ShowBiz

Deputetet e Kuvendit sot kanë bërë pasarelën e paparë me veshjet e tyre: Nga e kuqja e Grida Dumës deri tek…/Foto

Seanca e djeshme parlametare ishte një seancë e gjatë maratonë ku u diskutua dhe u miratua me votat e maxhorancës ligji që i hap rrugë shëmbjes së teatrit.

Dita e djeshme ishte e mbushur plot tensione e cila u shoqërua edhe nga protesta e artistëve dhe qytetarëve përpara Kuvendit.

Por pavarësisht zhvillimeve, në sy ranë zonjat dhe zonjushat deputete të cilat shkëlqyen me pamjen dhe stilin e tyre të të veshurit.

Nga Kryemadhi që shkëlqeu me blu, Duma me të kuqe e Spiropali më të zezë, hyrja për në Kuvend të ngjan më shumë me një pasarelë mode./Pamfleti

Deputetet e Kuvendit sot kanë bërë pasarelën e paparë me veshjet e tyre: Nga e kuqja e Grida Dumës deri tek…/Foto Read More »

Rozana Radi feston datëlindjen, urimi që ajo i bën vetes ka për t’ju habitur të gjithëve/foto

Këngëtarja Rozana Radi feston gjatë ditës së sotme ditëlindjen e saj.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një postim të gjatë ku tregon se çfarë i uron vetes për vitet e ardhshme. Në këtë postim ajo ka renditur edhe disa detaje të cilat nuk i ka zbuluar më parë për veten.

Postimi i plotë i Rozana Radit:

Uroj qe vitet qe kalojne te mos ma largojne asnjehere buzeqeshjen vizatuar ne fytyre. Kete buzeqeshje qe spontanisht shperrhen ne portretin tim kur kujtoj qe gjerat e thjeshta, me lumturojne me shume. Uroj qe te jetoj gjithmone me emocione. Uroj qe nje dite te behem qytetare e botes. Uroj qe te mos e humbas kurre shpirtin tim te inisjatives. Uroj qe te kem ze , ze atehere kur me duhet me teper se kurre. Sepse nuk kemi lindur per te ndejtur ulur,kemi deryren qe te ngrihemi e ta leme lirine te marri forme nepermjet xhesteve tona. Uroj qe te kem kurajo. Uroj qe ta jetoj ne cdo moment jeten time me te gjitha zhgenjimet, gabimet e gezimet , ta shijoj ne cdo qelize dhe te kem gjithmone nje pale kepuce me taka perpara te cilat te me kujtojne qe mund te arri gjithmone aty ku dua. Uroj te kujtohem gjithmone te ve vehten time ne vend te pare, sepse ta vendosesh veten ne vend te pare eshte pozicioni me I mire I lumturise dhe i dinjitetit e nuk do te lejoje askend te ma ndryshoj kete mendim as per nje pale “kepuc Louboutin.” Uroj te mos e braktis kurre femijen brenda meje, te njejten femi qe shume vite me pare shikohej ne pasqyre e veshur me nje fund tutu roze me deshire e madhe per tu rritur,ja tek jam po ajo vajza e vogel qe sot ulet perpara nje kompiuteri dhe I transformon kujtimet e saje ne fjale. Uroj qe te kem shume kohe.Per te lexuar nje liber nderkohe qe jashte bie shi dhe une arratisem poshte kuvertes se krevatit, kohe per te degjuar Minen , Celentanon Michael Bublè e une enderroj nje kercim me te, te mbyll syte e te shenderrohem ne nje spektatore te jetes sime, te blej nje apartament ne jug te Italise, te pi nje kafe me time moter , te zhyten ne vasken me qirinj te ndezur anash, te kultivoj psjonet e mia, te konsumoj cokollata shrire ne divanin e guzhines time duke ndjekur komedi Amerikane. Uroj qe te gjej lumturine. Ne nje perqafim, ne dy sy qe me shikojne dhe shkelqejne, ne nje mesazh,ne nje fraze, ne nje kujtim ne nje surpriz te theshte. Uroj qe femit e mi neser te me duan po aq shume sa i dua une prinderit e mi dhe pse vite pa i pare!

Rozana Radi feston datëlindjen, urimi që ajo i bën vetes ka për t’ju habitur të gjithëve/foto Read More »

Bleona Qereti kthehet me ish-burrin, uaaaa kjo nuk pritej, ajo sapo publikoi “bombën”

Mesa duket Bleona Qereti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ish-bashkëshorti Gani Bardhi.

Ndarja e tyre ishte padyshim një ndër ndarjet më të komentuara në Shqipëri, kjo për shkak se edhe pas divorcit Bleona përlotej live kur fliste për Ganiun.

Ama në një “InstaStory” të këngëtares shqiptare, të publikuar së fundi zgjohen dyshimet për një afrim të çiftit.

Këngëtarja ka bërë tag Ganiun tek një postim ku thotë se mund të hajë pica pa merak pas përfundimit të videoklipit.

Nuk dihet saktësisht marrëdhënia mes tyre, por një bashkim mes tyre është i mundshëm duke marrë parasysh që Bleona është beqare.

Fansat po flasim për një rikthim të tyre!/korrieri

Bleona Qereti kthehet me ish-burrin, uaaaa kjo nuk pritej, ajo sapo publikoi “bombën” Read More »

Bëhet nami te Rudina, këngëtarja e njohur bën sherr me burrin në emision. Uaaa!

