ShowBiz

Xhensila dhe Besi paskan bërë një gjë mahnitëse me kordonin e së bijës, ajo shpëton jetë

Pak ore pasi solli ne jete vajzen e saj, kengetarja e dashur per publikun Xhensila Myrtezaj, ka postuar edhe ajo imazhin e pare te se bijes, te njejten foto qe postoi i pari Bes Kallaku. Ajo ka bashkangjitur gjithashtu edhe dedikimin me fjale prekese.

Por ne postimin e saj bie ne sy se cifti i njohur i kengetareve ka zgjedhur te ruaje qelizat staminale te se bijes.

“Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes”, shkruan ajo.

Por çfarë janë qelizat staminale të kordonit kërthizor?

Qelizat staminale janë tullat ndërtuese të jetës; ato krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes shëndetit të mirë të foshnjës suaj në kohën kur lindin dhe shëndetit të tyre të mirë në të ardhmen
Nëse, fëmija juaj, do të përballej me ndonjë gamë problemesh shëndetësore, më tej, gjatë jetës së tij, qelizat staminale mund të jenë kyçe për shërimin dhe rivendosjen e shëndetit të mirë të tyre.

Qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor janë të njohura si qeliza naive, pasi ato nuk janë ende të zhvilluara në një lloj specifik qelize. Fakti i pabesueshëm rreth këtyre qelizave është se ato janë të afta të riparojnë e zëvendësojnë indet e dëmtuara. Nëse, një fëmijë, do të sëmuret me një problem shëndetësor siç është leuçemia, në ndjekje të trajtimit normal, këto qeliza staminale unikale, mund të transfuzionohen në trupin e tyre për të ndihmuar në mbrojtjen dhe riparimin e zonave të dëmtuara.

Xhensila dhe Besi paskan bërë një gjë mahnitëse me kordonin e së bijës, ajo shpëton jetë Read More »

Xhensila lindi, Besi nxjerr foton e parë të vajzës dhe tregon kuptimin e emrit të veçantë të saj

Aktori i njohur Bes Kallaku ka postuar fotografinë e parë të vajzës së tij dhe Xhensiles që erdhi në jetë këtë të enjte. Ai me një status të gjatë, dedikim mjaft emocionues, ka shpjeguar edhe kuptimin e vecantë që ka emri i të bijës, Ajka.

besi

POSTIMI I PLOTE:

O lul’e bukur e gjakut tim. I gjithe kuptimi i jetes dhe i vetes, qenka jo me i madh se ti, jo me shum se 2 duart e mia, as me i rende se disa kg, sa e vogel bota, kaq sa ti qenka. Asgje si ty, asnjehere sja kam ndjere rendesin, vleren dhe plotesin jetes me shum se sot. Vendosem te te quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste qe Ija te ziente qumeshtin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija me e mire e femijerise. Nena jote eshte “ajke” me vete. Eshte kujdesur aq shum per ty, eshte lutur aq shum edhe sa shum te ka kenduar kenge engjejsh. Nuk do t’kesh probleme ninullash me pak fjale. Edhe un do perpiqem, por un di ninulla vetem per Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe per Baftjarin, por qe ti ske si ta njohesh. Ajka, ne jete jep sa me shum dashuri, nga bota jote, po vjen ne nje bote tjeter ku per kaq shekuj kemi bere vetem shpikje se si ta shkaterrojme edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tend duke ber gjithcka me dashuri, si forcen dhe energjine me te jashtzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tende, dhe prej saj erdhi i gjithe krijimi i gjithckaje. Ndaje kafshaten e bukes me nevojtaret edhe mos jep vetem therrimet. Gjat jetes kam dashur te jap vetem buzqeshje tek te tjeret, por askush sme ka bo te qesh e t’qaj njekohesisht, askush si ti. Hera e pare qe jam publik, ti me bon te qesh vec sa levize doren, me bone te qesh edhe kur hape syt, me bone me qesh edhe kur po flije, kuptova qe un sja them humorit fare, kot e mbaj veten per te tille. Un edhe nena jote te premtojm me teper se sa dashuri. Nejse, do me duhet te bohem edhe çun Fushe-Kruje kur naj djale do guxoje te grricet me ty. Vendosem qe ti te lindje ketu n’Shqipni, ta duash vendin tend, mbase nuk do te t’ofroje aq sa duhet, por do t’flasesh gjuhen me hyjnore n’bote, gjuhen e Perendive, dhe gjuhen e Zotit, te paren, shqipen, pasurin me t’madhe te ketij kombi. Lutem per te gjithe ata qe me njohin dhe i njoh, qe Zoti ti bekoje me femije, sinqerisht. Ajka, ti nuk e ke idene sa t’lumtur jemi me ty, tani te lutem mundohu te na lesh te flem pak gjume. Amen. Zoti ju rujt. Bes Xhensila Kallaku. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi

