ShowBiz

Gazetarja po raportonte live, një i panjohur vjen e puth dhe i ka gjoksin/Video

Në transmetime live ndodhin kurdoherë të papritura, po të të vijë e të puthë një i panjohur vetëm gazetares kolumbiane Julieth Gonzalez i ka ndodhur. Gonzalez po raportonte nga qyteti rus Saransk kur incidenti ndodhi. Një burrë i panjohur vjen me shpejtësi e puth dhe i kap gjoksin gazetares. Gonzalez vazhdon raportimin dhe nuk e ndërpret pavarësisht incidentit.

Gazetarja e ka postuar videon në rrjete sociale dhe shkruan: “Isha atje për dy orë duke përgatitur gjërat e mira dhe asgjë s’më ndodhi. Por kur dolëm live ky burri përfitoi. Ai erdhi tek unë, më puthi dhe më preku gjoksin. Mu desh të vazhdoja, më pas u përpoqa të shihja nëse ndodhej aty, por ai ishte larguar. Ne nuk e meritojmë këtë sjellje”.

https://youtu.be/99AMTncHqh4

Gazetarja po raportonte live, një i panjohur vjen e puth dhe i ka gjoksin/Video Read More »

Rudina Xhunga rikthehet fuqishëm në Top Channel, kë do të zëvendësojë ajo

Lëvizja e papritur vjen në një kohë kur ekranet e mëdha shqiptare janë përfshirë në një “merkato” gazetarësh dhe moderatorësh, ku ndër to më e bujshme ishte braktisja e televizionit Klan nga Blendi Fevziu për Top Channel, por moderatori i “Opinion”zgjodhi të qëndrojë.

Tashmë sipas gazetës Bordo, drejtori i TCh, Ben Blushi dëshiron të afrojë Rudina Xhungën, në një mision për të ngritur me çdo kusht audiencën dhe rikthyer Top-in në krye.

Gazetarja ka drejtuar më parë emsionin “Shqip” në Top Channel dhe më pas “Dritare” në Vizion Plus, por sipas të njëjtave burime, Xhunga do të rikthehet në shtator në TCh duke i zënë vendin emisionit “Të Paekspozuarit” që u shfaq së fundmi në këtë ekran drejtuar nga gazetari Ylli Rakipi. Ndërsa ky i fundit nuk dihet nëse do të vijojë të qëndrojë te Top-i, apo zhvendoset diku tjetër.

Rudina Xhunga rikthehet fuqishëm në Top Channel, kë do të zëvendësojë ajo Read More »

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që lufton me ankthin çdo ditë: Unë qaj shumë, e kam të vështirë

Ajo është një këngëtare e jashtëzakonshme, me famë botërore e cila e ka nderuar vendin tonë me emrin e saj kudo. Bebe Rexha është një këngëtare dhe kompozitore e suksesshme, por ajo po lufton ankthin prej shumë kohësh.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi betejën e saj të përditshme me ankthin. 28-vjeçarja shprehet se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë.

“Unë qaj shumë. Është e vështirë. Kam terapistin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme,”-tha Bebe.

Përveç terapisë, këngëtarja përpiqet që të qëndrojë e zënë gjatë gjithë kohës dhe të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që lufton me ankthin çdo ditë: Unë qaj shumë, e kam të vështirë Read More »

Aurela Gaçe zbulon se është më e madhe se bashkëshorti, tregon skandalin që bëri vjehrra për këtë fakt/Foto

Padyshim që energjia e Aurelës është thuajse e pashtershme dhe këtë gjë e tregon jo vetëm në daljet publike, por edhe në familje.

Nëna e 2 vajzave, Grace dhe Abigail, ka qenë e ftuar para disa javëve në studion e ‘’Xing me Ermalin’’ ku ka folur më gjatë për karrierën dhe familjen. Mirëpo vetëm ditën e shtunë janë zbuluar për publikun disa prej të pathënave të shumë personazheve, në rubrikën off record.

Këngëtarja ka rrëfyer për disa incidente të vogla, më saktë thashetheme lidhur me martesën e saj me Skerdin. Duke qenë se ai është 2 vite më i vogël se Aurela, shpeshherë njerëzit pyesnin si është e mundur që ata janë martuar, madje edhe aludonin se mes tyre ishte Aurela që mbante pantallonat e lidhjes. Aurela e ka marrë me të qeshur gjithë këtë dhe ka treguar që ka qenë vjehrra e saj garipe që u ka mbyllur gojën të gjithëve.

 

Aurela Gaçe zbulon se është më e madhe se bashkëshorti, tregon skandalin që bëri vjehrra për këtë fakt/Foto Read More »

Tifozja “seksbombë” që po çmend Botërorin, sa herë fiton skuadra e saj ajo heq bluzën/Foto

Ajo njihet si “e dashura” e ekipit të Perusë që e heq bluzën sa herë shënon gol skuadra e zemrës. Nissu Cauti është seksbomba nga Peru e cilësuar si një nga tifozet më seksi të Botërorit dhe që ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.

Me fundin e shkurtër, dekoltenë e hapur teksa mban duart tek gjoksi, Nissu është fotografuar nga kamerat teksa bën tifo për Perunë.

