ShowBiz

Pas udhëtimit në Afrikë së bashku me vajzën e Vera Grabockës, Alketa ka diçka për të na thënë të gjithëve/Foto

Moderatorja Alketa Vejsiu ka përfunduar udhëtimin e saj në Afrikë së bashku me vajzën e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës.

Gjatë këtyre ditëve Alketa ka publikuar në rrjete sociale fotodhe video të shumta ku ka treguar jo vetëm pjesën e bukurive por edhe vështirësive që ka si vend.

Përmes një foto së bashku me Lindën ajo ka shkruar se ky udhëtim nuk ishte vetëm i tillë, por një eksperiencë. “Ky nuk ishte një udhëtim, ishte një përvojë e e pabesuseshme në jetën tonë,”-përfundon Vejsiu në rrjete sociale.

Pas udhëtimit në Afrikë së bashku me vajzën e Vera Grabockës, Alketa ka diçka për të na thënë të gjithëve/Foto Read More »

Histori e dhimbshme! Këngëtarja e njohur shqiptare, tregon mes lotësh humbjen e bashkëshortit/Video

Ajo është një këngëtare e njohur e viteve ’80 dhe mjaft e dashur për publikun. Por prej vitesh Jolanda Dhamo ka ndërtuar jetën e saj larg Shqipërisë, në Athinë. Por gjatë festave të fundvitit, Jolanda përjetoi një humbje të madhe në famije, ndarjen nga jeta të bashkëshortit Arqilea Martopullo. E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja tregoi mes lotësh se në momentin që mori lajmin po përgatitej për një koncert në Durrës ndërkohë që bashkëshorti ishte në Athinë.

“Ai nuk i kishte mbushur ende 60 vjeç. Unë isha në një koncert në Durrës, isha bërë gati dhe i them një shoqes time për të dalë se më hahej diçka e ëmbël. Në moment më bie telefoni, ishte kunati im, më thotë: “Lola, Arqilea është shumë rëndë”. Siç e kisha bakllavanë në dorë më ra në tokë. E mora sërish në telefon dhe më tregoi që Arqilea kishte ndërruar jetë. Ashtu si isha u nisa të kërkoj biletë për të ikur sa më shpejt. Atje ishin mbledhur të gjithë njerëzit tek shtëpia e kunatës. Për 6 ditë unë nuk e kam parë sepse trupi i tij ishte në morg. Unë kam humbur njeriun më të afërt, e kisha gjithçka. Ai ka përballuar gjithë jetën me mua, është e vështirë të jetosh me një këngëtare. Ai kishte probleme me zemrën dhe në moshën 40-vjeçare ka pësuar një infarkt shumë të rëndë dhe doktorët i thanë për operacion. Por ishte shumë i mbajtur, merrej me sport, bënte palestër”, tregoi Dhamo.

Histori e dhimbshme! Këngëtarja e njohur shqiptare, tregon mes lotësh humbjen e bashkëshortit/Video Read More »

“Fotaqi” Robert Ndrenika e drodhi, do ta ketë bindur “Nuri Beu” Edi Rama

Tamam si tek filmi “Koncert në vitin 1936”

Beteja për (mos) prishjen e teatrit, po ndodh tamam si rolet e personazheve groteskë në filmin “Koncert në vitin 1936”, të cilët miratonin dhe kundërshtonin lejen për koncertin në qytetin e Lushnjës.

Loja aktoriale për lejimin dhe mos lejimin e shfaqjes së koncertit, interpretuar nga Robert Ndrenika në rolin e “Zv/prefektit” dhe nga Albert Vërria, në rolin e të parit të qytetit “Nuri Beu”, ishte një krye-vepër.