Padyshim që këngëtarët Silva Gunbardhi dhe Dafi janë një nga çiftet më simpatike në vendin tonë.

Ata me këngët e tyre kanë arritur që të bëhen shumë të dashur për publikun shqiptar dhe përfliten shpesh nga mediat.

Sot ata ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’ mirëpo pak përpara se të dilnin live patën një debat mes tyre, të cilin Silva e tregoi në emision.

“Pesë minuta përpara emisionit, më tha se nuk i pëlqente modeli i flokëve. Çfarë fitoi se ma tha? Unë vendosa t’i bëja flokët gërshet sot”, tha Silva.

Dafi nga ana tjetër tregoi se e ka shumë të vështirë të shtiret dhe kur si pëlqen diçka e thotë menjëherë. Ata treguar më shumë për jetën e tyre private, si dhe për projektin më të ri i cili titullohet ‘Shqipe’.

Ndër të tjera Silva dhe Dafi folën dhe për djalin e tyre si dhe për planet që kanë për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë. Siç tregoi dhe Silva ata kanë dëshirë që të bëhen prindër përsëri, por e kanë të pamundur për shkak të karrierës së tyre./korrieri

Bëhet nami te Rudina, këngëtarja e njohur bën sherr me burrin në emision. Uaaa! Read More »

Genti tregon pse nuk flet me Jul Dedën: Çfarë më tha kur ika nga ‘Apartamenti 2xL’

Dy aktorët e njohur Gentian Zenelaj dhe Jul Deda kanë qenë të pandarë që kur nisën karrierën e tyre, por pas largimit të Gentit nga “Apartamenti 2xl” marrëdhënia e tyre u ftoh dhe u përfol se miqësia e tyre nuk përfundoi shumë mirë.

Teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, Juli e pohoi se ai dhe Genti nuk ishin më miq dhe tregoi se as vetë ai nuk e dinte arsyen se përse u prish miqësia e tyre, pasi nuk ka pasur një sherr, por thjesht ata nuk kanë komunikuar më.

Ndërsa së fundmi Genti ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga “Vizion Plus”.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga “Vizion Plus” dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tregoi Genti duke qeshur.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe se çfarë i thanë kur iku përfundimisht nga ‘Vizion Plus’ për të filluar emisionin e ri me Saimir Kodrën.

“Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna”, përfundoi ai. /Xing.al.

Genti tregon pse nuk flet me Jul Dedën: Çfarë më tha kur ika nga ‘Apartamenti 2xL’ Read More »

Më në fund Adi Krasta rikthehet në ekran, ja ku do e shohim së shpejti moderatorin

Adi Krasta është cilësuar si një nga gazetarët më të mirë shqiptarë. Prej disa kohësh ai i mungon televizionit me emisionet e tij. Ishim mësuar që ta shihnim teksa prezantonte në “Top Channel” emisione të përjavshëm por pas është shfaqur shumë pak në ekran.

Mirëpo ndërkohë që në televizionet shqiptare kanë filluar lëvizjet për moderatorët e rinj që do të shohim në ekranet tona gjatë sezonit të ri televiziv, një ndër ta është edhe Adi Krasta. Burime për “Iconstyle.al”tregojnë se moderatori ka nisur bisedimet për një emision në televizionin“News 24”. Nëse bisedimet zyrtarizohen, në shtator Adin do e shohim të shfaqet në ekran me emisionin e tij.

Më në fund Adi Krasta rikthehet në ekran, ja ku do e shohim së shpejti moderatorin Read More »

‘Perëndeshë e dashurisë’, urimi i Sali Berishës për Lirin është gjëja më e bukur që do shikoni sot

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Berisha, pasi bashkëshortja e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, feston  sot ditën e lindjes.

Lajmin e ka dhënë vetë ish-kryeministri nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me Liri Berishën dhe pranë saj ka shkruar disa fjalë zemre për 70 vjetorin e saj të lindjes.

Përveç ditëlindjes së saj, çifti feston edhe 47 vjetorin e martesës, që sipas Sali Berishës kanë qenë disa dekada të mbushura me dashuri të pakufishme.

“Të dashur miq, sot për të gjithë familjen tonë është një ditë e veçantë, gëzimi dhe festë!

Ne sot festojmë ditëlindjen e Lilit, perëndeshës së dashurisë, mirësisë, fisnikërisë të familjes tonë, 70 vjetorin e lindjes së saj dhe 47 vjetorin e martesës tonë!

Sot, pas dekadash dashurie të pakufishme, mbështetje të jashtëzakonshme tejet të çmuar, kujdesi të pakursyer të dëshmuar ndaj meje, fëmijëve dhe fëmijëve te fëmijëve tanë, fjalët nuk arrijnë të shprehin ndjenjën e mirënjohjes tonë të pakufishme ndaj saj!

Por më gjuhën e zemrave tona i urojmë Lilit sot edhe shumë e shumë vite të tjera së bashku plot shëndet, gëzime dhe suksese të tjera në ndihmën e fëmijëve në Shqipëri. Gëzuar Lili!!”, shkruan ish kryeministri.

‘Perëndeshë e dashurisë’, urimi i Sali Berishës për Lirin është gjëja më e bukur që do shikoni sot Read More »