ShowBiz

Bebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’

Këngëtarja me orgjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës pop ka thyer një rekord të ri në tabelën e Billboard Hot me këngën e saj ‘Meant To Be’ në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line.

Kënga e saj ka mbetur në vendin e parë për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve country.

Meant To Be kaloi rekordin e mbajtur nga Sam Hunt me këngën ‘Body Like A Back Road’ i cili qëndroi për 34 javë rresht në vendin e parë në vitin 2017.

E shkruar nga Bebe Rexha, Tyler Hubbard i FGL, Josh Miller dhe David Garcia, Meant To Be ka arritur në vendin e dytë në tabelën Billboard’s Hot 100. Kënga ka qenë në vendin e parë në kategorinë e këngëve country që kur debutoi për herë të parë në dhjetor./atsh

Bebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’ Read More »

Super bukuroshe, njihuni me gratë e Ertugrulit dhe Ferhatit në jetën reale

Me rolet e tyre si “Ertugrul” dhe “Ferhat”, aktorët Engin Altan Düzyatan dhe Ibrahim Çelikkol janë kthyer në ndër më të preferuarit e publikut. Ata komentohen shumë në media jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private. Të dy janë të martuar dhe bashkëshortet e tyre janë super yje që kanë tërhequr vëmendjen e mediave. Madje mund të themi se janë më të bukura se aktoret që i shohim në seriale.

Aktori Engin Altan Düzyatan u martua me bukuroshen Neslishah Alkoclar në vitin 2014. Neslishah ka rënë shumë në sy dhe është bombarduar me oferta për reklama, disa prej të cilave i ka pranuar duke u bërë imazh i produkteve të njohura. Çifti kanë një djalë.

Aktori i njohur turk Ibrahim Çelikol dhe Mihre Mutlu u martuan në maj të vitit të kaluar dhe tërhoqën shumë vëmendjen duke u veshur në dasmën e tyre si romanët. Çifti janë shumë aktiv në rrjete sociale ku postojnë shpesh foto në krahët e njëri-tjetrit./Xing.al

Super bukuroshe, njihuni me gratë e Ertugrulit dhe Ferhatit në jetën reale Read More »

A e mbani mend Borëbardhën? Shihni ç’ndryshim drastik ka pësuar pas kaq shumë vitesh

Edhe pse kanë kaluar dekada, por filmi turk “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” i vitit 1970 vazhdon të mbahet mend nga të gjithë dhe sidomos aktorja kryesore bukuroshe që luante rolin e “Borëbardha”. Ajo quhet Zeynep Değirmencioğlu dhe ka luajtur gjithashtu edhe rolin e Hirushes një vit më vonë.

Bukuroshja Zeynep ishte 16 vjeç kur luajti rolin e “Borëbardhës” dhe 17 vjeç në rolin e “Hirushes”, filmat të cilët e bënë shumë të famshme.

Por ndonëse aktrimin e ka filluar që në moshën 1-vjeçare, Zeynep e la këtë profesion kur ishte 20 vjeç dhe iu fut biznesit. Vitet e fundit ajo ka hapur edhe një restorant në Stamboll.

A e mbani mend Borëbardhën? Shihni ç’ndryshim drastik ka pësuar pas kaq shumë vitesh Read More »

E ofenduan keq për peshën, Eni Çobani ja mbyll gojën të gjithëve me këto fjalë

Si kurrë më pare juristja e njohur, Eni Çobani këtë verë ka postuar edhe foto me bikini nga pushimet që po kalon me familjen. Ama këto foto nuk janë pritur mirë nga të gjithë dhe komentuesit kanë nisur t’i vënë në dukje peshën juristes.

Dhe kjo ka bërë që Çobani me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet në plazh, me bikini dhe e mbështjellur me një shall, shkruan se ndihet rehat me trupin e saj dhe i këshillon kritikuesit të merren me veten para se të komentojnë për të.