Këtë rol, aktori i madh i Robert Ndrenika, duket se e luajti dhe në betejën për prishjen apo mos-prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Prej 6 muajsh e deri dje sa ra në gjumë ishte “JO”, ndërsa sot kur u gdhi i tha “PO” prishjes dhe duket pak si çudi për një akotr që ka stigmatizuar lloj-lloj profile shtetarësh të çdo kohe, pas kaq muajsh refuzim edhe me “instruktazhin” që iu bë në takimin me Presidentin Ilir Meta, befasisht “Fotaqi” Robert Ndrenika e pranoi prishjen e Teatrit, por ndoshta mund ta ketë bindur edhe “Nuri Beu” Edi Rama!/Pamfleti

“Fotaqi” Robert Ndrenika e drodhi, do ta ketë bindur “Nuri Beu” Edi Rama Read More »

Nusja e Enver Hoxhës sherr me drejtorin e Top Channel: Jam vërtetë e suprizuar

Liljana Hoxha është bashkëshortja e djalit të dytë të ish-diktatorit Enver Hoxha, ajo ka qënë e ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24.

Liljana Hoxha foli për ekspozitën e saj të quajtur “Harmonia universale” me 48 telajo. Teksa foli për motivet dhe realizimin e këaj ekspozite, Hoxha sulmoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm të televizionit Top Channel, Ben Blushi.

Madje Hoxha u shpreh se ka qenë pikërisht ai arsyeja se përse nuk ka dalë deri tani ekspozita, pa dhënë arsye pse.

“Ben Blushi ka qenë pengesë për daljen time. Ben Blushi e pengoi të dalë ekspozitën. Më duhet ta thoja këtë se vërtet jam surprizuar. Mendon se është te televizioni numër 1, por nuk ësht 1-shi”- u shpreh Liljana në emision.

Nusja e Enver Hoxhës sherr me drejtorin e Top Channel: Jam vërtetë e suprizuar Read More »

“Unë huligani që do rrihja tim bir”, rrëfehet ne interviste babai i Ermal Metës. Nga lindja e tij te divorci kur ishte 9-vjeç

Babai i Ermal Metes, ka dhene nje interviste te gate ku ka folur per te birin dhe raportin me te. Ermal Meta padyshim është një nga këngëtarët shqiptarë me famë botërore tashmë, për shkak edhe të fitores së çmimit të parë në Festivalin e Sanremos, por ka një marrëdhënie problematike me babanë.

Shpeshherë Ermal Meta ka deklaruar se është dhunuar në fëmijërinë e tij nga babai. I ftuar në “45 minuta” në Report TV ai ka dhene nje interviste, qe mund ta lexoni me poshte:

Do të doja ta nisja me fëmijërinë e Ermalit dhe padyshim për të dalë te pyetja përse Ermali mendon që ju e dhunoni. Por fillimisht do të doja të dija se kush është Gëzim Meta. Çfarë profesioni keni, nga vini dhe çfarë i keni trashëguar Ermalit në raport edhe me atë që është delli i tij artistik?

Në radhë të parë ju përshëndes për mundësinë që më dhatë për këtë intervistë në Report TV dhe përpara se t’i jap përgjigje pyetjes suaj, do më lejoni të kaloj dhe t’ju tregoj një episod, i cili më ndodhi në datën 30 maj, në vigjilje të koncertit që do të bënte djali im në Sheshin “Skënderbej”. Ishim mbledhur në një bar-kafe dhe ishim duke diskutuar disa probleme të shoqatës së emigrantëve, ku unë bëj pjesë në qytetin e Agrinios, pra në qytetin ku unë jetoj.

Pra ju jetoni në Greqi.

Po, në Greqi. Në momentet kur ishim duke diskutuar problemet e shoqatës, probleme të ndryshme që neve na shqetësojnë, një nga shokët më pyet:

     – Ke ardhur për koncertin e djalit?

– Po, – i thashë unë, – kam ardhur se ka koncertin në datën 1 qershor.

Një i tretë që ishte me ne bashkë, që unë pak e njihja, në bisedë e sipër më thotë:

     – Më fal, po ju jeni babai i këngëtarit që ka ardhur për koncert?

– Po, – i thashë, – ç’ka këtu për t’u habitur?

Pashë që ai po më shikonte me kërshëri. Më tha:

     – E dini ju se si e kam përfytyruar unë babanë e Ermalit?

– Si? – i thashë.

– Një person 1,90 m të gjatë, një kokërruar (më fal për shprehjen por nuk dua të ofendoj asnjë që është me këtë lloj portreti – G. M.), me tatuazh, me një shkop në dorë ose me një rrip dhe që priste me këmbët hapur te dera për të rrahur djalin e tij në darkë.

