ShowBiz

Dua Lipa do këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”

Tashmë është zyrtare, Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”, në hapat e gjigandëve të muzikës botërore.

Shqiptarja 22-vjeçare sfidoi këto muaj Adelen, që e ka kënduar më herët kolonën zanore të “Skyfall” apo edhe Ed Sheeran, Jessie J dhe Paloma Faith.
Zgjedhja për këngëtaren shqiptare, e cila po korr sukses në çdo fushë të “showbiz”-it, duket se ka qënë e vetë regjisorit të “James Bond”, Danny Boyle. Dhe suksesi për vazhdimin e sagës “James Bond” duket se është i garantuar.

“Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së agjentit 007, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25 ndër vite të agjentit James Bond”, thotë Boyle, që duket se pas shumë spekulimeve ia ka besuar sërish britanikut Daniel Craig.

Edhe skenari është drejt fundit, thotë regjisori dhe Richard Curtis ka bërë një punë të mrekullueshme mbi të.

Kolona zanore e filmit “James Bond” ka luajtur një rol të madh gjatë prezantimit të tij dhe çdo film, që nga i pari në vitin 1962, ka patur këngën e tij.

Për herë të parë kolonën zanore të James Bond “We have all the time in the World” e ka kënduar Louis Armstrong e pas tij me radhë emrat më të suksesshëm të muzikës botërore si Paul McCartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Tina Turner, Duran Duran, Alicia Keys dhe Sam Smith, në filmin e fundit “Spectre”./atsh

Dua Lipa do këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond” Read More »

I ra dollapi në kokë, këngëtarja shqiptare flet për herë të parë pas daljes nga spitali

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha disa dite me pare u shtrua me urgjencë në spital, pas një incidenti që pësoi në shtëpi.

Në media u përfol se këngëtares i kishte rënë në shpinë dollapi.

Nexhmija ka bërë një postim në Facebook, ku falenderon të gjithë ndjekësit dhe njerëzit e dashur për mbështetjen gjithashtu tregon se tashmë është shumë mire.

“Përshëndetje të dashurit e mi, Dëshiroj t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë. Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të nihem edhe më mirë! Jam shumë me fat që ju kam! E juaja Nexhmije Pagarusha”- shkruan ajo./korrieri

I ra dollapi në kokë, këngëtarja shqiptare flet për herë të parë pas daljes nga spitali Read More »

Shkoi në Francë për finalen e Botërorit, kush është shqiptari që “i vuri flakën” Parisit

Botërori i këtij viti ishte ndër më të veçantit dhe ndër më të ndjekurit.

Ndeshja finale mes Francës dhe Kroacisë ishte një ndër ndeshjet me të komentuara dhe që ngjalli mjaft interes.

Të shumtë ishin ata që mbështesin skuadrat respektive dhe duket se nuk kanë munguar as simpatizantët nga Shqipëria.

Dhe është pikërisht, një ndër personazhet më të njohur në mediat tona ai që ka zgjedhur të shkojë të mbështesë skuadrën e tij në Paris.

Bëhet fjalë për personazhin e njohur Xum Allushi, që duket se “i ka vënë” flakën Francës dhe fotot e videot e shpërndara në profilin e tij e kanë treguar më së miri.

Të lumtur që mjaft të huaj kanë vajtur të mbështesin skuadrën e tyre, francezët duket se “e kanë respektuar” në maksimum dhe kanë filluar të ndezin atmosferën e të festojnë së bashku.

Në videon e mëposhtme, Xumi ka dhuruar spektakël edhe duke xhiruar gomat e makinës, ç’ka e ka bërë Parisin që të ndizet me të vërtetë./njekomb

Shkoi në Francë për finalen e Botërorit, kush është shqiptari që “i vuri flakën” Parisit Read More »

George Clooney, më i pasuri i showbiz-it sipas ”Forbes”

George Clooney di si të bëjë histori në botën e “showbiz”-it dhe të mbetet sërish në krye. 57-vjeçari është renditur nga revista “Forbes” si aktori me fitimet më të mëdha brenda një viti.

