ShowBiz

Rudina Xhunga kishte datëlindjen, bashkëshorti i saj emocionon me urimin e veçantë dhe të rrallë: E bukura ime…/Foto

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila janë dy nga gazetarët dhe moderatorët më të suksesshëm politikë në vendin tonë. Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe janë prindër të një vajze 5- vjeçare, Alana.

Dhe pavarësisht se ata e kanë mbajtur jetën e tyre private larg mediave, sot Hila ka vendosur t’i ka bëjë një dedikim emocionues bashkëshortës së tij në ditëlindjen e saj.

“Sot gjithçkaja ime ka ditëlindjen. E para që jemi larg njeri-tjetrit. Gezuar ditëlindjen e bukura ime” – ka shkruar diplomati i njohur në postimin e tij në Facebook.

Rudina Xhunga kishte datëlindjen, bashkëshorti i saj emocionon me urimin e veçantë dhe të rrallë: E bukura ime…/Foto Read More »

Vlorë/Ky gjest nuk pritej kurrë: 20 vite punë në terren, Rama ulet në gjunjë e i puth dorën gazetares/Video

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një aktivitet për 20-vjetorin e gazetares Efrosina Papa. Kryeministri ka nderuar gazetaren jo vetëm me prezencë, por edhe me gjestin e tij, që ka tërhequr jo pak vëmendje.

Siç shihet dhe në video, Rama është ulur në gjunjë dhe i ka puthur dorën gazetares së vjetër në profesion, por edhe në moshë.

Gazetarja Efrosina Papa ka punuar si gazetare terreni në Vlorë prej 20 vitesh, ku ka bërë 36 800 kronika, ndërsa ka punuar edhe në arsim, si mësuese e letërsisë. Në aktivitet, kanë qenë të pranishëm të djathtë e të majtë, miq e dashamirës të gazetares, si dhe familjarë të saj.

Vlorë/Ky gjest nuk pritej kurrë: 20 vite punë në terren, Rama ulet në gjunjë e i puth dorën gazetares/Video Read More »

Rama e Berisha bëhen bashkë pas fitores së Zvicrës falë shqiptarëve, larg politikës ata publikojnë këto foto

Festa në radhët e tifozëve të Zvicrës ka qenë e madhe këtë mbrëmje pas fitores 2-1 ndaj Serbisë.

Por sigurisht festa u përcoll edhe tek shqiptarët duke mbështetur 4 lojtarët tanë, dy prej të cilëve i dhanë edhe fitoren Zvicrës me goditjet fantastike.

Duket se kësaj here politika është bërë bashkë në urimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit, teksa në rrjetet sociale Rama dhe Berisha kanë shpërndarë fotot e djemve shqiptarë.

Rama e Berisha bëhen bashkë pas fitores së Zvicrës falë shqiptarëve, larg politikës ata publikojnë këto foto Read More »

Dua Lipa krenare me Xhakën dhe Shaqirin, shihni reagimin e saj

Zvicra sonte ka shënuar fitore ndaj Serbisë. Shqiptarët anë e mbanë botës ndihen krenarë për këtë fitore, për shkak se dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë shënuar golat për Zvicrën.

Reagime të shumta ka pasur nga të gjitha fushat, por nuk kanë lënë pa komentuar edhe artistët e njohur shqiptarë me famë botërore.

Ndër ta është edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila ka publikuar foton e dy shqiptarëve golashënues duke ia shtuar flamujt kombëtar dhe atë shtetëror.

Dua Lipa krenare me Xhakën dhe Shaqirin, shihni reagimin e saj Read More »

Të dyja na e paskan fshehur gjithë këtë kohë, ja çfarë i lidh Alketa Vejsiun dhe Ponin

Të dyja janë shumë të dashura nga publiku e të suksesshme në profesionet e tyre, njëra moderatore e emisioneve më të ndjekura në vend e tjetra këngëtare e hiteve më të dëgjuara. Së fundmi, Alketa dhe Poni janë shfaqur me të njëjtin model flokësh të shkurta e që i shkon shumë. Por të dyja na e paskan fshehur të vërtetën.

Në fotot e publikuara sot nga Disneyland, Poni shfaqet me flokët e gjatë ç’ka tregon se ajo nuk i ka prerë dhe ky model paska qenë thjesht paruke. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Alketa e cila ka postuar një foto nga Afrika ku shfaqet me flokë të gjatë ndërkohë që në “Piter Pan” e shihnim çdo të hënë me flokë të shkurtër falë parukeve.

Të dyja na e paskan fshehur gjithë këtë kohë, ja çfarë i lidh Alketa Vejsiun dhe Ponin Read More »

Gazetari i njohur shpërthen ndaj RTSH-së: Jeni bordelloja më e madhe në Shqipëri/Foto

Brazili pati një fitore të vuajtur sot përballë Kosta Rikës që ka ardhur në minutat e fundit të shtesës me gola të Kutinjo dhe Nejmar. Ajo që tërhoqi vëmendjen e shumë fansave ishte shpërthimi në lot i “yllit” të ekipi latin, Nejmar. Në përfundim të ndeshjes braziliani u ul në fushë dhe nuk i ka përmbajtur dot lotët që mund të kenë ardhur si pasojë e emocionit të krijuar.