Pra perceptimi i tij ishte se ju ishit një natyrë huligani.

Perceptimi ishte sikur unë isha një natyrë huligani, sikur unë isha një person i cili pa asnjë lloj arsyeje ose edhe me arsye, do të rrihja djalin tim. Buzëqesha për momentin aty, mirëpo nuk mendoj se u ndjeva shumë mirë. Kisha një lloj trishtimi, i cili më bëri që të reflektoj. Pra, njëra nga arsyet për të cilat unë po bëj këtë intervistë është edhe fakti që më dha shtytjen ky lloj imazhi që është krijuar në publik me pa të drejtë.

Le ta nisim historinë që nga vitet ’80, atje ku është dhe datëlindja e Ermal Metës. Pra ai ka lindur në vitin 1981 dhe është fëmija juaj i parë.

Po. Përpara se të flas për fëmijërinë e tij, ju më pyetët se “Cili jeni ju, nga vini?”, për t’ju bërë një CV ose prezantim timin. Unë kam mbaruar shkollën e muzikës në Durrës, në vitet ’80. Pasi mbarova shkollën e muzikës, kam punuar si mësues muzike në shumë shkolla. Kam marrë pjesë në orkestrën e qytetit të Fierit dhe në bandën e qytetit të Fierit. Profesionin e muzikantit unë e kam ushtruar edhe në Greqi, në Agrinio, në qytetin ku jam.

Kur thoni profesionin e muzikantit, në ç’drejtim? Keni kënduar, keni qenë instrumentist, apo diçka tjetër?

Përpara se unë të filloja të isha një instrumentist i një orkestre, në instrumentin e flautit, në rininë time të hershme unë kam kënduar me shkollat 8-vjeçare. Pastaj, pas shkollës 8-vjeçare u ingranova krahas këngës edhe me flautin. Kur shkova në Greqi, në Agrinio, fillova të ushtroja zanatin edhe atje, edhe si mësues flauti edhe në orkestrën e qytetit. Pas këtij profesioni, i cili mua nuk më mjaftonte se nuk m’u dha mundësia që të shkoja në Akademinë e Arteve, fillova që të studioj për histori. Kam mbaruar shkollën e lartë për histori-filologji. Fillimisht në vitet 1986-1990 isha në Shkodër, ndërsa diplomën e kam mbrojtur në janar të vitit 1993 për histori. Gjatë kësaj kohe kam punuar në gjimnaze të ndryshme. Kam dhënë lëndën e historisë, të filozofisë, të sociologjisë, të pedagogjisë. Në fillimet e mia të hershme unë isha mësues muzike, kurse profesioni i mëpasshëm ishte mësues historie.

Pra, që ta qartësojmë pak për publikun, ju keni qenë flautist, keni kënduar, ndërkohë që ish-bashkëshortja juaj ka qenë violiniste. Mund të themi që Ermal Meta ka lindur nga një çift muzikantësh.

Po. Kjo është e vërteta.

Ndërkohë, Ermali ka deklaruar shpesh, kryesisht në mediet italiane, jo në mediet shqiptare në fakt, që ju e keni dhunuar. Ju ndërkohë po më tregonit pak më parë historinë tuaj personale në raport me ish-gruan tuaj të parë. Pas lindjes së Ermalit, çfarë ka ndodhur? A keni qenë një baba i ngrohtë për të, një baba i afërt për të?

