ShowBiz

Maria De Filippi tregon jetën private: Kam 23 vite e martuar, me bashkëshortin zemërohem kur ha shumë

Mbretëresha absolute e ekranit të vogël italian, të cilën publiku e kujton gjithmonë përmes programeve të suksesshme në të cilat ajo ka qenë protagoniste për vite me radhë, një ndër ta është edhe spektakli i talenteve ‘Amici’, i cili vazhdon të jetë ende shumë popullor për publikun. Maria De Filippi ka vendosur të ndajë me fansat e saj sekretet e pathëna më parë për jetën e saj private në një intervistë për revistën DiPiù, në të cilën ajo nuk ka fshehur pothuajse asgjë.

Në fakt, De Filippi foli për punën, karrierën, djalin Gabriele dhe bashkëshortin e saj Maurizio Costanzo. “Unë mendoj se ndihmova të sillja ekuilibrin dhe qetësinë në jetën e Maurizio, ashtu si ai solli ekuilibrin dhe qetësinë tek mua dhe e takova atë në kohën dhe momentin e duhur “.

Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh në gjendje të jetosh plotësisht kur je kaq e zënë me punë: “Kur një njeri ka një karrierë kaq të rëndësishme, puna e largon atë nga familja e tij”. Pra, De Filippi kujton: “Kur e takova, ai ishte dikush që nuk bënte pushime, nuk kishte festa, Krishtlindje: kishte vetëm punë, pranova të respektoja dëshirën e tij për të punuar. Në fakt, fillova të punoja sepse ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar me të”.

Sidoqoftë, Maria nuk u dorëzua plotësisht: “Gjatë viteve arrita t’i mësoja që edhe ai mund të bënte pushime: hera e parë në det, pas nuk e di se sa vitesh, ishte me mua”. Gjithashtu ajo zbulon se: në kaq shumë vite bashkë, 23 vite martesë, ne kurrë nuk kemi pasur një zënkë serioze”.

De Filippi shtoi: “Shpesh zemërohem me të, por gjithmonë për të njëjtat gjëra: sepse ha shumë, nuk dëshiron të ndjekë dietën, sepse unë i them atij të ecë për shëndetin e tij dhe ai ecën më pak për të më bezdisur. Më pëlqen fakti që ka qenë gjithmonë dhe kurdoherë kur kam patur nevojë, fakti që unë mund të mbështetem tek ai. Më 28 gusht do të bëjë 80 vjeç, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë festë”./Revista “Psikologjia”

Image

Maria De Filippi tregon jetën private: Kam 23 vite e martuar, me bashkëshortin zemërohem kur ha shumë Read More »

E motra publikon foto me mamin, komenti i Bes Kallakut do t’ju shkrijë së qeshuri

Edhe kur dedikimet janë serioze, Besi nuk mund të mos bëjë pak shaka.

Ana Kallaku moderatorja e njohur është motra e aktorit Bes Kallaku dhe së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqej me të ëmëm, krahas së cilës shprehte tërë dashurinë që ka për të.

“Ti, Hyjni e shpirtit tim. Më e mira, gjithë jeta ime” – shkruante moderatorja.

Nuk vonoi shumë dhe Besi komentoi foton, ashtu siç vetëm ai di. Ai vuri re detajin në foto, që të tjerëve mund t’iu kishte shpëtuar.

“A më duket mua apo ju ka thy pak dhëmbi mami??? Loooootttttrr”- komenton aktori, duke shkaktuar të qeshura pafund në rrjet.

Image

E motra publikon foto me mamin, komenti i Bes Kallakut do t’ju shkrijë së qeshuri Read More »

Fotot që mban Armina në telefon, nusja e Shkëlzenit tregon çfarë nuk dinim: Darkat romantike…

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka zbuluar se eshte 168 cm e gjate dhe ka kritikuar ata qe mashtrojne per kete detaj.

Teksa ka zbuluar se cilen foto mban wallpaper ne telefon dhe cilat dhurata qe ka marre e kane bere te ndihet me mire.

Ajo thote se letrat e dashurise, udhetimet surprize, e darkat romantike gjithashtu te palajmeruara, jane dhuratat me te bukura qe ka marre dhe i mban ne zemer si momente te vecanta. Te gjitha keto duket se lidhen me partnerin e saj Shkelzen Berishen, i cili mesa kuptojme di se si ta beje Arminen te ndihet e vleresuar dhe e surprizuar.

  

Fotot që mban Armina në telefon, nusja e Shkëlzenit tregon çfarë nuk dinim: Darkat romantike… Read More »

Aleksandër Gjoka bën gjestin e veçantë, nuk e shohim shpesh kaq nostalgjik. Kjo foto flet shumë

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, pak ditë më parë, siç bën rrallë herë, ka treguar në rrjetet sociale një fotografi të së shoqes, vajzës dhe djalit!

Merita bashkë me djalin dhe vajzën kanë nisur një jetë të re dhe duket se krijuan një shkëputje nga Tirana, pavarësisht se marrëdhënia e çiftit nuk është ndërprerë ndonjëherë.

Në vitin 1998 ata vendosën të jetojnë në Itali.