“Sa me vjen per te qeshur me ca qe merren akoma sesa peshojne.Une dua tju bej nje pyetje mendjen e keni peshuar ndonjehere sa ju rendon.
Ate shendosheni sa me shume se duke thare trupin po i thani te gjitha.Merruni me veten para se te merreni me te tjeret.
Ps.Per te gjithe te interesuarit ndjehem shume mire me kete qe Zoti me ka falur,shendetin”, shkruan juristja.

E ofenduan keq për peshën, Eni Çobani ja mbyll gojën të gjithëve me këto fjalë Read More »

A i mbani mend Olio dhe Stelion? Vjen lajmi i mirë për të gjithë shqiptarët

Dyshja e njohur Olio dhe Stelio rikthehen në ekranin e madh. Aktorët ikonë të filmave komikë, Stan Laurel dhe Oliver Hardy do të vijnë në një format kinematografik të prodhuar nga BBC Films.

Mësohet se filmi biografik kushtuar legjendarëve të komedisë së viteve 1930 – 1950, do të intepretohet nga dyshja Steve Coogan dhe John Reilly. Aktorët e rinj kanë një ngjashmëri të pabesueshme me personazhet.

Tregimi biografik risjell historinë e një miqësie të jashtëzakonshme, atë të çiftit britaniko-amerikan,  gjatë turneut të fundit të tyre në Britaninë e Madhe, në vitin 1953. Një vëmendje e veçantë në film mësohet se do t’u jepet edhe dy bashkëshorteve të aktorëve, duke i dhënë një tjetër dritë, pak të njohur deri më sot, dyshes së paharrueshme të  komedisë botërore./korrieri

A i mbani mend Olio dhe Stelion? Vjen lajmi i mirë për të gjithë shqiptarët Read More »

U bë milionere, ja sa lekë ka fituar Silva Gunbardhi nga kënga ” Të ka Lali shpirt”

Kënga “Të ka lali shpirt” mbledh mbi 380 milionë klikime, si kënga shqiptare më e klikuar e të gjitha kohërave. Dhe të fitosh miliona me një këngë dhe të të ndryshojë jeta totalisht. Mesa duket kjo i ka ndodhur Silva Gunbardhit me këngën “Të ka lali shpirt”, në duetin e saj të shumëpërfolur me Mandin e Nishtullës.

Por në fund të fundit si përkthehen në para këto klikime?! Sipas burimeve, në çdo 1 milion klikime, fitohen 1 milionë lekë të vjetër. Po te bejme nje llogari te thjeshte sot kenga numeron 380 milion klikime ne youtube dhe i bie qe per kete shifer Silva ka fituar plot 380 mije dollare. Nje shifer qe te gjithe mund ta shohim vetem ne enderr.

Urime Silva!

U bë milionere, ja sa lekë ka fituar Silva Gunbardhi nga kënga ” Të ka Lali shpirt” Read More »

Miqtë bëjnë gjestin prekës për Ardit Gjebrean

Me qindra e mijëra miq dhe ndjekës i kanë shprehur ngushëllimet e përzemërta prezantuesit dhe moderatorit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Zonja Meropi Gjebrea ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, ndërsa lamtumira e fundit iu dha pasditen sotme. Lajmin e hidhur për humbjen e madhe e bëri të ditur vetë Gjebrea, përmes një postimi në rrjetet sociale.

E në mesin e mijëra ndjekësve që iu gjendën pranë familjes në këtë ditë të hidhur ishin edhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë ndër vite të Gjebreas.

Këngëtari Sidrit Bejleri, ngushëllon me fjalët: “Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë në mëshirën e vet dhe qoftë e Xhenetit!”

Olti Curri lutet “Zoti e pastë në kujdes atje lart”, ndërsa humoristi Bes Kallaku “Qoftë e Parajsës!”

Këngëtarja Rezarta Shkurta shkruan se ajo “iku nënë e lumtur, se la shtëpinë plot.”

E në këtë ditë të vështirë Gjebreas i gjendet pranë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan “ngushëllime për nënën tënde të mirë”.

