ShowBiz

Sherr mes dy këngëtarëve të njohur dhe fajin e paska Ardit Gjebrea/Foto

“Kënga Magjike” është kthyer në një “mollë sherri” mes këngëtarëve.

E ftuar tek moderatori Ermal Peçi në programin “Një kat më lart’
këngëtarja Xhesika Polo foli për konfliktet që ajo ka me kolegët e saj. Ajo tha se nuk komunikon me Kastro Zizon për shkak se i dha një pikë në festival. Pas kësaj deklarate, moderatori mori live në celular Kastron.

“I kam bërë block në Instagram pas ‘Kënga Magjikë’. Ajo është shumë e mirë, i njoh edhe familjen. S’ka faj ajo, fajin e ka Ardit Gjebrea’- tha Kastro duke qeshur.

Sherr mes dy këngëtarëve të njohur dhe fajin e paska Ardit Gjebrea/Foto Read More »

Ndizet Tirana, të gjithë mezi po e presin! Bëhuni gati për super bombën në datën 25 korrik

Tirana do të ndizet sërish nga muzika e mirë.

Më 25 Korrik pritet të mbajë një koncert madhështor në sheshin kryesor të vendit këngëtarja shqiptare Eleni Foureira.

“Pas @ritaora dhe @ermalmetamusic një tjetër shqiptare që po shkëlqen me muzikën e saj vjen në Tiranën tonë 🇦🇱

Ajo është @foureira në datë 25 Korrik në Sheshi Skenderbej së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme në Coca-Cola Summer Fest! 🔆🥁🎉🎸🎶”, bëhet me dije në faqen e kryebashkiakut Veliaj.

Kujtojmë se Eleni shkëlqeu nën flamurin e Qipros me këngën e saj “Fuego” në Eurovizion.

Shqiptarët kudo ndodhen u bënë krenar nga performancat e shqiptarëve në këtë kompeticion prestigjoz të muzikës.

Ndizet Tirana, të gjithë mezi po e presin! Bëhuni gati për super bombën në datën 25 korrik Read More »

Do surprizoheni! Elvis Pupa rikthehet në ekran por shumë ndryshe nga ç’ka ne jemi mësuar ta shohim

Pas disa muajsh mungesë në ekran, që prej mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”, duket se Elvis Pupa do të rikthehet sërish. Këtë herë, aktori i humorit do të vijë me një këngë me ritme verore, që pritet të publikohet këto ditë.

Elvisi do të vijë me një bashkëpunim me një këngëtar të ri, i cili është një emër që premton shumë në fushën e muzikës.

Pupa ka eksperimentuar edhe herë të tjera me këngën, ndaj ne jemi kuriozë të shohim se çfarë do na sjellë kësaj here karizmatiku i ekranit.

https://instagram.com/p/BbOhvwlF8ac/?utm_source=ig_embed

Do surprizoheni! Elvis Pupa rikthehet në ekran por shumë ndryshe nga ç’ka ne jemi mësuar ta shohim Read More »

E paparë! Gjeniu belg vetëm 8 vjeç shumë pranë inteligjencës së Albert Ajnshtajnit, gati për të filluar universitetin

Një djalë vetëm 8 vjeç po përgatitet për të filluar universitetin pas një 1 e gjysëm që ju desh për të përfunduar shkollën e mesme.

Laurent Simons, nga Belgjika, ka një koeficient inteligjencë prej 145 dhe e ka marrë diplomën e gjimnazit në një klasë me 18-vjeçarët.

Atij do ti duheshin edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, por falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.

8-vjeçari thotë se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.

Fizikanti Albert Ajnshtajn ka një koefiçent inteligjence prej 160 pikë, ndërsa djaloshi belg, vetëm 8 vjeç përllogaritet me një diferencë prej vetëm 15 pikësh.

E paparë! Gjeniu belg vetëm 8 vjeç shumë pranë inteligjencës së Albert Ajnshtajnit, gati për të filluar universitetin Read More »

Ilda Bejleri nuk përmbahet: Me ju duhet të kesh dy b***ë, jeni xheloze s’e nuk keni b***ë si të miat/Foto

Ilda Bejleri ka postuar një foto në Instagram, ku e veshur me një fustan të kuq, ekspozon të pasmet. Por, komentuese të ndryshme e kanë ironizuar atë për ekspozimin e të pasmeve.

Gjë që Ildës nuk i ka pëlqyer dhe iu është përgjigjur disa prej tyre.

