ShowBiz

Luiz Ejlli i zhgënjyer edhe pas 1 viti: Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur….

Kur ka kaluar pothuajse një vit nga koha kur Luiz Ejlli pranoi publikisht se lidhja e tij me vajzën e Jozefina Topallit kishte marrë fund, duket se zhgënjimi nuk ka kaluar akoma për këngëtarin, i cili ka postuar në ‘facebook’ një shprehje e cila lidhet me mungesën e vajzave të sinqerta.

“Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh ‘Wifi’ në Gjirokastër pa password”- ka shkruar këngëtari, pa e specifikuar në qoftë se i dedikohet dikujt ose jo

Luiz Ejlli i zhgënjyer edhe pas 1 viti: Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur…. Read More »

Ata u kërkuan të ftuarve të mos nxirrnin asnjë detaj, foto a video. Por dje dikush u paska bërë të papriturën

Teksa te shtunen u mbajt dasma madheshtore e Sarës dhe Ledionit në Como të Italisë, e ishte konceptuar tërësisht private, sot kane filluar te rrjedhin detajet e para. Cifti duket se i kishte kërkuar të ftuarve të mos postonin në rrjetet sociale foto apo video nga ceremonia në altar apo nga festa e mëvonshme.

Por ‘iconstyle.al’ ka publikuar videon e parë nga ambientet e brendshme të dasmës ku shihen shumë prej të ftuarve duke kërcyer dhe shijuar atmosferën e krijuar nga këngëtarja Artiola Toska me vallet dhe muzikën tironse. Detaj tjetër që bie në sy është arredimi dhe mbizotërimi i ngjyrës rozë pothuajse në të gjithë sallën.

Ata u kërkuan të ftuarve të mos nxirrnin asnjë detaj, foto a video. Por dje dikush u paska bërë të papriturën Read More »

‘Dilni t’ju palos të dyve’, Bes Kallaku kërkon sherr. Ja me kë (Foto)

“A po mdilni tek e tek tju palos te dyve”.

Keshtu shkruan humoristi dhe aktori i njohur Bes Kallaku.

Ai njihet për humorin e tij dhe për postimet në rrjetet sociale.

Boksieri Kristi Prenga ka publikuar një foto me reperin Capital T ku bien në sy muskujt e tyre. Pas disa çastesh pas publikimit të fotos Bes Kallaku ka lënë një koment humoristik. Më pas kanë vërshuar replikat e ndjekësve të tjerë të cilët etiketojnë Besin.

‘Dilni t’ju palos të dyve’, Bes Kallaku kërkon sherr. Ja me kë (Foto) Read More »

Kush e shoqëroi Luanën në dasmën e Ledionit dhe Sarës? (FOTO)

Luana Vjollca ishte një ndër të ftuarat në dasmën më të komentuar të momentit ajo e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Moderatorja kishte vendosur që të vishte një fustan të kuq, shoqëruar me sandale te kuqe. Si gjithmonë Luana shumë në formë dhe e bukur.

Por të gjithëve na lindi pyetja, kush e shoqëroi Luanën në këtë dasëm?

Nga Instagrami kuptuam se ishte me motrën e saj, Marina Vjollca dhe partnerin e saj Getoar Selimi.

Por sot kanë dalë detaje të reja, pasi Luana ka qenë bashkë me partnerin e saj Krenar Çoçaj i cili kishte veshur një kostum të zi.

Image

Kush e shoqëroi Luanën në dasmën e Ledionit dhe Sarës? (FOTO) Read More »

Shikoni sa ka kushtuar veshja e Lori Hoxhës në dasmën e Sarës

Ndryshe nga gjithë të ftuarat, ne dasmen e Sarës dhe Ledionit e cila është mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Komo të Italisë, motra e nuses, Lori Hoxha kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë të kuqe të “Dolce Gabbanna”-s. Kostumi me mëngë të gjata, e ka kombinuar me një cantë në ngjyrë të kuqe, vathë dhe këpucë të zeza.

Kostumi është i Dolce & Gabbana dhe ka kushtuar plot 2.950 Euro, ndërsa këpucët 725 euro

Shikoni sa ka kushtuar veshja e Lori Hoxhës në dasmën e Sarës Read More »

Për një siluetë femërore, fustani i gjatë për çdo rast në këto ditë të nxehta/Foto

Fustani i gjatë shpreh gjithmonë një elegancë të veçantë, kjo siguri na mjafton për ta mbajtur në një vend special në garderobën tonë.

Të gjata me prerje të drejta, me rrudha, apo me motive lulesh, ato mund të jenë pikërisht ashtu siç ju i dëshironi. Fustanet e gjata i mbulojnë mangësitë dhe theksojnë, madje dhe zgjasin siluetën tuaj.

Për më tepër nuk dalin asnjëherë nga moda, ju do të ndjeheni të lira, të mbushura me freski në këto ditë të nxehta vere.

Fustani i gjatë, klasiku i kësaj stine të bukur ju shpëton në çdo situatë. Me avantazhin që transformon pamjen tonë në një shkëlqim të vërtetë, vetëm me ndryshimin e aksesorëve, për të kaluar nga impenjimet e ditës në një mbrëmje më të veçantë.

Kujdesuni për siluetën tuaj femërore me cilëndo nga këto propozimet e mëposhtme./atsh

Për një siluetë femërore, fustani i gjatë për çdo rast në këto ditë të nxehta/Foto Read More »

Çfarë ndodhi me të ftuarit VIP në dasmën e Ledionit dhe Sarës? Kur shkuan në Itali…

Ata zgjodhen nje vend larg Shqiperise dhe edhe pse numri i te ftuarve VIP ishte shume i madh, te gjithe duket se kane nenshkruar nje kontrate per te mos zbuluar asnje detaj dhe asnje imazh nga dasma e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës që u mbajt në Komo të Italisë.

Kurioziteti per kete dasme është gjithnjë e më i madh. Vetë familjarët dhe çifti nuk kanë bërë asnjë postim në rrjetet e tyre sociale ama të ftuarit nuk kanë rezistuar dot dhe kanë treguar se si kanë zgjedhur të vishen dhe kombinohen në dasmën e vitit.

Mirëpo kur vjen fjala tek shpenzimet, secili i ftuar ka paguar gjithçka vetë, përfshirë edhe akomodimin. Burimet për “Prive” kanë theksuar se të gjithë të ftuarit kanë paguar vetë për gjithçka.

Çfarë ndodhi me të ftuarit VIP në dasmën e Ledionit dhe Sarës? Kur shkuan në Itali… Read More »

Moderatorja shqiptare tregon si i blinte rrobat tek gabi…

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Fiori Dardha me opsionin në Instagram “ask me a question”, u ka dhënë përgjigje disa pikepyetjeve qe kane ndjekesit e saj. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe një sekret që shumë prej personazheve të famshme nuk preferojnë ta bëjnë publike.

Moderatorja ka treguar se është si të gjithë ne njerëzit e thjeshtë dhe madje ka blerë edhe veshje tek rrobat e përdorura apo siç e njohim ne “Gabi”.

“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, ka shkruar.

Moderatorja shqiptare tregon si i blinte rrobat tek gabi… Read More »