh nje femer per nje femer. Jemi kaq ven i vogel, kemi nevoje ta duam njera-tjetren!!!! Cdo femer eshte e bukur, edhe ti! Gezuar Bajramin!”.

“Je si gomar”, Për herë të parë Luana Vjollca revoltohet aq shumë dhe i kthen përgjigje komentit Read More »

Aurela Gaçe diva e muzikës që askush nuk i ‘përulet’? Shikoni se si ia ‘mbledh’ bashkëshorti asaj

Ajo njihet si mbretëresha, diva e muzikës dhe duket sikur para asaj femre nuk përulet askush, ama është një person që asaj ia ‘mbledh’ mund të themi. Nuk është as më pak dhe as më shumë se sa bashkëshorti i Aurela Gaçes.

Në puntatën e djeshme të spektaklit “Xing me Ermalin”, u zbuluan disa të pathëna nga të ftuarit, pasi  u shfaqën pjesët “off records” të këtij sezoni televiziv.

Off Record zbuloi mjaft të pathëna për shumë personazhe, ndër to ishte dhe këngëtarja Aurela Gaçe. Gjatë bisedës Aurela ka folur për bashkëshortin e saj Skerdin, ku ka treguar dhe një detaj.

“Skerdi është shumë i qetë, nxehet rrallë. Ama është nga ata që po u nxeh, hapi rrugën. Më mirë unë që e kam 5 minuta dhe kur më kalon të fal. Ai është gjithë kohën sikur të studion”, tha Gaçe.

12

3

Aurela Gaçe diva e muzikës që askush nuk i ‘përulet’? Shikoni se si ia ‘mbledh’ bashkëshorti asaj Read More »

Neymar në Rusi, të dashurës së tij i publikojnë videon me pullë të kuqe/Foto

Teksa Neymar ndodhet në Rusi për Kampionatin Botëror të futbollit, e dashura e tij Bruna Marquezine ka zënë titujt e mediave me videon e fundit të transmetuar në një program televiziv. Aktorja shfaqet në një serial brazilian në skena intime me një aktor, pamje të cilat Neymar me siguri nuk do donte t’i shikonte.

Thuhet se xhirimet e serialit janë bërë para se Neymar dhe Bruna të lidheshin me njëri-tjetrin. Dyshja u përfolën për ndarje pak kohë më parë, por ata janë kthyer sërish bashkë edhe pse jetën private po mundohen ta mbajnë jashtë syrit të publikut.

Neymar në Rusi, të dashurës së tij i publikojnë videon me pullë të kuqe/Foto Read More »

E ofenduan rëndë për origjinën, Ermal Meta i kthen përgjigje epike aktorëve italian/Foto

Këngëtari Ermal Meta është një prej figurave më të njohura e më të komentuara jo vetëm tek ne, por edhe në Itali, ku po korr sukses të madh në muzikë. Përveç fansave të panumërt, këngëtari shqiptar ka tërhequr edhe vëmendjen e figurave të njohura italiane.

Dy aktorët Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, gjatë finales së spektaklit “Amici” kanë bërë për Ermal Metën një batutë me tone raciste, duke përmendur origjinën e tij.
“Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para!”- thanë ata.

Ata gjithashtu i bënë edhe një apel Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, duke ju referuar shqiptarëve.
“E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë.”

Një ditë më pas, Ermal Meta ka reaguar për deklartën e dy aktorëve italianë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter.
“Pio dhe Amedeo, gjithsesi duhet të më ktheni gomonen!”- ja ka kthyer këngëtari atyre me humor.

 

E ofenduan rëndë për origjinën, Ermal Meta i kthen përgjigje epike aktorëve italian/Foto Read More »

E papritur: Kërcënohet me jetë moderatori shqiptar: “Po të pashë në rrugë do të të vras!”/Video

“Vajzat e fshatit” është produksioni i parë muzikor i moderatorit Kelvi Kadilli, i cili ka vendosur të sfidojë veten edhe si këngëtar përballë publikut. Mirëpo në një intervistë në emisionin “Thumb”, moderatori i “Pop Culture” ka treguar se nuk ka marrë vetëm përgëzime, por se ka pasur edhe kërcënime për jetën pas publikimit të klipit.

“Kam marrë kërcënime për jetën: Po të pashë në rrugë do të vras… Inati i njerzve ndaj meje është i tmerrshëm. Nuk kam frikë nga asgjë se nga ‘Instagrami’ nuk të vret njeri. Kënga ime po s’të pëlqeu mos e dëgjo. “,- ka rrëfyer Kelvi duke treguar se pavarësisht kërcënimeve ai nuk ka frikë.

Moderatori është shprehur se kënga është vetëm një eksperiment i tij. “Vajzat e  fshatit” është një këngë ironike për të gjitha vajzat e sotme që ndyshe shfaqen në rrjetet sociale dhe ndryshe janë në të vërtetë.

E papritur: Kërcënohet me jetë moderatori shqiptar: “Po të pashë në rrugë do të të vras!”/Video Read More »