Pyetja është shumë e saktë. Në të gjithë aktivitetin tim që unë kam bërë gjatë gjithë kohës, duke filluar që nga viti 1978, kur unë kam dalë për herë të parë nga bankat e shkollës dhe deri më sot, është një periudhë jashtëzakonisht e gjatë, është një periudhë 40-vjeçare. Në përgjithësi, integriteti im moral ka qenë jashtëzakonisht i lartë dhe nuk kam pasur asnjë lloj incidenti, as më të voglin, as me të 5 fëmijët e mi dhe as me nxënësit e mi, duke filluar që nga viti 1978 e deri më sot. Problemi është kështu: në qoftë se ne do t’i shikojmë gjërat me një lloj syri, unë gjithmonë kam pasur parasysh faktin që për mua ka pasur rëndësi komunikimi. P.sh. në periudhat e hershme, flas para viteve ’90, ne kemi pasur njerëz në lagje, në shkolla, të cilët jo vetëm që i rrihnin fëmijët, por thoshin edhe se “ai që të rreh, të do”, një lloj shprehjeje të cilën nuk e kam kuptuar asnjëherë. Madje kishte edhe raste të tilla kur fëmijët rriheshin dhe prindi kur vinte në shkollë thoshte: “godite edhe një herë, për mua”. Pra, disa raste absurde që nuk i kam menduar dhe kam qenë, deri diku, edhe i shokuar për të tilla gjëra.

Megjithatë z. Meta, ju e keni qëlluar Ermalin kur ka qenë i vogël? Ne jetojmë në një shoqëri që ka qenë e mbyllur, ka pasur problemet e veta, por kam përshtypjen se një pëllëmbë çdo fëmijë e ka marrë nga prindërit e tij, ose nga nëna ose nga babai. Keni pasur të tilla raste me Ermalin?

Tani, jo vetëm tek Ermali, por as te të pestë fëmijët e mi nuk kam ushtruar asnjëherë, asnjë lloj dhune. Nuk mbaj mend që ta kem qëlluar me asnjë pëllëmbë, për arsyen se të tre fëmijët që kisha me ish-bashkëshorten, ishin fëmijë të mbarë.

Po dhunë psikologjike, p.sh, t’i keni bërtitur fëmijëve meqenëse kanë qenë në moshë të vogël. Mbani mend ndonjë rast të tillë?

Shiko, unë mendoj se ne duhet ta ndajmë në dy lloje epokash, siç ishte epoka e kohës së diktaturës, kemi edhe një epokë tjetër që është ajo e pas viteve ’90. Konceptimi dhe këndvështrimi që ne i shikonim fëmijët, nuk është njësoj si konceptimi dhe këndvështrimi që ne i shohim tani. Fëmijët atëherë ishin fëmijë që lëviznin, që loznin gjithë ditën, nuk rrinin para kompjuterit, nuk ishin të stresuar dhe këtë të gjithë e dimë.

Si ishte fëmijëria e Ermalit?

Fëmijëria e Ermalit ishte një fëmijëri shumë e gëzuar. Ai ishte një fëmijë jashtëzakonisht i shkathët, madje mund të them që ishte lider me shokët e tij. Ishte një fëmijë shumë i talentuar.

Ju e keni privuar ndonjëherë nga lojërat e tij, nga të dalat me shokët?

Që ta privosh një fëmijë të mos dalë me shokët duhet të kesh një lloj arsyeje dhe unë them se nuk ka fare arsye një gjë e tillë. Përse duhet ta privosh një fëmijë që të luajë sepse duke luajtur ai do të ketë komunikim me shokët, do të marrë e të japë. Është një lloj absurditeti që të mendosh të privosh fëmijët nga lojërat ose nga lëvizjet me shokët, sidomos në atë periudhë. Madje edhe sot e kësaj dite, ne nuk mund t’i privojmë fëmijët, pavarësisht se kemi luftën me kompjuterin. Edhe mund t’u bërtasim ndonjëherë fëmijëve. Ndërsa atëherë nuk ekzistonte fare një fenomen i tillë. Pra, s’kishte arsye.

Zoti Meta, ju keni pasur dy martesa. Martesa e parë ka qenë me nënën e Ermalit. Sa vite ka zgjatur kjo martesë dhe çfarë ka ndodhur realisht nga lindja e Ermalit deri në divorcin me ish-bashkëshorten tuaj?