Miqtë bëjnë gjestin prekës për Ardit Gjebrean Read More »

Hygerta Sako: Më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re, ja mashkulli im perfekt

Intervista/ Për Hygerta Sakon, gazetaren dhe moderatoren e programit të saj sportiv “Magjia 21” në RTSH, edhe vetë jeta duhet marrë me sportivitet. Miss-i i ’95-s, tashmë nëna e vajzës Anais, na rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus” jetën larg kamerave si një femër në karrierë, rikthimin në super formë fizike brenda një viti, pushimet në Turqi me Erjona Sulejmanin, pse është kundër ndërhyrjeve estetike dhe bukurinë e vërtetë tani në moshën e pjekurisë.

Shijove një sezon intensiv televiziv me ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit. Dole e kënaqur me fituesen e kupës, Francën?

Sinqerisht, e kam shijuar shumë këtë Botëror. Jo shumë si tifoze, sepse unë jam që fëmijë tifoze e Italisë dhe ajo nuk ishte pjesë e Botërorit, por si gazetare kam kaluar një eksperiencë të paharrueshme. Kemi punuar shumë për të sjellë një program të bukur për gjithë familjen dhe ndihem e lumtur që ia dolëm. Edhe sot e kësaj dite njerëzit më shprehin kënaqësinë që kanë marrë nga “Magjia 21” dhe se u mungon ai program. Sa për Francën si fituese të Botërorit, nuk përjetova as emocion pozitiv e as negativ, edhe pse duhet thënë që isha me Kroacinë në finale, por Franca e meritoi plotësisht këtë kupë bote.

Tashmë identifikohesh me futbollin, si moderatore. Nëse do të flisnim për ty, çfarë merr me sportivitet në jetë?

Gjithçka. Jeta është shumë e shkurtër për t’u mërzitur për gjëra pa rëndësi. E vetmja gjë që s’mund të marr me sportivitet është shëndeti, që, për mua, është më i rëndësishmi. Përsa u përket të tjerave, i hedh pas krahëve dhe mendoj veç pozitivisht. Jam optimiste e pandreqshme.

Kalove pushimet në Turqi. Me kë dhe si u argëtove?

Isha me mikeshën time Erjona Sulejmanin dhe fëmijët tanë. Gjatë Botërorit krijuam një miqësi shumë të bukur, por edhe pushimet na rezultuan të tilla. Ishim në një resort vërtet fantastik, ku kemi kaluar ditë vërtet të mrekullueshme dhe mbi të gjitha fëmijët u kënaqën, sepse për dy nëna kjo është më e rëndësishmja. Përsa i përket argëtimit, kemi shijuar gjithçka na ofronte resorti sepse pushimet familjare nuk të lënë vend për lëvizje të mëdha.

Na bën përshtypje me fizikun super në formë. Si arrin të kesh linjat elegante dhe të kuruara?

Nuk ka qenë e lehtë. Fiziku im merr shpejt peshë dhe unë kam vuajtur gjithmonë nga kjo gjë, duke qenë se e shijoj shumë ushqimin. Vendosa të mendoj pak më shumë për linjat, sepse me kalimin e moshës është më e vështirë të biesh në peshë. Kam një vit që pak nga pak me durim ushqehem me kujdes e me ushqime të shëndetshme, që i bëjnë mirë organizmit tim. Ecja në këmbë nga Liqeni më ka ndihmuar shumë. Dhe jam shumë e kënaqur që pas një viti jam 10 kg më pak. Nuk ka gjë që nuk arrihet me vullnet. Dhe nuk kam ndërmend të toleroj më. Nga shtatori do të filloj dhe aktivitetin fizik seriozisht për ta skalitur akoma më shumë trupin e për të qenë gjithmonë në super formë.

Mund të na tregosh regjimin për të pasur një trup vërtet të bukur për plazh?

Ushqimi i shëndetshëm dhe sporti, çfarëdolloj aktiviteti fizik. Tani që isha në Turqi përsëri nuk abuzova për shembull. ( Ok, të tregohem e sinqertë, një copë të vogël bakllavaje nuk ia kurseja vetes). Konsumova vetëm ato ushqime që më bënin mirë pa mbajtur dieta të kota, luajta volejboll, bëra not dhe ecje në këmbë dhe rezultati ishte që u ktheva nga pushimet në të njëjtën peshë që u nisa.