Për periudhën qershor 2017-qershor 2018, aktori Clooney ka fituar plot 239 milionë dollarë, jo vetëm nga puna e tij si aktor, por edhe nga kompania e tij e tekilës, në të cilën është bashkë-themelues.

Gjithsesi, në listën e prestigjozes amerikane ai renditet në vend të dytë, pas boksierit Floyd Mayweather me 285 milionë dollarë fitime përgjatë një viti. Vetëm nga ndeshja e gushtit të shkuar kundër Conor McGregor, pasuria e tij u shtua me më shumë se 200 milionë dollarë.

“Forbes” ka publikuar listën me 100 personazhet me më shumë fitime të këtij viti, ku në 10 më të pasurit, pas Mayweather dhe Clooney renditet 20-vjeçarja Kylie Jenner, e cila ka shtuar pasurinë e saj brenda vitit me 166.5 milionë dollarë.

Më tej lista vijon me U2, Coldplay dhe Ed Sheeran, të cilët kanë siguruar miliona dollar nga albumet dhe koncertet. Ndër 10 më pasuruarit e 12 muajve të fundit janë edhe yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që i kanë shtuar fitimet e tyre me 111 dhe 108 milionë dollarë.

Lista e 100 personazheve më të paguar të botës së “showbiz”-it hartohet nga “Forbes” pas një skanimi të pasurisë së tyre në periudhën 1 qershor 2017 deri më 1 qershor 2018. Nga 100 personazhe VIP, vetëm 15 janë femra.

Për këta yje, kjo është një epokë e artë, pasi të gjithë bashkë kanë arritur fitime 6.3 miliardë dollarë, një rritje me 22% nga një vit më parë.

Pas Clooney, aktori tjetër në 10 më të pasurit është Dwayne Johnson, me fitime 124 milionë dollarë, duke mbetur një nga më të kërkuarit e Hollivudit, kryesisht për filmat aksion./atsh

George Clooney, më i pasuri i showbiz-it sipas ”Forbes” Read More »

Lajmëroi ikjen e tij nga Procesi Sportiv, Manushi: Lë kokën pas gruas, por Marinës i them se…

Edi Manushi e ka mbyllur me emisionin e njohur “Procesi Sportiv” në “Top Channel” dhe kete lajm moderatori i njohur e dha vete live. Në intervistën e bërë nga Fjoralba Ponari, Manushi ka një dedikim të veçantë për Marina Vjollcën, Gëzim Sinematin, redi Jupin dhe Glenti Nallbanin. Ai më pas është i sinqertë kur thotë se lë kokën pas gruas.

Gjatë këtyre 10 viteve, “Procesi” meriton 9 me hatër, apo 10 me yll?

10 me yll.

Gënjeshtar… A të detyroi “Procesi sportiv” të hiqje dorë nga komentimi i ndehsjeve?

Jo, nuk ka lidhje.

A janë prezantueset femra më të ndjekura se femrat në emisionet sportive?

Po.

A është Marina Vjollca partnerja më e mirë që ke pasur ndonjëherë?

Shumë e mirë dhe gjej rastin të falenderoj tre njerëz: Marinën, Gëzim Sinematin dhe Redi Jupin. Një falënderim shumë i veçantë vjen për një personazh tjetër që në këto 10 vite në flet në vesh (kufje) dhe na orienton: Glenti Nallbani. Këta persona i kam shumë xhan.

Cila është shija që ju lë futbolli shqiptar?

Shije e ngatërruar. Konfuze shumë.

A është e vërtetë që ti lë kokën pas gruas?

Pas familjes, po. Por edhe pas gruas.

Çfarë mendon ajo për mua?

Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).

Kush ju ngjan më shumë, djali apo vajza?