-Martesa me nënën e Ermalit, ka qenë një martesë 10-vjeçare. Ne u njohëm në shkollën e muzikës. U dashuruam atje dhe më pas, në vitin 1980, vendosëm që të martoheshim. Pas kësaj periudhe, pas 4-5 muajsh të martesës sonë, unë shkova ushtar. Ushtrinë e bëja në rrethin e Fierit, megjithatë ushtria në atë periudhë (ju jeni të rinj dhe nuk e keni idenë se nuk e keni jetuar atë periudhë) ishte një ushtri jashtëzakonisht stresuese, depresive, të mbyllur në kazerma, d.m.th. kjo ishte e vështirë për ata që nuk ishin të martuar, imagjinoje për personat që ishin të martuar. Pra në këtë periudhë, në fund të viteve ’80, kur unë shkova ushtar, ish-bashkëshortja ime ishte shtatzënë. Dhe kjo më bëri jashtëzakonisht më të trishtuar, ma bëri më të vështirë ushtrinë, për arsye se në 3-4 muajt e parë të ushtrisë nuk mund të lëvizje nga reparti, për faktin se nuk ishte bërë ende betimi dhe kishte rregullat e veta, të cilat ne ishim të detyruar t’i zbatonim.

Është shumë interesant fakti që në një periudhë të tillë, që ishte jashtëzakonisht e vështirë, unë isha në një dilemë shumë të madhe. Krahas stresit të madh që kisha atje brenda, kisha mendjen mbrapa, pasi ish-bashkëshortja do të lindte, sipas llogarive, nga data 10-20 prill. Doja me patjetër që të asistoja në lindje dhe i them babait se si mund të rregullohej që unë në këtë periudhë të largohesha pak ditë nga reparti. Ishte një gjë që nuk bëhej. Ne kishim një mik, i cili ishte mjek dhe shok i babait. Ai i tha babait që unë për t’u shtruar në spitalin ushtarak, duhej të kisha një lloj justifikimi, një lloj shkaku, në mënyrë që të shtrohesha atje, për arsyen se spitali ushtarak atje me shtëpinë e lindjes ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo, edhe nga ana psikologjike edhe nga ana shpirtërore do të më ndihmonte jashtëzakonisht mua dhe vetë atë duke qenë pranë saj. Kështu që me një sakrificë, jo shumë të madhe, arrita që të gjej një lloj justifikimi dhe të largohem nga reparti, me një ndihmë nga jashtë dhe nga brenda. U shtrova në spitalin ushtarak. Ky ishte një çlirim shumë i madh nga ana ime dhe për gjendjen shpirtërore të saj. Pas 10 ditëve të shtrimit tim në spitalin ushtarak, më 20 prill 1981, Ermali lindi.

Si do ta përshkruanit atë ditë sepse ishte dhe fëmija i parë?

Ishte një kënaqësi. Pse e them këtë? Ishte një kënaqësi e dyfishtë, për fakti se unë isha afër në atë periudhë dhe nuk isha në repartin ushtarak krahas atij stresi, krahas atij presioni që ishte atje. Arsyeja tjetër ishte se unë isha i ri dhe përjetova një ndjenjë tjetër të çuditshme, që nuk e kisha përjetuar deri në atë periudhë. Kjo ndjenjë vinte edhe për faktin se ai ishte fëmija e parë.

Fëmijëria është momenti që ka edhe pjesën e lodrave, të dhuratave. Keni qenë i afërt me Ermalin në këtë aspekt, i keni bërë dhurata?

Po. Por mos mendoni se lodrat e fëmijëve në atë kohë ishin siç janë sot. Por me ato vështirësitë tona ekonomike, me ato mundësi që neve na jepeshin, patjetër që ofronim dhurata te fëmijët, për arsyen se fëmijën e rrit dashuria dhe lojërat që kanë me njëri-tjetrin. Një ndihmë shumë e madhe ka qenë edhe nga prindërit e mi. Ata ishin jashtëzakonisht të afërt me ne. Ne kishim dy vatra, fëmijët kishin dy vatra: njëra ishte shtëpia jonë. Pas 2-3 viteve të mbarimit të ushtrisë, me ndihmën e babait tim, ne morëm shtëpi. Për ne atëherë shtëpia ishte një luks, për arsye se kishte njerëz që kishin 10-15 vjet të martuar dhe nuk arrinin të kishin një shtëpi. Kurse unë në atë kohë isha 25 vjeç dhe kisha shtëpinë time të kompletuar, me të gjitha të mirat.

Kjo do të thotë që ju kishit dhe po rrisnit një familje në kushte normale.

Patjetër që po.