“Çarë nuk kuptoni mi gra. Një foto është. Sikur s’keni parë me sy, shifi kontrolloji se në vend do i kesh dhe ti. Por siç thotë dhe populli, duhet me pas dy b… një ta çash, e një ta mbash, me u mar me ju”, i është përgjigjur ajo njërës prej komentuesve.

Ilda Bejleri nuk përmbahet: Me ju duhet të kesh dy b***ë, jeni xheloze s’e nuk keni b***ë si të miat/Foto Read More »

“Është raca e këtyre, duhet të gjesh burr për hir të fisit”, Klodiana Shala më e drejtëpërdrejtë se kurrë

Edhe pse është bërë e njohur për shkak të profesionit të saj si atlete, e cila ka përfaqësuar 4 herë Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Klodiana Shala është bërë shpesh herë kryelajm i mediave rozë për jetën personale.

Këtë javë, sportistja e njohur ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ku ka folur edhe për marrëdhënien me familjen dhe faktin që këtë periudhë është single.

E pyetur nëse familjarët i kërkojnë të gjejë partner, Klodi shprehet: “Është raca e këtyre. Nëse jashtë të thonë, shiko punën, shiko karrierën, shiko kush është më i miri. Neve këtu në Shqipëri duhet ta marrim burrin vetëm për hatër të njerëzve dhe të mamit. Unë nuk jam këtu!”.

“Është raca e këtyre, duhet të gjesh burr për hir të fisit”, Klodiana Shala më e drejtëpërdrejtë se kurrë Read More »

Është gjyshe 47 vjeçare, serbja që po çmend gjithë meshkujt e botës

Kushdo që e ka parë ka mbetur pa mendje, pasi pamja e saj e jashtme nuk përkon aspak me moshën që ka. Pra, kjo fashionistia që po e shihni në fotografi, është 47 vjeçare dhe është gjyshe.

Ajo quhet Zaklina Berrido Pisano, dhe nuk ka dyshim që 420 mijë fansat e saj nga e mbarë bota në Instagram, do pyesnin edhe njëherë nëse mosha e saj është me të vërtetë ajo që ka.

Kjo zonjë e cila vie nga Serbia, por, tani jeton në Itali, poston selfie të ndryshme duke përfaqësuar stilin e saj elegant prej një gjysheje e cila gëzon nipër dhe mbesa.

Figura e saj atletike dhe stili elegant e bëjnë atë t’i kenë zili modelet e ardhshme, megjithëse ajo është dekada më e moshuar se ato.

1

2

3

4

56

7

Është gjyshe 47 vjeçare, serbja që po çmend gjithë meshkujt e botës Read More »

“Më ke lënë në rrugë, më ke ndarë me familjen!”Eni Çobani në moment të vështirë

Historia e kësaj të diele te “Shihemi në gjyq” mund të konsiderohet si “rast i nxehtë” për vetë faktin që konflikti gjendet në një rreth kushërinjsh. Ylli ka kontaktuar moderatoren dhe ndërmjetësen e “Shihemi në gjyq”, zonjën Eni Çobani për t’i dhënë zgjidhje problemit që ka me kushëririn e tij Festimin.

E sado që flasim për kujdesin që duhet të bëjnë shqiptarët me dokumentacionin, prapë mirëbesimi triumfon dhe ky rast është thjesht dhe vetëm mirëbesim.

Ylli: Unë para dy vjetëve shkoj në Vlorë në fshatin Panaja. Me Festimin jemi kushërinj të dy, ka një pikë karburanti aty, edhe e pyeta nëse e shet, e shes tha. I thashë që do ta blej unë.

I dhashë një kapar, edhe ramë dakord, meqe jemi kushërinj nuk bëmë as letra as asgjë. Mbas njëfarë kohe shkoj në fshat, i bie telefonit, ai nuk më del. E marr prapë në telefon më doli i thashë o Festim, si do të bëhet puna e asaj, muhabetit që kemi bërë bashkë?

Më tha mos e vrit mendjen se do ta rregullojmë. Shkoj bashkë me tim bir për ta kërkuar, fillimisht te karburanti, pastaj në shtëpi, më tha e shoqja që nuk ishte aty. Edhe për dy vjet ky u zhduk fare. Unë jam zënë edhe me familjen. Ai më ka lënë në mes të katër rrugëve, më ka ndarë me familjen.

Festimi ka fituar të drejtën për të ndërtuar një pikë karburanti me leje ndërtimi nga ligjet e kohës në vitin 1993. Pas 3 vitesh në vitin 1996, ai është përballur me një proces gjyqësor dhe i është rrëzuar e drejta duke pretenduar që kjo tokë në të cilën Festimi kishte ndërtuar, nuk është pjesë e familjes në fjalë.