Xhensila lindi, Besi nxjerr foton e parë të vajzës dhe tregon kuptimin e emrit të veçantë të saj Read More »

Përveç Erës, edhe Arilena në natën finale të Botërorit

Era Istrefi konfirmoi pjesëmarrjen e saj në natën finale të Kupës së Botës ku do të këndojë përkrah  Will Smith dhe Nicky Jam.

Por, ndërkohë që të gjithë po presim performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrah Erës dhe është këngëtarja e cila vodhi zemrat e mijëra fansave në Rusi, Arilena Ara.

Nëpërmjet postimit të saj në Instagram, ajo ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018./atsh

Përveç Erës, edhe Arilena në natën finale të Botërorit Read More »

Jul Deda i përgjigjet Gent Zenelajt: As vetë s’e di pse nuk më flet më, e ke për detyrë të…

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, i është përgjigjur në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, deklaratës së Gentian Zenelaj të bërë vetëm pak ditë më parë në emisionin “Thumb”, rreth debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin.

Deda tha se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më e gjithashtu u shpreh se vetë Genti e ka për detyrim që për shkak të miqësisë së tyre ndër vite, ta takojë dhe tia thotë arsyen e vërtetë.

“Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne , o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH”.

I pyetur nëse mund të rikthehet sërish grupi The SHBLSH, aktori përgjigjet se për publikun dhe profesionin mund të ndodhë gjithçka.

Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i hapur për çfarëdolloj rikthimi, por duhen sheshuar ca gjëra. Unë bëj çdo gjë për profesionin tim dhe për atë që pëlqen publiku. Mund edhe të ndodhë që të kthehet formati dhe të dalë skarco, dhe unë se dua këtë.

Jul Deda i përgjigjet Gent Zenelajt: As vetë s’e di pse nuk më flet më, e ke për detyrë të… Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, ja gjendja e saj në këto momente

Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë natën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipe të ambulancës janë parë tek banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku më pas këngëtarja është transportuar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, shkruan Telegrafi.

Ai ka treguar se tani janë duke vazhduar t’i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Që Nexhmija është jashtë rrezikut për jetë, e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikes Emergjente, Dr. Lenjani.

Këngëtarja Pagarusha gëzon epitetin “Bilbili i Kosovës”, kjo për shkak të karrierës së saj të bujshme si këngëtare e popullit.

Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.

Këngëtarja e njohur shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, ja gjendja e saj në këto momente Read More »

Blerim Destani mbërrin në Holliwood, përkrah John Travoltas dhe Morghan Freeman

Blerim Destani, aktori i njohur shqiptar do të jetë përkrah dy yjeve të Holliwood-it,  John Travoltas dhe Morghan Freeman, në filmin më të ri. “The Poison Rose” me regji të George Gallo është bazuar në novelën e Richard Salvatore. Destani do të jetë në rolin e Lorenzo Rodriguez. Xhirimet e filmit kanë filluar që në muajin maj në Savannah, ndërkohë që nga fotot e publikuara nga aktori shqiptar, shihet se ky film trajton disa ngjarje që ndodhin në vitet 1970.

“The Poison Rose” trajton historinë e një ish-ylli futbolli, i cili gradualisht krijon një simpati për një vajzë që ndodhet në telashe. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.

Blerim Destani mbërrin në Holliwood, përkrah John Travoltas dhe Morghan Freeman Read More »

Donte të martohej kur ishte 12 vjeç, shkrimtari Ismail Kadare tregon të pathënat

Janë thuajse të pangjashme ato raste, kur një shkrimtar flet pa dorashka për nënën e vet. Jemi mësuar zakonisht me figura të ëmbla, të dhembshura, të sakrifikuara.. Shumëkush është përpjekur ta tregojë shumë më shumë nga ç’ka qenë në të vërtetë, edhe pse me gjasë asnjëherë nuk ka një kut matës në atë ç’ka është nëna për ty. E megjithatë, Kadare flet ndryshe.. Tek e fundit, ashtu si ka bërë në gjithë sa ka shkruar përgjatë gjithë karrierës së tij si shkrimtar. “Kukulla” është shembulli i përshkrimit të tjetërllojtë për figurën e nënës. Një nga ato raste që janë të rralla, jo vetëm për letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore. I tillë, i pangjashëm me një të dytë, është edhe rrëfimi i tij, në një bisedë konfidenciale me drejtuesen e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula. Si vjen “Kukulla” në letërsinë shqipe dhe cila ishte marrëdhënia e shkrimtarit me të ëmën.

