ShowBiz

Me kë po i bën pushimet Maria De Filippi, me një fizik marramendës dhe në jaht luksoz

WOW! Prezantuesja e njohur italiane Maria De Filippi, me pushime në Ansedonia (afër Toscanës), tregon një trup që lë pa frymë dhe paraqet si një sirenë.

Rezultate imazhesh për Maria De Filippi, fisico mozzafiato e pose da sirenetta sul mega yacht.

Maria është një nga zonjat e padiskutueshme të televizionit italian dhe gjithashtu mund ti lejojë vetes disa gjykime për disa nga kolegët e saj dhe është e vështirë ta shohësh atë jashtë nga një studio televizive; por kur ajo mban një bikini dhe hipën në një mega yacht, ajo me të vërtetë bie në sy: fizik që lë pa frymë dhe sirenë që lënë të me gojë hapur, shkruan revista italiane Oggi.it.

E për të pushuar pas lodhjes të sezonit televiziv, Maria i jep vetes një pushim luksoz në një mega jaht, në ujërat para Ansedonia. Në shoqërinë e diellit, detit dhe e zënë në lexim: në duart e moderatores së famshme televizive një nga librat e Stephen Hawking.

 

Maria De Filippi, 56 vjeç, tregon një trup me të vërtetë befasues dhe me burrin e saj Maurizio Costanzo dhe djalin e dashur Gabriele sigurisht që shijon një verë të mrekullueshme midis dashurive më të shtrenjta të saj

Me kë po i bën pushimet Maria De Filippi, me një fizik marramendës dhe në jaht luksoz Read More »

A e mbani mend Gjinon e “14 vjeç dhëndër”? Ja ç’ka ndodhur me jetën e tij

A e mbani mend Gjinon tek komedia “14 vjeç dhëndër”, i cili luante rolin e bashkëshortit minoren të Marigosë? Ka kaluar kaq shumë kohë, por me siguri të gjithë e mbani mend dhe jeni kurioz si duket sot aktori dhe çfarë ka ndodhur me të.

Admir Sorra aktualisht jeton në Vlorë. Vite më parë ka jetuar edhe jashtë vendit, ku edhe andej nuk kanë munguar njerëz që e kanë identifikuar me emrin e Gjinos. Aktori nuk është shumë aktiv në rrjete sociale dhe postimi i tij i fundit është një falenderim për miqtë që e kanë uruar për ditëlindje. Ndërkohë më poshtë ju sjellim disa foto si duket “Gjino” tani.

A e mbani mend Gjinon e “14 vjeç dhëndër”? Ja ç’ka ndodhur me jetën e tij Read More »

Foto nga pushimet/ Presidenti Ilir Meta shfaqet i relaksuar në “bjeshkët e papara të Prevallës”

Ai i ka qëndruar besnik vendit të tij duke mos e braktisur atë as në këto ditë të nxehta pushimes. Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zgjedhur lartësitë, pra pushimet në mal për tu freskuar, ndërsa duket se ka vizituar edhe disa prej vendeve më të bukura të trojeve shqiptare. Dy ditë më parë e pamë në Rugovë, aty ku nuk nguroi të provonte edhe sportet ekstreme, ndërsa sot shfaqet sërish në një peizazh malor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë të nxehta vere larg detit dhe diellit. Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar një foto nga Bjeshkët e Prevallës, bukuritë e të cilave s’kanë shumë nevojë për komente. Presidenti shfaqet i qeshur dhe i relaksuar në foto teksa shijon bukuritë e trojeve shqiptare. Të dashur miq! Ju përshëndes nga bjeshkët e papara të Prevallës”,- shkruan Meta krahas fotos.

Foto nga pushimet/ Presidenti Ilir Meta shfaqet i relaksuar në “bjeshkët e papara të Prevallës” Read More »

Fotografohet me gjoks pa sutjena në jahtin luksoz, shikoni ku po pushon Bleona Qereti

Bleona Qereti ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pa recipeta ndërkohë që gjendet në një jaht.
Bleona është kujdesur që pjesët tunduese të gjoksit të saj t’i mbolojë me ikona zemrash. Krah fotos Bleona ka shkruar se i pëlqen të jetë e lirë dhe për këtë i është dashur të punojë shumë si dhe askush nuk mund t’i heqë këtë privilegj.

‘Liri’ Sa vajza mund ta gërmëzojnë këtë fjalë? Unë kam punuar shumë në jetë për të qenë e lirë dhe e pavaruar nga askush dhe asgjë. Kam paguar një çmim të lartë për këtë. Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Kështu nëse ju mendoni se mund të më fshini guximin për të qenë e lire, atëherë e kini shumë gabim. Ky është trupi im i vërtetë. PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta beri photon” se nuk jam me gomone…. ka nje staff qe kujdeset për mua ne barke dhe me gjithe deshiren e madhe, akoma nuk kam license for boats’ ka shkruar Bleona në postimin e saj ku shfaqet toples.

Dhe për gjithë kureshtarët, Bleona ka sqaruar se kush i realizon këto foto provokuese.