Ata nuk e kanë lënë këtu këtë histori por kanë rifilluar përsëri gjyqet.

Ndërmjetësja Eni Çobani i drejtohet Festimit me pyetjen: Nga momenti që kanë filluar gjyqet, kush ka qenë interesi juaj dhe legjitimiteti aktiv, për të qenë palë në këtë proces dhe për të marrë vesh që kjo pronë në të cilën keni ndërtuar vazhdonte të ketë qenë pronë e shtetit, sikundër jua kishte dhënë shteti, apo vazhdon të jetë pjesë e familjes në fjalë?

Festimi: Në atë kohë unë e kam marrë pronën me dëshmitarë, unë e kam marrë pa e njohur pronarin, në momentin që unë kam marrë leje ka qenë tokë-shtet. Toka është marrë në ’93-shin pa e njohur pronarin, mbas një viti ka dalë ligji për njohjen e pronarëve. Këtu filluan problemet sepse dolën disa persona që pretendonin pronësinë e tokës.

Juristja Eni Çobani sqaron se nëpërmjet një vendimi gjykate, Festimi e humbet pronësinë pasi gjykata vendos t’ia kalojë atë pretendueses Bako Alliraj. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Festimin që më vite më vonë t’i marrë kapar kushëririt të tij Yllit, pasi kishin rënë dakord për të shitur karburantin.

Që nga ajo kohë Festimit iu desh të ndiqte një sërë seancash gjyqësore ku e fundit ka qenë ajo e vitit 2012. Me vendim të formës së prerë, ai humbet pronësinë mbi truallin.

Ligjërisht Festimi pronën e kishte të humbur.

Ardit Gjebrea: Kur Ylli të dha shumën e parave, pse nuk i thatë që për momentin kjo tokë nuk është e imja?

Festimi: Ky ishte gabimi im për të cilin i kërkoj falje…

Çobani sqaron se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme që tejkalon gjysmën e vlerës së objektit.

Edhe pse bashkia e qytetit Vlorë i ka dhënë lejen e ndërtimit Festimit, Komisioni i Kthimit të Pronave vite më vonë ka njohur Bako Allirajn si pronare.

Juristja Çobani sqaron se ai duhet të japë shtëpinë plus dhe pikën e karburantit.

Çobani: Pas vitit 1996 vijmë në vitin 2005, ku paditëse është zonja Nizajete Kapaj, e bija e Riza dhe Bako Alliraj. Ajo ngre padinë me objekt lirim dhe dorëzim trualli, pagim qiraje për 3 vjet e 9 muaj, zonja e ka humbur gjyqin në shkallë të parë dhe në apel. Në vitin 2012, Nizajete ngre përsëri padinë. Me të njëjtët palë me të njëjtin objekti gjykimi ajo fiton kundër Festimit. Një palë gjyqtarësh ia ka dhënë Festim Allirajt në vitin 2006 ndërsa pala tjetër ia ka dhënë zonjës Nizajete Kapaj në vitin 2012, në të njëjtën gjykatë.

Ylli kërkon tokën për të cilën ka dhënë kapar. Mirëpo Festimi jo vetëm që tokën e ka humbur por pala që e ka fituar atë i kërkon atij edhe dëmshpërblimin për përdorimin e sendit nga dita që ai ka filluar pikën e karburantit dhe deri më sot dhe është një shifër marramendëse.

Çobani: Në të njëjtën gjykatë por me një trup tjetër gjykues, në vitin 1996, me paditës Vexhi Xhaferri, e paditur Bako Alliraj, me objekt gjykimi kundërshtimin e vendimit që kishte bërë Bako Allirajn pronare të kësaj pronë në vitin 1993. Gjykata vendos shfuqizimin e vendimit duke shndërruar pronar zotin Vexhi Xhaferri. Pronar sipas këtij vendimi është Vexhi Xhaferri. Që në vitin 1996.

Kjo është edhe drita jeshile për dy kushërinjtë që ata të arrijnë në një marrëveshje, pasi në bazë të këtij vendimi, do të rishikohet vendimi i vitit 2012, i cili ka bërë Nizajeten pronare dhe i ka hequr pronën Festim Allirajt.

Ndërmjetmja e seancës lë të kuptohet se kjo është një zgjidhje për Yllin, por që duhet të ndiqet nga Festimi.

“Më ke lënë në rrugë, më ke ndarë me familjen!”Eni Çobani në moment të vështirë Read More »