LILI SULA

Siç e përmendët, janë të njohura dy forma kryesore marrëdhëniesh mes fëmijëve, (shkrimtarëve të famshëm) me prindërit e tyre. Ç’mund të na thoni për rolin e kujtesës në sendërtimin e Kukullës-nënë?

Është një nga pakënaqësitë e mia! Kam edhe pakënaqësi të tjera, për të cilat kam shkruar edhe gjetkë, siç janë, për shembull, bisedat e tyre në mëngjes, të cilat nuk më pëlqenin fare, për arsye thjesht egoizmi. Mendoja se ata duhet të mendonin të më martonin mua [qesh], e jo të flisnin për ato gjepura; jo nuk na dalin paratë, jo kështu e jo ashtu… Në të vërtetë, unë kisha marrëdhënie të mira me prindërit. Babai dhe nëna ishin njerëz krejt të kundërt. Babai (Haliti) ishte serioz e i heshtur. Kur kam shkruar se babai bënte gjyqe në shtëpi, nuk është trillim, por e vërtetë. Babai im ishte ftues gjyqi. Ftues gjyqi është postier i gjyqit, postier special që dërgon dokumentet gjyqësore.

Pra, ishte një postier i besuar. Një pjesë të kohës e kalonte në sallën e gjyqit. Tërë jetën ka dëgjuar sekrete gjyqësore, që janë të pafundme në një qytet si Gjirokastra; sekrete intime nga ndonjëherë, sekrete që kishin lidhje me trashëgiminë, me tradhtinë bashkëshortore, me tapitë, me ndarje pasurish e të tjera si këto. Ai nuk tregonte asgjë lidhur me to. Ishte institucional, respektonte shtetin, ashtu siç ishin burrat gjirokastritë në përgjithësi.

E siç po thosha, bisedat e tyre të mëngjesit ishin përgjithësisht për anën ekonomike, por unë e kisha mendjen se si nuk më martojnë, të mendojnë për martesën time. Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha [qesh]. Të gjithë ne të vegjlit ishim me ëndërrime të tilla. Ëndërronim si është trupi i femrës dhe thoshim ç’bëjnë këta prindërit tanë, duhet të mendojnë të na martojnë [qesh]. Ishim idiotë nga mendja. Ka sinqeritet [te ‘Kukulla’], por kryesorja është që kam respektuar artin. Kam gjetur një personazh në familjen tonë, që ishte e lindur për letërsi.

Donte të martohej kur ishte 12 vjeç, shkrimtari Ismail Kadare tregon të pathënat Read More »

Pas Eleni Foureira, një tjetër këngëtar i njohur vjen në Tiranë. Ja se kur

Mesa duket kjo verë do të jetë e nxehtë për sheshin “Skënderbej” ne Tirane. Pas Ermal Metes dhe Rita Orës që ne kembe publikun shqiptar, tashmë, veç Eleni Foureira, prezenca e së cilës është konfirmuar me 25 korrik, vetëm 2 ditë më vonë do të vizitojë Tiranën një tjetër shumë i njohur në fushën e muzikës ndërkombëtare.

Daddy Yanke, këngëtari i hiteve reggaeton ‘Dura’, ‘Gasolina’ e ‘Despacito’, është gati të japë show-n e tij të parë në kryeqytet më 27 korrik. Sheshi “Skënderbej, do të transformohet për të pritur në të yllin e 5 milionë klikimeve, që ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave në mbarë botën përmes hitit të verës që lamë pas ‘Despacito’.

Pasi ka shitur më shumë se 10 milionë disqe dhe tashmë me një trofe Grammy, ritmet latine presin të pushtojnë kryeqytetin shqiptar me 27 korrik, duke nisur nga ora 19:00 deri në orët e para pas mesnate.

Pas Eleni Foureira, një tjetër këngëtar i njohur vjen në Tiranë. Ja se kur Read More »