Fotografohet me gjoks pa sutjena në jahtin luksoz, shikoni ku po pushon Bleona Qereti Read More »

‘Latë nam…Jeni dhe prindër’, gazetarja shqiptare poza të nxehta me burrin në plazh

Padyshim që ajo është një nga vajza më të kometuara të showbizit shqiptar. Aulona Musta është një nga moderatoret më të suksesshme. Ajo së bashku me Fatmën, ato përbëjnë dyshen më ‘thumbuese’ të ekranit.

Dhe ndërsa ndodhet me pushime Aulona vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me miqtë foto të ndryshme. Postimi i fundit i moderatores ka marrë shumë komente.

E si rrallë herë ajo ka pozuar në një foto të nxehtë me të shoqin. Shikoni foto:

“Latë nam! Jeni dhe prindër”, shkruan moderatorja në pëshkrimin e fotos, ku i shoqi e mban atë në krah në një pozicion të nxehtë.

‘Latë nam…Jeni dhe prindër’, gazetarja shqiptare poza të nxehta me burrin në plazh Read More »

Ajka i lë pa gjumë, Xhensila ia punon bukur Besit dhe i nxjerr videon natën vonë

Besi dhe Xhensila jane nje dyshe shume komike. Ata se fundmi janë bërë prindër të vajzës që emrin ia kane vendosur Ajka. Mirëpo mesa duket vogëlushja ka rastisur të jetë një zhurmuese e vërtetë dhe e ka lënë ciftin pa gjumë. Në këto kushte këngëtarja ka publikuar dy video në rrjetet sociale.

Në njërën shihet Besi i cili nga pagjumësia fillon t’i bjerë kokës me një raketë ping-pongu, e ndërsa në tjetrën Xhensila i punon një rreng bashkëshortit.

Sapo Besi vendos kokën në prehrin e Xhensilë, këngëtarja e zgjon duke i thënë ‘po qan vajza, po qan vajza’. Humoristi çohet me vrap dhe këngëtarja fillon të qeshë.

Ajka i lë pa gjumë, Xhensila ia punon bukur Besit dhe i nxjerr videon natën vonë Read More »

Harrojeni “Zogun” e Tunës! Këngëtarja vjen me Chonga (ja kuptimi i saj pikant)

Tuna eshte rikthyer serish fuqishëm në tregun muzikor shqiptar më këngën e saj” Chonga”.

Në  instagramin e saj ajo ka nxjerrë  momente  nga ky videoklip duke cituar:” Unë  jam krah vajzave që flasin pistë. Ato me kembe të zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra të egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme!
me  ato që nuk kanë frikë  ta ngrisin zerin …. Un jam me juve Chongas….

Mirëpo cili ështe kuptimi i fjalës chonga.

“Chonga” nënkupton një femër latine e klasës punëtore të cilat vishen dhe shpesh veprojnë në një mënyrë të seksualizuar, të zhurmshme, ndonjëherë agresive. Termi gjithashtu ka tre kuptime: si sinonim për prostitutë, për t’iu referuar një gruaje që vepron “gangsta” ose sillet si e tillë dhe termi përdoret gjithashtu midis shoqeve, si një mënyrë gazmore për të përshëndetur njëra-tjetrën.

Në klip këngëtarja shfaqet si gjithmonë në formë dhe ekstravagante.

Harrojeni “Zogun” e Tunës! Këngëtarja vjen me Chonga (ja kuptimi i saj pikant) Read More »

Si i bën pushimet njeriu më i pasur në Shqipëri? Ja ku ndodhet ai

Biznesmeni Samir Mane ishte sot i ftuari i emisionit “Pushime on Top” ku ka rrëfyer detaje nga jeta private, karriera si dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjen edhe në fushën e turizmit.

Njeriun më të pasur në Shqipëri e gjejmë në Palasë, vend më të cilin është dashuruar dhe po ndërton kompleksin “Green Coast”.

“Vendosa të investoj në turizëm dhe jam i bindur se ky kompleks do t’i japë një standard të ri këtij sektori. Beach bar Nazar, që sapo kemi hapur, sjell në Shqipëri Mykonosin, Mesdheun, clubet më të famshme. është me të njëjtat standarde. Brenda vitit 2020 do ketë përfunduar edhe hoteli, i cili do të jetë një nga markat të njohura në botë me 5 yje” tregoi Samir Mane.

Njeriu më i pasur në vendin tonë zgjedh familjen, miqtë dhe pushon në bregdetin e bukur të jugut.

“Unë kam udhëtuar në shumë vende, kam parë shume plazhe, por ju siguroj që vende si Palasa, Dhërmiu apo Jala nuk ka” u shpreh Mane.

Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë dhe me sa duket i tillë është edhe rasti i Samir Manes. Bashkëshortja e tij, arkitektja Eva Mane është ajo që qëndron pranë tij dhe bëhet pjesë e projekteve dhe me shaka zoti Mane thotë: Eva ndonjëherë i ndjek edhe më shumë se unë, madje mund të vijë darka dhe ajo më thotë çfarë po bëhet te Green Coast.TCH

Si i bën pushimet njeriu më i pasur në Shqipëri? Ja ku ndodhet ai Read More »