ShowBiz

Shikoni fitimet marramendëse të këngëtarëve shqiptarë, ja shifra që marrin për një dasmë

Grumbuj parash të përfituara nga bakshishet në dasmat tradicionale shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë të dasmave marrin nga ahengjet e verës.

Në një artikull të revista “Story”, janë të shumtë emrat që fitimet nga dasmat i kanë marramendëse. Kështu, në festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat, është kthyer në traditë dorovitja. Por paraja derdhet lumë sidomos për këngëtarët që mbajnë gjallë natën, kryesisht ata të muzikës popullore.

Vitin e kaluar një këngëtare në Maqedoni, Fatlume Popovci, publikoi në profilin e saj në Facebook grumbuj kartëmonedhash të ndryshme, si euro e dollarë, të cilat i kishte siguruar nga bakshishet në një dasmë në një fshat të Tetovës.

Por nuk është e vetmja, pasi shpesh ndodh të shohim artiste të njohura, që këndojnë duke shkelur mbi paratë që iu hidhen në dasma. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash në verë është më e madhe se koncertet. Po tashmë është krijuar hierarkia e këngëtarëve më të kërkuar në dasma, të cilët paguhen 5 mijë euro për një natë.

Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova. Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderajn.

Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre. Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 1500 – 2000 euro. Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave.

Destinacioni më i preferuar i këngëtarëve shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pagesa për ta fillon me 500 dollarë për fillestarë, deri në 4000 dollarë për këngëtarët me emër. Kjo për faktin se në SHBA janë rezidentë gjithsej 20 këngëtarë, mes të cilëve ata me emër numërohen me gishtat e dorës.

Shikoni fitimet marramendëse të këngëtarëve shqiptarë, ja shifra që marrin për një dasmë Read More »

Edhe pse prej 21 vitesh të martuar, ata nuk e quajnë kurrë njëri-tjetrin burrë e grua, arsyeja ka për t’ju lënë pa fjalë

Ato janë një çift jo formalist, të cilët pavarësisht se janë bashkë prej 21 vitesh, preferojnë të mos e quajnë njëri-tjetrin burrë dhe grua.

Bëhet fjalë për Neritan Liçajn dhe bashkëshorten e tij, Holta. Ata ishin sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan se nuk i pëlqejnë traditat, pavarësisht se i respektojnë ato. Ndonëse janë ligjërisht të martuar, ato nuk kanë bërë kurrë dasmë dhe nuk mbajnë unaza.

Gjatë emisionit ata treguan se janë njohur në Janar të 1997, në Akademinë e Arteve dhe se për aktorin Holta ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ne kemi qenë gjithmonë një çift anti-konformist, pa patur asgjë me ata që ruajnë ritualet e mrekullueshme të pirjes së kafeve, shkëmbimit të unazave apo të të bërit të dasmës. Ne të dy nuk kemi qenë tipa të tillë, ne vazhdojmë ta konsiderojmë njëri-tjetrin më tepër si dashnorë dhe jo si burrë e grua. Në vazhdojmë të jemi si ditët e para. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dasmën, s’jemi tipa të tillë, nuk mbajmë unaza. Ne jemi njohur më 1997, unë isha asistent pedagog dhe Holta ishte studente. Ka qenë Janar kur jemi njohur dhe ishte sezon provimesh. Holta kishte shumë miqësi me studentët e mi. Më bëri përshtypje, ishte njeri plot dritë, e gjallë dhe pyeta një mikun tim për të. I thash: “Shumë tip qenka”. Dhe ai më tha se do të ma prezantonte. Dhe ashtu ndodhi. Ishte një goditje dashurie me shikim të parë. I gjeta numrin e telefonit, filluan telefonatat dhe të dalurat për kafe siç ndodh zakonisht. Më pas filluam të frekuentoheshim”, tha aktori.

Ndërkohë Holta zbuloi më tepër detaje nga fillimi i njohjes së tyre teksa shtoi se ka qenë ajo që ka tentuar ta puthë për herë të parë.

“Ne të dy nuk kemi qenë tipa të zakoneve, kemi bashkëjetuar që në vite të hershme, që kur ka qenë e pazakontë bashkëjetesa. Erdhi natyrshëm qëndrimi jonë bashkë, bashkëjetesa dhe celebrimi i cili ka qenë më tepër si gjë që duhej bërë. Ne nuk e kemi ndjekur traditën, edhe pse është gjë shumë e bukur. Kam qenë unë ajo që kam vajtur dhe e kam takuar Neritanin sepse kërkoja regjisorin e shfaqjes. Neritani ishte ndryshe nga djemtë e tjerë, të linte hapësirë. Madje kam qenë unë e para që kam tentuar ta puth, Neri nuk të ngacmonte me fjalë dhe as me veprime”, shtoi Holta.

Edhe pse prej 21 vitesh të martuar, ata nuk e quajnë kurrë njëri-tjetrin burrë e grua, arsyeja ka për t’ju lënë pa fjalë Read More »

Bes Kallaku vë në dukje gafën që bëri Shakohoxha: Ti që komenton çdo ndeshje, nuk di se…

Kampionati Botëror i futbollit i ka mbërthyer të gjithë këto ditë përpara ekranit dhe ngado ndjehet atmosfera e ndeshjeve. Sigurisht, ndeshjeve nuk mund ti mungojë një komentator dhe Shakohoxha është një prej më të njohurve në vendin tonë.

Mirëpo, edhe pse është në kontakt të vazhdueshëm me futbollin, Shakohoxha ka bërë gafën e madhe në lidhje me skuadrën e Italisë, të cilën ja ka vënë në dukje aktori i humorit, Bes Kallaku. Siç dihet, Italia nuk merr pjesë këtë vit në Kampionatin Botëror, mirëpo Shakohoxha nuk e ka ditur këtë gjë.

