ShowBiz

Uaa sa emocionuese! Ndodh propozimi përrallor për martesë në Dhërmi, ministri…

Një propozim përrallor që u organizua në fshehtësi të plotë, i ndihmuar rastësisht nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka ndodhur në Dhermi.

 

Ministri madje shpëtoi komardaren në formë unaze, të cilën era e fortë e degdisi në det.

Pasi djali u ul në gjunjë, shpërthyen fishekzjarret dhe xixat, ajo me lot në sy s’mund të thoshte gjë tjetër përveçse “Po, pranoj!”.

Uaa sa emocionuese! Ndodh propozimi përrallor për martesë në Dhërmi, ministri… Read More »

Dil moj nënë lajmëro dasmoret, se do shkoj unë partizane

KultPlus ju sjellë këngën “Nënë moj do pre gërshetin”, të Vaçe Zela. Sjellë mjaftë bukur nga Anjeza Shahini.
na na na na na naaaaaa….
nene moj do pres gershetin
e do dal malit perpjete
shoke e shoqe po ma presin
na ta bjeshk ku puthin rete

dil moj nane lajmero dasmoret
se do shkoj une partizane
mos me bej nuse zakoni
do marr pushke ne male te dal

Ref.:
ne mu t’ka ky rrip i pushkes
nene moj ne shi e n’er
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o mori nan
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o moj nan

ne te marrt malli per mua
dil degjo krismat nga mali
mbi lirin asgje nuk dua
se jam nuse partizani

mos i pyet zogjt neper pyje
ku kam qene e ku skam qene
gjurme me gjurme do le ca yje
te me gjesh kudo moj nane.

https://youtu.be/ys1kRiSik1A

 

Dil moj nënë lajmëro dasmoret, se do shkoj unë partizane Read More »

Mikesha e saj lufton me sëmundjen e rëndë, Eni Çobani bën lëvizjen e papritur (foto)

Juristja e njohur Eni Çobani së fundmi po tregohet gjithmonë e më shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj të shumtë copëza të vogla nga jeta e saj private.

Mëngjesin e sotëm Eni ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet me një shall në kokë, i cili nuk është i rastësishëm. Sikurse ka shkruar në përshkrimin e kësaj fotoje, një ndër mikeshat e saj më të mira është duke luftuar me jetën dhe si pasojë e sëmundjes i është dashur që të presë flokët, dhe Eni për t’u sensibilizuar me të ka lidhur një shall në kokë.

“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht. Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste. Më dolën lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thash ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd. Sot dua t’i lutem veçanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij…”, shkruan Eni krahas fotos duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Mikesha e saj lufton me sëmundjen e rëndë, Eni Çobani bën lëvizjen e papritur (foto) Read More »

Do e bëjmë bebin? Prezantuesi ia kërkon troç këngëtares shqiptare

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë për vete miliona njerëz anë e mbanë botës jo vetëm me talentin e saj në të kënduar, por edhe me pamjen shumë tërheqëse.

Me foton e postuar sot në Instagram Rita ja ka hequr trurin edhe prezantuesit të njohur Nick Grimshaw i cili nuk ka rezistuar dot pa i komentuar këngëtares.

“A do ta bëjmë atë bebin”, i komenton Nick Ritës në foton ku ajo shfaqet e veshur me pantallona të shkurta dhe një triko të mbërthyer me vetëm një kopsë teksa gjoksi bombastik i del në pah.

Do e bëjmë bebin? Prezantuesi ia kërkon troç këngëtares shqiptare Read More »

Ja kush është personi që krijoi incident në koncertin e Elvana Gjatës

Zbuloheet emri. Mirsad Bojku është personi qe eshte arrestuar për shkak të një rrahjeje në koncertin e Elvana Gjatës që ishte duke e mbajtur në qytetin e Pejës, mëson Gazeta Insajderi.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës sa ishte duke kënduar këngëtarja.

Sipas një video te shperndare ne rrjetet sociale, shihet se si sigurimi i këtij klubi kap një person të dyshuar dhe e godet me grushte.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë fansi ndaj të cilit është reaguar në këtë mënyrë të dhunshme, por videoja e shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale ka marrë komente të shumta./korrieri

Ja kush është personi që krijoi incident në koncertin e Elvana Gjatës Read More »

Martohet çifti miliarder shqiptar, zbulohen detajet e para. Festa jashtë Shqipërisë

Ishte lajmëruar se do te kishim dasme. Por duket se festa madhështore e trashigimtares së Top Channel, Sara Hoxhës dhe prezantuesit Ledion Lico duket se do të mbahet në Como të Italisë.

Sipas raporteve, ceremonia e martesë së Sarës dhe Ledionit mendohet se do të mbahet në Como në datën 11 gusht dhe do të pasohet nga një super festë në datën 12 gusht.

Mëngjesin e djeshem Sara postoi në Instastory një foto ku shfaqej duke udhëtuar në një avion privat së bashku me motrën e saj Lorin.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 2 ditë nga dita e shumëpritur duket se tashmë kanë filluar të shkojnë në Como të Italisë edhe të ftuarit e parë.

Vetëm pak orë më parë ka qenë Atena Pali, partnerja e moderatorit të njohur, Eno Popi, e cila ka postuar në Instastory një video ku na tregon se ka mbërritur në Como të Italisë.

 

Martohet çifti miliarder shqiptar, zbulohen detajet e para. Festa jashtë Shqipërisë Read More »

Blendi Fevziu tregon pasionin për zhytjen dhe për dashurinë e parë

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu në “Pushime on Top”, teksa po shijon plazhet e jugut shqiptar, në Dhërmi, thote se ka zgjedhur që ditët e nxehta t’i kalojë me familjen.

Fezviu përtej kostumit zyrtar, nuk tregon nëse është një person romantik, por kur u pyet për dashurinë e parë tregoi se nuk ka qenë bashkëshortja.

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” tha ai.

Fevziu u ndal edhe tek një pasion pa të cilin duket se nuk bën dot, udhëtimet. “Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”.

Në interviste me Ori Nebijajn, gazetari i njohur tregoi per pasionin e eksplorimit nënujor.

“Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore” tha Fevziu.

Blendi Fevziu tregon pasionin për zhytjen dhe për dashurinë e parë Read More »

Aida Shtino humb njeriun më të dashur, ditë zie për moderatoren e njohur

E sotmja është një ditë e trishtë për Aida Shtinon, një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri që ka arritur të bashkojë qindra familje me emisionin “Njerëz të Humbur”.

Sot “Gazeta shqiptare” bën të ditur se sot Aida ka humbur babain. I ati i moderatores ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale.

Ndarja e babait nga jeta, ka ënë një boshllëk të madh tek Aida, bashkëshortja e tij dhe të afërmit e tyre.

Ju kujtojmë që Aida Shtino u shfaq për herë të fundit në TVSH dhe më pas u largua nga ekrani duke iu përkushtuar jetës private, djalit dhe prindërve të saj.

Aida Shtino humb njeriun më të dashur, ditë zie për moderatoren e njohur Read More »