Vajza. Vajza më ngjan në gjithçka.

Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”?

Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit me “Procesin”. Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për të tjera gjëra.

Po kush do të moderojë krah meje?

Ty do të marr me vete… (qesh).

Lajmëroi ikjen e tij nga Procesi Sportiv, Manushi: Lë kokën pas gruas, por Marinës i them se… Read More »

Moderatorja nxjerr foton me këmbë hapur buzë detit, burri: Turp të kesh

Moderatorja simpatike Aulona Musta po pushon së bashku me bashkëshortin e saj në Kuba, nga ku ne nj foto te postuar ka marrë qindra komente nga fansat e saj. Ajo duket e ulur buzë detit me kurriz dhe këmbët hapur. Në këtë foto ajo ka ekspozuar edhe të pasmet.

Kjo pozë i ka bërë përshtypje ndjekësve, disa prej të cilëve e kritikojnë e të tjerë e lavdërojnë. Mirëpo, çfarë bie në sy është komenti i burri të Aulonës.

“Kanë të drejtë që habiten kaq shumë, se po të kishe dalë përballë do anullohej bytha nga mbrapa dhe do shndërrohej në një pjesë dinjitoze të trupit! Turp të kesh”, shkruan ai me shaka.

Moderatorja nxjerr foton me këmbë hapur buzë detit, burri: Turp të kesh Read More »

Djali i Sali Berishës prek të madh dhe të vogël për Fadil Hasën

U nda sot nga jeta aktori i mirënjohur i estradës shqiptare Fadil Hasa. Ikona e humorit shqiptar u nda nga jeta në moshën 78-vjecare pas një sëmundje të rëndë.

Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.

Fadil Hasa u lind në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Sakaq në rrjet po gëlojnë homazhet për Hasën.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka shprehur ngushëllimet me fjalë të ndjera për aktorin Fadil Hasa.

“Shqiperia sot eshte me e varfer pa nje aktor dhe njeri te mrekullueshem. Ngushellime familjes dhe gjithe atyre qe paten fatin te shijonin humorin e tij”. /ShkodraNews

Djali i Sali Berishës prek të madh dhe të vogël për Fadil Hasën Read More »

Shqipet e botërorit /Foto

Kampionati Botëror që është pozicionuar këtë vit në Rusi sonte ka arritur në natën kulminante. Ky kampionat ishte mjaft i ngarkuar emocionalisht për shqiptarët anë e mbarë botës.

Këngëtarja Era Istrefi, sonte ktheu gjithë sytë e botës nga ajo me performancën e Himnit të Kampionatit Botëror. Ajo sonte performoi “Live it Up”, përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo, shkruan KultPlus.

Para kësaj, shqiptarët e Kosova u vendos në shumë media ndërkombëtare, falë ‘shqiponjës’ së futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Emocione të shumëfishta i dhuruan publikut shqiptar, e atyre që njihnin historinë e vendit të tyre. Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ata triumfuan me dy gola ndaj kombëtares së Serbisë, duke e nxjerrë Zvicrën fituese të asaj ndeshje.

“Shqiponja”, në mes të Rusisë, në ndeshje me Serbinë u kushtoi Xhakës e Shaqirit me dënim nga FIFA, e cila i gjobiti me nga 10 mijë franga, ndërkaq kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane. Nuk ishte vetëm Lichtsteineri, ai që iu bashkua ‘shqiponjës’ së Xhakës e Shaqirit. Shqiptarë anë e mbarë botës dhe jo vetëm u bashkuan me ta në simbolin e shqiponjës, nuk mungoi as mbështetja e figurave të njohura në botë.

Pas, kësaj qarkulluan shkrime të shumta e reagime në përkrahje e kundër të simbolit të tyre, por po shqiptarëve momenti i golave, e i shqiponjës, u ka marrë brohoritjet më të fuqishme, emocionet e forta./ KultPlus.com

Shqipet e botërorit /Foto Read More »