Me bashkëshorten e parë ju keni edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë, që erdhën në jetë më pas. Çfarë ndryshoi me ardhjen e këtyre dy fëmijëve në raportin tuaj me Ermalin?

Pas lindjes së Ermalit, vjen në jetë djali i dytë Rinaldi, dhe pas 4 vitesh të Rinaldit vjen në jetën fëmija e tretë ose vajza e madhe, se vajza më e vogël ka lindur nga martesa ime e dytë. Ishte shumë interesant fakti për arsye se në periudhën e vitit 1985 unë fillova shkollën e lartë me korrespondencë. Unë duhej të studioja jashtëzakonisht shumë për arsyen se në çdo moment që unë do të shkoja për studime, duhej që ta merrja provimin. Në qoftë se unë nuk do ta merrja provimin, atëherë isha i detyruar që të bëja dyfishin e shpenzimit që të shkoja prapë. Pra, nuk e kisha luksin e një gjëje të tillë. Universitetin e vazhdova në Shkodër dhe pastaj diplomën e mbrojta në janar të vitit 1993, në Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë.

Pra ju keni pasur një shkëputje nga familja për shkak të shkollës.

Patjetër. Në periudhat e sezonit të provimeve unë isha shumë i zënë. Edhe nëna ishte shumë e ngarkuar për arsyen se ajo krahas punës që kishte paradite, pasdite shkonte në orkestrën e qytetit.

Mendoni që kjo periudhë kur ju jeni shkolluar dhe keni qenë larg familjes, ka ndikuar në ftohjen e Ermalit ndaj jush?

Mendoj që jo, sepse çdo familja ka sfidat e veta dhe të gjitha këto sfida, duke pasur një lloj bashkëpunimi dhe dashurie me njëri-tjetrin, patjetër që kalohen. Mirëpo unë kisha një ndihmë shumë të madhe nga prindërit e mi. Nuk mund të harroj radhët e gjata që mbante babai im në atë periudhë. Ata që e kanë jetuar atë periudhë e dinë mirë se sa trishtuese dhe stresuese ishte mbajtja e radhëve të gjata. As unë nuk mund të përjashtohesha nga kjo se kisha tre fëmijë. Në vitin 1985 kur unë fillova shkollën ishin dy, por më vonë në vitin 1987 lindi dhe Sabina, vajza. Kështu që detyrimisht neve na duhej një ndihmë sepse siç thashë dhe më lart, ish-bashkëshortja ime pasditeve shkonte në orkestrën e qytetit. Edhe unë bëja pjesë në atë orkestër kur nuk isha me sezon provimesh. Në sezon unë nuk rrija me muaj larg shtëpisë, por një javë. Pra kishim të bënim me një aktivitet normal, me një familje shumë të paqtë, me ato dritëhijet e veta, me ato sfida që kishte çdo familje klasike shqiptare në atë periudhë.

Kjo periudhë ka vazhduar deri në momentin kur ju u divorcuat nga bashkëshortja.

Po, deri në pranverën e vitit 1990.

Pa dashur të hyj në shkaqet e këtij divorci, deri në momentin që ju nuk ishit divorcuar me bashkëshorten tuaj, marrëdhënia me Ermalin si ka qenë?

Marrëdhënia me Ermalin ka qenë një marrëdhënie prind-fëmijë. Ai ishte 9 vjeç, në momentin e divorcit. Kurse në periudhat e mëparshme ishte një marrëdhënie prind-fëmijë.

Si e priti Ermali vendimin tuaj për t’u divorcuar?

Para se të kaloj aty, detyrimisht dua të them edhe një gjë tjetër që në këtë lloj dashurie që morën fëmijët, nuk ishte vetëm kontributi ynë si çift, si bashkëshortë. Por kontribut jashtëzakonisht kanë dhënë prindërit e mi dhe motra ime, e cila ka aq shumë fotografi me Ermalin se sa ne të tjerët. Nuk do të isha i sinqertë në qoftë se nuk do të falënderoja edhe ish-vjehrrën time, për arsyen se ajo ka kontribuuar jashtëzakonisht në rritjen e fëmijëve.