 

Nuk është hera e parë që Nissu komentohet në media. Dy vite më parë ajo bëri një premtim duke u shprehur se do të hiqte bluzën sa herë Peru të bëjë gol duke u bërë motivim edhe për futbollistët.

Tifozja “seksbombë” që po çmend Botërorin, sa herë fiton skuadra e saj ajo heq bluzën/Foto Read More »

“Qurrash, lëtyrë dhe bir ku*ve”/ Aktori Laert Vasili u përgjigjet kolegëve që e kanë fyer

Aktori i njohur Laert Vasili iu është kthyer të gjithë kolegëve të tij që e kanë sulmuar pas debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Vasili tha se pasi u morën me të, aktorët që protestonin u morën edhe me nënën e tij, madje përdori edhe disa nga shprehjet që sipas tij i adresoheshin atij.

“Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona. I referohen lëmit që ai ka tjerrë.

Shumica e aktorëve janë për teatër të ri. Kërkohej që nga 2004-tra. Instituti i Zjarrfikëses deklaroi që duhet një teatër të ri. Teatri i ri konsiston në këtë gjë, pasi pas studimit doli se ishte godinë jashtë standardit. Janë bërë dy ndërhyrje në teatër. Në këto dy ndërhyrje është carë godina e teatrit dhe janë futur disa pjesë të tjera.

Ajo që zhvillohet para Teatrit Kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra… edhe termin bir kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, – tha Vasili.

“Qurrash, lëtyrë dhe bir ku*ve”/ Aktori Laert Vasili u përgjigjet kolegëve që e kanë fyer Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar shpjegon kuptimin e tatuazhit: Kam humbur dikë të dashur dhe do qaj gjithë jetën për të

Ai është një nga reperët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë dhe ditën e djeshme Getinjo ishte i ftuar në emisioni “1 kafe prej shpisë”.

28 – vjeçari gjatë intervistës zbuloi disa detaje interesante dhe të panjohura më parë për jetën e tij.

Ashtu siç ishte edhe shpjegimi i tatuazhit në formë loti poshtë syrit të tij. Ai tregoi se e quan atë “loti i thatë” dhe shpesh e kanë pyetur për kuptim e tij, madje edhe e kanë gjykuar pa e ditur kuptimin që ka për të.

Loti i mbushur me të zezë do të thotë se ai person ka vrarë dikë dhe e ka vuajtur dënimin për të, ndërsa tatuazhi i Getinjos do të thotë se ai ka humbur dikë shumë të dashur për të.

“Unë kam humbur shokun e ngushtë dhe ky tatuazh shkon 100% për të… Kjo do të thotë që unë do të qaj gjithë jetën për të” – ka shpjeguar reperi gjatë intervistës.

Këngëtari i njohur shqiptar shpjegon kuptimin e tatuazhit: Kam humbur dikë të dashur dhe do qaj gjithë jetën për të Read More »

Prostituta që ka shkuar me 1 milion meshkuj dhe fiton shifra marramendëse bën kërkesën që po tremb të gjitha koleget e saj

Një prostitutë që ka deklaruar se ka fjetur me më shumë se 1 milion meshkuj kohët e fundit po u bën thirrje të gjithëve që ta bojkotojnë profesionin e saj.

“Refuzoni që të punoni si prostitutë, mos ju nënështroni askujt,”- ka thënë ajo. Kat Lee është 32 vjeç, nga Manchesteri. Ajo  ka kaluar 15 vjet duke punuar si punojëse seksi dhe thotë se puna ishte e vetmuar dhe  shpesh e rrezikshme.

Kat rrëfen se pothuajse gjithmonë ishte e detyruar të pinte alkol për të rritur vetëbesimin e saj para se të shkonte me një klient dhe kjo i ka sjellë ede problem të forta me stomakun. Lee shkon më tej duke folur për rrezikun që mbart kjo punë.

“Më ka ndodhur që të më shkulin flokët, të më godasin fort, të më marrin lekët mbrapsht. Për fat të mirë unë punoja për një agjensi dhe shoferi ishte aty gjithmonë për të më çuar gjallë në shtëpi, por rreziku kanosej në çdo moment.”

“ Në një punë si kjo ti nuk ke një jetë tënden, je gjithmonë e zënë, nuk dihet ora se kur mund të pushosh apo të kalosh kohën me shoqërinë. Të bëhet ves dhe je gjatë gjithë kohës duke kërkuar klientë, një mashkull të duket thjesht një tufë monedhash”.

32 vjeçarja tregon se e ka filluar këtë punë kur ishte 18 vjeçe. “Isha adoleshente, bashkë me motrën time binjake shkova për një set fotografish. Pamja jonë i tërgoqi shumë dhe na ofruan shuma të majme parash për të punuar në filma për të rritur. Kështu ju futa punës.”

Sot, pas 1 milion burrave Kat tregon se punon si bariste, bën punë vullnetare dhe po mundohet të krijojë një jetë të sajën. Mirëpo kërkesa e saj e fundit me siguri i ka trembur të gjitha ato vajza që varen nga ky ‘profesion’.

 

Prostituta që ka shkuar me 1 milion meshkuj dhe fiton shifra marramendëse bën kërkesën që po tremb të gjitha koleget e saj Read More »