Por ajo që ka nxitur reagime në rrjetet sociale është fakti se RTSH, e cila transmeton ndeshjet e Botërorit Rusi 2018, ndërpreu transmetimin për reklama, fiks në momentit që përfundoi ndeshja. Kjo bëri që shumë teleshikues të humbisnin lotët e Neymar që ermocionuan shumë kënd.

Gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në Facebook e cilëson RTSH-në si bordellon e cila merr taksat e shqiptarëve, të cilat për të janë sadaka. “RTSH mund te jete bordello më e madhe në Shqiperi. Partizanet e shtetit dhe publikes mund ta dëgjojnë rezultatin e ndeshjës në darke në radio. 10 milionë eurot që paguajmë taksa për TVSH-në janë sadaka.”

Ndërkohë që Andrea Nathanaili, punonjës në Autoritetin e Medias Audiovizive shkruan se lotët e Neymar nuk emocionojnë askënd në RTSH. “EMOCIONE TË HUMBURA
Lotët e Neymar nuk emocionojnë askënd në RTSH. Ndërpret transmetimin. Jep reklama llotarish sportive.”

Gazetari i njohur shpërthen ndaj RTSH-së: Jeni bordelloja më e madhe në Shqipëri/Foto Read More »

Foto/ Lajm i bujshëm! E gjitha paska qenë një gënjeshtër, shikoni si është katandisur Top Channel

Ditën e djeshme “Hashtag.al” shkroi se nipi i Vjollca Hoxhës organizoi protestën kundër gjyqtarit të dosjes ‘Top Channel’, Shkëlzen Selimit. Selimi është gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i cili po shqyrton në Dhomën e Këshillimit dosjen për pronësinë e Top Channel.

Si të mos mjaftonte paraqitja e një tufe njerëzish me pankarta si shoqëri civile, që kërkonin shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtarit, një vëzhgim i imtësishëm i pamjeve filmike zbuloi se organizator dhe nxitës i protestës ka qenë zoti Ervin Zeneli.

Nga një vëzhgim edhe më i imtësishëm i pamjeve filmike të kronikës që vetë Top Channel ka servirur për publikun, rezulton se mashtrimi është edhe më i madh.

Siç e tregojnë edhe fotot, Top Channel ka përdorur si “qytetarë protestues” që kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Selimi, pikërisht publikun pjesëmarrës në emisionet që organizon vetë.

“Hashtag.al” ka gjetur të paktën 3 raste ku protestuesin e bëjnë figurantët e emisioneve.

Këta qytetarë luajnë rolin e figurantëve në emisionet e Top Channel siç është “Top Show” apo emisione kuicesh, duke u paguar në shifrat e 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra për çdo qëndrim në sfondin e imazhit që kamerat kapin për personazhet e ftuar.

Organizimi i protestës dhe transmetimi i saj dje shfaq 2 probleme kryesore.

I pari, shantazhi kriminal ndaj një gjykatësi, Top Channel është në gjyq për kuotat e pronësisë, gjyq që do ta gjykojë pikërisht ky gjykatës.

Është njësoj sikur dikush të ishte në gjyq i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe me armën për të cilën po akuzohej të shantazhonte dhe të kërcënonte gjykatësin.

Problemi i dytë është sharlatanizmi dhe mendjelehtësia e Ben Blushit.

Gafa e djeshme nuk ishte thjesht amatore, diletante por ishte autogol i pafalshëm sepse një aksion i përgatitur me kujdes me protestë dhe me kronikë për të diskretituar një gjykatës u kthye në autogol për Top Channel-in, duke u kthyer kështu në një aksion që diskretiton drejtpërdrejtë këtë televizion.

Edhe armiku më i egër i këtij televizioni nuk do të kishte mundur dot të realizonte këtë dështim kaq spektakolar.

Por me sa duket nuk ka nevojë fare për armiq, të gjitha meritat i shkojnë Ben Blushit. Urime Beni, askush nuk dështon dot kaq bukur sa ty!/Pamfleti

Foto/ Lajm i bujshëm! E gjitha paska qenë një gënjeshtër, shikoni si është katandisur Top Channel Read More »

Pas 9 vitesh merr fund epoka e Eno Popit në emisionin “Wake Up”, ja se ku do e shohim

Një tjetër ndryshim në radhën e programacioneve televizive shqiptare.

Këtë herë është radha e Eno Popit që të ndryshojë drejtim, por nuk bëhet fjalë për t’u larguar nga televizioni “Top Channel”.

Që prej 2009-s, Eno Popi ka qenë moderatori i emisionit të mëngjesit, “Wake up”, duke mbetur figura kryesore e tij pas ikjes së Ledion Liços.

Por tashmë, burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se Eno Popi nuk do të jetë më moderator i “Wake up”, por do të drejtojë emisionin “Kutia e Fundit”.

“Top Channel” ka blerë patentën e këtij programacioni. “Kutia e Fundit” ka qenë një emision shumë i famshëm edhe në Shqipëri, prezantuar në Tv “Klan” nga Enkel Demi.

Eno Popi ka eksperiencë në këto lloj konkursesh duke qenë edhe moderator i “100 milionë” dhe mbetet të shohim suksesin e tij në këtë drejtim.

Pas 9 vitesh merr fund epoka e Eno Popit në emisionin “Wake Up”, ja se ku do e shohim Read More »