ShowBiz

Çfarë e bashkon Bleona Qerretin me Blendi Fevziun? Ajo na prezanton këtë lidhje të rëndësishme

Bleona bën gjithmonë bujë me deklaratat e saj, pamjen dhe sigurisht shkathtësinë që e karakterizon. Por prej shumë kohësh ajo i ka munguar publikut Shqiptar.

Përmes një video të fundit në instastory, ajo kishte lajmëruar udhëtimin e saj drejt Tiranës pak ditë më parë. Me gjasë, ndër destinacionet më të shumëpritura dhe të dëshiruara për të, për shkak të angazhimeve dhe jetës që ajo bën prej vitesh në Amerikë, Bleona Qereti më në fund është këtu.

Dhe sigurisht, që kur jeton larg vendlindjes,një nga të parat gjëra që bën pa kushte sapo shkel këtu, është të takuarit e miqve dhe njerëzve më të dashur

E një prej tyre është edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu. Nuk ka vonuar dhe këngëtarja e famshme ka postuar një foto bashkë me të, duke mos e fshehur gëzimin dhe vlerësimin për një shok të ngushtë siç Fevziu është për Bleonën.

Në foto, ajo ka shkruar: “Shokë për kokë”, dhe ata duken shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çfarë e bashkon Bleona Qerretin me Blendi Fevziun? Ajo na prezanton këtë lidhje të rëndësishme Read More »

Marina Vjollca sapo tronditi gjithë fansat e saj me këtë që ka bërë! Një gjest që nuk i ka fare hije

Bukuroshja Marina Vjollca e cila tërheq gjithmonë vëmendjen e fansave me postimet e saj në Instagram, se fundmi e ka tepruar me manine per tu dukur bukur ne rrjetet sociale.

Teksa ka pozuar me një fustan të ngushtë jeshil që i tregon gjoksin, fansat e kanë akuzuar Marinën në komente se ka përdorur photoshop.

Siç e shohim në foto, gishti i madh i dorës së saj është zhdukur. “Ta paska marrë photoshopi gishtin”, “Ku e ke gishtin o Marina?”, “Çfarë ju ke bërë gishtave?”-janë disa nga komentet.

Marina Vjollca sapo tronditi gjithë fansat e saj me këtë që ka bërë! Një gjest që nuk i ka fare hije Read More »

Këngëtarja shqiptare vetëm me të brendshme, uron burrin e saj biznesmen publikisht

Ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, por sërish u shfaq në super formë. Këngëtarja Zaimina Vasjari është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo aktivitet të saj me ndjekësit e shumtë. Ndërsa së fundmi ka ndezur rrjetin me foton e publikuar. Bashkëshorti i saj biznesmen ka ditëlindjen dhe Zaimina ka preferuar ta urojë edhe publikisht.

Këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram ku shihet së bashku me partnerin e saj duke u puthur në plazh. Ajo nuk do të fshihet aspak më nga publiku dhe u jep atyre atë që duan të shikojnë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”- shkruan Zaimina. Duhet pranuar fakti që këngëtarja duket në super formë me bikini.

Këngëtarja shqiptare vetëm me të brendshme, uron burrin e saj biznesmen publikisht Read More »

Pasi nxorri foton e fëmijës afrikan, gazetarja sulmon keq Alketa Vejsiun: Dhembshuria jote është hipokrizi

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka nisur pushimet ekzotike në Afrikë.

Ndër postimet e saj në Instagram, Alketa ka postuar edhe një fëmijë afrikan duke shkruar:

“Trumpanët e Afrikës nuk do të pushojnë së kumbuari derisa fëmijët zezakë të provojnë se sa vlejnë në këtë botë”.

Pas këtij postimi dhe shumë kritikave, ka reaguar po aq ashpër gazetarja Alba Malltezi e cila shkruan se postimi i një fotoje të tillë është hipokrizi.

“Një moderatore shqiptare shkon në një udhetim luksi, në rezorte luksi në Afrike dhe “qan” për fëmijët afrikanë…e gazetarët nuk arrijne të dallojne hipokrizine sa për foto në Instagram e të vërtetës së njerëzve që duan me zemër një botë më të mire për të gjithe.

A ka Universitet që ta meson një gjë të tillë. Një ndjeshmëri të tillë…”- shkruan Malltezi.

Pasi nxorri foton e fëmijës afrikan, gazetarja sulmon keq Alketa Vejsiun: Dhembshuria jote është hipokrizi Read More »

Sapo ka tronditur një Shqipëri të tërë, nuk e prisnim këtë nga Valbona Selimllari

Ajo i ka kaluar të 45-at, por vijon të ketë pamjen e një vajze 20-vjeçare. Po flasim për Miss-in e parë shqiptar Valbona Selimllarin.