“Shakohoxha që ka komentuar çdo ndeshje eliminatore të Italisë, nuk e ditka që Italia nuk është në botëror.”- shkruan aktori në Instastory, duke etiketuar komentatorin.

Bes Kallaku vë në dukje gafën që bëri Shakohoxha: Ti që komenton çdo ndeshje, nuk di se… Read More »

Ajola Xoxa jashtë kornizave të seriozitetit, i bën dedikimin romantik lali Erit: Shiko yjet…

Tashmë është fakt, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Zakonisht daljet e tyre publike lidhen me punën e tyre dhe rrallë herë ndodh të kemi ndonjë dedikim ndaj njëri-tjetrit.

Duket se Ajola sot ka dalë nga korniza e deklaratave serioze që lidhen me punën e saj, duke i dedikuar bashkëshortit disa fjalë shumë emocionuese.

“Shiko yjet, shiko sesi ato shkëlqejnë për ty”-ka shkruar Xoxa bashkangjitur fotos së tyre duke vështruar nga qielli.

Ajola Xoxa jashtë kornizave të seriozitetit, i bën dedikimin romantik lali Erit: Shiko yjet… Read More »

Nuk do ta besoni, Olti Curri e ka rrogën sa dyfishi i kryeministrit shqiptar, ja shifrat

Olti Curri është një nga personazhet e njohur në Shqipëri, i cili me faqen e tij në Instagram dhe Facebook shpesh ndan mendimin e drejtpërdrejt me ndjekësit e tij. Ndër të tjera ai është bërë i njohur dhe për komentet pikante që jep si opinionist në ‘Big Brother Albania Fun Club’.

Olti komentohet gjatë nga mediat dhe të shpeshta kanë qenë debatet e tij me personazhet e njohur shqiptar. Ai  ditën e sotme ka bërë një postim në adresën e tij në Instagram, ku i ka lajmëruar fansat se do të bëjë një intervistë në instastory dhe do i përgjigjet pyetjeve që ndjekësit kanë për të.

Një nga pyetjet e para që Olti ka vendosur t’i përgjigjet është se sa e ka pagën. Ai nuk ka nguruar dhe nëpërmjet një videoje ka treguar se pagesa e tij është shumë e lartë pasi ai paguhet nga reklamat që bën në faqet e tij.

“Është pyetje cik e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktualisht vjen nga reklamat që bëj në instagram dhe facebook dhe dua të them se në muaj shkon sa dyfishi i  rrogës zyrtare të kryeministrit shqiptar”, ka thënë Olti në video.

https://youtu.be/1ylIAphnJOI

Nuk do ta besoni, Olti Curri e ka rrogën sa dyfishi i kryeministrit shqiptar, ja shifrat Read More »

Pas supermbesës, nusja e Berishës i bën dhuratën më të bukur vjehrrit, tashmë familjes i është shtuar një pjesëtar i ri

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë. Ata shpeshherë me postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar se i adhurojnë dhe i duan shumë kafshët. Dhe mesa duket ata kanë vendosur të marrin një anëtar të ri në familjen e tyre, një mace.

Lucy mban emrin macja që çifti sapo ka marrë në shtëpi dhe Armina e ka ndarë gëzimin e familjes me ndjekësit e saj duke postuar foton e maces në Instastory. “Lucy , anëtarja e re e familjes tonë” – shkruan fashionista mbi foton e maces duke etiketuar dhe partnerin e saj, Shkëlzenin.

Pas supermbesës, nusja e Berishës i bën dhuratën më të bukur vjehrrit, tashmë familjes i është shtuar një pjesëtar i ri Read More »

Aktorja e “Portokallisë” heq dorë nga roli i drejtoreshës së tatimeve për të bërë rolin më të rëndësishëm të jetës së saj/Foto

Roli i saj si drejtoresha e tatimeve në spektaklin e humorit “Portokalli” i dha asaj famën që ka sot dhe dashurinë e publikut.

Aktorja e humorit Delinda Zhupa nga skena e “Portokalli” tani shfaqet me një tjetër rol, në skenën e familjes si bashkëshorte dhe nënë.

Sot aktorja ka postuar në rrjetet sociale një foto të bashkëshortit dhe djalit të saj në det duke e treguar edhe njëherë familjen e saj të bukur dhe rolin e saj të ri në jetë. Kjo foto është publikuar 5 muaj nga ardhja në jetë e vogëlushit.

Aktorja e “Portokallisë” heq dorë nga roli i drejtoreshës së tatimeve për të bërë rolin më të rëndësishëm të jetës së saj/Foto Read More »

E krahasojnë me gomarin,Luana Vjollca u kthen përgjigje

Shpesh herë Luana Vjollca bie pre e faqeve te meme-ve ne Instagram, por ne te shumtat e rasteve ajo qëndron mospërfillëse. Madje në shumë fotot e saja mes shumë komenteve të bukura, mund të shohim edhe shumë komente negative. Nëse ka një personazh që rri më indiferente ajo është Luana dhe ndryshe nga shumë personazhe ajo zgjedh të mos ju japë rëndësi këtyre komenteve. Por këtë herë nuk duroi dhe i dha një “thumb”, komentueses e cila është femër.

“Na e shpife, si gomari i Shrekut”, shkruan komentuesja ndërkohë Luana ja kthen kështu:

“Sa ghynah me vjen kur shoh sa shume mllef e urrejtje hedh nje femer per nje femer. Jemi kaq ven i vogel, kemi nevoje ta duam njera-tjetren!!!! Cdo femer eshte e bukur, edhe ti! Gezuar Bajramin!”.

E krahasojnë me gomarin,Luana Vjollca u kthen përgjigje Read More »