Pra fëmijët janë rritur nga të dyja familjet.

Po. Ata kanë marrë shumë dashuri nga prindërit e mi, nga halla, nga gjyshja, të cilën Ermali e ka cilësuar. Trishtimi më i madh i prindërve të mi ka qenë që ata nuk e panë Ermalin edhe një herë para se të vdisnin. As Ermalin dhe as fëmijët e tjerë. Këtë trishtim e morën me vete, por jeta kështu është.

Pse nuk e panë?

Sepse Ermali ishte larguar në Itali, por shkak mund të jetë dhe divorci etj.

“Unë huligani që do rrihja tim bir”, rrëfehet ne interviste babai i Ermal Metës. Nga lindja e tij te divorci kur ishte 9-vjeç Read More »

Foto/ Pas eleminimit të Gjermanisë, Besi përfundon në spital! Ngushëllimi që i bën Ija nipit do jua heqë trurin

Gjyshja e aktorit Bes Kallaku është kthyer në një personazh vërtet i njohur. Një fakt i tillë duket edhe nga fakti që numri i saj në ndjekësve në rrjete sociale rritet çdo ditë e më shumë.

Besi para disa ditësh tregoi se ishte tifoz i gjermanisë, mirëpo sot pas ndeshjes ku Gjermania u skualifikua nga “Botërori 2018” nga postimet e tij në rrjete sociale ai tregoi se nuk e ka përjetuar mirë eleminimin e saj.

Menjëherë pasi ajo humbi 2:0 me Korenë, Besi publikoi një status shqetësues, përmes së cilit u kërkonte miqve që të mos e telefononin pasi nuk do t’u përgjigjej gjithashtu dhe 1 foto tjetër ku dukej duke marrë serume e cila fatmirësisht ishe shaka.

Menjëherë Ija e tij e ka ngushëlluar në mënyrën më komike të mundshme.

“Mos u mërzit o non se e kishin shit neshjen ata me i rraf ene Karea jugt”, i shkruan Ija Besit të cilit duket se ja ka ngritur humorin.

Foto/ Pas eleminimit të Gjermanisë, Besi përfundon në spital! Ngushëllimi që i bën Ija nipit do jua heqë trurin Read More »

E papritur: Bes Kallaku në gjendje të keqe shëndetësore, bëhet për spital/Foto

Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Bes Kallaku me postimet e tij në rrjete sociale shkakon shpeshherë të qeshura, por sot ka ndodhur krejt e kundërta. Eliminimi i Gjermanisë nga Botërori pas humbjes së ndeshjes së sotme me Korenë e jugut, ka bërë që Bes Kallaku ta përjetojë keq.

Aktori ka postuar fillimisht një status ku i njofton të gjithë mos e telefonojnë dhe më vonë një foto ku shihet se është bërë për spital e shkruan se kështu ndodhet në këto momente.

“Po me rob shpie kur të bëjnë koment për humbjen e Gjermanisë edhe këta tifozët italian pupupu”, shkruan Besi në një status tjetër në Instastory.

E papritur: Bes Kallaku në gjendje të keqe shëndetësore, bëhet për spital/Foto Read More »

Eleni Foureira së shpejti në një bashkëpunim me stilistin e njohur shqiptar

Një video që stilisti i njohur Niko Komani publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” ku shihej këngëtarja e njohur Eleni Foureira midis copave dhe veshjeve, ngriti dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm midis tyre.

Por në një komunikim me “revistawho.com”, Niko sqaroi se midis tij dhe Elenit nuk do të ketë asnjë llojë bashkëpunimi. Ajo video i është dërguar për kënaqësi personale nga stilisti i këngëtares.

“Nuk po punoj unë me Elenin,unë kam shumë mik stilistin e saj sepse kam jetuar disa kohë në Greqi dhe video ishte personale për mua nga Eleni.

Nuk kam lidhje, ndoshta në një të ardhme përse jo. Jashtë shtetit nuk ndodh kjo armiqësia midis stilistëve, vetëm këtu ndodhë, nuk e di çfarë kanë, ”ka thënë Komani.

Eleni Foureira së shpejti në një bashkëpunim me stilistin e njohur shqiptar Read More »