Bukuroshja e showbizit shqiptar nuk ka rast që shfaqet dhe që nuk na lë pa fjalë me hiret e saj. Valbona ka publikuar së fundmi një foto në Instagram ku shfaqet më e freskët se kurrë më parë

Ajo edhe pa grim vijon të mbetet mbretëreshë e bukurisë shqiptare. Selimllari është dëshmi e qartë se për të vitet janë thjesht çështje numrash. Ajo shkëlqen në çfarëdo lloj moshe të jetë.

12

3

4

Sapo ka tronditur një Shqipëri të tërë, nuk e prisnim këtë nga Valbona Selimllari Read More »

Ai e di se çfarë ka marrë për grua! Nuk pyet as për vapë as për lodhje, nusja e kryebashkiakut edhe pse shtatzënë, ‘rropatet’ duke punuar

Ndonëse në pritjen e ëmbël bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa nuk lodhet së punuari.

Së fundmi Ajola do të realizojë një tjetër klip me regji të saj. Pas këngës“Drejt suksesit” të Alban Skënderaj dhe Noizy duket se ajo do të bashkëpunojë sërish me reperin e njohur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ajola përmes një postimi në rrjetet sociale. “Projekt i ri, së shpejti me Noizy-n dhe Ghalin, “-shkruan ajo duke lajmëruar kështu edhe për projektin e ri muzikor të reperit.

Ai e di se çfarë ka marrë për grua! Nuk pyet as për vapë as për lodhje, nusja e kryebashkiakut edhe pse shtatzënë, ‘rropatet’ duke punuar Read More »

“Ti nuk je gazetar por një velinë që bërtet e zihesh me veten”, Rakipi nuk përmbahet më dhe nxjerr të gjitha cfarë mendon për Fevizun

Pak ditë më parë, në media u fol gjërë për një lëvizje të Blendi Fevziut drejt Top Channel duke i rrezikuar vendin e punës moderatorit Ylli Rakipit.

Por pavarësisht fjalëve dhe ofertës së TCH, Blendi Fevziu vendosi të mos lëvizë nga Tv Klan. Por mundësia e lëvizjes ka prishur marrëdhëniet mes dy moderatorëve.

Vetë, Rakipi ka kritikuar hapur Fevziun, duke e konsideruar atë një “velinë”. “Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë.”

Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë. Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë.

Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”, -u shpreh Rakipi. “E ka me Fevziun”, tha Mustafa Nano në studio dhe Rakipi e pohoi gjatë gjithë emisionit.

“Ti nuk je gazetar por një velinë që bërtet e zihesh me veten”, Rakipi nuk përmbahet më dhe nxjerr të gjitha cfarë mendon për Fevizun Read More »

Arrestohet aktorja shqiptare në mes të Tiranës, ja se çfarë ndodhi/Foto

Ana Lika është një nga aktoret më simpatike. Me karakterin dhe tipin e saj plot humor, ajo ka bërë për vete publikun shqiptar dhe tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave me fotot provokuese dhe jetën e saj private.

Së fundmi Ana ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ku ka zbuluar më shumë gjëra për jetën e saj private, por edhe për profesionin. Teksa ka qenë duke folur për vitet e adoleshencës aktorja e njohur është ndalur dhe ka treguar për një çmenduri që ajo ka bërë kur ka qenë 18-vjeç.

Siç rrëfeu dhe Ana në atë kohë kishte një dëshirë të madhe që të blinte një makinë dhe u lutej vazhdimisht prindërve që t’ia plotësonin këtë dëshirë. Mirëpo pas shumë lutjeve, ishte gjyshja e saj ajo që i bleu makinën e parë pavarësisht se e dinte që Ana  nuk kishte një patentë.

Ana tregoi se sapo mori makinën e re vendosi që të bënte një xhiro nga Liqeni Artificial. Ndërkohë që po shijonte shëtitjen e saj, ajo ndalohet nga dy policë të cilët e arrestuan menjëherë pasi aktorja nuk kishte një patentë. Ata e shoqëruan menjëherë në rajon dhe lajmëruan prindërit e saj, të cilët të alarmuar kanë shkuar menjëherë. Mirëpo pavarësisht se u shqetësuan këtë situatë e kanë kaluar me humor dhe batuta.

Arrestohet aktorja shqiptare në mes të Tiranës, ja se çfarë ndodhi/Foto Read More »