Aleksandër Gjoka bën gjestin e veçantë, nuk e shohim shpesh kaq nostalgjik. Kjo foto flet shumë Read More »

Aurela Gaçe ‘godet’ këngëtarët e tjerë: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta

Pavarësisht se po bën shumë vite në skenë, Aurela Gaçe gjithmonë i ka rezistuar kohës, falë talentit dhe punës së saj. Ajo ka qenë ndër të parat artiste që ka guxuar të dalë e të këndojë ‘live’. Madje duket se kjo praktikë të kënduari pëlqehet shumë nga publiku që është i interesuar të dëgjojë muzikë të vërtetë.

Por pavarësisht se ka vite që këndon vetëm ‘live’, duket se një nga ndjekësit e Aurelës në ‘Instagram’ nuk e di ende këtë gjë. Në një fotografi të saj, ai ka shkruar: “Të paska nxjerrë blof DJ më duket”. Kjo gjë e ka irrituar shumë këngëtaren dhe ajo nuk ka nguruar që t’i kthejë një përgjigje të ashpër. “Por thashë me vete si vë faj. Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale”, – ka shkruar Aurela.

Më tej ajo ka shtuar se për të gjithë artistët është detyrë parësore që të këndojnë ‘live’ përpara publikut./RevistaWho

ImageImageImage

Aurela Gaçe ‘godet’ këngëtarët e tjerë: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta Read More »

Ikën për fare nga Shqipëria, çifti i artistëve tregon jetën e re në Kanada

Për herë të parë që kur u larguan nga Shqipëria drejt Kanadasë çifti i artistëve Gent dhe Xhoi Bejko kanë rrëfyer në emisioni “Pushime on Top” jetën e re atje, mallin për Shqipërinë dhe pushimet në vendlindje.

“Kemi qëndruar kohë pa ardhur sepse kur ikën në një vend tjetër duhet të ndash mendjen që je larguar dhe të jesh I qartë në atë që do të bësh” tha Genti.

Shqipëria duket se i ka frymëzuar me energji dy artistët dhe janë gati për të nisur jetën sërish në Kanada. Por sa herë që ikin mendojnë dhe kujtojnë artin në Shqipëri.

“Në vendin tonë fatkeqësisht politika është ajo që shkakton rrëmujë në çështjet e artit sic është Teatri Kombëtar apo edhe kinematografia. Unë kam bërë shumë filma dhe shfaqje në teatër” tha Genti. Duke kujtuar kohët e punës si aktor në Shqipëri, me humor Genti tha se raportet më të mira gjithmonë i ka pasur me njerëzit pas kamerave se sa me aktorët në skenë.

Sa i përket roleve në kinematografi dhe bashkëpunimi me aktorë e regjisorë të famshëm në Kanada Genti tregoi se ishte një fat i madh megjithëse në fillim nuk e kishte menduar që edhe në Kanada do të kishte mundësi të punonte në profesionin e tij.

Xhoin e njohim të gjithë si këngëtare, por edukimi i saj është në fushën e ekonomisë pasi është diplomuar për financë e duket se ka ardhur koha për të aplikuar këtë profesion. “Këngën nuk e kam lënë pasi shqiptarët atje e duan muzikën dhe kam mundësi të këndoj. Ndërkohë kam menduar që të punoj edhe në profesionin tim” tregoi Xhoi.

Ikën për fare nga Shqipëria, çifti i artistëve tregon jetën e re në Kanada Read More »

Dëgjojani këtë këshillë Rudina Magjistarit: Si të jetoni një jetë të shëndetshme dhe pa stres

Rudina Magjistari është një ndër moderatorë më të dashura për publikun shqiptar me emisionin e saj të pasdites në TvKlan. Por jo vetëm tematikat që ajo trajton në emisionin e saj me thelb social por gjithashtu edhe sepse krijon shpesh batuta epike. Këtë herë Rudina Magjistari ka menduar për të gjithë fansat e saj duke publikuar një listë me 10 këshilla se si të jetoni shëndetshëm dhe pa strese.

Këshilla që përfshijnë një jetesë më të shëndetshme duke lexuar më shumë, duke bërë më shumë ushtrime, apo duke u kujdesur dhe për një kohë të shëndetshme me familje.

Dëgjojani këtë këshillë Rudina Magjistarit: Si të jetoni një jetë të shëndetshme dhe pa stres Read More »

Sot është këngëtare e mirënjohur por shikoni si dridhej dikur Xhensila kur u eleminua nga ‘Ethet’

Ajo është gjitmonë në qendër të vëmendjes, si për anën profesionale, ku muzikës nuk i është ndarë prej vitesh, gjithashtu edhe për jetën private.

Por karrierën si këngëtare Xhensila nuk e filloi duke bërë videoklipe siç ndodh shpesh ditët e sotme, por zgjodhi rrugën e vështirë duke marrë pjesë në konkurse muzikore, aty ku gara është e fortë.

Image

Xhensila ishte vetëm 14 vjeç  kur konkuronte tek “Ethet e së premtes mbrëma”

Sot është këngëtare e mirënjohur por shikoni si dridhej dikur Xhensila kur u eleminua nga ‘Ethet’ Read More »