Si një Miss me kurorë, si ndihesh sot në raport me pamjen. Me kalimin e viteve ke fituar më shumë siguri në bukurinë që zotëron apo e ke humbur atë?

Të tregohem e sinqertë mua më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re. Duke qenë se bukuria për mua është thjesht një ambalazh i këndshëm i aftësive të tjera që vlejnë shumë më shumë, ndihem çdo ditë e më e sigurtë për atë që përfaqësoj. Bukuria nuk njeh moshë, për sa kohë njerëzit të vlerësojnë edhe për ato vlera të tjera që ke dhe sigurisht edhe nëse nuk abuzon me bukurinë që të ka falur Zoti.

Në këtë trend të bukurisë plastike si ndihesh dhe do provoje të bëje ndonjë ndërhyrje?

Deri tani nuk kam dashur të ndryshoj asgjë te vetja. Edhe me ato dy rrudha më shumë, ndjehem mirë sepse fundja janë të natyrshme. Shoh vajza të reja që janë bërë copy-paste të njëra-tjetrës dhe sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse duhet ta shëmtojnë veten në atë mënyrë. Njeriu mund të ndryshojë një difekt madhor, s’jam aspak kundër, por të ndryshosh tiparet, aq sa të mos njohësh veten në pasqyrë, sinqerisht, nuk e kuptoj dhe nuk e dua atë lloj bukurie. Mbase, kur të shkoj 50 vjeçe e të mbushem me rrudha do të dua dhe unë të kem një fytyrë më të tendosur (ama veç kaq). Por deri atëherë, nuk kam ndërmend të prek asgjë te vetja.

Je nëna e një vajze, por si e përjeton rritjen e saj dhe ke filluar ta orientosh në ndonjë drejtim që mund të marrë në jetë?

Vajza është rritur aq shumë sa tani na marrin për motra. Jam munduar t’i shpjegoj çdo gjë e t’i jem shoqe në rradhë të parë, e pastaj nënë. Dhe deri tani jam e lumtur sepse është një vajzë e mbarë, e kulturuar dhe e dashur. Përsa i përket drejtimit, është ende herët, por ajo ka një shpirt e sy artistik të jashtëzakonshëm. Është ajo fotografja ime personale dhe sinqerisht më habit me fotot që realizon. Ndoshta arkitektura do të ishte një profesion i bukur për të, por, siç e thashë, është ende herët për të folur. Unë do respektoj dëshirat e saj.

E realizuar dhe e pavarur. Është kjo arritja e vërtetë e femrës së kohëve moderne, apo i duhet një partner në krah për ta plotësuar? Ti çfarë synon për veten?

Një femre të realizuar e të pavarur i duhet një partner që ta ketë shok, në radhë të parë dhe t’i kuptojë me symbyllur prioritetet e saj. Nuk jam dakord me faktin që një femër moderne nuk ka nevojë për një partner. Edhe pse mund të jetë një femër e fortë dhe e suksesshme, përsëri është femër dhe në thellësi është e brishtë. Dhe sigurisht ka nevojë, që përveç suksesit në profesion dhe pavarësisë, të ndjejë edhe dashurinë dhe përkushtimin që të jep një partner. Por ama jam edhe e mendimit “më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar”. Unë këtë kërkoj nga vetja, të jem e plotësuar në të gjitha aspektet.

Beson te dashuria dhe çfarë konsideron lumturi për veten?

Sigurisht që besoj te dashuria. Çdo njeri e ka të shkruar momentin e tij dhe do e provojë patjetër një dashuri të madhe në jetë. Por lumturia ime më e madhe është ai, përqafimi i vajzës sime, batutat e zgjuara kur bisedojmë, ta shoh se si rritet dhe sa krenare jam për të. Pjesa tjetër është thjesht garniturë. Pjesë të vogla që bëjnë një të tërë. Por lumturia ime e ka një emër dhe ky emër është Anais.

Hygerta Sako: Më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re, ja mashkulli im perfekt Read More »